Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë, falje dhe pendesë kërkojmë, kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga të këqijat e vetes sonë dh etë veprave tona, atë që e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon, dhe atë që e devijon s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Ai është Një dhe i pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij dhe gjithë shokët e tij.
Është e njohur tek të gjithë se kur flitet për garancionet, tek masa e gjerë shfaqet një interes i madh dhe kujdes i veçantë, kjo gjatë shitblerjeve të tyre, tregtisë në përgjithësi, kështu që mallrat e garantuara dhe mallrat për të cilat garantohet nuk janë në të njejtën pozitë sikur mallrat që nuk kanë garancione, kjo e vërteton edhe më shumë përkujdesin e njerëzve për gjërat që janë të garantuara, duke pas parasysh dallimin mes garancioneve në varësi se sa janë ato të vërteta, për këtë njerëzit i kushtojnë rëndësi edhe personit garantues që është i njohur se është njeri i drejtë, që mban fjalën dhe amanetet, e gjërat që përmes atyre arrihen garancionet janë shumë të lehta e të thjeshta, nuk janë të rënda e as që u shkaktojnë vështirësi.
Të nderuar! Po kur garantues është i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), i drejtë që drejtësinë e tije ka konfrimuar Allahut, ngaqë ai (i dërguari) nuk flet nga hamendja, por çkado që flet është shpallje. Kur garanca është xheneti, gjerësia e të cili është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës, aty ka gjëra që syri nuk ika parë, as veshi nuk i ka dëgjuar, dhe as mendja nuk i ka menduar. Kur gjërat përmes të cilave arrihet ky garancion janë vepra t ëlehta e të thjeshta, nuk kërkohet shumë mund e as shumë vështirësi. Meditoni rreth tesktit të garancionit të madh, e transmeton Ubadeh ibën Samit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Më garantoni gjashtë gjëra nga vetja juar, unë ua garantoj xhenetin: “kur të flisni ta flisni të vërtetën, kur të premtoni ta mbani premtimin, kur t’ju besohet diç ta mbani amanetin, të ruani nderin, të ulni shikimin dhe të frenoni duart e juaja.”[1]
Është garancion në këmbim të garancionit, një përmbushje në këmbin të përmbushjeve tjera; më garantoni gjashtë gjëra, unë ua garantoj xhenetin, gjashtë vepra të lehta, janë dyer të xhenetit, nuk ka më të lehta e më të thjeshta se këto, kush i vepron në jetën e tij, kujdeset deri në vdekje, atëherë atij i është garantuar xheneti, dhe se rruga drejt xhenetit është e siguruar dhe e garantuar. “Ndërsa besimtarëve të ruajtur xhenneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që u premtohej për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë. (U thuhet) Hyni në të të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme. Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë.” Sureja Kaf, 31-35.
Vepra e parë: të flasim të vërtetën. Besimtari është i sinqertë në fjalët e tija, ai nuk e njeh gënjeshtrën, besimtari vazhdon të kujdeset për fjalët e tija gjatë gjithë jetës, derisa fjala e vërtetë ta shpie atë në xhenet: Flisni çdoherë të vërtetën, sepse e vërteta të shpie në bamirësi, e bamirësia të shpie në xhenet, njeriu në vazhdimësi e flet të vërtetën dhe kujdeset që ta flet të vërtetën, derisa të regjistrohet tek Allahu i sinqertë.
Vepra e dytë: mbajtja e premtimeve, përmbajtja për marrëveshjet, janë virtyte të besimtarit, shenjë prej shenjave të devotshmëve, besimtarët nuk dinë se çfarë është shkelja e premtimeve e as prishja e marrëveshjeve, ndërgjegjësimi është një virtyt themelor në formimin e shoqërisë muslimane, i cili virtyt ngërthen në vete të gjitha raportet tjera, saqë të gjitha sjelljet e raportet shoqërore, premtimet dhe marrëveshjet janë të varura nga përmbushja e tyre, që nëse nuk ekziston ndërgjegjësimi, atëherë nuk ekeziston as besuehsmëria, kështu prishen raportet dhe merr vrull përçarja.
Vepra e tretë: Zbatimi i amaneteve, e që është një prej virtyteve në të mëdha të cilën e lëvdon Allahu, është cilëse që e plotëson imanin e njeriut dhe e zbukuron fetarinë e tij, me anë të mbajtjes së amaneteve njeriu e ruan fenë, nderin dhe pasurinë, ruan shëndetin, shpirtin dhe diturinë, e të tjera. Në hadithin që transmetohet nga i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thuhet: Besimtar është ai të cilit i zënë besë njerëzit për gjakun dhe pasurinë e tyre.
Atëherë kur besnikëria të jetë në nivel brenda shoqërisë, forcohet lidhshmërria dhe unifikimimes tyre, shtohet hajri dhe bereketi.
Vepra e katërt: Ruajtja e nderit: që njeriu të mos veprojë atë që është haram dhe e kotë, “Mandej pas tyre Ne sollëm popull tjetër. Edhe atyre u dërguam pejgamber nga mesi i tyre (që u tha): “Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, a nuk frikësoheni!“.” Surja Mu’minun, 5-7.
Me mbrojtjen e nderit mbrohet familja, mbrohet prejardhja dhe pastërtia e shoqërisë, shpëtohet nga sëmundjet dhe viruset, dhe është një përkushtim dhe nderim ndaj Zotit të gjithësisë.
Vepra e pestë: prej këtyre cilësive të mëdha: ulja e shikimit, të mos shikojë në haram, Allahu thotë: “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. Allahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme.” Surja Nur, 30-31.
Nga ulja e shikimit ka shumë dobi, njeriu e gjen ëmbëlsinë e imanit, dritën dhe fuqinë e zemrës, pastërtinë dhe përmirësimin e shpirtit, është mbrojtje nga shikimi në haram.
Vepra e gjashtë: frenimi i duarve, që nënkupton të mos dëmtohen njerëzit, të mos goditen e të mos u shkaktohet atyre një e keqe, ai që i dëmton robërit e Allahut, atë e poshtëron Allahu, e poshtërojnë njerëzit dhe e largojnë nga mesi i tyre. Është argument për sjellje të keqe dhe moral të ulët, e nëse njeriu e frenon veten nga dëmtimi i njerëzve, kjo tregon për sjelljen e mir, për fisnikërinë dhe moralin e bukur, ky do ta merr si shpërblim atë Allahu e ka premtuar.
Atëherë kur sjellja e njeriut të përmirësohet dhe morali i tij të ngritet, ai do të mundohet që të largojë edhe një pengesë nga rruga e besimtarëve, transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: një njeri kaloi pranë një therrë në mes të rrugës, e tha: Pasha Allahun do ta largoj anash që muslimanët të mos dëmtohen, e Allahu e futi atë në xhenet.
Këto janë dyer të xhenetit, janë shenja të dukshme dhe rrugë shumë të lehta, e që duhet t’i shfrytëzojmë para se të na ik mundësia për t’i vepruar, le të shtojmë të mirat për veten tonë para vdekjes, e lusim Allahun që të mos na le të vetëm, të na ndihmojë që të realizojmë cilësitë e mira e të largohemi nga cilësitë e këqija.
Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli
[1] Hadithi është autentik, e transmeton Ahmedi, ibën Hibani dhe Hakimi.