Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka Zot që i takon adhurimi me të drejtë askujt tjetër vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët në mënyrë më të mirë i pasojnë ata, deri në Ditën e Gjykimit.
Vëllezër muslimanë!
Në fenë tonë është e njohur se kush lë diçka për hir të Allahut të Madhërishëm, Ai ia kompenson atë që ka lënë me diçka më të mirë se ajo. Ky është një rregull i madh, që ngjall ambicien dhe nxit për zuhd (asketizëm) në këtë botë dhe për kërkimin e botës tjetër. Kush I frikësohet Allahut, duke zbatuar dispozitat e Tij, Allahu I jep rrugëdalje për të gjitha hallet dhe problemet e jetës, e furnizon nga nuk ja merr mendja dhe ja lehtëson çështjen. Thotë Allahu I Lartësuar :
{وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ}
“E kush i frikësohet Allahut, atij Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe e furnizon prej nga nuk e kujton fare.”Et Talak 2-3
Gjithashtu thotë:
{وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مِنْ أَمْرِهِ يُسْراً }
“E atij që I frikësohet Allahut, Ai (Allahu) do t’ja lehtësojë çështjen”
Profeti në një hadith trasmetuar nga Imam Ahmedi dhe Shejh Albani ka thënë sahih (i saktë) ka thënë:
قد جاء في مسند الإمام أحمد بسند صحيح أن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: إنك لن تدع شيئا لله عز و جل إلا بدّلك الله به ما هو خير لك منه. قال السخاوي: ورجاله رجال الصحيح. وقال الألباني: سنده صحيح على شرط مسلم.
” Me të vërtetë ti nuk e lë diçka për hirë të Allahut, veçse ta zëvendëson atë Allahu me diçka që është më e mirë për ty se ajo që ke lënë”
Sot vëllezër të nderuar do qëndrojmë me këtë rregull madhështor në fenë tonë të pastër.
Për ta kuptuar këtë rregull: Kush e lë diçka për hirë të Allahut (e jo për ndonjë qëllim tjetër) Allahu do t’ja zëvendësojë, do t’ja kompesojë me diçka akoma më të mirë se ajo që ka lënë, do përmendim dy histori të vërteta.
Historia e parë është historia e që e tregon Ibn Rexhebi për kadin Ebu Bekër El-Ensarin. Ebu Bekër El-Ensari tregon për vetën e tij: Jetoja në afërsi të Mekës. Një ditë me kaploi një uri e madhe, nuk gjeja ndonjë gjë të shuaj atë uri. Duke kërkuar ushqim gjeta një trastë të vogël mëndafshi e lidhur me një lidhëse nga mëndafshi. E mora atë dhe erdha në shtëpinë time, hapa qesën ç’ka të shoh margaritarë të çmueshëm që kurrë nuk kisha parë të tillë.E lidha përsëri dhe e lash ashtu si ishte dhe prapë dola në kërkim të ushqimit. Dëgjova një plak që thërriste me zë të lartë: Kush gjen një qese kështu dhe kështu (duke përshkruar atë) ka shpërblim 500 dinarë ari. I thash vetes: Unë jam i uritur dhe kam nevojë t’i marr këta dinar të përfitoj prej tyre dhe t’ia kthej qesën .I thash plakut eja te unë. E mora atë në shtëpinë time dhe e pyeta në lidhje me qesen çfarë janë ata margaritarë dhe sa perla margaritari janë në të. Ai i përshkroi ashtu si ishin. Nxora trastën dhe ja dhashë ai me ofroi shpërblimin e premtuar.I thash që duhet ti kthej këta dinarë dhe nuk do të marrë prej tij shpërblim për këtë. Ai më tha: Patjetër duhet t’i marrësh dhe këmbëngulte në këtë. Edhe pse kisha shumë nevojë thash: Pasha Allahun që nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij nuk do të marr shpërblim për këtë dhe prej Allahut pres të më shpërblej. Nuk i pranova dinarët e tij. U largua nga unë shkoi dhe pas sezonit të haxhit plaku me margaritarë u kthye në shtëpinë e tij.
Pas kësaj ndodhie dola nga Meka me barkë dhe mora rrugën drejt detit (në kërkim të furnizimit për tregti). Për shkak të valëve të mëdha barka u thye. Të gjithë njerëzit që ishin në të u mbyten dhe humbi e gjithë pasuria që kishim me vete. Allahu më shpëtoi duke qëndruar mbi një copë të barkës që më barte herë djathtas e herë majtas dhe nuk e dija kah do të më drejtonte. Mbeta për një kohë në det duke u endur nga valët në vende të ndryshme derisa më shpien në një ishull banorët e të cilit nuk dinin shkrim e lexim qëndrova në xhamin e tyre dhe fillova të këndoj Kuran, dhe sapo më vërejtën njerëzit e xhamisë m’u afruan e më thanë: “Na e mëso Kuranin”. Kështu vepruan të gjithë banorët e ishullit.
Gjersa i mësoja Kuranin përfitova shumë. Në xhami vërejta një mus’haf të grisur e morra atë dhe fletët e tij të shkëputura për të lexuar.Ata thanë: “A njeh shkrimin?” U përgjigja: “Po”. Ata thanë: “Na e mëso atë”, thashë: “Nuk ka asgjë të keqe”, iu përgjigja pozitivisht.” Sollën të rinjtë dhe fëmijët dhe unë i mësoja ata. Edhe nga kjo përfitova shumë të mira.
Ata dëshironin që të qëndroj në mesin e tyre. Për të realizuar këtë qëllim më ofruan që të martohem me një vajzë jetime që kishte pasuri.
Në fillim nuk pranova mirëpo pas këmbëngulësisë së tyre nuk kisha zgjidhje tjetër dhe pranova kërkesën e tyre .E përgatitën atë vajzë për martesë, gjatë ceremonisë së martesës, kur e pash për herë të parë, sytë më shkuan te margaritarët që kisha parë në Meke e që tash ishin të varur në qafën e saj.
Unë isha i befasuar me këtë. Të afërmit e saj thanë: “O Shejh (dijetar i nderuar) po thyen zemrën e jetimit nuk e shikon atë, por shikoni margaritarët”. Thash vërtetë për këta margaritarë ka një rrëfim.Ata thanë : Çfarë është historia e tyre? Unë i tregova atyre rrëfimin. Ata brohoritën: “La ilahe il-lallah, Allahu Ekber, Subhanallah”, dhe zëri i tyre jehonte në horizontet e ishullit. Thash: “Subhanallah! Pse e tërë kjo?”
Ata thanë plakun që e ke takuar në Meke është babai i kësaj vajze që kur ishte kthyer nga haxhi pareshtur thoshte: “Pasha Allahun nuk kam parë mbi sipërfaqen e tokës musliman sikur ai që më ktheu margaritarët dhe e luste Allahun që ta bashkojë (t’ju bashkoj ) për ta martuar vajzën e tij me ty pastaj vdiq dhe ja që Allahu iu përgjigj lutjes së tij.”
Qëndrova një kohë me atë vajzë vërtetë ishte një grua e mirë me të kisha dy djem. Pastaj vdiq, Allahu e pastë mëshiruar. Nga ajo trashëgova margaritarët. Pas një kohe vdiqën dy djemtë, njëri pas tjetrit, dhe margaritarët më mbetën mua. I shita për njëqind mijë dinarë prej ari. (Ibën Rexhebi) thotë: “Pas një kohe (Ebu Bekër el Ensari) tregonte se kjo është prej mbetjeve të atyre margaritarëve.”Zoti pastë mëshirë për të gjithë. Shikoni vëllezër si Allahu ja kompesoi atë ç’ka ai e la për hirin e Allahut edhe me më të mirë se ajo!
Historia e dytë është një histori aktuale e kohëve që jetojmë me një person që e njohim të gjithë , një prej vëllezërve tanë musliman vëlla Ferki Shala. Ai vetë tregon:
“Sa isha udhëzuar dhe ende isha në dilema, dhe refuzoja koncerte dhe organizime muzikore, por kriza ekonomike më kaplojë, dhe atë ditë më thërrasin nga Anglia për fund vit dhe tre netët e vitit të ri me ba Muzikë, i refuzojë por ata thonë se parashohin këtë fund vit të na pagujn si bend 60mijë euro dhe plus bakshish, nuk ua dhash përgjigjen dhe kjo më ngacmojë (cytje shetani, shko edhe kësaj here dhe tjera herë jepi fund) por çka më rëndojë edhe më shumë më thërret gruja, thotë duhën gjëra për familje… Drejtën ta them Unë as dy euro nuk i kisha në xhep dhe vendosa ta praktikojë një praktikë të Pejgamberit alejhi selam të fali Namaz dhe qetësohem…
Dhe me të dal nga Xhamia më thërret një numër i panjohur, thotë a jeni ju Ferkia?
I them Po,
Më thotë si mund të takohemi?
I tregoj dhe më takojë mu prezantue dhe më tha jemi studenta dhe kemi dashur të përkrahim pasi kemi ndëgjuar se jeni udhëzuar dhe keni lën muzikën dhe gjendja ekonomike u është vështirësuar, nuk më lejoj ti bëj pyetje më shumë më la një zarf dhe shkoi…
Sapo u ndamë e hapa ishin 600€ krejt nga 5, nga 10€ dhe atë moment më është sjell Mitrovica duke mu mbushur sytë me lot, ishte e pabesueshme kjo, s’kam fjalë ta spjegoj (tregonte Vëllau Ferkia me lot në sy ku disa qaste nuk mund të fliste) dhe vazhdon. I jam drejtuar Allahut me plot zemër Elhamdulilah Elhamdulilah Elhamdulilah pa të meta je o Allah furnizimi është vetëm në dorën Tënde.
Dhe ato momente thërrasin nga Anglia e kishin rrit shumën, dhe vendosmëria ime ishte tani JO Unë jam Musliman dhe përmua ka marrë fund muzika.
Shokët e mi të bendit insistonin qysh po e len këtë mundësi, po na le pa buk e fjal tjera… U thash Nga SOT FERKIN E KINI VLLA PO JO SHOKË TË MUZIKËS, ALKOLIT E HARAMIT.
E përfundova me ta dhe shkova në dyqan, pagujta disa borxhe dhe mora gjërat që m’i kërkojë gruja dhe hyra në shtëpi, gruja mbet pa fjalë, më pyeti
Nga e gjithë kjo? Ju përgjigja
Qe grue Islami ç’ka të bën, refuzova një mbrëmje Haram, Allahu mi dhurojë këto hallall.
VAllahi krejt Londrën e krejt botën me ma konë jep qato momente skish pas vler sa kjo veç Allahu e din sa i lumtur jam ndie (lotët nuk ju ndanin nga syt këto momente vëllaut Ferki).
Dhe kjo që ndodhi… Ra sebep vendosi edhe gruaja të mbulohet Elhamdulilah.
Ky ishte rrefimi special i Ferki Shalës për Info Islame.
Lusim Allahun ta shpërblejë dhe forcojë në fenë Islame!
O ti vëlla i dashur! A u binde tani se kush lë diçka për hir të Allahut, Ai ia kompenson me diçka më të mirë se ajo? A kuptove se çështja është durimi për një çast dhe se kush bën përpjekje për të duruar, Allahu atij ia mundëson këtë dhe kush kërkon të jetë i ndershëm, Allahu ia mundëson këtë?
Kush lë diçka për hir të Allahut, Ai ia kompenson me diçka më të mirë se ajo. Kompensimi nga ana e Allahut është shumë llojesh, por kompensimi më madhështor është të kënaqurit me Allahun, dashuria e Tij, qetësia e zemrës gjatë përmendjes së Tij, duke shtuar se Allahu e shpërblen në këtë botë para se ta shpërblejë në botën tjetër. Prandaj, i mençuri duhet të marrë mësim dhe të shikojë çështjet përfundimtare dhe të mos i japë përparësi kënaqësisë së tashme e të kalueshme ndaj kënaqësisë së ardhme e të amshueshme.
Lusim Allahun që të na bëjë prej atyre që kënaqen me atë çka I ka dhënë Allahu!
Lusim Allahun që të na bëjë prej atyre që I frikësohen Atij, prej atyre që Allahu I jep rrugëdalje për të gjitha hallet dhe problemet e jetës, e furnizon nga nuk ja merr mendja dhe ja lehtëson çështjen!
Shtoni salevatet mbi Profetin tonë Muhamedin a.s pasi Allahu I Lartësuar na ka urdhëruar duke thënë:
(إِنَّ اللَّهَ وَمَلائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيّ ياأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ صَلُّواْ عَلَيْهِ وَسَلّمُواْ تَسْلِيمًا) [الأحزاب:56].
{Vërtet Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me selam}.
Përgaditi: Petrit Zharova