Jemi në prag të përfundimit të viti 2015 sipas kalendarit diellor. Fundi i çdo viti sjell me vete edhe shumë festa për njerëzit e feve të ndryshme, sidomos të fesë krishtere, me ndarjet e saj në atë ortodokse dhe katolike. Të krishterët në këto data festojnë lindjen e Jezusit (Isaut alejhi selam). Mirëpo a është në realitet festimi i lindjes së Isaut alejhi selam? A ka lindë Isau në këto ditë? Si është bërë kjo festë pjesë e fesë krishtere? Cilat janë legjendat dhe mitet që lidhen me këtë festë? A është vërtet festë krishtere?, apo është e importuar nga dhe e birësuar në krishterizëm.
Para se të shtjellojmë këtë temë dhe realitetin e saj, jo pse këtë e festojnë të krishterët, por për ta bërë të qartë tek myslimanin realitetin e saj, duhet pa tjetër të nisemi nga një pikë që është shumë me rëndësi për ta kuptuar, e ajo është toleranca dhe zemërgjerësia e islamit në raport me njerëzit që nuk janë pjesëtarë të kësaj feje.
Shumë nga ajetet e Kuranit thërrasin në tolerancë dhe në mirësinë ndaj njerëzve në përgjithësi, nga këndi se edhe ata janë njerëz ashtu sikur ne. Islami nuk ndaloi që të sillemi mirë me njerëz, edhe pse nuk janë pjesë e fesë që ti je. Thotë Allahu: “Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët. (Mumtehine 8). Islami ka siguruar lirinë e besimit dhe nuk e ka urdhëruar njeriun detyrimisht që ta pranoj islamin. Thotë Allahu në Kuran: “Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!” (Kafirun 6). Allahu ndaloi që me ithtarët e librit ( të krishterë dhe hebrenj) të polemizohet, përveç në formën më të mirë dhe më të bukur: “Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm me mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë. Dhe thoni: “Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që ju është zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një – dhe ne Atij i nënshtrohemi si myslimanë” (Ankebut 46). Myslimanët në sundimin e tyre dhe gjatë tërë historisë kishin raporte të shkëlqyeshme me të tjerët, ju jepnin atyre, silleshin mirë me ta, gjykonin drejt mes tyre. Islami ka lejuar ushqimin e tyre dhe atë që therin. Allahu sqaroi për Pejgamberin e Tij se ai është i ngarkuar që të ua kumtoj njerëzve fenë e Allahut e jo të ti detyroj ata me dhunë ta pranojnë një gjë të tillë: “Prandaj këshilloji (njerëzit o Muhamed), se ti je vetëm këshillues dhe nuk je ngarkuar t’i detyrosh ata me forcë! (Gashije 21-22). Ndërsa simboli më i fuqishëm i Islamit në lidhje me këtë temë është fjala e Allahut: “S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra! (Bekare 256). “Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në tokë. Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?! (Junus 99). Thirrja në Islam është thirrje e argumentit, bindjes, e jo thirrje e detyrimit, jo thirrje e përdorimit të forcës.
Kjo është një sfidë që Islami i ka sfiduar të gjitha fetë që kanë ekzistuar dhe eksitojnë sot në botë. A ka mundësi dikush të gjej ndonjë citat nga Dhiata e vjetër (Libër i shenjtë te hebrenjtë), ose te Dhiata e re (libër i shenjtë te krishterët), ose në ndonjë fe, apo ideologji i cili bartë këtë mesazh dhe ju drejtohet njerëzve se ju keni fenë tuaj e ne kemi fenë tonë.
Islami kur flet kundër ndonjë feste, nuk fletë nga këndi se ajo festohet te njerëzit që nuk i takojnë fesë islami. Por, flet nga këndi i kujdesit të myslimanit që mos të jetë pjesëmarrës i këtij festimi. Islami fletë nga këndi ruajtjes së klientit të tij, i ruajtjes së identitetit të myslimanit, përkatësisë së tij, mos asimilimit të tij. Sepse, manifestimi më i madh dhe më i fuqishëm i ndonjë feje bëhet përmes festave të saj. A keni parë ndonjë herë që një i krishterë të festoj së bashku me ty ditën e bajramit, që të përgatis ushqim, pije dhe të thotë se ne kemi festë sot sepse te myslimanët është festë. Dhe kjo nuk llogaritet aspak ekstreme nëse i krishteri nuk feston Bajramin me ty.
Ti kthehemi kronologjisë së vitit të ri dhe mitet që lidhen me këtë festë.
A ka lind Isau alejhi selam në ditën që festojnë të krishterët lindjen e tij?
Historianët thonë se Isau nuk është lind në këtë ditë të cilën e festojnë vendet krishtere. Priftërinjtë e shekullit të –II- dhe të –III- m. thonë se ajo që quhet lindja e Isaut nuk është tjetër vetëm se një kopje e origjinalit të asaj që festonin paganët në Evropë një kohë të gjatë para se të lindte Isau alejhi selam . (Enciklopedia Britaneze Vëll. 16, fa. 364) . Kalendari i festave krishtere është i marr prej kalendarit diellor që në vitin 46 para miladis, mbreti romak e futi në Romë dhe e bëri vitin me 365 ditë. Paganët 25 dhjetorin e festonin dhe e quanin festa e lindjes së diellit. Siç thonë enciklopeditë se për herë të parë te të krishterët Romak është festuar lindja e Isaut në vitin 336 pas lindjes së tij me 6 janar të këtij viti. Pastaj Kishat evropiane në fund të shekullit të IV me 25 dhjetor festuan lindjen e Isaut, por me një mendim të tillë nuk u pajtua Kisha Armene dhe vazhdoi të qëndroj në atë se 6 janari është lindja e Isaut. Por, historianët vërtetojnë se Isau nuk është lindë në asnjërin prej këtyre datave që janë marr si datë e lindjes së Isaut.
Realiteti i Bredhit- Të parët që e kanë përdor këtë dru kanë qenë Faraonët, Kinezët, Hebrenjtë, si një simbol i jetës së përhershme. Pastaj shenjtërimi i kësaj peme është përhap te paganët e Evropës dhe vazhdonin ta shenjtëronin edhe pas përqafimit të krishterimit. E vendosnin nëpër shtëpia, i zbukuronin ato me qëllim të largimit të djallit nga shtëpitë me rastin e festës. Te Gjermanët kjo pemë ishte bërë pjesë e festës së tyre në shekullin e XVI. Ndërsa te Britanezët kjo pemë ka filluar të jetë pjesë e festave ty tyre ne shekullin XIX.
Miti i Baba dimrit- Baba dimri shfaqet si një njeri plak, me mjekër të bardh dhe të gjatë, me tesha të kuqe. Simbolika e tij lidhet me një priftë, i quajtur Nikolas , i cili kishte jetuar në Evropë në shekullin e IV m. Thonë se ishte i butë me fëmijët dhe shpërndante dhurata për ta. Por tash kjo është shndërruar në një mitologji që shumë prej fëmijëve besojnë në të. Jo vetëm fëmijët, por sipas një statistike që është bërë në Amerikë 90% e të mëdhenjve besojnë në një mitë të tillë se Baba dimri i quajtur Santa Clause jeton dhe është gjallë. Shumë prej fëmijëve besojnë në këtë mit se ky njeri na natën e vitit të ri sjell dhuratat nëpër çdo shtëpi te fëmijët dhe kur të ngritën fëmijët në mëngjesin e 1 janarit i shohin dhuratat që në realitet prindërit e tyre i kanë bë dhe ju thonë fëmijëve se këto dhurata ti ka sjell Baba dimri.
Të gjitha këto simbole të kësaj feste që festojnë të krishterët dhe që llogaritin simbolet më të mëdha te fesë së tyre kanë rrënjë pagane. Të tillët i ngjajnë fjalëve të Allahut i Cili thotë: Ata i gjetën etërit e tyre në humbje, dhe kështu vazhduan pas gjurmëve të tyre. (Saffat 69-70).
Sikur ta bësh një anketë dhe ti pyetsh njerëzit se pse e festojnë këtë ditë, shumica e tyre kanë me u përgjigj se kjo është një ditë që kemi pushim dhe nuk shkojmë në punë. Ose është një ditë e argëtimit, një ditë e kënaqësisë, ushqimit, pijes dhe shfryrjes së epsheve.
Pra, viti i ri, festimi i tij është i mbushur me legjenda, me mite me fabula, me të pa vërteta, që nuk i takon myslimanit ta gjej vetën e tij në këto gjëra. Allahu na ka zëvendësuar këto festa me festën e Fitër Bajramit dhe të Kurban Bajramit, të cilat përveç që janë festa, simbole të fes, kanë edhe pjesën humane dhe solidare, përmes së cilave ndihmohen të varfrit, skamnorët dhe ata që kanë nevojë.
Festimi i vitit të ri shkakton hidhërimin e Krijuesit ton, harxhime të tepërta dhe të papërballueshme të një familje, harxhime të vendit dhe shtetit, rrezik shëndetësorë dhe rrezik të humbjes së jetës. Shumë prej njerëzve në botë për shkak të shfrenimit dhe humbjes së mendjes tyre humbin jetën e tyre, shkaktojnë incidente në trafik, humbin gjymtyrë të trupit për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike, humbin moralin dhe nderin e tyre.
Është një e mirë e madhe që ka filluar një vetëdijesim i popullatës tonë dhe viti i ri nuk e ka atë jehon që e ka pat më herët. Njerëzit kanë filluar ta kuptojnë realitetin e tij, dëmet dhe rreziqet që shkaktohen prej kësaj.
Ndërsa shumë prej njerëzve kur pyeten se pse e festojnë vitin e ri, thonë se po festojmë përfundimin e një viti dhe fillimin e një viti të ri. A duhet myslimani të gëzohet me kalimin e një viti nga jeta e tij apo jo? Kjo mbetet për hytben e ardhshme.
Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
Vendi: Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati