Autor: Dr.Aid El-Karni

Falënderimi i takon All-llahut të Plotfuqishëm për nimetin e Imanit, për bereqetet e Islamit dhe fadiletet e Ihsanit!
Falënderimi i takon All-llahut, Mëshiruesit në begatit e vëllazërisë në besim, në begatit e dashurisë në familje dhe begatitë e paqes në vendin tonë!

Të nderuar vëllezër xhemat!

Hytbeja e sodit titullohet: Kur dhe si kemi fituar, kur dhe pse jemi mundur?

Kemi fituar, atëherë kurë ne sinqerisht i kemi ndihmuar të dobëtit dhe të privuarit në të drejtat e tyre, kur jemi kujdesur për jetimët, kur ishim të mëshirshëm ndaj të varfrit dhe nevojtarëve. Kemi Fituar atëherë kur në zemrat tona e mbanim Kur’anin, kur ai ishte burimi i krenarisë tonë dhe shqetësimi jonë kryesor. Kemi fituar atëherë kur drejtësia triumfoi mbi padrejtësinë, kur liria fitoi mbi skllavërinë dhe kur interesi i përbashkët ishte mbi interesin personal.

Ummeti Islam në të kaluarën, ka arritur fitore madhështore. E, kemi fituar, atëherë kur monedha dhe motoja jonë ishte fjala la ilahe illellah, atëherë kur ushtarët muslimanë para betejës, i binin Allahut xh.sh. në sexhde dhe kur në fytyrat e tyre mbeteshin gjurmët e pluhurit të sexhdes, atëherë kur ushtria muslimane i shqiptonte Tekbiret në tokë, kurse engjëjt në qiell, i përsëritnin pas tyre Tekbiret, malet janë dridhur nga Tekbiret, ndërsa zemrat e armiqve janë mbushur me frikë. Këta ishin lajmëtarët e fitores së sigurt, të cilët dijetari i njohur Muhamed Ikball i përshkroi si në vijim:
Ne jemi njerëz të cilët, kur dëgjojmë zërin e myezinit,
edhe atëherë kur flakët luftimeve ndizen,
fytyrat drejt Qabesë i kthejmë dhe thërrasim tekbir,
e Meleku Xhibril së bashku me ta tekbirin e përsërit.
Shembuj të tillë të fitoreve ka shumë. Halid ibn Velidi r.a. ka udhëhequr ushtrinë muslimane numerikisht të vogël në betejën e Jermukut, në të cilën u përballen me ushtrinë bizantine, e cila i ngjante valëve të mëdha të oqeanit, e nga panika një ushtarë nga radhët e muslimanëve i ka thënë: “O Halid, të ikim në majat e bjeshkëve dhe të shpëtojmë!” Halidi r.a. me bindje të plotë iu përgjigj: “Jo, pasha All-llahun! Nuk do të ikim në majat e bjeshkëve, por, do të kërkojmë strehim tek All-llahu i vetëm!” E All-llahu xh.sh. ia dha fitoren e lavdishme.
Kutejbe ibn Muslim e kishte bërë rrethimin e Kabulit, dhe në një moment e kishte vërejtur një musliman, i cili e kishte ngritur gishtin tregues drejt qiellit, duke thënë: “Ya Hajj, Kajjum!” – O i gjallë dhe i Përjetshëm, na ndihmo!” Atëherë Kutejbe tha: “Pasha All-llahun, më i dashur për mua është gishti yt i ngritur kah qielli dhe lutja jote, se sa njëqind mijë e ushtarë të guximshëm dhe njëqind mijë shpata të mprehta!”
Slahudin Ejubi, në Hittin ka udhëhequr betejën vendimtare kundër kryqtarëve, por me që ishte dita e xhuma, e, ajo ishte koha kur lutjet pranohen, priti deri sa imami dhe Hatibi të hipin në minder, pastaj shkoi në luftë dhe korri fitore, pas së cilës u lirua Kudsi Sherifi nga zullumi i kryqtarëve.
Sejfudin Kutuz e kishte tubuar ushtrinë kundër hordhive të egra të tatarëve, dhe para fillimit të betejës bërtiti: “O shqetësimi im për Islamin”, duke ua bërë të qartë përse po lufton dhe cili është shqetësimi i tij më i madh, e Perëndia e ndihmoi kundër Tatarëve.
Nuruddin Mahmud, me rastin e pushtimit të Akkásë, kërkoi nga Allahu xh.sh që Ditën e Gjykimit ta ringjallë, pasi që të jetë copëtuar në Xhihad dhe pasi që bishat e egra dhe zogjtë ta kenë ngrënë trupin e tij, të cilin e la në fushën e betejës.
Ja, kështu, dhe atëherë ne fituam!
Fituam atëherë, kur tregtari apo shitësi musliman, punëtorit të tij ka thënë: “Nëse All-llahu është me ty, kujt do ti frikësohesh, dhe nëse Allahu është kundër teje, në çka do të shpresosh?”
Fituam atëherë, kur sundimtarët musliman dhe popullata e tyre jetonin si një shpirt dhe një zemër.
Fituam atëherë kur hasreti Omeri r.a., nga minberi, në “vitin e hirit” (thatësisë dhe urisë), duke mbajtur dorën në barkun e tij i cili kërciste nga uria, tha: “Pasha All-llahun, nuk do të ha deri sa fëmijët muslimanëve nuk ushqehen! ”
Fituam atëherë kur sinqerisht i ndihmuam të dobëtit dhe privuarit në të drejtat e tyre, kur u kujdesem për jetimët, kur ishim të mëshirshëm ndaj të varfërve dhe nevojtarëve.
Fituam atëherë kur ne zemrat tona e mbanim Kur’anin, kur ai ishte burimi i krenarisë tonë dhe shqetësimi jonë kryesor.
Fituam atëherë kur drejtësia triumfoi mbi padrejtësinë, kur liria e mundi skllavërinë, dhe kur interesi i përbashkët ngadhënjeu mbi interesin personal.
Fituam atëherë kur kemi ndërtuar shkolla dhe universitete, pishtarë të dijes dhe urtësisë, kur njerëzimit iu paraqitëm me Imam Ebu Hanifen, Malikun, Shafiun, Ahmedin, Ibn Tejmijjen, Imam Gazaliun, Ibn Rushdin, Ibn Haldunin, Ibn Sinan, dhe mijëra të tjerë si ata .
Fituam atëherë kur na udhëhoqën Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu, Sad ibn Ebi Vekas, Halid ibn al-Velid, Kutejbe ibn Muslim, Salahuddin Ejubi, Muhamed Mehmet Fatih, dhe na çuan rrugës së Kur’anit dhe Sunnetit.
Pastaj pasoi humbja e tmerrshme!
Humbëm në momentin kur publikisht ia kthyem shpinën Islamit dhe kur në vend të All-llahut një dhe të vetmit, e vendosëm partinë politike, kur e shqyem dhe e hodhëm flamurin la ilahe ilallah, kur refuzuam ti bëjmë sexhde All-llahut, dhe u dakorduam që t’i përulemi shejtanit dhe hyjnive tjera të rreme, të mishëruar me tiranët e ndryshëm, diktatorët dhe zullumqarët.
Humbëm atëherë kur kemi filluar të bëjmë biznes me kamatë, kur filluam të gënjemë vetveten dhe të tjerët, kur derdhem gjakun e intelektualëve dhe ulemave të pafajshëm, kur filluam të mashtrojmë në peshore dhe në metër, kur e lamë leximin e shkencën dhe iu përkushtuam lojës e argëtimit, papunësisë e muzikës, ideve tjera të çoroditura dhe jetës së pamoralshme.
Humbëm atëherë kur u thye stilolapsi i lirë, kur me dhunë u mbyllën gojët e sinqerta, kur u përdhosën të drejtat e njeriut, kur burgjet dhe qelitë u mbushën me njerëz të pafajshëm, kur u ndalua mendimi i lirë, kur të vetëquajturit të fuqishëm luajnë me pronat e njerëzve, kur popujt musliman u dënuan me dënime e tortura të tmerrshme të skllavërisë dhe shtypjes, kur gjykatat e inkuizicionit i monitoronin proceset gjyqësore, kur shumica e vendeve muslimane u bënë kampe dhe burgje të mëdha për banorët e tyre, kur Islami i tyre u bë bazë për dyshim dhe ndjekjen penale, kur xhamitë u anashkaluan dhe u braktisën , kur Kurani te muslimanët e humbi vlerën dhe u bë si revistë e zakonshme, kur i ndërpremë hulumtimet serioze shkencore dhe inovacionet, me të cilat shekuj me radhë kemi qenë të njohur, kur u kënaqëm me pozicionin degradues dhe skllevërve, kur apatia dhe dembelizmi vendosi jetën tonë.
Humbëm në momentin kur u ndamë dhe u shpërndamë në parti të ndryshme, grupe dhe fraksione, kur çdo fraksion e mallkon tjetrin, duke i shpallur qafira dhe e bëmë te lejuar – hallall gjakun e anëtarëve të tij. Humbëm atëherë kur bijtë më të mirë të ummetit, ulematë, intelektualët dhe predikuesit – thirrësit , i shpallëm tradhtarë dhe të pafe, kur e harruam misionin tonë të jetës, pasi që ishim Ummeti më i mirë i cili u shfaq në fytyrën e tokës, me shpalljen e fundit dhe të vetme autentike të shpallur nga Allahu xh.sh. – Kur’anin, ligjet e të cilit janë më të mirat dhe më të përsosurat, me një civilizim madhështorë dhe me një trashëgimi kulturore më të çmuar i …
Allahut i ankohemi për gjendjen e vështirë të Ummetit islam, dhe ne i lutemi Atij që të na kthejë në rrugën e Islamit, rrugën e fitores dhe krenarisë. Amin. Amin.Amin.

Përshtati nga boshnjakishtja:
Esat ef.Rexha

Burimi