إن الحمد لله نحمده، و نستعينه، ونستغفره، ونعوذ بالله من شرور أنفسنا، ومن سيئات أعمالنا, من يهده الله فلا مضل له، ومن يضلل فلا هادي له، وأشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له, وأ شهد أن محمداً عبدُه ورسولُه
{يَاأَيها الذين آمَنُوا اتقُوا اللهَ حَق تُقَاته ولاتموتن إلا وأنتم مُسلمُون}
{يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالاً كَثِيراً وَنِسَاءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَتَسَاءَلُونَ بِهِ وَالأَرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيباً}
{يَا أيها الذين آمنوا اتقوا الله وقولوا قَولاً سَديداً يُصلح لَكُم أَعمالكم وَيَغفر لَكُم ذُنُوبَكُم وَمَن يُطع الله وَرَسُولَهُ فَقَد فَازَ فَوزاً عَظيماً}
Falënderimi I takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë e falje kërkojmë, e besojmë Zotin një me bindje të plotë dhe tek ai mbështetemi. Tek Ai kërkojmë udhëzimin në rrugën e drejt dhe mbrojtjen nga devijimi dhe lajthitja. Kërkojmë mbrojtje gjithashtu nga dyshimet dhe verbërimi I zemrës nga e vërteta e islamit. Atë qe e udhëzon Allahu nuk ka kush e devijon e atë te cilin e lë në humbje pasi që me vetë dëshirë ka zgjedh rrugën e devijimit nuk ka kush që e ndihmon e udhëzon pos Allahut të plotfuqishëm.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me meritë përveç Allahut I cili është një dhe nuk ka shok. Atij I takon I gjithë sundimi. Ai është I cili na ka sjell në këtë bote, na ka dhën jetën, Ai është I vetmi I cili e cakton vdekjen, Ai është I gjallë e nuk vdes kurrë, Ai e ngrit e i jep pushtet e krenari atij qe do dhe e përulë e ja largon pushtetin atij që do. Në dorën e Tij është çdo hajr dhe e mirë, dhe atij I takon pushteti absolut.
Gjithashtu dëshmoj se Muhamedi është rob dhe I dërguar I Zotit, e ka dërguar me udhëzim dhe fe të qarte ashtu qe tua mëson njerëzve rrugën e Zotit edhe nëse e urrejnë mosbesimtarët.
E ka dërguar për gjithë njerëzimin pa përjashtim, si mëshirë për ta dhe gjithashtu argument kundër atyre qe mohojnë.
O ju që keni besuar, keni frikë Allahun me një frikë të vërtete dhe mos vdisni, pos duke qenë musliman.
O ju njerëz! Keni frikërespekt për Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një njeriu dhe nga ai krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.
O ju besimtarë, keni dro Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.
Vëllezër të nderuar ! – Allahu e ka ngrite këtë fe me profetin e tij Muhamedin alejhi selam I ka bashkuar zemrat e besimtarëve dhe na ka bëre që me fenë e tij të jemi vëllezër, pasi qe ishim të përçarë e pran humnerës e Allahu na shpëtoj prej saj, kështu Allahu na e ka qartësuar fenë e Tij andaj ndiqni udhëzimet e Zotit dhe mësimet e të dërguarit të Tij sepse Allahu I madhërishëm thotë ne librin e Tij fisnik:
“”من يطع الرسول فقد أطاع الله و من تولى فما أرسلناك عليهم حفيظا
“Kush I bindet te Derguarit, ai eshte bindur Allahut, e kush e refuzon e ja kthen shpinën, ne nuk te kemi dërguar roje e kujdestar për ta” (Nisa, 80).
Besimtar te nderuar!
Keni dro Allahun dhe dijeni se Ai ju sheh dhe ju dëgjon për çdo punë që e veproni dhe kudo që jeni.
Ndjekeni te vërtetën e përmbajuni drejtësisë ju pëlqeu apo nuk ju pëlqeu juve.
Sepse gjithë e mira e gjithë hajri e bereqeti është me të vërtetën dhe drejtësinë.
Ai që ndjek të pavërtetën dhe bën padrejtësi ai I ka bë zullum vetvetes fillimisht, pastaj edhe shoqërisë dhe përfundimi i tij është shume i keq herët apo vonë, sepse njeriu do te korrë vetëm atë që e ka mbjell.
Nuk i takon muslimanit që të bëhet mendjemadh e kryelartë kur e dimë se prej çka jemi krijuar, prej një pikë uji, jemi aq të dobët ku nga një sëmundje e vogël dorzohemi, dhe nesër do te bëhemi dhe e ushqim për krimba. Sot jemi gjallë mirëpo nesër mund te mos jemi me në këtë botë, sa te riun e ka mashtruar rinija e forca e tij, e sot nuk është në mesin tonë.
Kështu që punoni o vëllezër e përgatituni për ditën e llogarisë dhe xhenetet e Zotit e mos t’ju mashtroj kjo dunja e përkohshme e të largoheni prej rrugës se Allahut. Ku janë sot ata qe e luftonin fenë e Zotit e që silleshin kryelartë e me arrogancë, që pasonin epshet e veta, ata janë tretë pushteti i tyre u harru e feja e Zotit ka mbet dhe do të mbes deri në ditën e gjykimet.
E për çdo problem e ankesë tuajen kthehuni tek Libri I Zotit dhe mësimet e Pejgamberit alejhi selam sepse aty është zgjidhja më e mirë dhe më e drejt.
Nëse përgatisni punë te mira, do të gjeni shpërblime të mëdha tek Allahu, e Zoti nuk ja humb askujt punën e mirë, thotë Allahu ne Librin e tij:
“يوم تجد كل نفس ما عملت من خير محضرا و ما عملت من سوء تود لو أن بينها و بينه أمدا يعيدا و يحذركم الله نفسه و الله رءوف بالعباد”
“Përkujtoni dhe keni frike ditën kur çdo njeri do ta gjej pranë vetes atë qe ka punuar mire apo keq, e për atë te keqe qe ka bërë do te dëshiroje qe ne mes tij dhe ne mes saj te jetë një distance shume e madhe e as mos ta shoh. Allahu ju tërheq vërejtjen prej dënimit qe vjen prej Tij e Allahu është shume I Bute ndaj robërve te Tij”. ( Ali Imran, 30).
Andaj keni kujdes besimtarë të nderuar, llogariteni vetveten para se t’ju vije dita e llogarisë e atëherë nuk ka kthim mbrapa.
Merrni mësim prej popujve qe kanë kaluar para jush e dijeni se te gjithë do te dalim para Allahut fuqiplote, shpërblimi do te jete sipas asaj qe keni punuar, e vogël apo e madhe përveç ato pune qe I fal Allahu, e Allahu është falës I madh, kështuqë kujdesuni secili për shpirtin e tij e pastaj edhe për familjet tuaja që i keni amanet.
Hutbe II
بسم الله و صلاة وسلام على رسول
Falënderimi i takon vetëm Allahut, i cili i shumëfishon veprat, i falë mëkatet dhe e pranon pendimin e robit të tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në ditën e gjykimit.
Besimtar te nderuar!
Dërgoni sa më shumë salavate mbi të dërguarin më të mirë, mbi pejgamberin tonë Muhamedin paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të .
Dua:
“Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë vetvetes sonë, në qoftë se nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!”
. “Zoti ynë! S’ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se Allahut nuk mund t’i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.”
“O Zoti im! Na bej neve nga ata që falin namazin, e edhe pasardhësit tan dhe pranoj lutjet tona, o Zoti ynë.” [Ibrahim:40]
“Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!” [El- Bekare:201
“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, sepse vetëm Ti je Dhuruesi i madh.”
O Allah ndihmoje islamin dhe muslimanët ,ndihmoji robërit e tu të drejtë që të njësojnë Ty, O Allah kush dëshiron kësaj fesë tonë apo neve të na bën dëm apo vendit ku jetojmë, kurthat e tij ktheja në kurriz atyre.
O Allah, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret qofshin ata të gjallë apo të vdekur.
Allahut I kërkojmë ndihme e nuk ka force e as fuqi pa lejen e Tij.
Përktheu dhe përmbledhi:
Nisma për zhvillimin e predikuesve – thirrësve | Thirrja.org