Kujtohu para se të bësh mëkat
Falënderojmë All-llahun, i Cili na ka urdhëruar ta respektojmë dhe na ka ndaluar që ndaj Tij të gabojmë. Paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokët e tij të zgjedhur deri në Ditë të Kijametit.
Mëkatet e lëndojnë zemrën, e errësojnë shpirtin, e dobësojnë trupin, dërgojnë në humbje, udhëzojnë në zjar, nëse të gëzon momentalisht të dëmton më vonë, andaj poqëse mëkatari i di dëmet e mëkateve do të largohej prej mëkateve, do të përmirësohej dhe do të përqëndronte në vepra të mira, mirëpo syri i mëkatit është i verbër!
Vallë çka i shkatërroi popujt e mëparshëm dhe rrënoi civilizimet e tyre madhështore, a nuk ishin mëkatet?
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharrum në tokë dhe disa përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë padrejt, por ata vetës së tyre i bënë padrejtë”. (El-Ankebut: 40).
Çka i nxjeri prindërit tanë ng xhenneti, nga shtëpia e kënaqësisë, lumturisë e gëzimit në shtëpinë e dhimbjeve, mërzive dhe fatëkeqësive?
Çka e nxjeri iblisin nga mbretëria e qiellit, e përzuri dhe e mallkoi dhe e bëri udhëheqës të secilit njeri të keq, mohues e të prishur?
Çka i fundosi tërë njerëzit në kohën e Nuhut [alejhis-selam], gjersa uji u lartësua mbi kodra?
Çka ua lëshoi erën popullit të Adit, saqë u shtrinë për toke të vdekur dhe ua shkatërroi çdo gjë, shtëpi, tokë e kafshë?
Çka ishte shkaku që All-llahu popullit të Themudit i lëshoi britmën e cila ua shkyu zemrën dhe të gjith vdiqën?
Çka ishte shkaku që All-llahu i ngriti fshatrat e popullit të Lutit [alejhis-selam] e pastaj i përmbysi, duke i përmbysur dhe duke i shkatërruar të gjith?
Çka ishte shkaku që All-llahu dërgoi retë e denimit mbi popullin e Shuajbit e kur erdhi mbi kokat e tyre u lëshoi zjar?
Çka ishte shkaku që e fundosi Faraonin dhe popullin e tij në det, e shpirtërat e tyre shkuan në xhehenem, kështuqë trupta u fundosën në detë, kurse shpirtërat në zjar?
Çka ishte shkaku që toka shafiti me Karunin, shtëpinë dhe pasurinë e tij?
Çka ishte shkaku që i shkatërroi popujt pas Nuhit [alejhis-selam] me denime të ndryshme dhe i shkatërroi tërësisht?
Çka ishte shkaku që All-llahu dërgoi mbi izraelitët njerëz të fuqishëm e ua shkelnë tokën e tyre, ua vranë burrat dhe ua robëruan gratë, ua djegën vendin dhe ua plaçkitën pasurinë?
Çka është shkaku që All-llahu u mundësoi çifutëve që të na e uzurpojnë vendin, shenjtëritë dhe pasurinë tonë, na vranë e na torturuan. U shndërruam në ummet të mposhtur pasiqë ishim ummet i lartësuar, ummeti më i mirë i cili ka dalur për njerëzinë?
A nuk është shkak i gjith kësaj mëkati? A nuk është shkak i kësaj dhënia pas dunjasë dhe lërja e xhihadit? A nuk është shkak i kësaj dhënia pas epsheve, hulumtimi i kënaqësisë së ndaluar nëpërmjet kanlave te ndryshëm televiziv e satelitor?
Xhubejr ibn Nufejri thotë: “Kur e çliruam Qipron, populli i këtij vendi u frikësua dhe u trishtua dhe filluan të qajnë. E pash Ebu Derdanë, duke ndjetur vet dhe duke qarë. I thashë Ebu Derda! Çka të shtynë të qashë, në këtë ditë, që All-llahu e ka ngritur Islamin dhe muslimanët? Më tha: vaj për ty Xhubejr. Njerëzit sa pa vlerë janë para All-llahut nëse ata e lënë pas dore urdhërin e Tij. Këta ishin të fuqishëm, me mbretëri, mirëpo lanë pas dore urdhërin e All-llahut, e All-llahu i sjelli në këtë gjendje!
PARA SE TË BËSH MËKAT KUJTOHU
– Vëlla i dashur, para se të bësh mëkat, kujtohu se All-llahu të sheh dhe e di të fshehtën edhe ate që e publikon.
“A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka ka në qiej dhe çka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet”. (El-Muxhadele: 7).
Një njeri kërkoi prej një beduine që të kenë marëdhënie të paligjshme duke i thënë: asgjë s’na sheh përveç yjeve. I tha kjo grua: po ku ka shkuar Ai që i ka krijuar këto yje?
Një njeriu hyri në një mal përplot me drunjë dhe në vetvete tha: nëse këtu bëj mëkat askush nuk më sheh, atëhere dëgjoi një zë, i cili thoshte:
“A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai dëpërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë”. (El-Mulk: 14).
– Para se të bësh mëkat kujtohu se melekët ti regjistrojnë të gjitha veprat dhe fjalët e tuaja, i regjistrojnë në fletoren tënde, nuk lënë pa regjistruar asgjë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm”. (Kaf: 18).
“Në ditën kur All-llahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, pse All-llahu ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë harruar. All-llahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell”. (El-Muxhadele: 6).
“Ky është libri ynë (shënimet e veprave tuaja) që dëshmon të vërtetën (të saktën), Ne kemi kërkuar të shkruhet se ç’vepronit”. (El-Xhathije: 29).
“E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë”. (El-Zelzele: 7-8).
– Para se të bësh mëkat përkujto ditën kur do të fluturojnë fletushkat, e ndonjëri do ta mer në dorë të djathtë e tjetri në dorë të majtë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, qe, lexojeni librin tim!” Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time. Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme. Në një Xhennet të lartë. Pemët e tij i ka krejt afër. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë. Ndërkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta, ai thotë: “O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im. Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë imja. U thuhet zebanive: Kapeni atë, vëjani prangat! Pastaj atë shtijeni në Xhehennem…Mandej, lidheni atë me një zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kutë”. (El-Hakka: 19-32).
– PARA SE TË BËSH MËKAT PËRKUJTO:
“Ditën kur çdo njeri e gjen pran vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshiroj që në mes tij dhe në mes asaj të jetë një distancë shumë më e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij, megjithqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robëve”. (Ali Imran: 30).
– Para se të bësh mëkat përkujto fjalët e kriminelëve:
“Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dh thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?” dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme – prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt”. (El-Kehf: 49).
– Para se të bësh mëkat përkujto ditën kur do të thotë kafiri:
“e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhe”. (En-Nebe: 40).
– Para se të bësh mëkat përkujto ditën kur do tu afrohet dielli njerëzve sa një milë dhe do të djersiten njerëzit.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Ditën e Kijametit do tu afrohet dielli njerëzve sa një milë. Sulejm ibn Amiri thotë: nuk e di a ka për qëllim hapësirën tokësore ose atë copëz me të cilën i lyen sytë. Kurse njerëzit do të jenë të fundosur në djersë sipas veprave të tyre: disa deri në nyje, e disa deri në gjunj, e disa deri në fyt, e disa do të frenohen me djersë dhe tregoi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me dorën e tij nga goja”. (Muslimi).
– Para se të bësh mëkat përkujto ditën kur do të dalin njerëzit të çveshur e të pasynetuar.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Do të ringjallen njerëzit të zbathur, të ç’veshur dhe të pasynetuar”. Aisheja [radijall-llahu anha] tha: o I dërguar i All-llahut: burra e gra bashkë e shikojën një njëri tjetrin. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Aishe, çështja është më e rëndë se të shikojnë njerëzit në njëri tjetrin”. (Muslimi).
– Para se të bësh mëkat përkujto momentin kur do të vjen ummeti i Pejgamberit [alejhis-selam] e do ti nisin nga e majta, kurse Pejgamberi [alejhis-selam] do të thotë:
“O Zot, shokët e mi. do ti thuhet: nuk e di se çka kanë shpikur pas teje. Do të them siç ka thënë robi i mirë: “sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!”Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti”. (El-Maide: 117-118). Do ti thuhet: ata kanë vazhduar ta zmbrapsen që nga dita që u largove prej tyre”. (Buhariu dhe Muslimi).
– Para se të bësh mëkat përkujto momentin e vdekjes dhe daljes së shpirtit, pendimit për veprat e tuaja, mirëpo atë ditë aspak nuk bënë dobi pendimi e arsyetimi.
“Nëse bëjnë durim, zjarri është vend i tyre, e nëse kërkojnë të kthehen në atë që e dëshironë (në kënaqësinë e Zotit), atë nuk do të arrijnë”. (El-Fussilet: 24).
– Para se të bësh mëkat kujto melekun e vdekjes, i cili punon në marjen e shpirtit tënd, i cili e tërheq vrazhdë shpirtin tënd, të këputen mbarë gjymtyrët nga ashpërsia e tërheqjes. Në këtë moment do të shpresosh ta bësh një tesbih, mirëpo nuk do të mundesh, do të shpresosh ta thuash një tekbit, mirëpo nuk do të mundesh, ose të thuash një tehlil, ose ti falish dy rekate, ose të japish sadaka një dinar, ose të lexosh vetëm një ajet, mirëpo nuk do të mundesh. Në këtë moment do të mbyllet goja, do të ngurten sytë, do të thahen duartë dhe këmbët, kurse truri do të habitet nga ajo që do të sheh.
– Para se të bësh mëkat përkujto varrin dhe denimin e tij, ngushtësirën dhe errësirën e sajë, krimbat dhe insektet e ndryshme të saja. Përkujto varrin i cili do të jetë ose një kopsh i xhennetit ose një gropë e xhehenemit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Po mos ta lenit varrimin, do tju lutesha All-llahut që tu mundëson të dëgjoni denimin e varrit”. (Muslimi).
– Para se të bësh mëkat përkujto qëndrimin tënd para All-llahut Ditën e Kijametit, mes teje dhe All-llahut nuk do të ketë ndërmjetësues e as perde, kujdesu që mos të kesh llogari precize, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Kujt i polemizohet llogaria, le ta dijë se është denuar”. (Buhariu dhe Muslimi).
Domethënë, njeriut që çdo gjë i llogaritet dhe nuk i falet asgjë, sigurisht se do të hyjë në zjar, All-llahu na ruajtë. Andaj mundohu të veprosh sa ma shumë vepra të mira e lëri mëkatet që ta bëjë All-llahu llogarinë e lehtë dhe të të fal shumë gjëra gjatë dhënies llogari.
– Para se të bësh mëkate përkujto dëshminë e gjymtyrëve të mëkatarëve kundër tyre. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“E ditën kur armiqtë e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar. E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar. Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë: “All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folur na dha edhe neve, e Ai është që u krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai do të ktheheni”. (Fussilet: 19-21).
– Para se të bësh mëkat përkujto se sado që të jetë kënaqësia e mëkatit, ajo do të kalon, kurse pas sajë sjell dhimbje, keqardhje, jetë të rëndë dhe eksponim zjarrit të xhehenemit, në ditën e Kijametit. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Secili njeri që ka dëmtuar veten (duke mosbesuar), po të ishte e tij çdo gjë që ekziston në tokë, ai do ta flijonte atë (për të shpëtuar). E kur e shohin dënimin, ata fshehin dëshprimin (nga hutia). Atëherë bëhet gjykimi i drejtë mes tyre nuk u bëhet padrejtë”. (Junus: 54).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Ditën e Kijametit do të sjellin njeriun që ka jetuar më së miri në dunja, i cili e ka merituar xhehenemin, do ta fusin në xhehenem një herë, pastaj do ti thonë: biri i Ademit, a ke parë ndonjëherë të mira, a ke përjetuar ndonjë të mirë? Do të përgjigjet: pasha All-llahun, jo, Zoti im. Pastaj do të sjellin njeriun që ka jetuar më së keqi, mirëpo që e ka merituar xhennetin. Do ta fusin një herë në xhennet dhe do ti thonë: biri i Ademit, a ke parë ndonjëherë të këqija, ke përjetuar ndonjë të keqe? Ai do të përgjigjet: pasha All-llahun, o Zot asnjëherë nuk kam parë të këqija”.(Muslimi).
– Para se të bësh mëkat përkujto se mëkatet janë errësirë njëra mbi tjetrën, kurse zemra sëmuret dhe dobësohet nga shkaku i mëkateve dhe gabimeve, ndodh që edhe vdes tërësisht, e kur të vdes zemra, shkatërrimi është i domosdoshëm, kurse humbja e patjetërsueshme.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Sprovat i paraqiten zemrës sikur çerga e cila është e ndërtuar nga fijet e kashtës. Ajo zemër e cila i thithë soprovat, në zemrën e tij bëhet një pikë e zezë, e nëse i mohon, në këtë zemër bëhet një pikë e bardhë, derisa zemrat të bëhen dy lloje: i bardhë sikurse sikur qielli i i kulluar. Këtë zemër nuk e dëmtojnë sprovat gjersa ekzistojnë qiejtë dhe toka. Zemra e dytë është zemra e zezë dhe e përmbysur, nuk e njeh të mirën as të keqën, përveç asaj që e ka thithur prej epsheve”. (Muslimi).
Në fund para se të bësh mëkat përkujto se mëkatet shkaktojnë mossuksesin, mosarritjen e diturisë, privimin e rizkut, ngushtësinë e gjoksit, vështirësinë gjërave, dobësinë e trupit, pakësimin e jetës, vdekjen e befasishme, çoroditjen e mendjes, ikjen e turpit, xhelozisë, sjelljes dhe moralit nga zemra. Mëkatet i largojnë dhuntitë, i sjellin dënimet, asgjësojnë bereqetin e jetës, të rizkut, të diturisë, të veprave, të ibadeteve, e eksponojnë robin para llojlloj denimesh në dunja dhe ahiret, e nxjer robin nga qarku i ihsanit dhe e pengon arritjen e shpërblimit të bamirësve.
Prej denimeve më të mëdha është se shkakton largim mes robit dhe Zotit të vet, e nëse ndodh ky largim, atëhere largohen shkaqet e çdo të mire dhe arrijnë shkaqet e çdo të keqe.
All-llahun e lusim që të na bëjë nga robërit që e respektojnë, të cilët as që frikohen e as që mërziten. Kurse lutja jonë e fundit është: falënderimi i përket All-llahut, Zotit të botëve.
Bekir Halimi,
13.4.2001