Kujdesi ndaj prindërve – Meka 17.12.2021

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      13-05-1443 H   17-12-2021 D

Shejh Saud Shurejm        Tema  Kujdesi ndaj prindërve

Falenderimi i takon Zotit, i Lartësuari i Madhi, Bujari, Sunduesi i Madh, “që ka krijuar gjithçka dhe e ka përpjestuar drejt; që ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rrugën.” (El-A’la 2-3) Ai e di ç’ka ka në duart tona dhe ç’ka pas nesh,  dhe ç’ka në mes tyre,  Ai është Gjykatësi i Drejtë e i Gjithëdijshëm.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe  pa shok, Bujari, i Buti dhe Mëshirëploti.

Dëshmoj se Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri dhe i dashuri i Tij, krijesa më e mirë. Solli mesazhin e Zotit të tij, plotësoi emanetin e Tij, dhe na ka lënë në rrugë të ndriçuar, nata në të është sikur dita e saj, nuk devijon prej saj vetëm një krijesë e dobët. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të mirë dhe të pastër, mbi bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, mbi shokët e tij më të mirët e të mirëve, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë dhe ndjekin gjurmët e tyre deri në ditën e Fundit. Për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumëta.

Në vijim

O ju njerëz! Frikësojuni Zotit me frikë të vërtetë, dhe kapuni pas Islamit me lidhje të fortë, ruajuni nga gabimet, mosbindja dhe nga gjynahet, sepse me të vërtetë këmbët tuaja në zjarr nuk kanë  forcë. “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)

Adhurues të Zotit! Njeriu posedon një të drejtë të madhe që i jep atij vlera dhe dinjitet, sikur askujt tjetër nga krijesat e tjera. Ajo është e  drejtë e patjetërsuar për atë që e kryen, dhe nuk ka shpëtim, pafajsi dhe poshtërim më të keq për atë që nuk e plotëson atë. Nuk ka gjë më të keqe se ajo në mesin e njerëzve, se ndarja pa bashkimit,  se rënija pas fitores, dhe nuk ka gjë më fyese se mohimi i të mirës, tradhtisë përballë mbajtjes së fjalës, ashpërsisë përballë mëshirës, dhe mosbindje përballë kujdesjes. Por nuk ka humbje më të madhe për njeriun se kur i hapet një nga portat e Xhenetit, dhe refuzon që të hyjë përmes saj me vullnetin e tij, qëndron pranë saj në shenjë mohimi, pastaj kthehet duke e lënë atë pas shpine. Kështu ai i distancohet nga sekreti i lumturisë së tij në këtë botë dhe në botën tjetër.

Adhurues të Zotit! Kjo e drejtë është nderimi dhe kujdesi ndaj prindërve, që është një nga portat e Xhenetit, që fillon me sjllejen mirë me ata, kujdesi për ata në këtë botë me mirësi, bujari, të sakrifikojmë dhe të lëshojmë para tyre krahët e përuljes prej mëshirës.

Adhurues të Zotit! Prindërit për fëmijët, në misionin e tyre në këtë botë, janë si dielli dhe hëna, me ata ndriçohen rrugët e tyre dhe eleminojnë vetminë e tyre, dhe prej tyre marrin frymëzimin. Ata të dy, prindërit, janë sikurse Jusufi, paqja e Zotit qoftë mbi të, i ka thënë babait për ëndrrën e tij: “O babai im! Unë pashë në ëndërr njëmbëdhjetë yje, Diellin dhe Hënën! I pashë të më përuleshin në sexhde.” (Jusuf 4) Sikur babai është dielli, për atë që ai përpiqet dhe mundohet për djalin e tij gjatë ditës. Dhe nëna është hëna me mundin që ajo heqën duke qëndruar zgjuar për të, fëmijën, dhe duke u bërë mëshirë për të natën.

Vërtetë nga lumturia e garantuar për njeriun në këtë botë është që të arrijë prindërit e tij gjallë në këtë botë, të shijojë mirësinë e kujdesit ndaj tyre, të ngopen me butësinë e zemrave të tyre, dhe të qëndrojë nën hijen e kënaqësisë së tyre.  Ata janë krahët e tij në atmosferën e kësaj bote, dhe stolitë e tij në botën tjetër. Ata janë habitati i tij i butë kur sprovat dhe vështirësitë përballen me të në këtë jetë. Flokët e tyre të thinjur që ai shikon dhe rrullat e tyre, përmbajnë historinë e lumturisë që ata jetojnë në të tashmen. Ata janë lodhur që të bëjnë të lumtur, janë munduar që të jeshë i qetë. Qëndrojnë deri vonë duke mos u shtrirë, kanë frikë që të qetësohen. Damarët e tyre dridhen,  i mbajnë lotët kur fëmija  del nga shtëpia, dhe nuk ju kthehet qettsia derisa ai të kthehet në shtëpi.

Adhurues të Zotit! Prindërit janë ata që qajnë që të qeshin fëmijët e tyre, janë ata që merziten që të gëzohen fëmijët e tyre, ata që vuajnë që të jenë të lumtur fëmijët e tyre, ata qëndrojnë të uritur që fëmijët e tyre të ngopen dhe  të etur që fëmijët e tyre të shuajnë etjen. Në të vërtetë ata të dy, prindërit, janë si shembulli i qiriut që digjet dhe shkrihet, për të ndriçuar, për të ju bërë dritë fëmijëve të tyre me djegijen e vetes. Vërtetë është zemra e nënës për të cilën Allahu i Madhërshëm thotë: “Ndërkohë, zemra e nënës së Musait u bë si të ishte e zbrazët.” (El-Kasas 10) Vërtetë ai është syri i babait për të cilin Allahu i Madhërishëm thotë: “Sytë i ishin zbardhur prej pikëllimit dhe ishte plot zemërim.” (Jusuf 84)

Vërtetë ato janë ndjenja të mëdha, emocione të forta, nga të cilat zbrazet zemra e nënës dhe të zbardhet syri i babait për fëmijët e tyre. “mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti.  Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!”  (El-Isra’ 23-24)

Për Zotin, a  ka më të lumtur se ai që i ka vdekur njëri nga prindërit, apo ai kanë vdekur te dy prindërit, dhe ata janë të kënaqur me të?! Për Zotin nuk ka më të lumtur se ai përson.

Për Zotin, nuk ka më të bukur se ajo që është transmetuar nga Ijas Ibn Muavija, se kur i ka vdekur nëna e tij ka qarë për të fort. E kur është pyetur për këtë gjë ai ka thënë; “ Kanë qenë për mua dy porta të hapura për në Xhenet, e njera prej tyre mu mbyll.”

Pastaj, pasha Zotin, a ka më të zhgënjyer se ai që i ka vdekur njëri nga prindërit, apo i kanë vdekur te dy prindërit, dhe ata të dy kanë qenë  të zemëruar me të?! A ka humbje dhe shkatërrim më të madh? Rrënim dhe shkatërrim është për të.

Allahu i Madhërishëm ka bashkangjitur mirësinë ndaj prindërve me adhurimin ndaj Tij, dhe ka thënë: “ Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit…” (En-Nisa’ 36)

Sikurse ka bashkangjitur falenderimin ndaj tyre me falenderimin ndaj Tij, Allahut, dhe ka thënë: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë.” (Lukman 14)

Allahu i Madhërueshëm gjithashtu ka bërë sjelljen e mirë dhe kujdesin ndaj prindërve nga shkaqet e pranimit të veprave, dhe shkak për shlyerjen e gjynaheve, sikurse ka thënë në Librin e Tij: “ Njeriun e kemi porositur të jetë i sjellshëm ndaj prindërve të vet. Nëna e mbart atë me vështirësi dhe me mundime e lind. Ai mbartet dhe ushqehet me gji për tridhjetë muaj dhe, kur arrin në moshën e burrërisë e i mbush dyzet vjet, ai thotë: “O Zoti im! Më frymëzo që të të falënderoj për begatitë që më ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur! Më dhuro pasardhës të mirë! Tek Ty kthehem i penduar dhe Ty të dorëzohem!” Këta janë ata njerëz, të cilëve do t’ua pranojmë veprat e tyre më të mira e nuk do t’ua vëmë re veprat e këqija. Ata do të jenë banorë të Xhenetit; ky është premtimi i vërtetë, që u është dhënë.” (El-Ahkaf 15-16)

Omer Ibn El Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, i ka thënë  Uvejs El Karanijit, se kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Do të vij tek ju Uvejs Ibn Amir… hadithi deri sa ka thënë; Ai ka një nënë, e ai është i drejtë me të, nëse i lutet Zotit do të nderohet, nëse mundesh që ai të kërkojë falje, të lutet, tek Zoti për ty, bëje, duke i thënë kërko falje, lutu,  për mua, e ai kërkoi falje, u lut,  për të.”  Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Zemra nëse brumoset  me kujdesin ndaj prindërve ajo është kështjellë e padeportueshme  nga mendjemadhësia, arroganca, mosbindja dhe mohimi. Drejtësia dhe sjellja e mirë me prindërit është mburojë e fortë që mbron nga tiparet e liga dhe të neveritshme. Njerëzit nuk kanë parë një njeri të drejtë me prindërit e tij të jetë në natyrë i keq, sikurse nuk kanë parë një njeri me natyrë të keqe të jetë i drejtë me prindërit e tij. Halifi i drejtë Omer Ibn Abdul Azizi, bëri më të mirën kur i ka thënë Ibn Mihranit: “Mos u shoqëro me një të pabindur sepse ai nuk do të pranojë, bindet,  sa kohë nuk i është bindur prindërve të tij.”

Adhurues të Zotit! Nuk është habi, sepse Allahu i Madhërishëm ka konsideruar të ashpërit dhe të pabindurit, e kundërta e atyre që janë të drejtë me prindërit e tyre, sikurse është në fjalën e Tij për Jahjan, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “dhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte i ashpër dhe i padëgjueshëm.” (Merjem 14) Dhe sikurse në fjalën e Tij drejtuar Isait, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur thothë: “dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm.” (Merjem 32)

Askush nuk do të ju dojë sikur ju duan prindërit tuaj. Ata të dy heqin nga vetja e tyre që ta dhurojnë ty. Po, ndoshta nuk do të dhurojnë çdo gjë që ti dëshiron, por pa asnjë dyshim ata të dhurojnë atë që posedojnë. Adhuruesit e Zotit nëse  e dinë këtë, atëhere kujdesi dhe drejtësia ndaj prindërve është emaneti të cilin duhet ta bartin fëmijët mbi supet e tyre, sa të jenë gjallë. Kujdesi ndaj tyre nuk plaket, dhe nuk duhet që të plaket, por se ditët dhe vitet, kujdesit ndaj prindërve, i shtojnë të mira, bukuri dhe ripërtëritje. Kujdesi ndaj dy prindërve duhet të jetë i ri që nuk njeh plakje, dhe nëse plaken prindërit dhe fëmijët. Sikurse nuk duhet  të konsiderohet barrë e rëndë që e ndajnë fëmijët në mes tyre, ndarje detyre, duke u shmangur nga përgjegjësia dhe duke u larguar nga detyrimi.

Në të vërtetë, kujdesi ndaj prindërve është besim dhe borxh. Kujdesi ndaj tyre është garim fetar për botën tjetër të cilën e shijon vetëm ai që kujdeset për prindërit, për të hapr me të një nga portat e Xhenetit. Sikurse ai është borxh i kësaj bote të cilin e plotëson njeriu ndaj prindërve  të tij në të mirë. Por, sado që të shpenzojë dhe të mundohet për prindërit, kurrë nuk do të mund të ju japi hakun, të drejtën e tyre, nga ajo që ata kanë bërë nga përpjekjet dhe të mirat për ta. Abdullah Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka parë një burrë nga banorët e Jemenit, i cili mbante mbi qafën e tij nënë duke bërë Tavafin në Qabe dhe thoshte: “ Unë për atë jam deveja e përkëdhelur,  nëse pasagjerët e saj tmerrohen unë nuk frikësohem. Allahu është Zoti im, Bujari dhe më i Madhi, e kam bartur më shumë se ajo më ka bartu, a thua vallë ja kam shpërblyer asaj o i biri i Omerit?!” Ka thënë: “ Jo, as dhe një psherëtim nga psherëtimat e saj.”  ka për qëllim dhimbjet e lindjes.

Selefu Salih, të parët e mirë, na kanë sjellë katër shembuj rreth  kujdesit ndaj prindërve, në mënyrë që asnjëri nga ne të mos krenohet me kujdesin ndaj prindërve tanë para tyre.

Nga kujdesi i tyre për prindërit, çfarë ka ardhur nga Usame Ibn Zejdi.  Në Medine hurmat e kishin arritu numrin një mijë. Usame Ibn Zejdi shkoi tek një hurmë dhe e preu me qëllim që të marri palcën e saj. E kanë pyetur pse e kanë bërë këtë gjë, e ai ka thënë: “ Nëna ime e donte këtë gjë nga unë, palcën e palmës, dhe nuk ka gjë në këtë botë që kërkon nëna ime, që unë mund të ja plotësoj, e që të mos e bëj për të.”

Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur dilte nga shtëpia e tij, qëndronte tek porta e nënës së tij dhe thoshte: “Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin  mbi ty o nëna ime.” Ajo i thoshte: “ Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin dhe mbi ty.” Pastaj ai i thoshte; “Zoti të mëshiroftë sikurse  me mëshirove kur isha i vogël.” Ndërsa ajo i thoshte: “ Zoti të mëshiroftë sikurse ti kujdesesh për mua tani që jam në moshë.”

Said Ibn Ebi Sufjan Theuriu ka thënë: “Babin nuk e kam kundërshtuar asnjë herë, sa që kur më thërriste, kur isha në namaze vullnetare, i përgjigjesha duke e ndërprerë namazi për të.”

Nga Omer Ibn Dheri, tregohet se kur i ka vdekur djali i tij, e kanë pyetur; “ Si ka qenë sjellja, kujdesi i tij ndaj jush?” Ka thënë: “Kur ecnim gjatë ditës gjithmonë qëndronte pas meje, kur ecnim natën ishte  gjithmonë para meje, dhe kur u ngjitnim në një lartësi qëndroja  gjithmonë poshtë, pas tij.”

Nëse këto janë shembujt që na kanë lënë të parët tanë të mirë, në kujdesin dhe sjelljen e tyre ndaj prindërve të tyre, me ndryshim të madh, në kohëra të ndryshme nga ata  që kanë lënë shembujt të këqinjë dhe të shëmtuar, në mosbindje ndaj prindërve, përmes braktisje së tyre, të qenit të pakënaqur prej tyre, apo të dhënit përparësi të shokëve apo bashkëshorteve para tyre. Për të  mos përmendur neglizhencën e tyre dhe konsiderimin e kujdesit ndaj tyre barrë, që i shtyn ata për ti dërguar prindërit në azile dhe shtëpitë e pleqve. E ndoshta gjykatat dhe policia janë tronditur me pamje tragjike nga mosbindja ndaj tyre, Zoti na ruajtë të gjithëve nga kjo situatë.

A nuk e di i pabinduri se me mos bindjen ndaj prindërve,  njeriu ka kryer një nga gjynahet e mëdha?! Për këtë gjynah të madh, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A doni të ju tregoj për gjynahet e mëdha?” duke e përsëritur këtë gjë tre herë. I kan thënë; “ Me patjetër, o i dërguari i Allahut.” Ka thënë: “  Të bërit shok Allahut në adhurim, dhe mosbindja, mungesa e kujdesit  ndaj  prindërve.” Ai pasiqë ishte i mbështetur, është drejtuar dhe ka thënë; “Pa tjetër dhe dëshmija e rreme.”  Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.

I pabinduri ndaj prindit, duhet ta dijë mirë se shpërblimi është me të njëjtin lloj me veprën që ai bën, ta di se, njeriu atë që vepron me të tjerët do të veprohet me të, shpërblimi i të keqes është i keq, me shembullin e të keqes që ka bërë, sjellja e mirë pasohet shumë shpejt me sjellje të mirë ndaj tij, sikurse dhe mosbindja. Prandaj të meditoj me të gjithë forcën e tij në disa thënije që kanë sjellë disa njerëz të dijes në disa libra që flasin për kujdesin ndaj prindërve dhe lidhjeve familjare, që u kanë ndodhur disa njerëzve, në të cilët thuhet: “ Isha duke ecur në lagje derisa përfundova përballë një të moshuari që kishte të lidhur në qafë një litarë me të cilin tërhiqte një kove të madhe në atë vapë të madhe. Ndërsa pas tij ishte një i ri që kishte në dorë një litar prej lëkure të nxirë dhe të përdredhur me të cilin e godiste. Ai ja kishte bërë shpinën e tij gjithë vija. I kam thënë: “ A nuk i frikësohesh Zotit për këtë të moshuar të dobët?!  A nuk është mjaftueshëm për të ajo që është në këtë litarë, sa që ta godasësh përsëri?!” Ka thënë: “Ai me këtë litar në qafë është babai im.” I thashë; “Zoti mos ta shpërbleftë, mos të dhëntë asnjë të mirë!”  Ka thënë: “ Hesht, sepse ai kështu sillej me babain e tij, dhe babai i tij me gjyshin e babait tim.” Kam thënë: “Kjo është mosbindja më e madhe ndaj prindit.”   A ka sjellje më të keqe se ai që i trajton keq prindërit e tij dhe a ka më të  përçmuar se atë njeri?! Si mund të jetë i lumtur kur ata, prindërit janë të zemëruar me të?! Si mund të gëzohet dhe ata janë të hidhëruar me të?! Si mund të ngopet ndërkohë që ata të dy, prindërit, për shkakun e tij janë të uritur?! Si mund të ketë më prioritet bamirësia për të afërmit dhe fëmijët para tyre, prindërve?! Si mund të ua bëjë këtë gjë atyre të dyve të cilët e kanë larë me duart e tyre, dhe kanë hequr nga vetja e tyre nga pijet dhe ushqimet për të ja plotësuar atij, duke e bërë prehrin e tyre djep dhe qetësi për të?! E nëse i ndodhte ndonjë e vogël apo ndonjë  aksident, ata të dy mbuloheshin nga dhimbja e madhe për të, e nëse do të ju ofrohej si zgjidhje mes jetës së tij me vdekjes së tyre, do të pranonin vdekjen për hir të jetës së fëmijës.

Nëna do të ngelet nënë dhe babai do të ngelet baba sa do që të rritet zhurma e fëmijëve të tyre, sa do e madhe që të jetë përçarja në mes tyre, dhe sa do të përshkallzohet mosbindja e tyre. Të drejtat ndaj prindërve nuk bien me emancipim të fëmijëve, të drejtat e tyre nuk i lanë dot as uji i detit, dhe se pas pendesës nuk ka shlyerje për mosbindje vetëm se kujdesje, kujdesje dhe vetëm se kujdesje ndaj prindërve.

O ju të pabindur ndaj prindërve! Përshpejtoni dhe nxitoni për në pendesë të sinqertë, dhe kujdesje të sinqertë ndaj prindërve para se të jetë vonë dhe para se ata të ikin nga kjo botë. Ata nuk do ti shikojnë dot lotët që do derdhi për ta, pasiqë shpirti të ndahet nga trupi i tyre, nuk do ti ndiejnë puthjet tuaja mbi kufomat e tyre, as përqafimet tuaja dhe as psherëtimat tuaja në largimin e tyre nga kjo botë. Asnjë gjë tashmë nuk ka vlerë për ata, sa kohë ato nuk i kanë parë këto vepra nga ju sa ishin të gjallë. Pasha Allahun, dhe pasha Allahun, ju rëntë hunda në tokë, turp për ju, turp për ju, nëse i arrini prindërit në moshë të madhe, njërin apo te dy ata, dhe nuk ju fusin në Xhenet e Zotit tuaj. Sikurse ka ardhur kjo thënije nga i sinqerti që ka thënë vetëm të vërtetë, Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.

Andaj o ti i pabindur, ja ku e mësove prandaj zbatoje, vërtetë ka përmirësua ai që përfundon me atë që ka dëgjuar. Merrni mësim nga historia e një burri  që ka ardhur tek Abdullah Ibn Abasi dhe i ka thënë: “ Unë ka vrarë një njeri, a mundet, kam mundësi, që të pendohem?!” Ai i ka thënë: “ Nëna jote jeton?” Ka thënë; “Jo.” I ka thënë; “ Kërko sa më shumë falje.”  Pasi që burri është larguar, Ata Ibn Jasari i ka thënë Ibn Abasit; “ O djali i xhaxhait të dërguarit të Allahut, të dëgjova se e pyete për nënën e tij?” Ibn Abasi  ka thënë: “ Nuk di punë që të jetë më e dashur tek Zotit se kujdesi ndaj nënës.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

O Zoti ynë, të lutemi të na bësh nga ata që kujdesen dhe sillen mirë me prindërit, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga mosbindja nda tyre, shkelja e drejtave të tyre, na ruaj nga përçarjet, hipokrizia, dhe nga morali i keq.

Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, dhe na bëftë të gjithëve dobi nga ajetet dhe urtësit e tij.

Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, Zotit kërkoni falje dhe pendohuni tek Ai,  me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falenderojmë për suksesin dhe arritjet. Lutemi dhe përshëndesim të dërguarin që ka ftuar në kënaqësin e Zotit.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut dhe dijeni se çdo frut ka farë dhe çdo farë që të mbijë kërkon që të ujitet, njëjtë është dhe kujdesi ndaj prindërve, ka farë dhe ka gjithashtu nevojë që ajo farë të ujitet, që të mbijë. Prandaj prindërit duhet që të bëjnë kujdes dhe të bëjnë më të mirën në edukimin  fëmijëve, dhe ti rrisin ata si njerëz të mirë. Sepse për frutin do të vijë dita e korrjes së tij, dhe se që në mbjellje dallohet fryti i ëmbël nga ai i hidhur. E kush bën mbjellje të mirë do të ketë korrje të mirë. “ Toka e mirë i jep frutat me lejen e Zotit të saj, ndërsa toka e keqe, zor se jep gjë.” ( El- A’raf 58)

Pastaj, o ti baba dhe ti nënë, dijeni se kujdesi ndaj prindërve është si rezultat i një edukimi të mirë më herët,  edukim në drejtësi dhe  bujari. Frikësojuni Zotit dhe bëhuni të drejtë mes fëmijëve tuaj, që të jenë bashkarish në kujdesin tuaj. Ahnef ibn Kajs ka hyrë tek Muavije Ibn Ebu Sufjani i cili mbante në duar Jezidin, djalin e tij. Muavija duke pyetur Ahnefin, i ka thënë: “ O babai i Detit, çfarë thua për djalin?” Ahnefi ka thënë: “ O prijësi i besimtarëve, ata janë shtyllat tona korrizore, fruti i zemrave tona, drita e syve tanë. Me ata do të përballemi me armiqtë tonë, ata janë pasardhësit tanë që do jenë pas nesh, prandaj bëhu për ata tokë e përshtatshme dhe qiell mbulues. Nëse të kërkojnë jepu, nëse gabojnë qortoi ata, mos i privo me mbështetjen tënde që të mbushin afrimitetin e tyre ndaj teje, që të urrejnë jetën tënde  dhe ngadalsojnë vdekjen tënde.” Muaviu ka thënë: “ Zoti të mëshiroftë o babai i Detit, ata janë vërtetë ashtu siç i ke përshkruar.”

Pastaj, o ju të rinjë, bëni kujdes që nëna apo babai të mos luten kundra jush, sepse nuk ka asnjë prind që lutet kundra  fëmijës së tij, përveç se për mosbindje të madhe të tij ndaj tyre, pasi që është kujdesur për të kur ka qenë i vogël, e ka ushqyer kur ishte i uritur, dhe fshinte lotët e tij kur qante. E kur u rrit dhe mendoi me mendjen e tij se u forcua, me mend dhe  pasuri, nxorri shpatën e tij të mosbindjes dhe vendosi shigjetën e tij të mohimit në harkun e tij. Në këtë formë dalin lutje të sinqerta nga ata si prind, për ty. Mjerë për atë që prindërit e tij luten kundra tij, mjerë për të, mjerë për të.

E këto lutje, kundra fëmijës, dalin nga gjuha e nënës dhe babait të cilët janë lodhur nga ndjenja e mosbindjes së fëmijës së tyre, dhe hidhërimi e mosmirënjohja që në lindje.

Në këto raste mos pyesni për shpirtë të thyer, dhe dhimbje që shtyjnë në  këto lutje. Nuk është për tu habitur, sepse ajo është një lutje e një të munduari, që është i bindur në përgjigjjen e saj. Sikurse na kanë sjellë disa nga njerëzit e dijes një lutje të një prej selefëve tanë të parë,  në kohën e Malik Ibn Marvanit, i cili lutej për djalin e tij të pabindur duke thënë: “ Fshehën  të drejtat e mia me pa të drejtë dhe më theu dorën time, Allahu ja theftë dorën e tij, Ai është i fuqishëm mbi të, e unë lutem më një lutje që nëse e bëj, sa dhe nga mali Rejan do ndahej një pjesë e tij, a më bën padrejtësi pasuria ime, fëmija, dhe me detyron të jap dëshmi të rreme, ai pa tjetër do të takojë Zotin e tij dhe Ai do ta marri në llogari.” Allahu i Madhërueshëm këtë fëmije të pabindur e sprovoi me një fëmijë më të pabindur se ai vetë. Zotit i lutemi të na ruaj dhe të mos na sprovovojë.

O ju fëmijë, frikësojuni Zotit dhe larg përdorimit të fjalës uf, sepse ajo, dhe pse është nga fjalët me pak shkronja dhe më e lehtë për tu shqiptuar, është nga krimet më të dukshme, dhe nga mosbindjet më e shkurtër, më e përmbledhur. Dijeni gjithashtu se kushdo që  prindërit i frikësohen reagimeve të tij, është padyshim i pabindur. Dhe sikurse ka thënë dhe Urvetu Ibn Zubejri; “Nuk është kujdesur për prindërit kush kufizon, vëndos kufizim, shikimin e tyre.”

Pastaj, o ti bashkëshorte, dhe ti bashkëshort,  frikësojuni  Zotit , dhe bëhuni bashkëpunues dhe ndihmues të njëri-tjetrit në kujdesje të prindërve tuaj. Bashkëshortët më të këqinjë  janë djemtë,   dhe bashkëshortet më të këqija janë vajzat që nuk janë ndihmues të njëri-tjetrit në kujdesje të prindërve dhe lidhjeve të tyre. “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” (El-Ma‘ide 2)

O Zot fale dhe mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij,  me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

O Zot  të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e tij të parë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me tabiinët dhe me të gjithë ata që e pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit.

O Zot të lutemi të jeshë i kënaqur me ne sëbashku me ata, me Faljen, Mirësin dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot ndihmo fenë dhe librin Tënd, synetin e të dërguarit Tënd, dhe robërit Tu besimtarë.

O Zot largo akthin  e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve  atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot na jep siguri në vendit tonë, përmirëso udhëheqësit dhe  kujdestarët e çështjeve tona, bëj kujdestarët tonë nga ata që të fikësohen, janë të devotshëm dhe kërkon kënaqësinë Tënde, o Zoti i botrave.

O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga veprat dhe fjalët,  o i Gjallë, o i Përhershëm.

O Zot përmirëso këshilltarët e tij, o më i Madhi më Bujari.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që është në dobi të njerëzve dhe vendit.

O Zot fal baballarët dhe nënat tona, o Zot mëshiroi ata sikurse na kanë mëshiruar kur ishim të vegjël. O Zot kush është nga ata gjallë jepu jetë të gjatë në vepra të mira, e ata që kanë ndërruar jetë prej tyre mëshiroi me mëshirën Tënde të Madhe, dhe bëji nga banorët e Xhenetit Tënd, o më i Madhi më Bujari.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

O Zoti ynë, Ti je Zoti i Vetëm nuk ka Zot tjetër veç teje, Ti je i pasur,  që nuk ke nevojë për diçka, ndërsa ne jemi të varfër, nevojtarë, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.

O Zoti ynë zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.

O Zoti ynë mos na privo nga të mirat Tua për shkak të këqijave që ne kemi, o më i Madhi më Bujari.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Burimi:

3teshenjta.com