Ballina » Lajme » KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME NË RMV, REISUL ULEMA HFZ.H.SHAQIR EF. FETAI, PJESËMARRËS NË TAKIMIN LAMTUMIRËS TË AMBASADORIT TË ITALISË.
KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME NË RMV, REISUL ULEMA HFZ.H.SHAQIR EF. FETAI, PJESËMARRËS NË TAKIMIN LAMTUMIRËS TË AMBASADORIT TË ITALISË.

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME NË RMV, REISUL ULEMA HFZ.H.SHAQIR EF. FETAI, PJESËMARRËS NË TAKIMIN LAMTUMIRËS TË AMBASADORIT TË ITALISË.

Më 15 nëntor 2024, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut Hfz. H. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në një takim të organizuar nga ambasadori i Italisë në Shkup, z. Andrea Silvestri, me rastin e përfundimit të mandatit të tij si ambasador i Italisë në Shkup.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timco Mucunski ,ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Angela Aggeler, ambasadorja e Gjermanisë z. Petra Drexler, ambasadorë të tjerë, si dhe përfaqësues të Korit diplomatikë që veprojnë në Maqedoninë e Veriut.

Reisul Ulema Hfz.H Shaqir ef. Fetai falënderoi ambasadorin Silvestri për bashkëpunimin e deri tanishëm dhe i uroi suksese në angazhimet e tij të ardhshme diplomatike.
Në këtë event Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef.Fetai, ishte i shoqëruar nga Drejtori i Sektorit për Diasporë Mafiz Rustemi.

Burimi
* Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.