Datë: 19 shtator 2024

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, shpallë:
KONKURS
Për këto vende të punës:

– Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë “Bilali r.a.”,
– Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë “Myfti Haxhi Rrystem Shporta”,
– Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë “Xhebel Nur”
– Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë e fshatit Landovicë

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
  • T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
  • Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
  • Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
  • Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës;
  • Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.

Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

  • Diploma e Medresesë (shkollimi katërvjeçar) ose ajo e Fakultetit;
  • Certifikata e lindjes;
  • Certifikata shëndetësore;
  • Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
  • Vërtetimi për përvojën e punës;
  • Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
  • CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
  • Letërnjoftimi (fotokopje);

Të gjitha dokumentet duhet të jenë në origjinal.

Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

Burimi