Datë: 8 gusht 2024
Këshilli i Bashkësisë Islame në Rahovec, shpallë:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë e “Kasumit” në Rahovec
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
- Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
- T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
- Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
- Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
- Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
- Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës;
- Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
- Diploma e Medresesë (shkollimi katërvjeçar) ose ajo e Fakultetit;
- Certifikata e lindjes;
- Certifikata shëndetësore;
- Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
- Vërtetimi për përvojën e punës;
- Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
- CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
- Letërnjoftimi (fotokopje);
Të gjitha dokumentet duhet të jenë në origjinal.
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 7 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.