Data: 11 mars 2021
Këshilli i Bashkësisë Islame i Kaçanikut shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
- Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Nikaj
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
- Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
- T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
- Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
- Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
- Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
- Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës;
- Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
- Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;
- Certifikata e lindjes;
- Certifikata shëndetësore;
- Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
- Vërtetimi për përvojën e punës;
- Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
- CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
- Letërnjoftimi (fotokopje).
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kaçanikut.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut (https://bislame.net/njoftime/10586/).