Konflikti mes mendjes dhe epshit
Normalisht se gjatë verës del në shesh edhe ma shumë ky konflikt, e ndoshta ky konflikt është edhe vendimtari në ecurinë e njerëzimit drejt asaj që i sjell dobi dhe të mira në këtë jetë dhe në jetën e ahiretit, por edhe për të këqijat.
Njeriu si duket edhe është viktimë e këtij konflikti, në të cilin, nga mungesa e përdorimit të shëndoshë të mendjes, fiton epshi.
Ose nga shkaku se më shumë i servohen elemente joshëse epshit se sa mendjes.
Kështu që nuk ka emision, reklamë, program, shkollë, universitet, rrugë, kafene, ku nuk eksponohet joshja e epshit, kurse në të gjitha këto raste mungon eksponimi i joshjes së mendjes.
Në popullin tonë më shumë kemi raste ku organizohen koncerte muzikore, me karakter demoral dhe degjenerues, se sa promovime të librit. Madje edhe vet teksti i këngëve më nuk ka ndonjë karakter shkencor dhe letrar, por është një rënditje e rimuar e fjalëve që nuk ka ndonjë domethënie arsimuese dhe edukative.
Më shumë vizitohen prezentimet e miseve të ndryshme se sa të organizimeve që kanë të bëjnë me dijen dhe shkencën.
Organizimi i panairit të librit, zakonisht bëhet më i dobët se sa panairet tjera.
Përgaditja e librave dhe prezentimi i tyre zakonisht bëhet më i dobët se sa i prodhimeve të ndryshme industriale.
Media shumë më pak mirret me librin, dijen dhe shkencën se sa me gjëra shumë të zbehta të realitetit tonë.
Po edhe vet shkolla më nuk e ka atë pozitë të arsimimit dhe edukimit që ka patur dikur, ose të cilën duhet ta ketë.
E mos të flasim për familjet, te të cilët janë prishur të gjitha kriteret, ato tradicionale, ato fetare edhe ato shkencore.
Epshi dhe njeriu
Epshi është i natyrshëm te njeriu, sepse në këtë formë e ka krijuar All-llahu, subhanehu ve teala, njeriun. Islami e konfirmon këtë emocion dhe e nderon, andaj e ka bërë të ligjshme martesën mes dy gjinive dhe sunnet të pejgamberëve, si përgjigje e kësaj nevoje, kurse këtë akt martesor e ka emrëtuar si marvëveshje të rëndë, për të treguar rëndësinë dhe madhësinë e tij.
Ky instikt është prej instikteve më të fuqishme te njeriu dhe më i rezikshmi, andaj All-llahu, tebareke ve teala, e ka bërë prej epsheve të para, të cilat ia ka zbukuruar njeriut. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
” زين للناس حب الشهوات من النساء والبنين …..”
“Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë”. (Ali Imran: 14).
Kontrollimi i epshit
Andaj, nëse i lirohen frerët këtij instikti dhe i hapen dyert gjërë e gjatë, në mungesë të kontrolluesit fetar dhe moral, ajo nuk le asgjë shëndosh, e shkatërron edhe gjendjen edhe pasurinë, shkakton prishjen e shoqërisë, humbjen e gjinisë njerëzore dhe sojit dhe shkatërrimin e popujve dhe njerëzve.
All-llahu, xhel-le shanuhu, na e ka tërhjekur vërejtjen nga afrimi imoralitetit e ka thënë:
” ولا تقربوا الفواحش ما ظهر منها وما بطن…”.
” mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, “. (El-Enam: 151).
” ولا تقربوا الزنى إنه كان فاحشة وساء سبيلا ” .
“Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe”. (El-Isra: 32).
E kur All-llahu e ndalon një gjë, ia ndalon edhe shkaqet që shpiejnë në atë gjë, andaj ka vënduar dispozita dhe ligje që ia lehtësojnë njeriut largimin prej tyre. Për këtë, pasiqë All-llahu e ka ndaluar zinanë (marëdhëniet intime pa kurorë) ka përcaktuar edhe ligje dhe rregulla që i mbrojnë njerëzit nga rënia në kënetën e poshtërsisë.
Ligjet për kontrollimin e epshit
Prej ligjeve për kontrollimin e epshit janë edhe këto:
1- I urdhëron All-llahu, dy palët (meshkujt dhe femrat) të ulin shikimin.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
” قل للمؤمنين يغضوا من أبصارهم ويحفظوا فروجهم ذلك أزكى لهم إن الله خبير بما يصنعون * وقل للمؤمنات يغضضن من أبصارهن ويحفظن فروجهن “
“Nuk është për ju ndonjë mëkat, nëse hyni në shtëpi të pabanuara, e që në to keni ndonjë përfitim. All-llahu e di atë që e shfaqni haptas dhe atë që e mbani fshehtë. Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata”. (En-Nur: 29- 30).
2- Qëndrimi i grave në shtëpi, për ta ruajtur stabilitetin e shoqërisë.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
” وقرن في بيوتكن ” .
“Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, “. (El-Ahzab: 33).
3- Nëse del për nevojë, sherijati ia ka bërë obligim mbulesën islame, për ta mbyllur derën e fitnes:
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
” يا أيها النبي قل لأزواجك وبناتك ونساء المؤمنين يدنين عليهن من جلابيبهن “
“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues”. (El-Ahzab: 59).
Dhe thotë:
” ولا يبدين زينتهن إلآ ما ظهر منها ” .
” të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, “. (En-Nur: 31).
4- I ka ndaluar gruasë që ti përplas këmbët për të zbuluar stolitë e veta:
” ولا يضربن بأرجلهن ليعلم ما يخفين من زينتهن ” .
” Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre “. (En-Nur: 31).
5- I ka ndaluar gruas të llastohet gjatë foljes:
All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:
“ولا تخضعن بالقول فيطمع الذي في قلبه مرض “
” andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura”. (El-Ahzab: 32).
6- I ka ndaluar gruas të parfymoset për të huajit:
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
” أيما امرأة خرجت من بيتها مستعطرة ، ثم مرت على قوم ليجدوا ريحها فهي زانية “
“Secila grua që del nga shtëpia e saj e parfymosur, kalon pran burrave që tia nuhasin aromën, ajo është lavire”. (sahih, Nesaiu).
7- Ndalimi i përzierjes së gjinive dhe vetmimi i një burrit të huaj me një grua të huajë:
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
” إياكم والدخول على النساء ، فقالوا : أرأيت الحمو يا رسول الله ، قال : الحمو الموت الحمو الموت الحمو الموت “
“Keni kujdes e mos hyni në mes të grave. I thanë: e ç’thua për hyrjen e vëllaut të burrit? Tha: kjo është si vdekja, kjo është si vdekja, kjo është si vdekja”. (Buhariu).
” ما خلا رجل بامرأة إلا كان الشيطان ثالثهما ” .
“Çdo herë që vetmohet një burrë me një grua, i treti është shejtani”. (sahih, Tirmidhiu).
8- Sherijati e ka bërë të ligjshme publikimin e martesës dhe praninë e dëshmitarëve prej kushteve të martesës.
Po ti implementonin këto rregulla njerëzit në jetën e tyre të përditshme, do të jetonin në harmoni dhe lumturi, mirëpo kur i lanë këto porosi edhe burrat edhe gratë, edhe të rinjtë edhe të rejat, na ndodhin fatkeqësi dhe prishet rehatia dhe siguria e shoqërisë.
Reziku i shikimit të pakontrolluar
Dera kryesore e poshtërsisë dhe imoralitetit është shikimi i pakontrolluar, qoftë direkt në realitetin e përditshëm të jetës sonë ose nëpërmjet kanaleve të ndryshme satelitore ose nëpërmjet internetit.
Fatkeqësisht shumë familjar dhe njerëz në vend se të kontrollojnë këto mjete, ata edhe ma shumë i lirojnë dhe nuk i kontrollojnë dhe me këtë bëhen shkak për devijimin e fëmijëve të tyre.
Pronarët e internet kafeneve, në vend se të vëndojnë programe që i kontrollojnë kompjuterat e tyre, ata përkundrazi veprojnë që tua lehtësojnë edhe ma shumë këto shërbime. Ata veprojnë për të fituar ma shumë, mirëpo e tërë kjo shkon në llogari të moralit të popullit tonë.
Pa dyshim se kur një adoloshent do të hyjë në ato faqe, kjo do tia ngacmon epshin dhe do ta stimulojë për zbatim të asaj që e sheh edhe në praktikë. Kësaj sigurisht se ia ndihmon edhe shejtani, edhe do të mundohet që këtë nevojë ta shfryn në mënyrë të ndaluar fetarisht, ose me gjëra për të cilat ai mendon ndoshta se janë shërim, kurse aty qëndron sëmundja edhe më e madhe.
Kjo lind dëshirën për vizitë të vendeve të pista, siç janë diskotekat e ndryshme, kafenete, e shumë vende të posaçme për degjenerim moral.
Pa dyshim se kjo mënyrë e pakontrolluar e shërimit të këtij problemi shkakton probleme psiqike dhe pasoja negative në zhvillimin e personalitetit të tijë.
Na dhemb zemra kur shohim se rinia, në kulmin e fuqisë dhe elanit të tyre, në vend se të miret me studim dhe prodhim, ai miret dhe preokupohet me epshin e tij, bëhet skllav i epshit të vet, synimi i tij final është kërkimi i vajzave dhe vizita e vendeve të pista. Kjo është brenga e tij kryesore, për te jeton, mendon dhe pushon. Vepron që tia plotëson dëshirat e saja, haron Krijuesin e vet, haron namazin dhe adhurimet e tija, haron familjen dhe shoqërinë.
Koka i është mbushur me vrapimin pas këtij instikti, andaj nëse njeriun nuk e udhëheq mendja, ate e udhëheq epshi kah të dëshirojë.
Cilat janë frytet që i sjell kjo sjellje:
Një: Strese dhe frikë që e kaplon nga çdo anë. Frikë që mos ti ikin vajzat, frikë nga turpi, frikë nga sëmundjet e ndryshme, etj.
Dy: Dekoncentrim dhe mologjikim i shëndoshë, sepse epshi ia ka sunduar mendjen.
Tre: Dobësia e rezultateve ideologjike dhe shkencore, sepse mendja e tij është e preokupuar me gjëra tjera, ka personalitet të thye dhe trupi i është lodhur.
Katër: Kallje epshore, ngacmim i instiktit, ky njeri i ngjan atij që pi ujë deti, aq sa ma shumë pi, aq ma tepër i shtohet etja.
Pesë: Nënçmohet dhe poshtërsohet duke tentuar të fiton sipmatinë e vajzave.
Gjashtë: Dobësia fizike e tij.
Shtatë: Mëriza, ikja nga përgjegjësia, mosdurimi, ndjeshmëria e tepruar, hidhërimi për shkaqet më të vogla, ngushtica e gjoksit, ngërçe nervore dhe sëmundje psiqike.
Tetë: humbja e kohës në kënaqësi momentale, harxhimi i rinisë në vrapim pas epsheve.
Nëntë: harxhimi i sasisë së madhe të pasurisë, të cilat mund të harxhoheshin në shumë projekte të dobishme si për këtë jetë si për ahiret.
Dhjetë: Krimi i zinasë është borxh, të cilin e ka ai që bën zina, do ta kthen këtë borxhë në familjen e vet.
Njëmbëdhjetë: Dobësia e vullnetit për të mirë dhe dobi në mënyrë shkallëzore, sundimi nga epshi, derisa të bëhet skllav i epshit, i cili duke kërkuar të çlirohet nga kufizimet fetare dhe shoqërore, fitoi lirinë, sikur të papagallit, i cili gjindet në kafaz të arit, ose qenit, i cili është i lidhur me zinxhir të arit.
Dymbëdhjetë: Hidhërimi dhe mllefi i All-llahut, ardhja e fatkeqësive dhe defekteve, mosbereqeti në pasuri, ymër dhe fëmijë.
Trembëdhjetë: Urrejtja e familjes dhe farefisit, moskujdesi për zbatimin e obligimeve dhe mosdhënia rëndësi përgjegjësisë.
Të vërtetën e thotë All-llahu kur thotë:
” ومن أعرض عن ذكري فإن له معيشة ظنكا “
“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër”. (Taha: 124).
E lusim All-llahun të na shtojë dijen dhe besimin!
E lusim All-llahun të na shtojë nderin dhe moralin!
E lusim All-llahun të udhëzojë rininë tonë!
E lusim All-llahun të na mbrojë nga sprovat që i dimë dhe që nuk i dimë!
E lusim All-llahun që të na dhurojë të mirat e dynjasë dhe të ahiretit!
Amin!
Bekir Halimi,
16.7.2004