1- Shqetësimi për atë që po u ndodh vëllezërve tanë muslimanë në Gaza Palestinë është shenjë besimi, kush nuk gjen asnjë farë shqetësimi le të shikojë imanin e tij.
2- Çdo musliman ka përgjegjësinë e tij sipas pozicionit të tij për atë që po ndodh në Gaza. Kufijtë artificialë nuk e heqin përgjegjësinë para Allahut Fuqiplotë. A nuk e shikojmë sesi armiqtë e tyre kanë kufij mes tyre, por ata janë bërë bashkë kundër Palestinës duke i shkrirë dhe shkelur me këmbë ato kufij, duke qëndruar me shtetin pushtues, të cilin po e mbështesin me të gjitha mënyrat dhe mjetet?!
3- Fitorja e muslimanëve në Gaza është fitore për të gjithë muslimanët dhe humbja e tyre është humbje për të gjithë muslimanët.
4- Braktisja e vëllezërve tanë në Gaza është një shenjë e fortë e fitneve, tundimeve dhe të dhënies fort pas dynjasë, në të cilën kanë rënë sot muslimanët.
5- Muslimanët e Gazës sot janë pararoja e muslimanëve, ndërsa është shumë shqetësuese që pjesa tjetër e umetit islam flejnë të qetë, sikur ajo që ndodh nuk është çështje e tyre. Gjithsecili është përgjegjës për veten e tij, askush nuk ka për t’u arsyetuar për tjetrin!
6- Rëndësia e të qenurit me Allahun e Madhëruar; muslimanët sot në Gaza të rrethuar nga të katër anët, pa asnjë ndihmë, të braktisur dhe të lënë vetëm, po qëndrojnë mes të gjitha krimeve dhe dhimbjeve.
7- Ekspozimi i hipokritëve, dekurajuesve, të atyre që janë palë me armikun është në vetvete një fitore e madhe për muslimanët (nëse ata vërtetë janë të sinqertë në dallimin e këtyre hipokritëve).
8- Nga disfatat e mëdha të muslimanëve sot është shikimi i çështjes së muslimanëve në Gaza jo në këndvështrimin islam.
9- Ligjet universale të Allahut do të realizohen, nëpërmjet shinave të tyre lëviz gjithçka, ato kanë shkaqet e tyre, ndërsa të mbyllësh sytë dhe të presësh mrekullitë, pa bërë asnjë shkak dhe pa asnjë përpjekje është si të shpresosh të korra pa mbjellje.
10- Ndër shkaqet më të mëdha të humbjes janë besimi i dobët, shkujdesja, dobësia e vetëdijes, preferimi i poshtërimit dhe dorëzimi para pushtetit të jobesimtarëve, hipokritëve dhe njerëzve të pamoralshëm.
Hoxhë Hariz Allkoçi