Komponenti i tretë: mosnxitimi
Ja, arritëm deri te komponenta e fundit e urtisisë, e ajo është mosnxitimi.
Mosnxitimi në gjuhën arabe ka kuptimin:
– Sigurim;
– Pritje;
– Njohtim detal.
Këto domethënie i ngërthen në vete fjala El-Enatu.
Nga ky kuptim gjuhësor del se mosnxitimi nënkupton sjelljen e urtë mes nxitimit dhe moslëvizjes.
Tek ne dihet fjala e urtë që përdoret në mesin e njerëzve: “kush nxiton gabon” që domethënë se nxitimi zakonsiht e sjell gabimin në veprimet tona, kurse kjo tregon se nxitimi asnjëher nuk mund të jetë komponent i urtësisë.
Mosnxitimi është manifestim i durimit dhe është veti e njerëzve të mençur dhe të matur, kurse nxitimi është veti e njerëvze të dezorientuar. Kjo tregon se njeriu i tillë nuk posedon vullnet të çelikt me të cilin mund të kontrollon vetveten përballë reagimeve të tija të nxitshme. Njeriu që nuk lëviz dhe është përtac, kjo tregon se ai nuk ka aftësi e cila e shtyn ti bëjë veprat që i realizojnë atij atë që e dëshiron, ose nuk ka ambicje të larta që synon plotësinë, por mjafothet me gjëra të ulta, duke i dhënë përparësi fitimit të rehatisë dhe përtesa në kryerje të detyrës.
Nga kjo që thamë si sqarim për mosnxitimin del në shesh se thirrësi duhet të cilësohet me këtë cilësi, sepse kjo cilësi i mundëson të vlerson gjërat me maturi dhe pjekuri dhe ti vëndon gjërat në vendin e vet, kurse nxitimi i sjell gabimin, dështimin, rrëshqitjen, pengimin, tremën dhe në vend se të arrijë i pari në cakun e tij, vjen i fundit.
Më herët ulematë kanë thënë:
“Kush e nxiton një gjë që ta arrijë para kohe, privohet që mos ta arrijë atë që gjë”.
Kur flasim për mosnxitimin duhet theksuar edhe këtë: disa herë është prej urtësisë që të nxitojmë, e disa herë është që mos të nxitojmë, nxitimi nga nxitimi dallon në aspektin kohorë, por edhe mvarësisht nga vepra me të cilën ka të bëjë ky nxitim.
Vlera e mosnxitimit
Islami e ka qortuar nxitimin dhe e ka ndaluar ate, por gjithashtu e ka qortuar edhe përtesën dhe moslëvizjen, kurse e ka lavdëruar mosnxitimin dhe ka urdhëruar në te.
All-llahu, subhanehu ve teala, në Kur’an thotë:
“Ti (Muhammed) mos e shqipto atë (Kur’anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë! Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij! E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij. Dhe pastaj është obligim yni që ta shkoqisim atë”. (El-Kijame: 16- 19).
All-llahu, subhanehu ve teala, e këshillon Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që mos tia parakaloj melekut gjatë leximit të Kur’anit sepse All-llahu i garanton se do tia grumbullon në gjoksin e tij dhe do tia lehtëson ta kumton ashtu sikurse e ka mësuar.
” Ti mos nxito me Kur’anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, thuaj: “Zoti im, më shto dituri!”. (Taha: 114).
All-llahu, subhanehu ve teala, i ka urdhëruar mbarë besimtarët në përgjithësi dhe thirrësit në veçanti që të mosnxitojnë gjatë akuzimit të njerëzve dhe vlerësimit të tyre, duke thënë:
“O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë”. (El-Huxhurat: 6).
Domethënë: mos nxitoni, qetësohuni, kuptoni mirë realitetin, filtroni lajmet që ju vijnë derisa t’ju bëhet tërësisht e qartë situata.
Thirrësi në fe të All-llahut duhet mos të nxitoj por duhet të sigurohet në fjalët, veprat dhe burimin e informatave para se të gjyko për te ose kundra tij.
Thirrësi në fe të All-llahut nëse e sheh fundin e gjërave mbrohet nga pendimi, kurse nuk mund të arrijë në këtë gradë nëse nuk i analizon të gjitha gjërat që i dalin para dhe me të cilat ballafaqohet, e nëse janë udhëzim dhe mbarësi, vazhdon përpara, e nëse është devijim dhe prapësi ndalet mbrapa.
Realiteti i hidhur i sodit
Nëse ia hedhim një shikim realitetit tonë të hidhur do të shohim se nxitimi është një prej defekteve më të mëdha me të cilin ballafaqohet zgjimi islam.
Shumë djem të rinjë nga vrulli dhe entuziazmi që kanë, nga shkaku i mosdurimit të padrejtësirave që i bëhen muslimanëve anë e mbanë botës islame, ata dëshirojnë ti nxitojnë gjërat dhe të marrin përsipër detyra dhe vepra që në kohën e sahabeve duheshte të mblidhen të gjith pjesamrrësit e bedrit, si njerëz më të vjetër dhe me përvojë në përhapjen e islamit dhe udhëheqjen e muslimanëve, për të vendosur për to.
Ne jemi dëshmitar se sot muslimanët duke nxituar rezultate privohen tërësisht nga ato.
Dikush nxitimin e ban duke e bërë punë parësore të tij themelimin e partive politike dhe veprimin në këtë sferë.
Dikush duke u marrë me vepra militante dhe duke pretenduar se vetëm kjo mënyrë është zgjidhje e kësaj gjendje të mjerueshme të muslimanëve.
Edhe të parët edhe të dytët nga shkaku i nxitimit të rezultateve e lënë pas dore rrugën e gjatë të davetit, e cila është e gjatë, mirëpo është e sigurtë.
Sigursisht se në këtë rast ju kujtohet hadithi i Abdullah ibën Mesudit, radijall-llahu anhu, kur tregon vijën e drejtë dhe të gjatë që kishte vizatuar Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe vizat që prezentoni rrugicat, djathtas dhe majtas të kësaj rruge të gjatë. (sahih, shiko: “Mushkatul-Mesabih).
Ishte një prezentim figurativ për të treguar se rruga e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është e drejtë, mirëpo edhe e gjatë, andaj nuk duhet të dalim nga kjo rrugë e drejtë, e cila është e gjatë, nga shkaku i nxitimit të rezultateve, dhe të nisemi rrugicave që janë në të majtë dhe të djathtë të kësaj rruge të drejtë.
Muslimanët që ecin në rrugën e drejtë dhe të gjatë të Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, janë ata që fillojnë veprimtarinë e tyre me thirrje në fe të All-llahut, duke mos u ndaluar asnjëher nga kjo detyrë dhe kjo vepër, sepse fillimi dhe përfundimi i procesit të përmirësimit të gjendjes së muslimanëve është thirrja në fene e Tij. Nëse të gjith muslimanët do të participonin në këtë vepër gjigante dhe madhështore, do të vinin frytet shumë të mëdha dhe të bujshme, saqë do të ndaleshin shumë ofanziva dhe tentime për të zmbrapsur muslimanët.
Së fundja ne duhet ta japim mundin tonë, duke i plotësuar maksimalisht kushtet e fitores, kurse rezultatet dhe fitoreja vijnë nga All-llahu, subhanehu ve teala, siç na ka treguar duke thënë:
” përndryshe ndihma vjen vetëm prej All-llahut, ngadhënjyesit, të urtit”. (Ali Imran: 126).
Dhe i është drejtuar Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke i thënë:
“Ose ta bëjmë të mundshme të shohish diçka nga ajo që ua premtuan atyre, ose ta marrim shpirtin ty (kurse ti nuk sheh gjë), e ardhmja e tyre është vetëm te Ne. All-llahu është dëshmues i asaj që punojnë”. (Junus: 46).
Mosnxitimi në xhihad
Për shkak të rëndësisë së madhe që ka mosnxitimi dhe sigurimi, All-llahu, subhanehu ve teala, e ka urdhëruar edhe në luftën kundër jobesimtarëve, gjë që është prej mënyrave më të mëdha në thirrje në fe të All-llahut.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“O ju që besuat, kur marshoni në rrugën e All-llahut (për në luftë), të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): “Nuk je besimtarë!”, duke kërkuar me të mjet (mall) të jetës së kësaj bote, pse te All-llahu janë begatitë e mëdha. Ashtu (jo besimtarë) ishit edhe ju më parë, e All-llahu ju dhuroi (besimin), pra sqaroni mirë! All-llahu e di në hollësi çka veproni”. (En-Nisa: 94).
Dihet qartë se gjërat janë dy lloje: të qarta dhe të paqarta.
Gjërat e qarta nuk kanë nevojë për sqarim dhe sigurim, kurse gjërat e paqarta, muslimanët në përgjithësi dhe thirrësit në veçanti kanë nevojë për sqarim dhe sigurim. Kjo vepër sjell shumë dobi dhe i largon shumë dëme, gjë që e ban musliman të sigurtë nga rëshqitja.
Rasti i Usame ibën Zjedit, radijall-llahu anhu, e tregon edhe më shumë problemin e nxitimit dhe mosnxitimit në luftë.
Usame ibën Zejdi, radijall-llahu anhu, tregon: na dërgoi Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, te fisi Xhuhejne. I sulmuam në mëngjes dhe i fituam. Unë dhe një ensarit e kapën një njeri prej tyre. Kur e rëzuam, ai tha: la ilahe il-lall-llah. Ensariti u largua nga ai, kurse unë e godita me shtizën time dhe e mbyta. Kur erdhëm te Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i kishte arritur lajmi ynë e më tha: Usame, a e mbyte pasiqë tha: la ilahe il-lall-llah? I thashë: e tha këtë fjalë nga frika, që të sigurohet. Më tha: a e mbyte pasiqë tha la ilahe il-lall-llah. Vazhdoi ta përsëris këtë pyetja derisa shpresova që mos të kisha qenë musliman para kësaj dite”. (Buhariu dhe Muslimi).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeri shumë i matur dhe nuk nxitonte, andaj nuk i luftonte jobesimtarët para se të siguroheshte se ata nuk e pranojnë as islamin e as xhizjen.
Enes ibën Maliku, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk e sulmonte një popull derisa të gdhinte mëngjesi, nëse dëgjonte ezan në atë vend, nuk e sulmonte, përndryshe i sulmonte befasisht”. (Buhariu dhe Muslimi).
Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i edukonte sahabet në mosnxitim
Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mundohej që edukata e mosnxitimit të jetë e përditshme në jetën e besimtarëve, madje edhe gjat realizimit të veprave të mira.
Në këtë drejtim është edhe porosia e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
“Nëse thirret ikameti për namaz, mos ejani në xhami duke nxituar, ejani duke ecur qetë. Atë që e arrini e falni, atë që u ka kaluar e plotësoni”. (Buhariu dhe Muslimi).
Domethënë edhe ardhja në namaz që është shtylla e fesë duhet me qenë me qetësi dhe ecje normale dhe pa nxitim, e mos të flasim për situata tjera të paqarta.
Pejgamberët kanë hise më të madhe në këtë veti
Prej rasteve që e vërtetojnë këtë që themi është edhe rasti i Sulejmanit, alejhisselam, me Hud’hudin (pupëzën), ku del në shesh mosnxitimi i tij.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Dhe vështroi shpendët e tha: “Ç’është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!” Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta therë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim)”. (En-Neml: 20- 21).
Pupëza, ishte pjesë e ushtrisë së Sulejmanit, alejhisselam,, mungoi pa marrë leje nga Sulejmani, alejhisselam. Ky si komandat i ushtrisë duheshte ta tregon gatishmërinë për të denuar secilin që nuk respekton rregullin dhe disiplinën e ushtrisë. Përndryshe do të bëhej shembull i keq për të gjith ushtarët.
Mirëpo Sulejmani, alejhisselam, nuk ishte pushtetmbajtës tiran dhe diktatorial, e as njeri që nxitonte, andaj ai pa dëgjuar arsyetimin e Pupëzës që mungonte nuk guxoi të lëshon vendimin përfundimtar.
Ajetet dhe thëniet e selefit që qortojnë nxitimin
All-llahu, subhanehu ve teala, duke folur mbi Faraonin thotë:
“Dhe ashtu ai e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vërtet popull i shkatërruar”. ((Ez-Zuhruf: 54).
Duke i konsideruar mendjelehtë njerëzt që i kishte në sundim, tentonte ti devijon dhe ti largon nga e sakta dhe e vërteta.
” e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë”. (Er-Rum: 60).
All-llahu, azze ve xhel-le, e përshkruan njeriun duke thënë:
“Njeriu nga vetë natyra e tij është i ngutshëm, “. (El-Enbija: 37).
Mirëpo nëse e zbaton urdhërin e All-llahut dhe largohet nga ndalesat e Tija, i përmirësohet sjellja dhe natyra e tij.
Shkaqet e nxitimit
Nxitimi ka shumë shkaqe, prej tyre janë:
1- Mosshikimi në fundin e gjërave.
2- Mosnjohja e ligjeve të All-llahut në gjithësi.
3- Shejtani është armik i njeriut, kurse nxitimi vjen nga shejtani, duke i sjellur vesvese dhe nuk e lejon të sigurohet dhe të shikon fundin e gjërave.
Amr ibën Asi, radijall-llahu anhu, thotë: “Njeriu i vjel frytet e nxitimit, e ato janë pendimi”.
Disa dijetarë të selefit kanë thënë: “Mos nxito me nxitim të mendjelehtit dhe mos nguro si përtaci”.
Rezyme
Përjashton nga nxitimi i urrjetur, nxitimi në vepra që ska dyshim se janë të mira.
All-llahu, tebareke ve teala, thotë:
” Ata nxitonin për punë të mira, “. (El-Enbija: 90).
Sad ibën Ebi Vekasi, radijall-llahu anhu, tregon merfuan se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Mosnxitimi në çdo gjë është hajr përpos se në vepra të ahiretit”. (sahih, Ebu Davudi).
Abdullah ibën Serxhes El-Muzeniu, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Pamja e bukur, mosnxitimi dhe maturia është një pjesë nga njëzet e katër pjesët e pejgamberisë”. (sahih, Tirmidhiu).
Nga tërë kjo që prezentuam na bëhet e qartë se mosnxitimi është i lavdëruar përpos se kur bëhet fjalë për vepra të ahiretit, edhe në këtë rast me kushtet që i ka caktuar All-llahu, subhanehu ve teala.
Enes ibën Maliku, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Mosnxitimi është nga All-llahu, kurse nxitimi është nga shejtani”. (Hasen, Bejhakiu).
Në fund, e lusim All-llahun të na bëjë njerëz që kujdesen për thirrjen në fe të All-llahut, të jemi të urtë gjatë kësaj detyre dhe të bëhemi hapës të veprave të mira dhe mbyllës të veprave të këqija. Amin
Përgaditi: Bekir Halimi
Bekir Halimi,
15.4.2005