Koha dhe jeta

E falënderojmë All-llahun, i cili i sheh dhe i njeh robërit e Tij.

I Bekuar qoftë All-llahu, i Cili në qiell bëri yje, hënë dhe diell.

I Cili bëri që nata dhe dita të pasojnë njëra tjetrën, dhe mësim e përkujtim për ate që dëshiron të kujtohet ose të falënderon.

I bekuar qoftë All-llahu, i Cili e zbriti Kur’anin mbi robin e Tij që tua tërhjek vërejtjen mbarë botërave.

Paqa dhe bekimi qofshin mbi ate të cilin Zoti e dërgoi përgëzues e vërejtjetërhjekës. All-llahu im, beko dhe përshëndet Muhammedin, të cilin e ka përmendur Tevrati dhe Inxhili, të cilin e ka ndihmuar Xhibrili, mbi familjen dhe shokët e tij.

O ju njerëz!

• U ndamë nga viti i kaluar dhe hyrëm në vitin e ri. U ndamë nga një vit, i cili shkoi me të mirat dhe të këqijat tona. Një vit që kemi haruar se çka kemi vepruar në te, mirëpo atë që kemi vepruar ne, nuk e haron Zoti i Gjithdijshëm, ne kemi qenë të pakujdeshëm, mirëpo All-llahu ka qenë vigjilent:

“Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?”, dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme – prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt”. (El-Kehf: 49).

Librit të All-llahut nuk i ikë asnjë vepër e mirë, e asnjë e keqe.

Na shkoi viti i kaluar shumë shpejtë, mirëpo nuk ka shkuar nga dituria i All-llahut, nuk ka shkuar nga regjistri i Zotit dhe nga mbikqyrja e Zotit.

• Sa keni jetuar?!

“Ai thotë: “E sa vjet keni kaluar në tokë?”. (El-Muminun: 112).

Sa keni qëndruar, sa jeni gëzuar, sa keni ngrënë, sa keni pirë?!

“Ai thotë: “E sa vjet keni kaluar në tokë?”. Ata thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!”. Ai thotë: “Mirë e keni, sikur ta dishit, njëmend pak keni qëndruar!”. A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne? I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtetë, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar”. (El-Muminun: 112- 116).

• All-llahu, subhanehu ve teala, ua tregoi njerëzve dhuntinë e kohës dhe ymrit që ua ka dhënë. Mirëpo ku janë ata që e përkujtojnë dhuntinë e ymrit dhe kohës.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

” a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar”. (Fatir: 37).

A nuk ju dhamë afat, a nuk ju lam rehat, a nuk ua zgjatëm afatin, që të përkujtoheni dhe të veproni, që të mendoni?! Mirëpo vaj për ju

All-llahu subhanehu ve teala, i ka përmendur disa njerëz, të cilëve ua ka mohuar një gjendje të tillë. Ata që e harxhojnë kohën kotë, në argëtim, në dëfrim, në vepra të kota, në vepra në kundërshtim me ligjin e Zotit, duke i tejkaluar kufinjtë që i ka caktuar Zoti. Këta njerëz në kohën e ringjalljes do të pendohen, mirëpo atëherë është kot.

“Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me All-llahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur përderisa t’u vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: “Të mjerët ne për atë që lëshuam” (nga punët e mira në Dunja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin”. (El-Enam: 31).

• All-llahu, subhanehu ve teala, përmend se diellin dhe hënën i ka krijuar për tia përkujtuar njeriut me te vlerën e kohës, sepse sipas tyre matet dhe vlerësohet dita dhe muaji dhe viti.

Ti që e përfundove këtë vit, a ke hulumtuar se çfarë veprash ke bërë në këtë vit që kaloi?! A i ke kontrolluar fletoret tuaja?! a i ke kujtuar veprat e mira dhe të këqija tuaja?! Vall-llahi do të ndalesh nesër para Atij, që para Tij nu fshehet asgjë:

“Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës atë që u patëm dhënë, e nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësit tuaj, të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (i shoqëronit All-llahut). S’ka dyshim, është këputur lidhja mes jush, dhe mbaroi ajo çka mendonit (ndërmjetësues apo zotëra tjerë)”. (El-Enam: 94).

“Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji”. (El-Hakka: 18).

Veprat e mira do të jenë publike, poashtu edhe të këqijat, para All-llahut nuk fshehet asgjë, Ai i din gjërat e fshehta dhe publike, do ti thotë robit, të cilin do ta afron dhe veçon: a ke bërë këtë dhe këtë vepër, a të kujtohet kjo e kjo ditë, e kështu me rradhe, sepse All-llahu i don gjërat sekrete dhe ato publike.

Robër të Zotit!

Kaloi një vit, në të cilin njerëzit kanë harxhuar kohën kot, kurse të tjerët me seriozitet kanë vepruar. Burrat e mirë i kanë deponuar veprat e mira, kurse të këqinjtë kanë grumbulluar veprat e këqija, secili do ta sheh mallin e tij ditën e Kijametit, atë ditë kur do të del në shesh ajo që kemi pasur në gjoks:

“Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë (u thuhet): “A edhe pas besimit tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuajeni pra dënimin, për shkak se ishit që nuk besonit”! Ndërsa atyre që fytyrat e tyre u janë zbardhur, ata janë në mëshirën (xhennetin) e All-llahut dhe aty janë përgjithmonë”. (Ali Imran: 106- 107).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeriu që më së shumti kujdesej për kohën e tij, ai çdo minut dhe sekondë e kalonte me Zotin, çdo çast e shfrytëzonte për të bërë ndonjë vepër të mirë, e cila ngritej te All-llahu që është Një.

Ibn Kajjimi, rahimehull-llah, thotë:

“Fjala e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte dhikër për Zotin, vepra e tij ishte dhikër, lëvizjet dhe qetësimet, dita dhe nata, udhëtimi dhe vendosja, çdo çast nga jeta e tij ishte dhikër ndaj All-llahut është Një dhe pa shok”.

Andaj edhe thoshte, siç transmeton Buhariu në sahihun e tij:

“Dy dhunti shumica e njerëzve i përbuzin: shëndeti dhe koha e lirë”.

Domethënë: shumica e njerëzve e humbin shëndetin dhe kohën boshe në mëkate, epshe, vepra që janë në kundërshtim me mësimet e Zotit, duke dëgjuar muzikë dhe këngëtaret e pamoralshme, në veprime të cilat e hidhërojnë Zotin e qiejve dhe tokës, në revista të fëlliqura, në drama të ndryshme, në seriale pa vlerë, në udhëtime të ndryshme ku i bëhet mëkat Zoti të Lartmadhërishëm, etj.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka porositur, siç transmeton Imam Tirmidhiu me sened të mirë:

“Shfrytëzo pesë gjëra para pesë tjerave: rininë tënde para pleqërisë; jetën para vdekjes; kohën boshe para kohës përplot angazhime; shëndetin para sëmundjes dhe pasurinë tënde para varfërisë”.

Ti që ke kaluar vitin e kalaur në vepra të pavlefshme, në gjëra të kota, në gjëra që e hidhërojnë All-llahun, subhanehu ve teala, para vehtes ke një vit të ri, i cili ka ardhur që të thotë: njeri, më shfrytëzo me vepra të mira, sepse nëse unë shkoj, nuk kthehem më.

• Andaj muslimanët e parë e kanë porositur njëri tjetrin për ta shfrytëzuar kohën, për tu kujdesur për ymrin.

Rebi ibn Huthejmi i shkruante fjalët e veta që i fliste gjatë javës, kurse ditën e shtunë, e hapte regjistrin dhe i kontrollonte fjalët që i ka thënë.

Sot njerëzit e kalojnë një vit të plotë dhe nuk llogarisin as fjalët e as veprat. Tërë ditën dhe natën bën mëkate dhe qeshet, e aspak nuk mërzitet. Nëse ti i haron mëkatet tuaja, dije se All-llahu, këto aspak nuk i haron.

Një njeri i devotshëm nga koha e selefit iu drejtua vetes së tij duke i thënë:

“Shpirti im, sa do të fleshë?! Dije se në varr do të bësh gjumë të gjatë!”.

Një ditë i thanë Sufjan Theuriut: ulu të bisedojmë.

Tha: si ka mundësi të bisedojmë kur dita e bën punën e vet, çdo dit që del dielli është dëshmitar për veprat e njerëzve.

Ibn Rexhebi tregon tregimin e Kerz ibn Veberit, të cilit i kanë thënë: a nuk ulësh me ne? tha: ndale diellin nëse dëshiron të ulem me ju.

Edhe të mirët edhe të këqinjtë e kanë qajtur ymrin e shkurtë dhe kalimin e kohës. Të mirët e kanë qajtur sepse nuk kanë arritur ta mbushin edhe më shumë me vepra të mira, kurse të këqinjtë, janë pishman për veprat që i kanë bërë në ditët e kaluara.

Tregohet se Xhunejd ibn Muhamedi kur kishte ardhur në çastin e vdekjes, filloi të lexon Kur’an dhe qante. I thanë: edhe në këtë pozitë lexon Kur’an, në agoninë e vdekjes! Tha: subhanall-llah, a ka dikush më nevojtar se unë për të lexuar Kur’an, pasiqë jam në çastet e fundit që më numërohen.

• Shumë të pakujdeshëm kanë qajtur në momentet e agonisë së vdekjes.

Tregon Imam Dhehebiu se kur i erdhi agonia e vdekjes Abdul-Melik ibn Mervanit, i cili ishte halife emevit, kur filloi të shijojë vdekjen. Kur erdhi në momentin, në të cilin i nënshtrohet Mbretit Fuqiplot, para të cilit përkulet edhe më mendjemadhi, edhe më i pasuri, e dëgjoj një njeri që lante rroba afër pallatit duke i larë rrobat e tija dhe duke kënduar. Ky njeri nuk dinte se mbreti është duke vdekur.

Atëherë Abdul-Meliku filloi duke qajtur të thotë: ah, sikur të kisha qenë si ky njeriu, sikur mos të kisha qenë halife, sikur mos të kisha qenë mbret!

Seid ibn Musejebi, kur i erdhën këto fjalë të Abdul-Melikut tha:

“Elhamdulilah që All-llahu i solli te ne në kohën e vdekjes, e jo të shkojmë ne te ata”.

Kurse biri i tij, Velid ibn Abdul-Meliku, i cili e mori pushtetin pas tij, kur i erdhi vdekja, zbriti nga froni i toj, e vëndoi fytyrën në dhe, u pendua dhe duke qajtur filloi të flet:

“Nuk më ban dobi pasuria ime, u shkatërrua pushteti im”>

Harun Reshidi, i cili sundoi hilafetin islamik nga Spanja e deri në Indi, nga Tashkandi e deri në afrikë, kur e ndërtoi pallatin e tij në Bagdad, i thirri disa poet që tia lavdërojnë pallatin.

Hyri Ebul-Atahije, i cili ishte poet asket. I tha Harun Reshidit: kam përpiluar një poezi për ty dhe pallatin tënd. Tha: recitoi që ti dëgjoj.

Ai tha:

Jeto sa të duash i shëndosh në hijen e këtyre pallateve

Tha: vazhdo.

Në mëngjes e mbrëmje të vijnë gjërat që i dëshiron

Tha: vazhdo:

Mirëpo kur të vjen shpirti në fyt e të ofshan gjoksi

Atëherë do ta kuptosh se ke qenë në një mashtrim shumë të madh

Qau Halifeja, zbriti nga froni dhe pas disa ditëve i erdhi vdekja.

• E ngriti shikimin në qiell e tha: O ti që nuk përfundon mbretëria Yte, mëshiroje ate që mbretëria e tij vetëmse përfundoi.

Të gjitha ata që vitin e kaluar e kanë kaluar në vepra të liga, në vepra të papëlqyeshme, në mëkate dhe vepra që e hidhërojnë All-llahun, i thërrasim që në fillimin e këtij viti ta ripërtërinë pendimin, ti kthehen All-llahut, ti kthehen veprave të mira dhe të ecin rrugës së Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

I themi vetvetes dhe të gjith atyreve: na erdhi ky vit, andaj ta fillojmë me pendim të sinqertë dhe të pastër:

“Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? – dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen). Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë”. (Ali Imran: 135- 136).

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”. (Ez-Zumer: 53).

O ju njerëz!

Njerëzit vitin e kaluar ishin dy kategori.

• Dijetarët ishin dy kategori:

a) Katëgoria e parë, të cilët ia kishin frikën All-llahut në diturinë e tyre, urdhëronin në të mirë dhe ndalonin nga veprat e këqija, e shpërndanin diturinë që ua kishte dhënë Zoti. Andaj shpërblimi i tyre është të jenë me Pejgamberët dhe të kenë pozita të larta në xhennet.

b) Katëgoria e dytë: njerëz që e shesin diturinë për pak para, i fshehin faktet dhe argumentet dhe i përbuzin dhuntitë e All-llahut.

“Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon All-llahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë. Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues”. (El-Bekare: 159- 160).

• Përgjegjësit janë ndarë në dy kategori:

a) Katëgoria e parë, njerëz që kanë frikë All-llahun, kanë frikë ditën e prezentimit para Zotit. Ata e dinë se Gjykatësi më i mirë, Pushtetmbajtësi më i madh është All-llahu. Si denimi i Tij nuk ka, te Ai nuk mund të fshehet asnjë grimcë e veprave tona. Andaj kujdeset për punën e tij, është i drejtë, gjykon drejtë, i këshillon njerëzir. Ky njeri fiton shpërblimin e Zotit.

b) Të tjerët e kanë tradhëtuar këtë emanet, mashtrojnë në punë, pozitën e tij e shfrytëzon për të ikur nga obligimet para Zotit, këtë pozitë e shfrytëzon për ti penguar muslimanët, nga kjo pozitë i sulmon besimtarët e devotshëm. Ky njeri le ta dijë se do të ringjallet me Faraonin, Ubej ibn Halefin dhe të ngjajshmit me ta. Atë ditë nuk i ban dobi zullumqarëve keqardhja e tyre, atyreve u takon mallkimi dhe vendbanimi i keq.

• Të rinjtë janë ndarë në dy kategori:

a) Një i ri, i cili lexon Kur’an, i zbaton hallallet, largohet nga haramet, analizon domethëniet e Kur’anit, studion dhe mëson, punon dhe është aktiv. Është i sjellshëm, i moralshëm, i ndershëm. Vendi i tij është xhamia, është universiteti, është puna. Pamja e tij është pamje e cila aludon në nderë dhe edukatë, fe dhe moral. Sunneti i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka depërtuar në veshmbathjen e tij, në zemrën, në shikimin, në dëgjimin, në këmbën, në pamjen e tij të përgjithshme.

b) Tjetri tërë kohën e kalon në mëkate dhe argëtim e dëfrim. Xhamia e tij është kafeneja, misvaku i tij është cigareja, mus’hafi i tij është revista imorale, leximi i tij është kënga e fëlliqur. Kur njerëzit e devotshëm udhëtojnë në Mekë për umre dhe haxh, ai udhëton për të bërë mëkate dhe imoralitet. Kur tjerët studiojnë, ai qëndron pasiv, kur tjerët punojnë, ai tërë ditën flen dhe tërë natën qëndron në kafene dhe diskoteka, kur tjerët kujdesen për familjen, ata janë barrë e familjes.

• Pleqët janë ndarë në dy kategori:

a) Plaku i cili i është afruar vdekjes, i ka mbushur më shumë se gjashtëdhjet vjet, e ka veshur qefinin, e din se është shumë afër varrit, andaj e shton istigfarin dhe pendimin, e largon gjuhën nga imoraliteti, përgojimi, bartja e fjalëve, dëshmia e rrejshme, e ripërtërinë pendimin, bëhet gati për vdekjen dhe vdekja e përcjell gjat tërë ditës dhe natës.

b) Tjetri ka haruar All-llahun në pleqëri, është dhënë pas veprav etë këqija, pas mëkateve dhe imoralitetit. Përhap dëshmi të rrjeshme, nuk e përmend Zotin aspak, kudo që shkon ban probleme, shkakton trazira mes familjes dhe fisit, fiton pasurinë me haram, vepron me kamatë, nuk i vjen turp prej Zotit edhe pse i ka ardhur vërejtja:

” a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar”. (Fatir: 37).

Ibn abbasi, radijall-llahu anhu, thotë: kjo është pleqëria.

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Tre personave nuk u flet All-llahu, nuk i shikon dhe nuk i pastron dhe do të kenë denim të dhembshëm: prej tyre është edhe plaku imoral “.

Këto janë kategoritë e njerëzve në vitin e kaluar, e lusim All-llahun, të na përmirsoj gjendjen, të na inspirojë pendimin dhe të na mundësoj ta njohim madhërinë e All-llahut.

Besimtar!

Dërgoni salavate mbi Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ashtu sikurse ju ka urdhëruar All-llahu, subhanehu ve teala:

“Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”. (El-Ahzab: 56).

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Kush dërgon një herë salavate mbi Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, All-llahu dërgon mbi te dhjetë herë salavate”. (sahih).

Përgaditi: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
12.3.2004