Ai që dëshiron të këshillojë pushtetarët duhet ta teprojë me butësinë dhe të mos përballet me ata për gjëra të cilat i cilësojnë si njeri të padrejtë, sepse pushtetarët dallohen nëpërmjet shtypjes dhe sundimit, dhe nëse ndonjë kritikë u drejtohet atyre, për ta kjo është poshtërim, gjë të cilën nuk mund ta përballojnë dot. Përkundrazi, duhet që këshilla për ta të përzihet me për mendjen e fisnikërisë së pushtetit, me marrjen e shpërblimit në kujdesin për vartësit dhe me përmendjen e historive të njerëzve të drejtë nga të parët. Pastaj, këshilluesi duhet të vlerësojë gjendjen e të këshilluarit, para se ta këshillojë atë. Nëse vëren se e shkuara e tij është e pëlqyeshme siç ishte Mensur bin Amari dhe të tjerë që këshillonin Reshidin që qante, me qëllim të mirë- bashkë me këshillën shton edhe udhëzimet e tij. Nëse vëren se është tiran që nuk kujdeset për të mirën e popullit dhe që është i pushtuar nga padija, të përpiqet që ta shohë sepse këshillimi i tij përbën rrezik për vetveten dhe nëse do ta lavdëronte, pa e këshilluar, do të ishte një lajkatar. Nëse detyrohet që ta këshillojë, këshilla e tij duhet t’i ngjajë një shenje. Disa pushtetarë bëhen të butë karshi kritikës dhe e përballonin atë, saqë Mensurit kur i duhej të përballej me fjalën tiran, bënte durim. Por koha ka ndryshuar, shumica e mëkëmbësve janë prishur, dijetarët bëjnë lajka për ta dhe kush bën lajka nuk i pranohet e vërteta, kështu që detyrohet të heshtë.
Më parë, postet e principatave kërkoheshin vetëm prej atyre që i kishin pjekur dijet, që i kishin kulturuar përvojat, por tani pushtetarët garojnë me injorancë dhe principata i jepet atij që nuk i takon. Nga këta njerëz duhet bërë kujdes dhe duhet të qëndrosh larg tyre.
Atij që i ka ranë pesha e këshillimit të pushtetarëve, le të tregohet i kujdesshëm deri në kulm për atë që thotë dhe nuk duhet të joshet prej fjalës së tyre: “Na këshillo”, sepse nëse thotë një fjalë që bie ndesh me qëllimet e tyre, ajo do të ndezë zemërimin e tyre. Këshilluesi i pushtetarit le të bëjë kujdes nga përmendja për keq e mëkëmbësve të principatave, sepse nëse ata e dëgjojnë, këshilluesi do të kthehet në një objekt të tyrin që rrezikohet për zhdukje, nga frika se mos pushtetari dëgjon për gjendjen e tyre dhe u prish punë.
Në këtë kohë, të qëndruarit larg tyre është më i mirë dhe heshtja para këshillimit të tyre është më e paqme. Ai që është i detyruar ta bëjë një veprim të tillë, le të tregohet i butë dhe ta përdorë këshillën e tij para njerëzve që dëgjojnë, pa i ndihmuar ata me asgjë. Allahu është Mbështetësi.
“Gjuetia e Meditimeve”