Falënderimi i takon All-llahut. Atë efalënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me njëfrikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran:102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O jubesimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…

 

 

Këshillë për Librin

Vërtet Allahu [subhanehu ve teala] e zgjodhi ummetin e Muhamedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) për të qenë populli mesatarë dhe dëshmitarë përmbi gjithë popujt tjerë siç thotë Allahu [subhanehu ve teala] “Dhe ashtu (sikur u udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve.”

Ummeti nuk mund ta arrijë atë pozitë të lartë vetëm se duke u kapur për librin e Zotit të tij, duke u udhëzuar me udhëzimin e tij për shkak se ky libër mban në vete kushtet e arritjes së asaj pozite, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “…kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër). E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.”

Ibën Abbasi (radijall-llahu anhu) thotë: “Allahu i garantoi atij që lexon Kur’anin dhe vepron sipas tij se nuk do të humbë në këtë botë as që do të dështojë në Ahiret.”

Për këtë arsye Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) i bëri thirrje ummetit të vet për të këshilluar rreth Librit të Zotit të tyre, ai tha: “Feja është këshillë. I thanë shokët e tij: për kënd o i Dërguar i Allahut? Ai u përgjigj: Për Allahun, për Librin e Tij, për të Dërguarin, për prijësit e muslimanëve dhe masën e gjërë.”

Ummeti islam e gëzonte këtë pozitë të lartë që ia zgjodhi Zoti i tij [subhanehu ve teala] atëbotë kur e realizoi këshillën në të cilën thirri Pejgamberi i tyre, mirëpo ja që sot është mënjanuar nga ai vend dhe ka rënë në fund të pellgut. Madje është bërë shenjë për gjuajtje nga armiqtë e tij me gjithë ndryshimin e qëllimeve dhe dallimin e sekteve të tyre.

Ai që akoma ka në zemër iman, ndien dhimbje dhe dëshprohet kur dëgjon masakrat ndaj muslimanëve, cenimin e nderit të tyre mëngjes e mbrëmje në regjione të ndryshme të botës. Gjendja e tyre të bën të harrosh fatkeqësitë e mëhershme që e goditën Islamin dhe ithtarët e tij.

Pra a ka ndonjë shkak tjetër për dobësinë e muslimanëve përball armiqve të tyre përpos lënies pas dore këshillën rreth Librit të Allahut?

Dijetari i famshëmr Emin Shenkitij [rahimhull-llah] gjatë shtjellimit të temës “Udhëzimi i Kur’anit për zgjedhjen e problemeve kyçe që i mundojnë muslimanët në këto ditë” në librin e tij “EDVAUL BEJAN” , përmendi ndër to edhe këtë problem, pastaj tregoi zgjidhjet në Librin e Allahut [subhanehu ve teala]. Do të përmend fjalën e tij tekstualisht për shkak rëndësisë së saj.

Ai thotë: “Prej udhëzimit të Kur’anit për atë që është më e drejta është ofrimi i zgjidhjes së problemeve botërore në mënyrë më të mirë. Ne çdoherë nëpër rraste të ndryshme e sqarojmë udhëzimin e K’uranit famëlartë për zgjidhjen e tre problemeve që më tepër i mundon vendet e banuara me muslimanë, duke përmendur edhe probleme tjera:

Problemi i parë: dobësia e muslimanëve në të gjitha anët e botës numerikisht dhe potencialisht për t’iu bërë ballë jobesimtarëve. Kur’ani famëlartë udhëzoi në metodën më të drejtë për zgjidhjen e këtij problemi dhe na e bëri të qartë se shërimi i kësaj dobësie për kundërvimin ndaj jobesimtarëve është kthimi i sinqertë kah Allahu [subhanehu ve teala], besimi i fortë dhe të mbështeturit në Të sepse Allahu është i Gjithfuqishëm, Krenarë, Ngadhnjyes i çdokujt, e ai që vërtet është prej palës së Tij nuk ka mundësi që ta fitojnë jobesimtarët edhe nëse arrinë forcë të madhe.

Prej argumenteve që përkrahin këtë që e thamë është: jobesimtarët kur i ngujuan ushtarakisht muslimanët në luftën e Ahzabit të përmendur në fjalën e Allahut [subhanehu ve teala]: “Kur ata u erdhën juve edhe prej së larti edhe prej së poshti, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt, e ju sajonit mendime të llojllojta për All-llahun. Atje, në atë vend qenë sprovuar besimtarët, dhe qenë tronditur me një dridhje të fortë.” Shërimi i kësaj ishte ajo që përmendëm.

Mendo rreth atij ngujimi të ashpër ushtarak dhe fuqinë e ndikimit të tij te muslimanët edhepse atëbotë të gjithë njerëzit i bojkotuan politikisht dhe ekonomikisht. Kur të pasqyrosh një gjë të tillë, dije se bari me të cilën e përballuan këtë fatkeqësi dhe e zgjodhën këtë problem të madh ishte ajo që e sqaroi Allahu [subhanehu ve teala] në kaptinën Ahzab ku thotë: “E kur myslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: “Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tij e thanë të vërtetën. Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen.”

Ky besim i plotë dhe dorëzim i tërë në Allahun [subhanehu ve teala] duke i zënë besë dhe duke u mbështetur në Të ishte shkak për zgjidhjen e atij problemi të madh.

Allahu [subhanehu ve teala] na tregoi rezultatin e këtij bari në fjalën e Tij: “Dhe All-llahu i zbrapsi ata që nuk besuan me atë mllefin e tyre, duke mos arritur kurrnjë të mirë. Dhe All-llahu ua largoi luftën besimtarëve.

All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes. E ata nga ithtarët e librit (jehuditë), të cilët u ndihmuan atyre (idhujtarëve), Ai (All-llahu) i nxori prej kështjellave të veta dhe në zemrat e tyre u shtini frikën, ashtu që një grup e mbytni, kurse grupin tjetër e robëroni. E juve ju la trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe tokën që ende nuk e keni shkelur. All-llahu është i Gjithëfuqishëm për çdo send.”

Problemi i dytë: dominimi i jobesimtarëve ndaj besimtarëve me vrasje, plagim dhe lloje tjera të dëmtimit edhepse muslimanët janë në të vërtetë kurse jobesimtarët në të kotë.

Këtë problem e paraqitën shokët e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e Allahu [subhanehu ve teala] iu dha përgjigje dhe e tregoi shkakun për atë dobësi në përgjigjen qiellore e cila lexohet në Librin e Tij [subhanehu ve teala]. Është fjala për atë që ndodhi me muslimanët në Uhud ku vritet axha i Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), djali i hallës së tij, vriten edhe të tjerë prej muhaxhirëve, vriten 70 prej ensarëve, palgoset Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) – i çahet buza, i thehet dhëmbi dhe lëndon kokën. Muslimanët u ankuan dhe thanë: si mund që politeistët të na fitojnë, kurse ne jemi në të vërtetë e ata në të kotë? Pas kësaj Allahu shpalli fjalën e Tij: “E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: “Prej nga kjo?” thuaj: “Ajo është nga vetë ju!” S’ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send.”

Fjala e Allahu [subhanehu ve teala] “thuaj: “Ajo është nga vetë ju!” është me kuptim të përgjithshëm që e përcakton ajeti: “All-llahu përmbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin e Tij i korrët ata (me shpata) deri kur u dobësuat dhe u përçatë ndërmjet vete, në çështjen e vendit (që u pat caktuar Pejgamberi) dhe pasi vrejtët atë që e dëshironit (prenë e luftës), e atëherë kundërshtuat (urdhërin e Pejgamberit). Pati prej jush që e deshën këtë jetë (ata që u ngutën pas presë) e pati prej jush që e deshtën botën tjetër. Pastaj, për t’ju sprovur u zmbrapi juve nga ata.”

Në këtë përgjigje qiellore gjejmë sqarim të qartë se shkaku i dominimit të jobesimtarëve ndaj besimtarëve është frikësimi, grindja mes tyre, kundërshtimi i urdhërit të Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), dhënia përparësi të mirave të kësaj bote ndaj urdhërit të Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)  e kush e di shkakun e sëmundjes e di barin e saj siç është e njohur.

Problemi i tretë: mospajtimi në mendime është shkaku më i madh për mbarimin e ekzistimit të ummetit për arsye se mospajtimi patjetërson dobësim, humbje të forcës dhe të shtetit siç thotë Allahu [subhanehu ve teala] “…mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake).”

Në këto ditë sheh në shoqërinë islame në anët e ndryshme të botës duke i përgatitë njëri tjetrit armiqësi e urrejtje e nëse sillen mirë ajo në realitet është vetëm sjellje formale kurse ajo që fshihet në zemër është e kundërt. Allahu [subhanehu ve teala] e qartësoi në kaptinën Hashër shkakun e kësaj sëmundjeje e cila është bërë gjtihëpërfshirëse, pra ai shkak është mendjelehtësia, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ju mund t’i mendonit të ishin të bashkuar, por zemrat e tyre janë të ndara.” Pastaj përmendi shkakun e ndarjes së zemrave të tyre me fjalën e Tij: “Kjo ngaqë ata janë popull që nuk marrin vesh.”

S’ka dyshim se sëmundja e mendjelehtësisë shkakton dobësimin e perceptimit të realitetit dhe dallimit ndermjet të vërtetës dhe të kotës, të dobishmes dhe të dëmshmes, të bukurës dhe të shëmtuarës, e për këtë nuk ka bar për shërimin e saj përpos ndriçimit me dritën e Shpalljes sepse drita e shpalljes e ngjallë të vdekurin, ia ndriçon rrugën atij që e ndjek atë, ia tregon të vërtetën të vërtetë, të kotën të kotë, të dobishmen të dobishme dhe të dëmshmen të dëmshme, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo?”, poashtu thotë: “All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë.” Atë që e nxjerrë Allahu [subhanehu ve teala] nga errësirat në dritë e sheh të vërtetën për arsye se drita ia zbulon realitetin dhe ia mundëson të shohë të vërtetën si të vërtetë dhe të kotën si të kotë, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “A është më i udhëzuar ai që ecën i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ecën në pozicion qëndrues rrugës së drejtë?”, poashtu thotë: “Nuk janë të barabartë i verbëri dhe ai që sheh. Dhe as errësirat e drita. E as hija me vapën. E nuk janë të njejtë as të gjallit e të vdekurit..”, “Shembulli i gjendjes së këtyre është (i atyre që nuk besuan) si ai i verbëri dhe i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai që sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë të barabartë? A nuk përkujtoheni?!” dhe shumë ajete tjera që aludojnë në atë se imani i jep njeriut jetë në vend të vdekjes dhe i jep dritë në vend të errëssirave në të cilat nodhet ai.” (përfundoi fjala e tij rahimehullah).

Prej asaj që u përmend na bëhet e qartë se shkaku i ndërrimit të gjendjes së ummetit islam në atë që e dëshmojmë dhe dëgjojmë është largimi i tyre nga Libri i Allahut [subhanehu ve teala] dhe lënia pasdore këshillën rreth këtij Libri ashtu siç dha shenjë dijetari lartëpërmendur se ajo që e mundon sot botën islame prej problemeve të mëdha nuk ka shpëtim prej saj përveç kthimit te Libri i Allahut [subhanehu ve teala] dhe realizimi i këshillës për të ashtu si e realizuan të parët tanë të mirë (Allahu qoftë i kënaqur me ta).

Për këtë, obligohen të diturit dhe thirrësit në rrugë të Allahut që t’i japin rrëndësi këtij pikëvështrimi dhe të kthejnë ummetin në gurrën e ruajtur nga të parët e tyre.

Fragment nga libri “Ennesiha likitabil-lah”

Dr. Hafidh ibn Muhammed el Hakemij

Përktheu:

Agim Bekiri

Hafidh ibn Muhammed el Hakemij,
6.7.2001