1. O agjërues: Dije se vëllezëria për hir të Allahut është një dhunti nga Allahu të cilën Allahu i Lartësuar e mbjell në zemrat e besimtarëve të sinqertë.
2. O agjërues: Dije se vëllezëria për hir të Allahut është një cilësi e pandashme imanit dhe shoqëruese e devotshmërisë.
3. O agjërues: Duaji vëllezërit e tu, ke mendim pozitiv për ta, duaji ata, je i mëshirshëm ndaj të metave dhe gabimeve të tyre si dhe ndihmoi atyre kur kanë nevojë për ndihmën dhe përkrahjen tënde.
4. O agjërues: Dije se vëllezëria për hir të Allahut është forcë e imanit(besimit) e cila shfaqet me dashuri, respekt dhe besim ndaj njëri-tjetrit.
5. O agjërues: Ruaje moralin, pasurinë e vëllait tënd si dhe krijo me të ndjenja të çiltëra vëllezërore për hir të Allahut.
6. O agjërues: Dije se vëllezëria për hir të Allahut është një ndriçim i zëmres dhe mirësi nga Allahu, të cilën Allahu e mbjell në zemrat e robërve të Tij të devotshëm.
7. O agjërues: Mos e ndërto vëllezërinë mbi dobitë dhe interesat e tua personale.
8. O agjërues: Bëhu shembull i përhapjes së vëllezërisë dhe në rritjen e frutave të saj, për hir të Allahut .
9. O agjërues: Bëhu shembull në rrespektimin e parimeve dhe të drejtave të vëllezërisë islame.
10. O agjërues: Dije se çdo gjë që ndodh është me caktimin e Allahut xhele ue ala.
11. O agjërues: Dije se kënaqësia dhe qetësia shpirtërore e jotja qêndron tek kënaqja dhe pajtimi yt me caktimin e Allahut xhele ue ala.
12. O agjërues: Dije se Allahu nuk të ka ngarrkuar me diçka që ti nuk mund ta bartësh apo ta kryesh atë.
13. O agjërues: Dije se Kaderi (Caktimi) i Allahut është i fshehur dhe sekret (e dinë vetëm Allahu).
14. O agjërues: Dije se i gjithë universi është pronë e Allahut, dhe nuk ka mundësi të ndodhë diçka në pronën apo mbretërinë e Tij pa dëshirën dhe diturinë e Tij.
15. O agjërues: Dije se nuk arsyetohesh me kader (caktimin e Zotit) nëse nuk i kryen gjërat obligative apo i vepron gjêrat e ndaluara (mëkatet).
16. O agjërues: Dije se çdo gjë që ekziston është krijesë e Allahut duke përfshirë qenien e tyre, cilësitë dhe lëvizjet e tyre.
Përgatiti: Suad B. Shabani.