1. O agjërues:
Dije se helmet e zemres janë katër, e ato janë:
1. Teprimi ne biseda
2. Teprimi ne shikim
3. Teprimi ne ushqim
4. Teprimi ne perzirjen me njerezit.

2. O agjërues: Kur të hyjsh në namaz, largohu nga preokupimet e dunjas dhe shijo rehatinë dhe kënaqësinë në namaz.

3. O agjërues: Bëhu koprrac ndaj kohës tënde në Ramazan, mos të ikë koha kotë.
Bëhu koprrac ndaj kohës ashtu siç janë njerëzit koprraca ndaj pasurisë së tyre.

4. O agjêrues: Ti duhet ta kesh vetëm një shqetësim, e ai është adhurimi i Allahut ashtu siç e meriton Ai.

5. O agjërues: Bëhu prej atyre që i ndiejnë thellë në zemër plagët e mëkateve.

6. O agjërues: Përulju Allahut dhe kërko falje prej Tij në çastet e iftarit dhe syfyrit.

7. O agjërues: Ndjej dhimbje të madhe kur të ikë falja e Namazit të Teravisë me xhemat në xhami, sikurse ndjen dhimbje të madhe njeriu i cili e humb tërë pasurinë e tij.

8. O agjërues: Le të merr malli për shërbimin ndaj Allahut, ashtu sikurse të merr malli pêr ushqime dhe pije të mira e të freskëta në ditët e nxehta të agjërimit (Ramazanit).

9. O agjërues: Ji në dunja si i huaj, apo kalimtar i rastit.

10. O agjërues: Dije se ilaçi më i mirë për ty dhe trupin tënd është Kur’ani.

11. O agjërues: Dije se ushqimi mê i mirë për ty dhe trupin tënd është ushqimi i besimit.

 

Përgatiti: Suad B. Shabani.