1. O agjërues: Kundërshtimet tua që ia ke bërë bashkëbiseduesit, përfundoji duke e inkurajuar atë.

2. O agjërues: Kur ta kundërshtosh një vëlla, shpjegoja atij qartësisht se çfarë ndryshime duhet të bën ai me sjelljen apo veprimet e tij.

3. O agjërues: Pranoji arsyetimet e vëllait tënd musliman me zemërgjerësi.

4. O agjërues: Para se të vendosësh ta kundërshtosh vëllain tënd musliman, zgjedhe një metodë të butë dhe efektive.

5. O agjërues: Mos e xhelozo njeriun bamirës, por duaje dhe përkrahe atë.

6. O agjërues: Mos lejo në mexhlis fjalën që e thua ti ta komentojë tjetërkush.

7. O agjërues: Mos i le përshtypje njerëzve se ti çdoherë ke dëshirë tê kundërshtosh apo të tregohesh më i ditur se ata.

8. O agjërues: Përkrahi të tjerët dhe lavdëroji idetë e tyre të shëndosha .

9. O agjërues: Fol fjalë të mira dhe buzqeshu kur takohesh me vëllezërit gjatë këtij muaji të bekuar Ramazan.

10. O agjërues: Bëhu prej atyre që garojnë në kryerjen e punëve të mira dhe ndalojnë kryerjen e punëve të këqija.

 

Përgatiti: Suad B. Shabani.