1. O agjërues: Mos i kundërshto mendimet apo idetë e të tjerëve gjatë bisedës nëse nuk është i domosdoshêm kundërshtimi.
2. O agjërues: Mos u bën prej atyre që qeshin pa arsye.
3. O agjërues: Mos i nënvlerëso njerëzit kur tê jipet rasti t’i këshillosh ata.
4. O agjërues: Mos nxjerr nga goja yte premtime të rreme apo të gabuara.
5. O agjërues: Ktheja shpindëm atij që njihet se posedon edukatë të ulët, si dhe pakësoji takimet me të.
6. O agjërues: Mos u bë prej atyre që tallen dhe i përqeshin njerëzit.
7. O agjërues: Nëse fjalosesh me ndonjë vëlla, mos u bë prej atyre që i stërmadhojnë gjêrat.
8. O agjërues: Kur dëshiron ta këshillosh një vëlla, paraqitja këshillën në formë propozimi, ideje apo mendimi.
9. O agjërues: Bëhu falënderues ndaj kundërshtarit tënd, nëse ai të jep vërejtje të dobishme dhe arsyshme.
10. O agjërues: Dëgjo me vëmendje kundërshtimet e bashkëbiseduesit dhe mos e ndërprit bisedën e tij.
Përgatiti: Suad B. Shabani.