1. O agjërues: Mos bën shaka me njeriun qysh në takimin e parë, përderisa nuk e njeh mirë.

2. O agjërues: Sillu mirë me atë që gabon duke bërë shaka me ty.

3. O agjërues: Nëse një njeri i pranon argumentet inkurajuese apo trishtuese të sheriatit, atëherë foli sipas metodës që ai parapëlqen dhe ndikohet më shpejt.

4. O agjërues: Ji i saktë në terminet e tua me vëllezërit muslimanë dhe familjarët e tu.

5. O agjërues: Mos u bë arrogant, por jepu shans edhe të tjerëve të shprehin mendimet e tua gjatë bisedës tuaj.

6. O agjërues: Qëndro larg unit, vetëpëlqimit, hasedit dhe indiviualitetit.

7. O agjërues: Ji i gatshëm t’u ofrosh ndihmë të tjerëve.

8. O agjërues: Edukohu dhe mëso si t’ia bësh qejfin ndonjëherë edhe bashkëbiseduesit.

9. O agjërues: Mos e bën debatin me dikë shtrëngim për shpirtin tënd.

10. O agjërues: Mos e ndërprit bisedën e tjetrit duke pasur qëllim ta shprehësh mendimin apo propozimin tënd.

 

Përgatiti: Suad Burhan Shabani.