1. O agjērues: Kur dēshiron tē refuzosh kërkesen e dikujt me shprehjen, – jo ,- atëherë thuaje atë në një formë prekëse dhe ledhatuese.

2. O agjërues: Mos u bë vetjak në shprehjen e mendimeve të tua, sepse njerëzit i duan ata që u japin shans ti parashtrojnë dhe shprehin idetë apo mendimet e tyre.

 

3. O agjërues: Nëse ndodh një problem si rezultat i fajit apo shkujdesjes tënde, atëherë pranoje fajin dhe mos u arsyeto pa arsye karshi vëllait tënd musliman.

4. O agjërues: Bëhu i sinqertë kur të arsyetohesh para vëllait tënd musliman.

5. O agjërues: Para se të vendosësh ta shprehësh kundërshtimin ndaj dikujt, së pari mendo një replikë pozitive për të.

6. O agjërues: Shprehi lëvdatat për vëllezërit publikisht, kurse vërejtjet privatisht.

7. O agjërues: Nuk ka shumë rëndësi se ku ke arritur në leximin e Kur’anit.
E gjithë çështja është se deri ku ka arritur Kur’ani në zemrën tënde.”

8. O agjëreues: Ruaje dëgjimin tënd nga muzika dhe përgojimi.

9. O agjërues: Ruaje shikimin tënd nga gjërat e ndaluara.

10. O agjërues: Ruaje gjuhën tënde nga gënjeshtra dhe shpifja.

 

Vazhdon…

Përgatiti: Suad Burhan Shabani