Abdullah Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Me të vërtetë Allahu me diturinë dhe drejtësinë e Tij ka bërë që freskia dhe lumturia të jenë tek bindja dhe kënaqësia, kurse pikëllimi dhe mërzia të jenë tek dyshimi dhe hidhërimi.”
Alkame,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- duke komentuar ajetin Kur’anor:
مَا أَصَابَ مِنْ مُصِيبَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ ۗ وَمَنْ يُؤْمِنْ بِاللَّهِ يَهْدِ قَلْبَهُ ۚ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
” Nuk ngjan kurrfarë fatkeqësie pa lejen e Allahut, e ai që i beson Allahut, ia udhëzon (në rrugë të drejtë) zemrën e tij. Allahu di mirë çdo gjë.”
(Tegabun: 11).
Thotë: Këto janë sprovat të cilat e godasin njeriun . Njeriu e dinë që sprovat janë nga Allahu, prandaj i dorëzohet sprovave dhe është i kënaqur me to.
Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” E ka shijuar embëlsinë e imanit-besimit ai i cili është i kënaqur që Allahun të jetë Zoti i tij, islami të jetë feja e tij dhe Muhamedi alejhi selam të jetë i dërguar (urdhërrëfyesi i tij) i tij.”
(Shënon: Muslimi: 2/2 (kapitulli mbi imanin) dhe Tirmidhiu: 10/90 (kapitulli mbi imanin).
Kuptimi i hadithit:
Nuk i kërkon dikujt tjetêr asgjë përveç Allahut, nuk shkon në ndonjë rrugë tjetër veçse rrugës islamit si dhe nuk ndjek asgjë pos asaj që përputhet me sheriatin e Muhamedit alejhi selam.
Nuk ka dyshim se ai i cili posedon këto, ai do ta ndjejë ëmbëlsinë e imanit tek zemra e tij dhe do të arrijë ta shijoj imanin e vërtetê.
Kadi Ijadi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë:
” Besimi i vërtetë të jepë qetësi shpirtërore dhe të mbush me iman.
Kur depërton bësimi i vërtetë në zemrën e besimtarit, atëherë besimtari e ka shumë më të lehtë adhurimin e Allahut dhe shijimin e kënaqêsisë së imanit.”
Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
” Kush thotë kur ndëgjon ezanin: Jam i kënaqur që Allahu është Zoti im, Feja ime është Islami dhe i dërguari im është Muhamedi alejhi selam, do t’i falen atij mëkatet.”
(Shënon: Muslimi: 4/86 (kapitulli mbi namazin), Ebu Davudi: 521 (kapitulli mbi namazin), Tirmidhiu: 2/11,12).
Aliu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e takoi Adij Ibn ebi Hatimin dhe e pa se ishte i pikëlluar dhe i tha:
Çfarë ke, pse je i pikëlluar dhe i mërzitur?
Çfarë më ndalon të mos jem i mërzitur, më janë vrarê dy djemt e mi dhe më janë nxjerrë sytë.
Aliu ia ktheu: Kush kënaqet me caktimet e Allahut (nuk ka dyshim se ato do të ndodhin) do ta fitoj shpërblimin për to, dhe kush nuk kënaqet me caktimet e Allahut (nuk ka dyshim se ato do tê ndodhin) ai nuk do të shpërblehet për to(sepse nuk është i kênaqur me to).
Ebu Darda,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e vizitoi një njeri i cili ishte në çastet e vdekjes dhe e pa se njeriu e falênderonte Allahun.
Ebu Darda i tha: Ia ke qëlluar, sepse Allahu kur cakton një kader (vendim) Ai dëshiron që të jemi të kënaqur me vendimin e Tij.”
Hasan el Basriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotê:
” Kush kënaqet me caktimet e Allahut, Allahu do t’i zgjerojë rriskun (pasurinë) dhe do t’i dhuroj bereqet në te.
Kush nuk kënaqet me caktimet e Allahut, Allahu nuk do t’ia zgjeroj (shtoj) rriskun(pasurinë) si dhe nuk do t’i dhuroj bereqet në te.”
Abdul Uahid Ibn Zejdi ka thënê:
“Kënaqësia është dera më e madhe e Allahut, është xheneti i dunjasë dhe pushimorja e adhuruesëve.”
Disa të tjerë kanë thënë:
” Nuk do të shihet në botën tjetêr gradë me e lartë sesa grada e atyre që janë ndarë të kënaqur me Zotin e tyre në çdo gjendje (mirësi apo vështirêsi).
Atij që i dhuron Allahu kënaqësin ai mund të arrij gradat më të mira dhe më të larta në botën tjetër.”
AUTOR: SHEJH DR. AHMED FERID
NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI.