Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi njeriun më të pastër, ndërmjetësuesin e njerëzimit në ditën e trishtimit, mbi familjen dhe shokët e tij fisnik.

Allahu thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” Sureja Bekare, 183.

E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë.” Sureja Bekare, 185.

Allahu i madhëruar na e bëri farz agjërimin, dhe e bëri për ne një stacion për tu furnizuar me punë të mira, të shfrytëzojmë pasionet tona për adhurime, e të afrohemi tek Allahu sa më tepër që të kemi mundësi, e të arrijmë dashurinë e Tij.

Omer ibën Hatabi transmeton në hadithin e njohur të Xhibrilit (alejhi selam) se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: Islam është të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut, në falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin e të bësh haxhin në Qabe nëse ke mundësi të rrugëtosh.

Ebu Hurejra transmeton se një beduin erdhi tek i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe e pyeti: Më trego për një vepër nëse unë e veproj hyj në xhenet. I tha: ta adhurosh Allahun dhe mos ti bësh atij shirk, ti falësh pesë namazet farz, të japësh zekatin e detyruar, dhe të agjërosh Ramazanin. Beduini tha: Betohem në Allahut, në dorëne të Cilit është shpirti im, nuk do të shtoj më tepër se kjo e as që do të pakoj. Kur shkoi, i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ju tha shokëve të tij: Kush dëshiron të shikojë një njeri nga banorët e xhenetit le ta shikojë këtë.

Të parët e këtij umeti (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre prisnin Ramazanin gjashtë muaj më herët, e pritnin me adhurime, me lexim Kurani, me namaz nate, me shpeshtimin e veprave vullnetare, me dhënien e sadakave e vepra të ndryshme në formë gëzimi dhe feste për afrimin e muajit Ramazan, me një përkushtim të madh të tyre për të arritur fitimin e madh të këtij muaji. Lusim Allahun të na bëjë prej atyre.

Është muaji në të cilin zbriti Kurani, është muaj i pendimit dhe faljes, është muaj i durimit dhe adhurimit, është muaj i shpëtimit nga zjarri i xhehenemit, për vlerën e këti j muaji janë përhapur lajmet dhe janë shpeshtuar transmetimet, Ebu Hurejra transmeton se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të ka thënë: Kur të vije Ramazani, hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhenehenim dhe prangosen shejtanët.

Të ndëruar, në raport me pritjen dhe parapërgatitjet për muajin Ramazan njerëzit ndahen në tre kategori:

Kategoria e parë:

Këta janë besimtarët të cilët gëzohen, lumturohen sikur të jetë festë e madhe, bile edhe më shumë se sa festë, e shohin si një shansë për të bërë tregti me Allahun, dhe atë për disa shkaqe:

1.Agjërimi për ta është një gjë shumë e lehtë, zemrat e tyre mallëngjehen për të, ngaqë ata janë të mësuar me agjërim, ata gjatë tërë vitit praktikojnë agjërimin, dikush të Hënave e të Enjteve, e dikush ditët e bardha, e dikush ditën e Arafatit, dikush ditën e Ashures, dhe ata shpresojnë në shpërblime të mëdha tek Allahu.

Për këtë agjërimi është i lehtë për ta, dhe secili i cili në vazhdimsi agjëron nafile bëhet i lehtë dhe  i dashur agjërimi farz, është adhurim i lehtë për atë që Allahu ia ka lehtësuar.

2.Ata e dijnë se privimi nga kënaqësitë në dynja me agjërim është një shkak për të arritur ato kënaqësi në ahiret, në xhenetet e begatshme aty ku ka kënaqësi që as syri nuk i ka parë, as veshi s’ka dëgjuar për to, e as që njeriu i ka menduar.

3.Adhurimi në zemrat e tyre është gjëja më madhore, ata e kuptojnë vlerën e shpërblimit prej agjërimit, për çfarë ata garojnë dhe shtyhen, ata e kuptojnë dhe janë të bindur se ramazani i shumëfishon shpërblimet, i shton të mirat, për këtë nuk është për çudi pse gëzohen me ardhjen e këtij muaji, për ta muaji Ramazan shëmbëllen si një i dashur i larguar që pritet të kthehet.

Në kategorinë e parë janë ata që e kryejnë agjërimin në formë të rregullt, çdo musliman i moshëritur, i shëndoshë fizikisht dhe psiqikisht, dhe vendas.

Po edhe ata të cilët e ndërpresin agjërimin për ndonjë arsye të pranuar fetare, si: i sëmuri, udhëtari, gruaja me menstruacione dhe me lehoni, shtatëzëna dhe gjidhënëja. E këta kompensojnë ditët e paagjëruar me ditë tjera gjatë vitit.

Dhe të tretët të cilët nuk agjëorjnë dhe nuk i kompensojnë me ditë tjera, por ata janë të detyruar të bëjnë shpagimin e muajit Ramazan, si:plaku i shtyer në moshë dhe njeriu i sëmurë me sëmundje të pashërueshme.

Kategoria e dytë:

Të shkujdesurit, janë grupi  i dhënë pas dynjasë, këta gëzohen me ardhjen e Ramazanit, por gëzimi i tyre dallon nga gëzimi i të parëve, këta nuk gëzohen për diç tjetër por gëzohen se Ramazani është një shans i përfitimit, është shans i tregtimit. E që angazhimi i tepër pas punës bën që të humb namazet ditore, po edhe namazet vullnetare, teravitë, namazin e natës.

Nuk nënkuptohen se ne duhet ta braktisim tregtinë, jo, por, le ti japim vetes sonë diç prej shpërblimit të cilin Allahu e ka përgatitur për ne: “Ajo që e keni pranë vetes aështë e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme.” Sureja Nahl, 90.

Nuk ka fare pengesë nëse angazhohemi, punojmë e fitojmë në kërkim të riskut nëse kjo nuk na preokupon nga ajo që është më me rëndësi.

E as që është muaji Ramazan, muaj i përkujdesit total pas ushqimeve, e ndjekjes së serialeve, e programeve të ndryshme televizive, e as i qëndrimit deri në orët e vona në muhabete e lojra e dëfrime. Ka prej njerëzve që Ramazanin e shndërron në një natë të gjatë, bije të flejë në natëne  fundit të muajit Shaban e zgjohet në ditën e parë të muajit Sheval, e kurse Ramazanin e ka kaluar në gjum, dembeli, dhe përtaci.

Është momenti që të ndjejmë tani keqardhje për humbje të adhurimeve, të adhurojmë Allahun deri në vdekje.

Allahu na ruajt nga gafleti, e që njeriu bëhet gafil herë për shkak shpirtit të tij që e udhëheq në punë të këqija, ose për shkak të shejtanit, ose për shkak të shoqërisë së keqe, për shkak epsheve, kështu atij i ikin adhurimet farze e vullnetare.

Për këtë të nderuar, prej dhuntive më të mëdha për njeriun është që Allahu ti jep atij një shpirt që veten e qorton, për humbjen e adhurimeve, dhe të nxit në arritjen e shanseve të lëshuarar. Dhuntia e dytë është të të jep një zemër që ndjen keqardhje, e që është ksuht prej kushteve të pendimit, e nëse ndjen keqardhje, keqardhja të shtyen fortë drejt pendimit.

Kategoria e tretë:

Ata të cilët janë të pikëlluar për ardhjen e këtij muaji të bekuar, sikur atyre të ju ketë zbritur një bela e madhe, një katastrofë, saqë mërziten, këta janë ata të cilët Kuranin e bëjnë copë copë, këta janë ata të cilët e kanë humbur namazin dhe kanë ndjekur epshet, këta janë ata të cilët i kanë pushtuar shejtanët dhe i udhëheqin epshet, dyshimet ua kanë mbullur sytë dhe zemrat, këta janë prej atyre që e risin çështjen e ibadeteve, atyre u duket gjë e madhe e rëndë, përveç  atyre që kanë frikë Allahun, ata frikohen prej adhurimeve dhe si pasojë vijnë me një mëkat të shëmtuar, dhe e gjithë kjo për shkak të imanit të dobët dhe mos nënshtrimit ndaj Allahut.

Mos veprimi me dituri është injorancë, sikur që është injorancë edhe mungesa e diturise, kështu që injoranca është dy llojësh: injorancë e dijes dhe injorancë e veprës.

Është një frikë e tmershme që të mos përfshihen nga ajeti Kuranor: “Krijesat (gjallesat) më të dëmshme te All-llahu janë ata të shurdhëtit (që nuk dëgjojnë të vërtetën) memecët (që nuk e thonë të drejtën) të cilët nuk logjikojnë. All-llahu do t’i bënte të dëgjojnë ata (shurdhmemecët) po të dinte (të pritej prej tyre) se do të arrinin ndonjë të mirë, po edhe sikur t’i bënte të dëgjojnë, ata do të zbrapseshin dhe do të refuzonin. O ju që besuat, përgjigjjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai.” Sureja Enfal, 22-24.

Dijetari i njohur Abdurrahman Sadij (Allahu e mëshiroftë) në komentin e këtij ajeti në librin e tij “tejsiru kerimu rahman” thotë: dëgjimin që e përmend Allahu në ajet është dëgjimi me kuptim që ndikon në zemër, ndërsa dëgjimi i argumentit do të jetë kundërargument për ta prej Allahut për shkak se ata kanë dëgjuar ajetet, por nuk dëgjuan në formë që t’ju bëjë dobi, sepse Allahu nuk pa hajr tek ata njerëz e që të dëgjojnë (kuptojnë ) ajetet e Tij.

Të nderuar besimtarë: këto janë tre kategoritë e njerëzve në raport me pritjene  muajit Ramazan, secili prej tyre pretendon se ka një farë arsye e që nuk qëndron për ta asnjë arsye, përveç kategoriss së parë, ata me lejen e Allahut janë në mirësi.

Të jemi si shembulli i të parëve tënë që ftonin në mirësi, me dëshirë që të jenë të dobsihëm për të tjerët, duke këshilluar në të vërtetë dhe në durim.

O Zot! Bëje muajin Ramazan shpëtim për ne nga zjarri i xhehenemit, na zgjo nga shkujdesi e pakujdesia, na ndihmo që të shfrytëzojmë kohërat me vepra të mira, furnizim për ne për në ahiret.

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

Burimi