Jusufi [alejhi selam] dhe nderi (l)

Do të vazhdojme ligjerimin tonë mbi nderin.

Ky është problemi më i madh nga i cili vuajnë të rinjtë, sidomos në këtë epokë, e cila cilësohet si epokë e epshit dhe lakuriqësisë.

Në brazdën e këtyre ngacmimeve dhe joshjeve gjendet djaloshi mes thirrjes së besimit, devotshmërisë dhe të mirës, që e thërrasin në nder, edukatë dhe mes shpirtin urdhërues në të këqija.

Andaj Kur’ani i famshëm na ka dhënë një shembëlltyrë, e ai është Jusufi [alejhisselam]. Na ka treguar mënyrën se si është ballafaquar me epshin, si i ka dhënë durim All-llahu dhe si e ka shpëtuar nga kjo situatë.

Prej gjërave shumë të rëndësishme për të cilat duhet të kujdeset një djalosh është: shembëlltyra praktike, fotografi të cilën e sheh para vehtes, fotografi e cila ngacmohet me të njejtat ngacmime dhe joshje, mirëpo u reziston dhe shpëton nga kjo sprovë, ashtu siç ka shpëtuar Jusufi [alejhisselam]. Le të jetë Jusufi [alejhisselam] shembëlltyrë e secilit djalosh.

Do të flasim në këtë ligjeratë mbi këto komponente:

– elementet e joshjes,

– disa meditime mbi tregimin,

– anija e shpëtimit,

– dhe në fund, disa mësime nga tregimi.

ELEMENTET JOSHËSE

Pse i përmendim elementet joshëse. Nga shkaku se kur t’i njohim ato, e shohim në të vërtetë përqëndrimin e Jusufit [alejhisselam], dhe e kuptojmë se është sprovë nga All-llahu.

Duhet të jetojmë në ambijentin e tregimit dhe të parafytyrojmë elementet e joshjes dhe ngacmimit të cilat kanë qenë të pranishme në atë kohë para Jusufit [alejhisselam], që të kuptojmë realitetin e këtij tregimi dhe për të qenë efekti edhe më i madh te ai që e lexon.

Ibn Kajimi [rahimehull-llah] i ka përmendur disa elemente, të cilat kanë arritur deri në trembëdhjet elemente, të gjitha kanë qenë mjete dhe elemente joshëse, që e ngacmojne epshin e Jusufit [alejhisselam].

1- NATYRA E BURRIT, e cila anon kah gruaja. Të gjitha burrat e kanë këtë epsh kundrejt grave.

2- KA QENË DJALOSH, kurse epshi është më i fuqishëm te djelmoshat, po ashtu edhe mundësia për ta përmbajtur vetveten është më e vogël te ata. Kjo tregon vështirësinë e situatës.

Ju e dini se Jusufi [alejhisselam] u hedh në pus duke qenë i vogël, pastaj e bënë skllav, e akoma ishte djalosh kur All-llahu tha për te:

“E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët. E ajo, në shtëpinë ë së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: “Eja!” Ai (Jusufi) tha: “All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt), më nderoi me vendosje të mirë (si mud t’i bëj hile në familje)”. S’ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses”. (Jusuf: 21- 22).

Nuk na intereson edhe aq shumë sa vjet i ka pasur Jusufi [alejhisselam], mirëpo pa dyshim ishte afër njëzetshit, aty afër. Me rëndësi është se ka qenë në kulmin e rinisë, ku i forcohet epshi.

3- KA QENË BEQAR. Edhe kjo pa dyshim është element me rëndësi, sepse i martuari ka mundësi ta kënaq epshin e tij në mënyrë të lejuar. Pa marë para sysh se çka e ngacmon ai ka mënyrë të lejuar për të kënaqur epshin. Kurse djaloshi beqar, la mundësi ma shumë të bjer në mëkat dhe ngacmimet dhe joshjet më shumëndikojnë te ky djalosh se sa te ai që është i martuar. Mu për këtë Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka urdhëruar të rinjtë që të martohen:

“O ju djelmosha, kush ka mundësi që të martohet le të martohet, sepse kjo ia ul shikimin dhe ia mbron organin, e ai që s’ka mundësi le të agjëron, sepse kjo për te është mburojë”. (Muslimi).

4- QËNDRIMI I TIJ NË VEND TË HUAJ. Njeriu kur është në vend të huaj, sidomos kur del në vend të huaj i ri, kjo e shtyn të bëjë ç’mos. Qëndrimi i tij në grubet i mundëson të bëjë çka të dëshiron.

5- GRUAJA ISHTE ME PUSHTET DHE BUKURI. Ishte gruaja e mbretit, kurse për bukurinë, Ibn Kajimi thotë: se burrat fisnik, nuk martohen me çdo lloj grue, ata martohen me gra të bukura.

6- GRUAJA NUK REFUZONTE, sepse disa herë burrin e largon nga imoraliteti edhe refuzimi i gruas.

7- AJO KA KËRKUAR DHE KA INSISTUAR, andaj kjo e ka larguar nga nevoja për të kërkuar dhe për tia shprehur dëshirën e vet. Ajo kërkon dhe është nënshtruar, kurse ky është fisnik dhe i kërkuar. Djaloshin ka mundësi ta ngacmon epshi, e të bëjë mëkat, mirëpo mbetet para tij ndonjë pengesë, e ajo është guximi dhe shrehja e kësaj dëshire.

Kjo kaloi në kërcënim nëse nuk ia kënaq dëshirën, ashtuqë këtij njeriu iu tubuan edhe nxitja edhe kërcënimi. Po të mos kishte dëhsirë djaloshi për zina, atëherë nga frika e kërcënimit do të bënte zina.

8- KA QENË NË SHTËPI DHE NËN PUSHTETIN E SAJË, andaj nëse nuk i përgjigjet dëshirës së sajë, mundet të dëmtohet.

9- NUK FRIKËSOHET NGA PËRHAPJA E LAJMIT, ngase ajo e kërkon këtë gjë me vetdëshirë, me këtë largohet frika nga turpërimi dhe informimi i njerëzve për këtë gjë të keqe.

10- AFËRSIA NDAJ SAJË, pasiqë ka qenë skllav i saj, gjë e cila shkakton afërsi. Sepse e takon për çdo ditë, hynë në dhomën e sajë në çdo moment, e kjo i mundëson ta sheh në atë gjendje që nuk munden ta shohin të tjerët.

11- KËRKOI NDIHMË NGA PARIA E KURTHAVE DHE DINAKËRISË, E ATO JANË GRATË.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Një grup nga gratë e qytetit thanë: “Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët. E kur ajo dëgjoi për ato përshpëritjet e tyre, dërgoi t’i thërrasë ato, u përgaditi vend mbështetje dhe secilës prej tyre idha nga një thikë e tha: “Dilu para atyre!” Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: “All-llahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!”. (Jusuf: 30- 31).

U ndihmua në këtë rast me gra, të cilat i udhëheqin kurthet dhe dinakëritë. Disa dijetarë kanë thënë: kurthat e gruas ia kalojnë kurtheve të djallit, sepse për kurthet e djallit ka thënë:

” s’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët”. (En-Nisa: 76).

Kurse për kurthet e gruas ka thënë:

“Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!”. (Jusuf: 28).

Mirëpo, pa dyshim se gruaja e mirë, e devotshme adhuruese është larg nga gjith kjo.

Qëllimi është të tregojmë se ajo sërish kërkoi ndihmë nga gratë. Ajo pasiqë e thërriti në imoralitet e ai refuzoi, ajo u ndihmua me gratë që ti godas dy zogj me një gurë, tu ban kurthë grave e të hakmiret ndaj tyre për ate që kanë thënë për te dhe të ndihmohet me to kundër tij.

12- KËRCËNIMI SE DO TA BURGOS DHE DO TA NËNÇMON.

Ajo i tha:

“Po që se nuk e bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet”. (Jusuf: 32).

Ajo ka mundësi ta bëjë këtë gjë, sepse është grua e Azizit, kjo punë është në dorë të sajë, pastaj është cilësuar si grua kurthtare e madhe. Ajo këtë edhe e realizoi duke e shtyrë Jusufin [alejhisselam] disa vite në burg.

13- Burri nuk shprehu xhelozinë dhe burrërinë e tij, ashtu si i takon secilit burrë, në momentin kur iu shpalos e vërteta dhe dëshmoi një njeri nga familja e tij.

Ky burrë faqezi i tha Jusufit [alejhisselam]: largohu nga kjo vepër, kurse gruas: kërko falje për gabimin, se je gabimtare”. Edhe aq.

14- Mund t’ia shtojmë edhe këtë asaj që tha Ibn Kajjimi. JUSUFI [ALEJHISSELAM] U RRIT NË KËTË SHTËPI. Në shtëpi, ku lirisht mund të thuash se imoraliteti është gjëja më e lehtë, mirëpo All-llahu e ruajti Jusufin [alejhisselam] dhe ai nuk ra nën ndikim të shoqërisë ku jetonte.

Ja, këto ishin elementet joshëse në të cilat e përjetoi Jusufi [alejhisselam] këtë ndodhi dhe e shpëtoi All-llahu dhe e përforcoj në këtë rrugë.

Djelmoshat e rinjë duhet ta njohin këtë shembëlltyre dhe ta marin si mostër të tyren, sipas së cilës duhet të jetojnë.

Si mos ta kenë parasysh këtë gjë, kur All-llahu këtë sure e filloi me:

“Ne me të shpallur të këtij Kur’ani po të rrëfejmë ty (Muhammed) me të bukurin rrëfim, edhe para tij ishe nga të painformuarit”. (Jusuf: 3).

Dhe:

“Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që të forcojnë zemrën tënde, dhe në to ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët”. (Hud: 120).

“Ata (të dërguarit e përmedur) ishin që All-llahu i vuri në rrugë të drejtë, andaj ti merri shembull në udhëzim. Thuaj: “Unë nuk kërkoj për këtë (komunikimin e Kur’anit) shpërblim prej jush. Ky nuk është tjetër, përveç një këshillë për mbarë njerëzit”. (El-Enam: 120).

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka dëshmuar se Jusufi [alejhisselam] ka qenë prej njerëzve më të mirë.

Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se i kanë thënë Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem]: Cili është njeriu më fisnik? Ka thënë: “Më i devotshmi”. I thanë: nuk të pyesim për këtë gjë. Tha: “Jusufi, i dërguar i All-llahut, i biri i të dërguarit të All-llahut, i biri i të dërguarit të All-llahut, i biri i Mikut të All-llahut (Ibrahimit)”. I thanë: nuk po të pyesim për këtë. Tha: Pyetni për lëndën e arabëve? Më të zgjedhurit e juaj në injorancë janë më të zgjedhurit në Islam, nëse e mësojnë fenë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Kjo është shkalla në të cilën duhet të arrijnë djelmoshat e rinjë. Ndoshta nuk munden të arrijnë në këtë gradë, sepse kjo është gradë e Pejgamberëve, mirëpo, së paku ti ketë ata shembull në jetën e tij.

DISA SQARIME TË SHKURTA TEFSIROLOGJIKE

Nuk e kemi për qëllim të sqarojmë këtë sure dhe ajetet e saja nga aspekti i tefsirit, mirëpo medoemos duhet ndalur dhe sqaruar disa ajete,

Pika e parë:

All-llahu sub thotë:

“Ajo mësyni atë qëllimisht, e atij do t’i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij”. (Jusuf: 24).

Sipas ajetit edhe gruaja edhe Jusufi [alejhisselam] anuan nga njëri tjetri. Sa i përket gruas kjo gjë s’kërkon koment, mirëpo problemi qëndron te Jusufi [alejhisselam] dhe animi i tij nga ajo. Çka në të vërtet domethënë kjo gjë?

Dijetarët e tefisirit kanë shumë fjalë rreth komentit të kësaj fjale. Do t’i përmendim disa dhe do të zgjedhim atë mednim që mendojmë se është më afër pozitës së Pejgamberëve.

Ne pa dyshim besojmë në dlirësinë e Pejgamberëve dhe dlirësinë e Jusufit [alejhisselam]. All-llahu këtë tregim na e ka treguar që të jetë shembull dhe mostër për ne. andaj nuk duhet të përmendim izrailijatet, të cilat e akuzojnë Jusufin [alejhisselam] dhe e përshkruajnë këtë ndodhi në mënyrë që si takon ndonjë pejgamberi.

Me rëndësi është që kur të lexohet komenti i kësaj sureje të mos vrapojmë pas izrailijateve, të cilat e ulin Jusufin [alejhisselam] nga pozita e pejgamberit. Duhet t’i lexojmë këto lajme dhe transmetime duke i vlerësuar lart pejgamberët dhe duke qenë i bindur se ata janë të ndershëm dhe moralshëm, paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi ta.

DISA MENDIME TË DIJETARËVE TË TEFISIRIT

1- Ai anoj kah ky mëkat, mirëpo nuk e bëri. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Kush dëshiron ta bëjë një mëkat dhe nuk e ban, i shkruhet një shpërblim”. (Buhariu).

Shejhul-Islam ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: All-llahu [subhanehu ve teala] çdo herë kur përmend ndonjë pejgamber që ka bërë ndonjë gabim, e përmend edhe faktin se është penduar dhe ka kërkaur falje për atë gabim. Kurse në këtë rast All-llahu nuk përmend se ai është penduar dhe se ka kërkuar falje, që domethënë se ai nuk ka bërë mëkat.

2- Ai dëshiroi ta godas me shuplakë.

3- Mendoj ta bëjë grua të vehten, pasiqë ia pa bukurinë.

4- Jusufi [alejhisselam] nuk e ka bërë këtë vepër aspak, sepse All-llahu thotë:

“Ajo mësyni atë qëllimisht, e atij do t’i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij”. (Jusuf: 24).

Ai nuk anoi kah ajo sepse e pa argumentin e Zotit.

Nëse ky mendim i fundit nuk është aq i fuqishëm, mendimi përfundimtar, të cilin nuk guxojmë ta kundërshtojmë është: Jusufi dëshirojë të bëjë diç mirëpo, asgjë nuk bëri. Çdo gjë që përmendet jashta kësaj nuk është e vërtetë, por lajmet mbi Pejgamberët duhet ti mer nga Kur’ani ose nga sunneti i vërtetë.

PIKA E DYTË:

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

” sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij”. (Jusuf: 24).

Cili ka qenë ky argument?!

Dijetarët e tefisirit i kanë dhënë disa komente lidhur me këtë:

– Se ka parë fotografinë e Jakubit [alejhisselam].

– Se ka parë ajetin: “mos iu afroni imoralitetit”,

– E ka parë të regjistruar në ballë të sajë,

– E ka parë të shkruar në murë,

– I ka dalur një shuplakë në të cilën ka shkruar: “mos iu afroni imoralitetit”. Mirëpo ky nuk u ndal, pastaj doli shuplaka përsëri, ku shkruante:

“Dhe ruajuni ditës kur do të ktheheni te All-llahu, “. (El-Bekare: 281). Ky sërish nuk u ndal gjersa erdhi Xhibrili [alejhisselam] e e ndali. E tërë kjo nuk i përket Jusufit [alejhisselam].

– Thuhet se Xhibrili [alejhisselam] e shtyri me dorë e ai iku pastaj,

– Kishte një idhull në odë, e ajo shkoi ta mbulon, kur e mbuloi ky e pyeti: pse po e mbulon? Tha: me vjen turp nga zoti im. Atëherë tha: unë duhet të turpërohem edhe më shumë nga Zoti im.

Krejt këto fjali janë izrailijate dhe nuk ka argument të vërtetë për këtë. Ne nuk kemi nevojë të dimë se cili është ai argument, sepse po të kishte nevojë do t’na e tregonte All-llahu [subhanehu ve teala]. Në këtë rast All-llahu [subhanehu ve teala] nuk i sqaroi sikurse nuk sqaroi emrat e banorëve të shpellës, etj. Ne i përmendëm këto gjëra sepse njerëzit zakonisht pyesin rreth kësaj çeshtjeje.

Me rëndësi të dihet është se All-llahu e nderoi pejgamberin e tij dhe e mbrojti nga rënia në mëkat duke ia treguar këtë argument.

PIKA E TRETË

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen”. (Jusuf: 26).

Ate që e thamë te pika e dytë e themi edhe këtu. Nuk kemi nevojë të përmendim gjërë e gjatë atë që kanë thënë dijetarët e tefsirit rreth kësaj çeshtjeje.

Nuk na intereson ne, ky dëshmitar a ka qenë foshnje, ose njeri plak, ose këmisha, etj. Ne na intereson se ky dëshmitar dëshmoi dlirësinë dhe pafajësinë e Jusufit [alejhisselam].

PIKA E KATËR

All-llahu [subhanehu ve teala] tregon se Jusufi [alejhisselam] ka thënë:

“All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt), më nderoi me vendosje të mirë (si mud t’i bëj hile në familje)”. (Jusuf: 23).

Cili është qëllimi nga fjala: zoti im?

Me këtë fjalë për qëllim kishte Azizin, sepse kështu përdorej te ata në atë kohë. Shiko ajetet:

“Kthehu te zotëriu yt dhe pyete atë: ç’ëshë puna e atyre, që i prenë duart e tyre? Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre”. (Jusuf: 50).

Ose ajeti:

“Më përkujto mua te zotëriu yt”. (Jusuf: 42).

Me të gjitha këto ajet për qëllim është Azizi, i cili i kishte dhënë pozitë të mirë, andaj nuk i takon atij t’i bëjë tradhëti në familjen e tij.

Parashtrohet pyetja: pse u arsyetua me këtë argument e nuk e frikësoi me All-llahun, e pa dyshim se pengesë më e fuqishme do të ishte përkujtimi i All-llahut dhe frika prej Tij?

Thanë: këtë grua e kishte marur epshi përpara, e poqëse e frikësonte me All-llahun, nuk do të ndalej, andaj shfrytëzoi elementin më të fuqishëm, sipas tij, i cili do ta ndalonte ate në këtë moment. Jusufi [alejhisselam] mendonte se burri i saj kishte xhelozi aq sa ta ndalojë këtë grua nga kjo vepër e fëlliqur.

Në këtë rast ka edhe mësim tjetër. Njeriu duhet larguar sprovën nga vetveteja ashtu si mendon se më së shumti ndikon te pala tjetër. Ndonjë njeri mundet të jetë me besim të dobët, ashtu që më shumë ndikon te ai përmendja e sëmundjeve shëndetësore dhe denimet e kësaj bote për ate që ipet pas imoralitetit. Andaj njeriu duhet t’i largoje nga ky mëkat duke u përmendur ato gjëra që i largojnë nga ky mëkat. Edhe pse pa dyshim vazhdimisht duhet pasur para sysh që të mbjellim në zemrën e njerëzve frikën nga All-llahu dhe përgjigjen kërkesave të Tija.

Origjinalin e shkroi: Muhamed Duvejish

Përshtati: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
13.9.2002

Jusufi [alejhi selam] dhe nderi (ll)