Jusufi [alejhi selam] dhe nderi (ll)

Si doli i pafajshëm Jusufi [alejhisselam]

Ekzisotjnë disa gjëra të cilat e nxorën në shesh pafajësinë e Jusufit [alejhisselam], prej tyre:

1- All-llahu e shpalli të pafajshëm duke thënë:

“Ashtu (e bëmë të vendosur) që të larojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robët tanë të zgjedhur”. (Jusuf: 24).

Kjo është një dëshmi dhe shfajësim gjigant.

2- Dëshmitari nga mesi i familjes së sajë.

All-llahu sub thotë:

“Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen. E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai është i drejtë”. (jusuf: 26- 27).

3- Vet Azizi tha:

“Jusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!”. (Jusuf: 29).

Ky është argument se Azizi e kishte të qartë se Jusufi [alejhisselam] është i pafajshëm për këtë akuzë që e akuzojnë.

4- Vet gruaja e Azizit, ngase ajo tha:

“Ajo tha: “Qe, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyna atë, po ai u ruajt fort. Po që se nuk e bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet”. (Jusuf: 32).

Ose ajeti tjetër:

“Gruaja e ministrit tha: “Tash doli në shesh e vërteta, e unë iu vërsula atij me dashuri, e ai është nga të drejtit!”. (Jusuf: 51).

5- Gratë tjera, të cilat thanë:

” Ato thanë: “Zoti na ruajt, ne nuk dijmë ndaj tij asnjë të keqe!”. (Jusuf: 51).

6- Vet Jusufi [alejhisselam].

Ai ndër tjerash tha:

“Ai (Jusufi) tha: “All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt), më nderoi me vendosje të mirë (si mud t’i bëj hile në familje)”. S’ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses”. (Jusuf: 23).

Dhe në fund, vet shejtani ka dëshmuar për pafajësinë e Jusufit [alejhisselam], sepse ai ka thënë:

“Ai tha: “Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!”. (Sad: 82-83).

Kurse All-llahu [subhanehu ve teala] ka dëshmuar për Jusufin [alejhisselam] se është burrë i sinqertë, kur thotë:

“Ashtu (e bëmë të vendosur) që të largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robët tanë të zgjedhur”. (Jusuf: 24).

All-llahu [subhanehu ve teala] gjykoi se Jusufi [alejhisselam] është prej të sinqertëve dhe se shejtani lajmëroi se nuk ka pushtet ndaj atyreve që janë të sinqertë.

Anija e shpëtimit nga tregimi i Jusufit [alejhisselam]

Cilat ishin gjërat për të cilat u kap Jusufi [alejhisselam] e të cilat u bënë shkak, pas ndihmës së Zotit që ta mbrojnë dhe ta shpëtojnë nga kjo sprovë?

Një: Frika prej All-llahut [subhanehu ve teala].

Frika prej All-llahut është mbrojtësi më i mirë nga rënia në mëkate, në cilindo mëkat dhe në cilin do imoralitet. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka treguar se njërin që e futë All-llahu [subhanehu ve teala] nën hijen e Tij atë ditë që nuk ka hije tjetër përveç hijes së Tij është edhe njeriu i cili është larguar nga mëkati prej frikës nga All-llahu.

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Shtatë persona All-llahu do ti futë nën hijen e Tij atë ditë që s;ka hije tjetër përveç të Atij: përmendi: “Njeriun, të cilin e thërret një grua me pushtet dhe e bukur, kurse ky refuzon duke thënë: kam frikë All-llahun”. (Buhariu dhe Muslimi).

Njeriun e thërrasin në mëkate shumë gjëra joshëse, mirëpo kur ta dijë se All-llahu e sheh dhe e vështron, dhe se Ai e mbikqyr, nuk ka guxim ta bëjë këtë mëkat. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Ata, që pa parë i frikësoheshin Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh”. (El-Mulk: 12).

Dhe thotë:

“Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që u premtohet për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë”. (Kaf: 31- 33).

Nëse dëshron të shpëtsoh afroju frikës nga All-llahu, sepse ky element është penguesi dhe mbrojtësi më i madh nga ecja drejt mëkatit.

Dy: Ndihma dhe suksesi prej All-llahut [subhanehu ve teala].

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Ajo mësyni atë qëllimidht, e atij do t’i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij”. (Jusuf: 24).

Pra, po mos të kishte parë argumentin nga Zoti i vet do të anonte kah ajo. Andaj All-llahu [subhanehu ve teala] në vazhdim të ajetit tha:

“Ashtu (e bëmë të vendosur) që të larojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robët tanë të zgjedhur”. (Jusuf: 24).

Shikoni, All-llahu nuk tha: “që ta largojme nga e keqeja dhe imoraliteti”, por tha: “të largojmë prej tij të keqen dhe imoralitetin”. Domethënë nga ai u larguan e keqeja dhe imoraliteti, e kjo është me e mirë se sa ky të largohet nga e keqeja dhe imoraliteti.

Aq sa ma shumë njeriu i mbështetet All-llahut dhe i mer në konsideratë shkaqet, aq ma tepër e meriton ndihmën dhe kujdesin e Zotit. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] Abdull-llah ibn Abbasit i ka thënë:

“Ruaje All-llahun, që Ai të të ruan ty”. (Hadithi sahih, transmeton Tirmidhiu).

Kujdesi i All-llahut për robin i kaplon edhe përkujdesin për gjërat e fesë së tij edhe për gjërat e kësaj bote, edhe pse përkujdesi për pikën e parë është më e rëndësishme dhe më e plotë.

TRE: IKJA NGA SHKAQET E MËKATEVE.

Ai u frikësua nga All-llahu, atëherë kur e pa argumentin, mirëpo edhe nuk qëndroi në vend, por iku dhe para asaj doli te dera, e ia shkyu këmishën nga shpina.

Largimi i njeriut nga vendi i sprovës dhe ikja nga ai vend i ndihmon që ta lë mëkatin, e nga ana tjetër është argument se punët e veta ia ka lënë All-llahut [subhanehu ve teala]. Andaj dijetari, atij njeriut që kishte vra njëqind njerëz, i cili e pyeste për pendim, e këshillojë që ta nraktisë fshatin e vet, sepse është fshat i keq dhe ku bëhen mëkate, e të shkon në fshat me njerëz të mirë e të devotshëm.

Për këtë Muhammedi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] shpeshtë lutej dhe thoshte:

“All-llahu im, shpresoj mëshirën tënde, e mos më lë në vetveten time, as sa lëvizja e qerpikëve, e as më pak se kjo”.

Djelmoshat e kujdeshëm duhet të largohen nga mëkatet dhe nga shkaqet dhe rrugët që e shpiejnë në mëkat, të ikë nga çdo gjë që ia përkujton mëkatet ose e thërret te to, e mos ti beson vetvetes shumë në këtë kontekst.

KATËR: LUTJA.

Në këtë situatë kritike u lut Jusufi [alejhisselam] e tha:

“O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që më ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk më largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato dhe të bëhem injorant”. (Jusuf: 33).

Iu lut All-llahut që ta largoi nga ai kurthën e grave, duke mos u mbështetur në forcën dhe fuqinë e tij, duke ia dorëzuar çeshtjen e tij Krijuesit dhe Mikut tëe vet, [azze ve xhel-le].

Nëse Jusufi [alejhisselam] ka nevojë për lutje dhe të kërkon prej All-llahut [subhanehu ve teala], atëherë ne therët kemi nevojë edhe më të madhe. Lutja është një mjet i cili të kontakton me All-llahun [subhanehu ve teala]. All-llahu [azze ve xhel-le] thotë:

“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua”. (El-Bekare: 186).

E në ajetin tjetër thuhet:

“Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit i shmangeb adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem”. (Gafir: 60).

Kurse Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Secili musliman që jeton mbi fytyrë të tokës e që i lutet All-llahut, All-llahu ose do t’i përgjigjet lutjes së tij ose do t’ia largon një të keqe sa ajo (lutja)”. (hadithi është sahih).

Nëse lutësi i drejtohet All-llahut, e nuk i mbështetet forcës dhe energjisë së vete, e është në ngushticë, pa dyshim se përgjigja e All-llahut është shumë afër, sepse All-llahu ka premtuar se i përgjigjet atij që është në ngushticë:

“A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni”. (En-Neml: 62).

A ka nevojë dhe ngushticë më të madhe se sa nevoja e njeriut për ta ruajtur fenë e tij?

Për këtë, duhet ta lusim All-llahun për çdo gjë që ka të bëjë me fenë dhe jetën tonë. Pa marur parasysh gradën që ka arritur besimtari në devotshmëri dhe ecuri kah Zoti, ai nuk mundet të mos ketë nevojë për të kërkuar udhëzim nga All-llahu dhe përforcim në rrugën e drejtë.

A nuk ua ka bërë obligim All-llahu të gjithë robërve të Tij të devotshëm që ti drejtohen Atij çdo di të duke thënë:

“Udhëzona në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, “. (El-Fatiha: 6-7)?

A nuk thotë All-llahu në hadithin kudsi:

“O ju robërit e Mi, të gjith jeni të humbur, përveç atij që e udhëzoj Unë, andaj kërkoni prej Meje të ju udhëzoj, e Unë ju udhëzoj”. (Hadith sahih).

Ja, Pejgamberi ynë, [salall-llahu alejhi ve sel-lem] lutet dhe thotë:

“All-llahu im, Zot i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit, Krijues i qiejve dhe tokës, Njohës i të fshehtës dhe publikes, Ti gjykon mes robërve Tu në gjërat që kanë dallime mes tyre, më udhëzo kah e vërteta për të cilën ka divergjenca me lejen Tënde, Ti udhëzon cilin dëshiron në rrugën e drejtë”. (hadithi sahih).

Dhe kërkonte nga Zoti përforcim duke thënë:

“O Ti që i ndërron zemrat, forcoje zemrën time në fenë tënde”. (hadith sahih).

Para tij, Ibrahimi [alejhisselam], baba i pejgamberëve, bartësi i tevhidit, i është lutur All-llahut, pasiqë i ka shkatërruar idhujt dhe ka përjetuar çmos nga populli i vet, duke thënë:

“(përkujto) Kur Ibrahimi tha: “Zoti im! bëne këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh)”. (Ibrahim: 35).

Pra, nuk duhet ta lëmë lutjen ose ta shpërfillim, pa marur para sysh se sa ndihet besimtari i fuqishëm dhe i devotshëm në fe, ai çdo herë ka nevojë për All-llahun dhe duhet ti lutet që ta përforcon dhe ta udhëzon në rrugën e drejtë.

PESË: MIRËSIA, RESPEKTET DHE DEVOTSHMËRIA.

Të gjithë këto vepra janë shkaqe për t’i ndihmuar All-llahu dhe për ti dhënë sukses.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Ashtu (e bëmë të vendosur) që të larojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robët tanë të zgjedhur”. (Jusuf: 24).

Aq sa e respekton njeriu All-llahun [subhanehu ve teala] dhe kujdeset për kufinjtë që i ka caktuar Ai, aq e ruan All-llahu dhe e përforcon në repsketet ndaj Tij.

Kjo na tregon se djelmoshat duhet dhënë adhurimit dhe veprave të mira dhe duhet kujdesur me të madhe për këto vepra, sepse këto gjëra e bëjnë meritor që ti ndihmon Zoti dhe ti jep sukses.

Gjashtë: të zgjedh denimin përpara imoralitetit.

Jusufi [alejhisselam] tha:

“O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që më ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk më largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato dhe të bëhem injorant”. (Jusuf: 33).

Jusufi [alejhisselam] e zgjodhi burgun dhe idhtinën e tij, vetëm e vetëm mos të bjer në mëkat, e kur arriti puna deri në këtë gradë, atëherë All-llahu i ndihmoi dhe i dha sukses. Denimi dhe dëmtimi ishin të natyrës së kësaj bote, kurse kjo botë është vend i fatëkeqësive, siç na ka tregaur All-llahu që nga dita kur i ka zbritur prindërit tanë në këtë botë:

” pra mos t’ju nxjerrë kurrsesi nga Xhenneti, e t’ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)”. (Taha: 117).

Njeriu mundet t’i përgjigjet ftesës së imoralitetit e të rezulton vuajtje në dunja për shkak të sëmundjeve të shumta që shkaktohen nga imoraliteti dhe denim të shumfishtë në ahiret, përballë vështirësisë që e përjeton besimtari gjatë durimit nga ky mëkat.

MËSIME TË FUNDIT NGA KY TREGIM

1- Domosdoshmëria e largimit nga shkaqet që shpiejnë në mëkate. Jusufi [alejhisselam] pasiqë e kaloi këtë sprovë nxitoi kah dera dhe dëshiroi të dalë nga dera. Andaj djelmoshat duhet të largohen nga sprova dhe shkaqet e mëkateve.

2- Domosdoshmëri e sakrificës dhe durimit. Njeriu doemos duhet të durojë në rrugë të All-llahut, pa marë para sysh se çka përjeton në këtë rrugë, ose në rrugën e adhurimit ose në rrugën e largimit nga mëkatet.

3- Përfundim i mirë për ate që i frikohet All-llahut dhe e respekton Ate. Ja pozita në të cilën arriti Jusufi [alejhisselam] pas durimit dhe largimit nga mëkati:

” Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), “. (Jusuf: 21).

E mos të flasim për shpërblimin e ahiretit i cili është më i mirë dhe i përhershëm.

4- Dija se All-llahu të kontrollon dhe frika prej Tij, dhe gjruma e kësaj vetëdije në mbrojtjen e besimtarit në largimin nga mëkati.

5- Lutja drejtuar All-llahut, kërkimi i ndihmës dhe strehimi te Ai.

6- Reziku i përzierjes. Kjo vepër e lehtëson guximin e bërjes së mëkatit. Elementi që e shpiu gruan e Azizit të arrije në këtë gradë është përzierja e tepërt me te, pasiqë ai ishte shërbëtori i tyre. Andaj djemt e rinjë duhet ikur nga përzierja e shpeshtë me njerëz, e cila përzierje mundet të jetë shkak i cili e shpien në mëkat të tillë ose ndonjë mëkat tjetër.

7- Njeriu çdo herë ka nevojë për All-llahun. Pa marur para sysh besimin dhe devotshmërinë e tij, ai çdo herë ka nevojë për All-llahun, për ndihmën dhe suksesin e Tij. All-llahu [subhanehu ve teala] i thotë Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta”. (El-Isra: 74).

Nëse Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] çdo herë ka nevojë për All-llahun [subhanehu ve teala], për ndihmën dhe përforcimin e Tij, e tjerët edhe më herët e kanë këtë nevojë. Andaj, reziku më i madh i besimtarit adhurues është vetëpëlqimi dhe kënaqja me adhrumin dhe devotshmërinë e tij. Ai që kënaqet me vetveten dhe ka vetëpëlqim (i’xhab), kjo është mëkat në vehte, për të cilin do të jep llogari, plus mëkateve tjera që i ban.

8- Vetpëlqimi është shkak që All-llahu ta lë të mbështetur në vetveten, sepse ky njeri me vetpëlqim sikurse ta sheh veten se ska nevojë për All-llahun, se nuk ka nevojë t’i lutet All-llahut dhe se ata njerëz që i luten All-llahut për udhëzim dhe përforcim janë mëkatarë, kurse këtij i është dhuruar udhëzimi.

Nëse Jusufi [alejhisselam] ka nevojë të sheh argumentin nga Zoti i vet e që Ai të largojë të keqen dhe imoralitetin nga Ai, të tjerët edhe më shumë kanë këtë nevojë, pa marë parasysh gradën e tyre të besimit dhe devotshmërisë, sepse grada e tyre nuk mundet të arrijë gradën e Jusufit [alejhisselam].

9- Njeri me vetpëlqim nuk i mer në konsideratë shkaqet, sepse frika dhe mos besimi i vetvetës është faktori që e shtyn njeriun të lë shkaqet e mëkateve dhe të largohet nga shtytësit dhe thirrësit në to.

10- Kjo, vetpëlqimi është shkaku i mëkatit të parë që ka ndodhur e ai është mëkati i shejtanit, sepse ai kur i pëlqeu vetvetja, All-llahu ate e lajthiti deri në ditën e gjykimit.

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Asnjëri prej jush nuk do të hynë në xhennet me veprën e tij. E as ti, o i dërguar i All-llahut? Tha: “As unë, në përjashtim nëse All-llahu më kaplon me mëshirën e Tij”. (hadithi është sahih).

All-llahu na bëftë prej atyre që shembëlltyrë kanë Jusufin [alejhisselam], na dhurfitë besim të shëndoshë dhe vepra mirë. Në dhashtë të mirë në këtë botë dhe në ahiret.

Autor: Muhammed Duvejish

Përshtati: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
20.9.2002