Ai që është i varfër, dëshiron që në shoqëri të lejë përshtypje se është i pasur dhe jeton jetë luksoze.

Të pasurit janë të dëshpruar që s’mund të gjejnë njeri që i respekton ata si njeri, e jo për shkak të pasurisë së tyre.

Pleqtë përdorin mjete të ndryshme mjekësore dhe farmaceutike për t’i fshehur rrudhët në fytyrën dhe trupin e tyre, ndërsa të rinjtë dhe të rejat veshin tesha ose përdorin makijazh që të duken më të vjetër dhe të vjetra.

Ata që janë me lëkurë më të bardhë dëshirojnë që të duken me lëkurë më të zezë dhe më të rezitur, ndërsa ata që janë me lëkurë më të zezë blejnë produkte që ua bën lëkurën të duket më e bardhë.

Ata që janë me peshë më të ulët dëshirojnë që të trashen edhe pak që të duken më të bukur, kurse ata që janë të trashë sikletohen prej peshës që e kanë dhe dëhirojnë ta humbin atë.

Ta gjatit janë lodhur duke u shikuar në pasqyrë duke dëshiruar që të jenë më të ulët, kurse të ultit duke mbathur këpucë që të duken më të lartë.

Shumë prind ëndrojnë të kenë pak kohë të lirë ku nuk do jenë me fëmijët e tyre, kurse ata që s’kanë fëmijë ëndrojnë që të kenë pranë fëmijë me të cilët do e kalonin kohën.

Shumë burra të martuar janë të frustruar prej bashkëshorteve të veta, kurse shumë burra të pamartuar janë të frustruar dhe të lodhur nga vetmia.

Të punësuarit janë të përmalluar për të qëndruar në shtëpi, ndërsa të papunët vuajnë duke vrapuar për të gjetur punë.

Dikush nga njëra anë e botës është e lodhur nga shiu dhe flladi, dikush nga ana tjetër luten për një pikë shi.

Vazhdimisht ka njerëz që thuan: ‘’Sikur të isha më i bukur’’ ose ‘’Sikur të kisha në konto kaq para’’ ose ‘’sikur të kisha shtëpi më të bukur’’.

Shumë thonë ‘’Sikur të ….’’ por në realitet Allahu (subhanehu ue teala) e di më së miri çka është më e hajrit për ne.

Shumë prej njerëzve mendojnë se njeriu që është ulur pranë tyre jeton jetë më të mirë sesa ata, shumë prej tyre gjithmonë e shohin se kullosa e fqiut është me e gjelbërt sesa kullosa e tyre. Por nuk është ashtu, sepse ne ndoshta mendojmë se shumë prej atyre që i shohim në rrjete sociale  jetojnë jetë më të mirë sesa ne duke u bazuar në postimet e tyre që shumëherë nuk janë reale, ose që reklamojnë darka, vetura, parfume që në esencë s’janë të atyre.

Por kjo jetë e tyre nuk është perfekte ashtusiç paraqitet, por edhe mos harrojmë se jeta e kësaj dunjaje është mashtruse.

Sa e bukur dhe e realtë është fjala e Allahut: ‘’Dhe pak prej robërve të Mi janë falënderues’’. (Sebe 13)

Ishte i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) gjithmonë falënderues, kur ulej dhe kur çohej, kur flinte dhe kur zgjohej.

Ai ishte që tha: ‘’Kush zgjohet në mëngjes me ushqim në pjatën e tij dhe është i sigurtë në shtëpinë e tij dhe me shëndet në trupin e tij, ai është sikurse t’i ishte dhënë pasuria e krejt botës’’.

Sa jemi harrues të asaj që Allahu e ka thënë: ‘’’Nëse falënderoni, Unë j’ua shtoj’’. (Ibrahim 7)

Përmbodhi dhe përktheu: Mr. Enis Arifi
https://www.rizgjimi.com/