Jetesa e të lumturve (2)

Ibn Xhevziu përmend në librin e tij “Dhemul-Heva”, një njeri i cili jetonte në Bagdad, e lëshonte shikimin e tij në harame ecte pas epsheve të tija u përkujtua dhe këshillua, mirëpo nuk përfitoj prej këshillave, iu tërhjek vërejtja, mirëpo nuk u largua prej këtyre gabimeve

Një dit, ky njeri, kaloi para derës së një krishteri shikoi mbrenda shtëpisë së tij dhe pa një vajzë të bukur dhe u dashurua në te fortë. Tentoi të futet në këtë shtëpi, mirëpo nuk e lan. Tentoi të martohet me te, mirëpo nuk ia dhan. Vazhdimisht interesohej për te, përcjellte lajmet e saja dhe i dërgonte letra, derisa edhe ajo u dashurua në te dhe u lidh pas tij. Filloi secili prej tyre ti dërgojë letër njëri tjetrit dhe tentonin të shihnin njëri tjetrin, mirëpo nuk ia arritën qëllimit. U mallëngjua shumë për te saqë u sëmur në mendje. Andaj e dërguan në Maristan (shtëpi për të sëmurë mentalisht). Këtu e vizitonte vetëm një shok i tij, i cili kujdesej për të dhe hallin e tij. Dhe ia sillte lajmet e kësaj vajze në të cilën u dashurua. Një ditë i erdhi nëna, e ky as nuk e shikoi e as nuk i foli. Nëna iu ankua shokit të tij, ky e mori për dore dhe e futi te ai në dhomë. Filaneja (ajo vajza në të cilën është dashuru) të ka dërguar letër me nënën tënde, degjoje letrën që ta ka dërguar. E shikoi nënën e vet dhe e pyeti për atë vajzën, çka bën dhe çka të ka thënë? Kjo nënë e mjerë, filloi të shpikë biseda dhe tregime e ndodhi. Sikurse fjalë se ajo të don, është e mallëngjuar për ty, ka interesim të madh për ty, etj. ndërkohë dëgjoi zërin e djalit të saj duke thënë: vazhdo më trego sa ma shumë për te. Iu shtua edhe më tepër dashuria ndaj saj dhe çmenduria për te. Dolën nëna dhe shoku prej dhomës. Pas një kohe i erdhi shiku në vizitë. E pa se kishte ndryshuar, ishte dobësuar dhe ishte molisur. Tha o burrë, çka e ndryshoi gjendjen tënde? Tha: kjo është sëmundja e njeriut të pasionuar pas dashurisë (ashik)! E tha: shoku im, ka ardhur koha e exhelit ka arritur koha e vdekjes kurse unë nuk kam takuar shoqen time në dunja mirëpo dëshiroj ta takoj në ahiret I thashë: do të takosh gjëra edhe më të mira se kjo në ahiret Tha: vetëm këtë e dua

I thashë: nuk ka mundësi, sepse ti je musliman e ajo krishtere

Ateherë rënkoi me zë të madh dhe tha: ajo është krishtere e unë musliman, nuk do të takohemi në ahiret, atëherë unë kthehem nga feja e Muhammedit e i besoi Isaut dhe kryqit të madh

I bërtita duke i thënë: ke frikën All-llahut mos ban kufër, ajo që është te All-llahu është më e mirë dhe më e përhershme filloi të qajë dhe filloi të rënkon derisa vdiq pasi vdiq përgjegjësit e këtij spitali u kujdesën për te

Pas vdekjes së tij, unë shkova te ajo grua e gjeta të sëmurë hyra dhe fillova ti flas për atë njeri .

Pasi kuptoi se ka vdekur i dashuri i sajë, bërtiti duke thënë: unë nuk kam takuar të dashurin tim në dunja dëshiroj ta takoj në ahiret dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut dëshmoj se Muhammedit është rob dhe i dërguar i All-llahut unë distancohem nga krishterimi hyj në Islam.

Babai i saj e qortoi ajo qau shumë

Babi i saj tha: merrne me vehte, se nuk banoj me ate që del prej fesë së vet Pas këtij rasti jetoj vetëm pak dhe vdiq.

All-llahu na ruajtë nga mashtrimi dhe kurthet e shejtanit.

Sa gruja dhe burri kanë kënaqur syte e tyre duke shikuar njëri tjetrin sa u janë kënaqur veshët me zërin e njëri tjetrit, mirëpo fundi i kësaj është mposhtja dhe nënçmimi, denimi i zjarit..sepse Zoti yt askujt nuk i ban zullum

Ai që përqëndrohet në fenë e All-llahut jeton jetën e njerëzve të lumtur i përfundon ymri me përfundim të njerëzve të devotshmë dhe ringjallet me miqtë e Zotit e shoqerohet me pejgamberët.

“E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej. (u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!”. (Fussilet: 30- 32).

Njerëzit e lumtur shumë përpjeken në dynja andaj edhe gradat i kanë të larta në mesin e njerëzve saqë nuk mund të krahasohen te All-llahu me format dhe trupat e tyre, por ngriten te All-llahu me veprat e tyre

Transmeton Imam Ahmedi dhe të tjerët se Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] ishte duke udhëtuar me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kaluan pran një drurit dhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kërkoi prej tij që tia sjell një krende, për ta përdorur si misvak..

U ngrit Abdull-llah ibn Mesudi që të mer një krende, mirëpo ishte i dobët dhe mundohej që ta kap, fryri era dhe ia zbuloi këmbët, ato ishin dy kërcikë të hollë dhe të vegjël

U qeshën njerëzit për shkak këmbëve të holla që i kishte

U tha Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: pse po qesheni? Për shkak këmbëve të holla që i kishte? Pasha Ate që në Dorë të Tij është shpirti im, ato janë më të rënda në peshoje se Uhudi

Vallë, pse janë të rënda, për shkak të namazit të gjatë që e ka falur gjatë natës..për shkak të agjërimit të pandarë..për shkak se këmbët e tija nuk kanë ecur në haram

Kurse të tjerët përveç Ibn Mesudit, ata që kanë zbukuruar pjesën e dukshme, kurse kanë neglizhuar pjesën e brendshme kanë zbardhur rrobat, mirëpo kanë nxirë zemrat për këta njerëz, Ebul-Kasimi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë, siç na tregojnë Buhariu dhe Muslimi:

“Do të vjen njeriu i shëndosh dhe i madh në Ditën e Kijametit, mirëpo nuk do të peshon te All-llahu as sa krahu i mushkonjës, pastaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:

lexoni nëse dëshironi ajetin:

” dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t’u japim kurrfarë vlere”. (El-Kehf: 105).

Njeriu sado që largohet nga respekti i Zotit të vet, aq sa ma shumë fundoset në lezati dhe pason epshin, aq më tepër mirren prej tij shkaqet e lumturisë, e kaplon brenga dhe ngushtica, e kjo nuk largohet ndryshe përveç se me pendim dhe kthim te All-llahut [subhanehu ve teala].

Pse?

Sepse zgjërimi i gjoksit kënaqësia e ymrit, janë dhunti shumë të mëdha, të cilat All-llahu nuk ia jep secilit, por ia jep vetëm atij që e do andaj All-llahu [subhanehu ve teala] ia dha këtë dhuratë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke i thënë:

“A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?”. (El-Inshirah: 1).

Denimi i parë i mëkateve është ngushtica e gjoksit andaj po ta dinte mëkatari dhe mëkatareja se çfarë kënaqësie dhe lumturie ka adhurimi dhe nderi, çfarë zgjërim të gjoksit dhe hare, do të kuptonin se ajo që u ka ikur nga lezatia e besimit është shumë më e madhe se kënaqësia kalimtare që kanë përjetuar gjatë disa mëkateve e mos të flasim për Ditën e Kijametit

Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] thotë:

“Vepra e mirë shkakton dritë në zemër, shkëlqim në fytyrë, gjërësi në rizk dhe dashuri në zemrat e njerëzve, kurse vepra e keqe shkakton errësirë në zemër, nxirje në fytyrë, dobësim të trupit dhe urrejtje në zemrat e krijesave”.

Xhabir ibn Abdull-llahi [radijall-llahu anhu] thotë:

“Ai që shumë falet gjatë natës, i zbukurohet fytyra gjat ditës”.

Të vërtetën e thotë All-llahu [subhanehu ve teala] kur thotë:

“Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë”. (El-Enam: 125).

Ata që kanë udhëzim dhe besim, ata kanë zemërgjërësi dhe gjoks të hapur, kurse të devijuarit kanë ngushticë të shpirtit dhe sprova mërzi dhe pafatsi, shkapërderdhje të çështjeve të tija dhe jetë jo të lumtur

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

” mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar”. (El-Kehf: 28).

Mërzinë e përhershme që ua zbret Zoti atyreve që bëjnë mëkate ndaj Tij ose atyreve që kërkojnë lumturinë dhe rehatinë në vepra tjera pos kënaqësisë së Tij, atyreve u ngushtohet dynjaja u bëhet e padurueshme jeta e tyre, saqë kënaqësia pas së cilës vrapojnë bëhet denim, me të cilin denohen.

Pse?

Pse shndërrohet dëgjimi i muzikës, dhënja pas epsheve, konsumimi i alkoolit, shikimi në gjëra të ndaluara, pse e tërë kjo shndërrohet në ngushitcë, pasiqë ka qenë rehati, pse shndërrohet në mërzi, pasiqë ka qenë gëzim

Pse?

Për shkak se All-llahu [subhanehu ve teala] e ka krijuar njeriun për një detyrë, andaj edhe nuk mund të vazhdojë jeta në rrugë të drejtë përderisa angazhohet me detyra tjera:

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”. (Edh-Dharijat: 56).

Nëse njeriu e përdor trupin dhe shpirtin e tij në gjëra tjera e jo në detyrën e tij për të cilën është krijuar, jeta e tij do të shndërrohet në ferr

Poqëse një njeri ecë në një rrugë, e i prishen këpucët papritmas, pasiqë e sheh këtë thot: ska gjë, do të sjfrytëzoj lapsin në vend të këpucëve, dhe e mori lapsin dhe e vendoi në këmbë, do ti kishim thënë: ti je i çmendur, lapsi është krijuar që të shkruaj e jo që të ecish mbi te

Po sikurse një njeri që nuk gjen laps, thotë, ska problem do të shkruaj me këpucët e mia, dhe mer këpucët e mundohet mbi letër të shkruan me to. Do ti kishim thënë: ti je i çmendur, këpucët janë krijuar për një detyrë e lapsi për një detyrë tjetër!!

Poashtu edhe njeriu, është krijuar për një detyrë, e ajo është të respektojë dhe adhurojë All-llahun [subhanehu ve teala] andaj ai që shfrytëzon jetën në detyra tjera, patjetër që do të devijojë dhe do të vuajë

Po të shikosh jetën e atyereve që nuk e kanë shfrytëzuar për qëllimin për të cilin janë krijuar do të shohish se në jetën e tyre ka çorodi dhe humbje që se gjenë te të tjerët

Pse shtohet numri i vetvrasjeve në vendet ku është përhapur imorali dhe nihilizmi

Pse në Amerikë bëjnë vetvrasje më shumë se 25 mijë njerëz

Thuaje të njejtën edhe për Britaninë, për Francën, për Suedinë, për Italinë, etj.

Pse, a nuk kanë gjetë alkool për ta konsumuar? Jo alkooli është në sasi të mëdha i pranishëm atje!

A nuk gjejnë ku të udhëtojnë? Shtetet janë të mëdha dhe ka shumë vende atraktive

Nuk kanë të drejtë të miren me marëdhënie jashtmartesore? Ose ka pengesa mes tyre dhe argëtimit dhe lozjes

Ua kanë mbyllur pabet dhe kafenetë?

Jo, asesi ata veprojnë si të dëshirojnë rrotullohen mes kënaqësirave të syve dhe gjymtyrëve të tyre

Atëherë, pse bëjnë vetvrasje? Pse mërziten nga jeta e tyre?

Pse e lënë alkoolin, jetën epshore dhe argëtimin e lozjen e zgjedhin vdekjen, pse?

Përgjigja është e qartë:

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër”. (Taha: 124).

E përcjell jeta e vështirë në vajtje dhe ikje në udhëtim dhe në qëndrim me te ha dhe me te pi me te ulet dhe me te qëndron, nuk ndahet prej tij as në gjum e as në zgjim

Ia bën jetën të padurueshme deri në vdekje, sepse ai që ia kthen shpinën Zotit dhe tregohet mendjemadh All-llahu [subhanehu ve teala] hedh mbi te trishtim të vazhdueshëm, All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Ne do to mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan “.

Pse?

” sepse ata All-llahut i trillojnë e i mveshin zota të tjerë, duke mos pasur për këtë kurrfar fakti, ndaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehennemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizorëve”. (ali Imran: 151).

Kurse ata që e njohin Zotin e tyre, ata që zemrat e tyre janë nisur drejt Tij, ata janë të lumtur:

“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre”. (En-Nahl: 97).

Më ka treguar një thirrës që ka shkuar të sherohet në Britani.

Tregon e thot: hyra në një prej spitaleve më të mëdha atje. Në këtë spital hynin vetëm njerëz të caktuar. Kur hyri mjeku e më pa, tha: ti je musliman?

I thash: po

Tha: ka një problem që më ka krijuar dilemë që nga dita që kam njohur vetveten a mund të më degjosh?

I thash: po.

Tha: kam shumë pasuri detyrë të mirë diplom të lartë dhe i kam provuar të gjitha kënaqësirat; kam konsumuar alkool kam bërë zina kam udhëtuar në shumë shtete, mirëpo sërish ndiej ngushticë të vazhdueshme dhe mërzi prej këtyre kënaqësirave, saqë i kam vizituar disa psikolog. Kam menduar të bëj vetvrasje disa herë, me shpresë se gjejë jetë tjetër ku ska mërzi. Ti a nuk e ndien këtë mërzi dhe ngushticë?

I thashë: jo, përkundrazi unë jam i lumtur vazhdimisht dhe do të udhëzoj në zgjidhjen e këtij problemi, mirëpo përgjigju pyetjeve të mia:

– Ti kur dëshiron ti kënaqish syte, cka vepron?

Shikoj ndonjë grua të bukur ose pamje mahnitëse

– Kur dëshiron të kënaqish veshin, çka vepron?

Dëgjo muzikë të qetë

– Kur dëshiron të kënaqish hundën, çka vepron?

Nuhas ndonjë parfym, ose shkoj në ndonjë park

I thashë, mirë, kur dëshiron të kënaqish sytë pse nuk dëgjon muzikë?

U habit prej meje, e më tha: nuk mundet, sepse kjo është kënaqësi e veçantë për veshin

I thashë: nëse dëshiron ta kënaqish hundën, pse nuk shikon ndonjë pmaje të bukur? Edhe më shumë u habit e tha: nuk mundet, sepse kjo është kënaqësi e veçantë e syrit, e me këtë nuk mundet të kënaqet hunda

I thashë: mirë arritëm ku dëshirova

Ti e përjeton këtë mërzi dhe ngushticë në sytë e tu?

Jo, tha. E përjeton në veshët, hundën, gjuhën, organet

Tha: jo, e përjetoj në zemrën dhe gjoksin tim

I thashë: ti këtë ngushitcë e përjeton në zemrën tënde, kurse zemra ka kënaqësi të veçantë nuk kënaqet me gjërat tjera domosdo e ke të njohish gjërat që ta kënaqin zemrën sepse ti duke dëgjuar muzikë, duke konsumuar alkool, duke shikuar gjërat e ndaluara, duke bërë zina, nuk e kënaq zemrën, por je duke e kënaqur trupin

U habit edhe më shumë njeriu e tha; po, e vërtetë është, e si ka mundësi ta kënaqi zemrën time?

I thashë: me shehadet se ska hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Tij, e të përkulesh para Krijuesit tënd

Ti ankohesh Atij për brengat dhe mërzitë tuaja, në këtë mënyrë do të jetosh në rehati dhe qetësi, e lumturi

E lëkundi njeriu kokën e tha: më jep libra mbi islamin dhe lutu për mua, sigurisht do të bëhem musliman

Të vërtetën e thotë All-llahu kur thotë:

“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët. Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata”. (Junus: 57).

Habitem me ata njerëz që kërkojnë rehatinë dhe zemërgjërësinë, e kërkojnë lumturinë në rrugë të gabuar, kurse All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?”. (El-Xhathije: 21).

All-llahu bëri dallim mes jetesës së njerëzve të lumtur dhe jetesës së njerëzve të pafat në jetën e kësaj bote dhe të ahiretit

Madje bamirësi, aq sa ma tepër bën bamirësi në dynja i shtohet lezeti dhe lumturia All-llahu i jep mirësi në rizk, në fëmitë, në detyrën, në vendbanimin dhe në çdo gjë

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjerë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!”. (Ez-Zumer: 10).

Tregojnë dijetarët e historisë, kurse baza e këtij tregimi gjindet në Sahihun e Imam Muslimit, se Xhabir ibn Abdull-llahu, sahabi i nderuar, i është vrarë babai i tij në vetejën e Uhudit. Ia la shtatë motra, për të cilat s’kishte kush të kujdeset për veç tij. La pas vehte borxh të shumtë, në shpinën e këtij djaloshi, i cili ishte në fillimin e rinisë

Xhabiri ishte njeri që e preokuponte borxhi dhe motrat e tija, kurse borxhëdhënësit e kërkonin mëngjes e mbrëmje

Xhabiri doli me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në Betejën e Rikasë, kurse për shkak të varfërisë kishte një deve të dobët, që edhe nuk mundej të ecte, Xhabiri s’kishte para që të blente deve tjetër, të tjerët e parakaluan, kurse ky mbeti në fund të karavanit

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] udhëtonte në fund të ushtrisë, e takoi Xhabirin duke e shtyrë devenë, kurse të tjerët ia kishin kaluar. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: çke o Xhabir?

Tha: o i Dërguar i Zotit, deveja ime është e ngadalshme nuk ecë shpejt

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ule devenë. E uli Xhabiri Devenë, edhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e uli devenë e tij, e pastaj tha: ma jep një shkop nga dora yte ose ma këput një shkop prej drurit .Xhabiri ia dha shkopin. Pastaj e goditi disa herë dhe u ngrit deveja e fuqishme. Vazhdoi Xhabiri udhëtimin me devenë e tij afër Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vërejti te ky djalosh brengat dhe mërzitë. E dinte se ka borxhe dhe ka motrat e pa martuara me vehte, andaj dëshiroi ta gëzon dhe tia largon brengat. I tha: e je martuar o Xhabir? Tha: po, jam martuar. Tha: beqare ose të vejë? Tha: të vejë, o i Dërguar i All-llahut. U habit Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], sepse zakonisht njerëzit për së pari martohen me beqare. I tha: “Pse nuk more një beqare me të cilën do të luash edhe ajo do të luan me ty”. Xhabiri tha: o i Dërguar i All-llahut, babai më është vrarë në uhud, me ka lënë shtatë motra të vogla, e nëse martohem me beqare, atëherë ato do të zihen mes tyre. Andaj u martova me një grua më e madhe se ata, e të kujdeset për to sikur të ishte nënë e tyre. Tha: mirë ke vepruar. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: Xhabir kur do të arrim para Medinës, do të ndalemi dhe do të therrim një deve, e do të hamë mishë atë ditë. Kur të dëgjojë gruaja yte për ardhjen tënde, do ta shtron shtratin. Edhe pse je martuar me grua të vejë, ti je rishtas i martuar. Tha Xhabiri: o i Dërguar i All-llahut, ska me çka ta shtron shtratin, skemi as jastëk e as pëlhura. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: do të keni jastëk me lejen e All-llahut.

Pastaj vazhduan udhëtimin.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dëshiroi ti jep pasuri, mirëpo nuk dëshironte që ta turpërojë Xhabirin. Andaj dëshiroi t’ia jep në mënyrë të mirë. I tha: Xhabir! A ma shet devenë tënde? Tha: o i Dërguar i All-llahut, unë nuk kam deve tjetër përveç kësaj deveje. Me këtë deve sjellim ujin, me këtë deve sjellim drunjtë, me këtë deve udhëtojmë. O i Dërguar i All-llahut, nuk kam deve tjetër përveç kësaj. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ma shit. Tha: mere o i Dërguar i All-llahut. Tha; jo, por me çmim. Tha: mere o i Dërguar i All-llahut. Tha: vetëm me çmim. Xhabiri tha: fol, sa i jep, o i Dërguar i All-llahut. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: të jap një dirhem për devenë tënde. Xhabiri tha: o i Dërguar i All-llahut, një deve për një dirhem! Shumë lirë, kjo është zullum! Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha, ti jap dy dirhem. Tha: jo, shumë pak është. Tha: tre dirhem. Tha: shumë pak janë o i Dërguar i All-llahut. Tha: katër, pesë derisa arritën deri në katërdhjet dirhem. Xhabiri tha: po, ban për katërdhjet dirhem. Mirëpo me kusht që ta mbaj deri në Medinë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ban, ska problem.

Kur arritën në Medinë, Xhabiri shkoi në shtëpi, e zbriti mallin nga deveja dhe shkoi që të falet me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse devenë e lidhi afër xhamisë

Kur doli Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] prej xhamisë, Xhabiri i tha: o i Dërguar i All-llahut, ja ku është deveja yte

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: Bilal, jepja Xhabirit katërdhjet dirhem, edhe shtoja pak.

Kur e ktheu kokën Xhabiri, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha Bilalit, mere devenë dhe shko dërgoja Xhabirit edhe lenia paratë. U kthy Xhabiri te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që ta kuptojë situatën. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: edhe deveja edhe paratë janë tuajat.

Ti a mendon se unë bëna tregti me ty për ta marur devenë tënde, jo, por çmimi i ulët që ta dhash ishte për të kuptuar nevojën tënde

Kështu është gjendja e njerëzve që ia kanë frikën All-llahut:

” e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare”. (Et-Talak: 2-3).

Ti mërzitesh kur të shohish musliman të mençur që kërkojnë gëzimin, lumturinë dhe zemërgjërësinë duke u tubuar në pamje të ndaluara, ose duke biseduar për haramet, ose duke e zbatuar haramin në shtëpi ose kopsht, ose pushimore ose në ndonjë ndejë në rrugë ose bregdet

Në tubime që nuk u afrohen melaqet e as që i kaplon mëshira

Ndahen prej këtyre tubimeve me zemra të ngushtuara dhe frymëmarje të ngulfatura

Ua zbukurojnë njëri tjetrit këtë të keqe sikurse të jenë grumbulluar në gjëra të lejuara ose adhurime

Sikurse të mos kenë Zot i cili i kontrollon, i Cili do ti mer në llogari. I kërkon në tubimet e dijes, e nuk i gjen aty, kurse në Ditën e Kijametit e mohojnë njëri tjetrin dhe e mallkojnë njëri tjetrin

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë në hadithin të cilin e transmeton Tirmidhiu dhe Hakimi:

“Nëse një grup njerëzish grumbullohen në ndonjë tubim dhe qëndrojnë gjatë në atë tubim, e ndahen pa e përmendur All-llahun dhe pa dërguar salavate mbi Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ky tubim për ta është keqardhje dhe denim, nëse do Zoti i denon, e nëse do ua fal”.

Do të mërzitesh edhe më shumë kur do ti shohish vajzat muslimane, mbesat e Hadixhes e Fatimes, motrat e Hafsës e Aishes, të cilave All-llahu ua ka pastruar zemrën nga idhujtaria, sytë nga tradhtia dhe organet nga imorali, kanë veshët dhe sytë e shëndoshë, janë të mbuluara dhe me nder, janë yë sigurta dhe të rehatshme, nuk kanë trishtim për babanë e as për vëllanë, nuk e ka përdhunuar asnjë i prishur e as që e ka sulmuar ndonjë pabesimtar

Përskej tërë këtyre dhuntive, i gjen ato duke bredhur nëpër rrugë, nëpër tregje, vrapojnë pas epsheve, në telefon, në revistë, në letra, në kafene, në diskotekë, ose në ndonjë lidhje të prishur dhe të pandershme

I kundërshtohet Zotit të vet duke i imituar mosbesimtarët në veshmbathje dhe pamje

Shikon programe më të ndryshme, seriale të padobishme, revista joedukative, kanale satelitore, faqe të ndryshme të internetit, filma të ndryshme DVD, ma tepër se sa shikon në suret dhe ajetet e Kur’anit dhe më shumë se sa qëndron në tubime të grave të ndershme dhe fisnike

Mendon e ngarat se lumturia është në këtë që vepron, ose atë që ia zbukuron shoqeja e sajë, ose atë që ia imponon ndonjë “ujk” i prishur, ose ndonjë djalosh mashtrues

Për pak kohë kjo shndërrohet në fatkeqësi dhe ngushticë

Robi, edhe nëse kënaqet pak dhe gëzohet duke i arritur epshet, për pak kohë do të mërzitet prej tyre do të ikë habia dhe ky strehim do të shndërrohet në shkak i ngushticës, mërzisë dhe fatkeqësisë

Ibn Xhevziu në librin e tij El-Muntedhem tregon se muslimanët kanë sulmuar një fortifikatë të romakëve, një fortifikate e fuqishme, e rrethekuan dhe zgjati ky rrethekim një kohë të gjatë

Gjatë rrethekimit një grua romake shikoi nga fortifikata dhe e pa këtë grua një musliman që quhej ibn Abdur-Rahim, i pëlqeu dhe u dashurua në te. I dërgoi letër ku mes tjerash i shkroi: si mund të arrij deri te ti?

Iu përgjigj: nëse bëhesh i krishter dhe vjen te unë

U bë i krishter dhe disi arriti deri te ajo

I ngrati, mendoi se lumturia fitohet nëse martohet me një grua, ose nëse pin një got alkool, e haroi se lumturia më e madhe është shoqërimi i atyre njerëzve të zgjedhur, që falin dhe agjërojnë lexon dhe lufton

Kur e humbën këtë njeri u mërzitën shumë

Rrethekimi zgjati gjatë kohë dhe nuk arritën ta hapin këtë fortifikatë, andaj edhe u larguan

Pas një kohe, një grup i muslimanëve kaluan pran fortifikatës dhe e përmendën ibn Abdur-Rahmanin, dhe pyetën për te dhe në cilën gjendje është tani?!

E thërritën me emrin e tij: o ibn Abdur-Rahman kurse ai hedhi një shikim mbi ta

I thanë: a fitove atë që dëshirove ku është Kur’ani dhe dija yte, çka u bë me namazin tënd?

Tha: më iku i tërë Kur’ani që dija përmendsh, vetëm një ajet më kujothet, e ai ajet është:

“Ata që nuk besuan, shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë muslimanë. Lëri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t’i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë”. (El-Hixhr: 2-3).

Kjo është lumturi e vërtetë dhe kënaqësi e përhershme, rrugën e të cilës e kanë humbur shumica e njerëzve

Kjo është lumturia, me të cilën njeriu jeton jetë të qetë

Ti që ke humbur lumturinë, nëse e dëshiron ate, ja e kuptove rrugën e sajë

Kujdes nga mashtrimet e Iblisit që të cytë të shikosh gjëra të ndaluara, të biesh në epshe, të shpreson me kënaqësi dhe gëzime, hare dhe lumturi

Pas sa çasteve do të ringjallen ata që janë në varre, do të shpaloset ajo që është në gjokse, do të reshtohen njerëzit para Zotit dhe secili njeri do të sheh se çka ka ofruar

Dije se të lumturit kur të përkujtohen kujtohen

Ja se kush ishte Ibrahim Ed’hemi, babai i tij ishte mbret i Horasanit, ishte i shkujdesur dhe neglizhent, një ditë i bërtit një njeri e i tha: o Ibrahim, s’je krijuar për lozje:

“A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?”. (El-Muminun: 115).

Frikohu nga Zoti yt dhe përgadit nozullin për varrin tënd. U pendua Ibrahimi dhe u bë adhurues i dalluar

Po edhe Fudajl ibn Ijadi ka qenë i tillë, ishte hajnë rruge. Kërceu mbi një shtëpi gjatë natës dhe dëgjoi një njeri duke lexuar Kur’an, duke lexuar ajetin:

“A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës”. (El-Hadid: 16).

Qau Fudajli e tha: O Zot, erdhi koha, o Zot erdhi koha, pastaj shkoi kah xhamia, u pendua dhe u bë gati që ta takojë Zotin e vet

Po kjo ka ndodhur edhe me Zadhan Kindiun, imamin dhe muhadithin e njohur, i cili më herët ishte i dhënë pas lozjes dhe argëtimit

Një her ishte në treg dhe rreth tij këndonin shokët e tij. Kaloi pran tij Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] e kur i pa, ikën prej tij. E kapi Zadhanin e i tha: sa zë të bukur që ke, sikurse ta përdorish në lexim të Kur’anit?!

Pasiqë shkoi, Zadhani i pyeti shokët e tij: kush është ky? I thanë: Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu]. Tha: shoku i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? Thanë: po, shoku i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Qau, e theu instrumentin dhe vrapoi pas Abdull-llah ibn Mesudit [radijall-llahu anhu]. Qau para tij dhe i tha: jam penduar nga kjo vepër që kam bërë. Kam luftuar Zotin tim, vall-llahi jam penduar nga ajo që kam bërë. Qau edhe Abdull-llah ibn Mesudi e i tha: mirë se vjen, ti që të do edhe All-llahu. Si mundet mos ta dua, ate të cilin e do edhe All-llahu. Pastaj Zadhan Kindiu e shoqëroi Abdull-llah ibn Mesudin [radijall-llahu anhu] derisa mësoi Kur’an dhe u bë imam në dituri

Dëgjoni tregimin e Kanebiut, imamit dhe muhadithit të njohur. Ky kur ishte i ri pinte birë dhe shoqërohej me njerëz të prishur

Një dit i thirri shokët e tij dhe qëndroi në derë duke i pritur..

Kaloi Shube ibn Haxhaxhi, imami dhe Muhadithi i njohur, kurse njerëzit ecnin pas tij

Kanebiu tha: kush është ky njeri? Thanë: Shubeja. Tha: kush është Shubeja? I thanë: është muhadith.

U nis drejt tij, e me vehte kishte një këmishë të kuqe. i tha: me trego hadithe, pasiqë je muhadith? I tha: ti nuk je nxënës i hadithit që të tregojë hadithe

E nxori thikën e tha: ose më trego hadithe ose do të therri?

U drejtua kah ai Shubeja e i tha: më ka treguar Mensuri, nga Rebiu, nga Ebi Mesudi [radijall-llahu anhu], i cili thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Nëse nuk të vjen turp vepro çka të dëshirosh”.

Kur e dëgjoi Kanebiu këtë hadith, rastisi një zemër të pastër, u kujtua mëkatet me të cilat lufton kundër Zotit me vite të tëra, e hodhi thikën dhe u kthye në shtëpi. E kapi verën që kishte në shtëpi dhe e derdhi, pastaj kërkoi leje nga nëna e tij që të udhëtojë në Medinë për të kërkuar dituri. Kaloi një kohë në shoqërimin e Imam Malik ibn Enesit dhe u bë dijetar dhe muhadith i madh e i dalluar.

Shkak i udhëzimit të tij ishte një këshillë kalimtare, mirëpo rastisi një zemër të gjallë dhe të kulluar

Vazhdo duke përmednur Zotin tënd në çdo kohë, kujdesu të jesh i pranishëm në tubimet e burrave të devotshëm, je i pranishëm në tubimet e dijes dhe fesë, sepse dhikri e zgjëron gjoksin, shkakton kënaqësinë e ymrit

Qajë para Zotit tënd, prano mangësinë dhe mëkatet tuaja, prano dhuntitë e Zotit ndaj teje.

Muhamed ibn Abdur-Rahman el-Arifi

Përshtati: Bekir Halimi

Muhamed el-Arifi,
15.8.2003