Jeni ndihmëtarët e Zotit

All-llahu, subhanehu ve teala, në Kur’an thotë:

“O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai, biri i Merjemes, havarijjunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: “Kush është ndihmëtar imi për në rrugën e All-llahut?” Havarijjunët i thanë: “Ne jemi ndihmëtarë të rrugës së All-llahut!”. (Es-Saff: 14).

Ku është ndihmesa që ia kanë dhënë ata Isaut, alejhisselam, kurse Isau, alejhisselam, me askend nuk ka hyrë në luftë?

Kjo ndihmesë ka qenë ndihmesë imanore:

“E një grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes”. (Es-Saff: 14).

Ky rast është një mësim fisnik për rininë islame.

Le të mëson secili që dëshiron ta ndihmojë fenë e All-llahu se ai duhet ta realizojë adhurimin e sinqertë ndaj All-llahut, ta angazhon zemrën më respekte ndaj All-llahut.

Me këto pak fjalë do të tentojnë të bashkjetojmë me zemrat tona me ata ensarë, qoftë All-llahu i kënaqur me ata dhe muhaxhirët, të cilët kanë flijuar çdo gjë të shtrenjtë për ta ndihmuar fenë e All-llahut.

Vëllau im i dashur!

Udhëzimi është dhunti hyjnore, të cilën e fut All-llahu në zemrën e Atij që dëshiron.

Kurejshitët që jetuan me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që e njohën vërtetësinë dhe besnikërinë e tij, ata nuk besuan në shpalljen e tij, madje organizuan komplote për ta vrarë ate kurse ensarët që e panë Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dëgjuan prej tij Kur’anin për herë të parë, ata hynë me zemër dhe gjymtyrë në islam dhe dhanë shembullin e rrallë për flijim, sakrificë, vetmohim dhe kontribut.

Shenjat e ndihmesës te Ensarët janë të shumta, kurse në do të mjaftohemi duke i përmendur vetëm disa prej tyre: dashurinë, bindjen, kontributin dhe flijimin.

1- Dashuria

Sa i përket dashurisë, mjafton se ata ishin të gatshëm të flijojnë veten, pasurinë dhe fëmijët e tyre për Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Në këtë drejtim shërben edhe ky rast:

Transmeton Hakimi me sened të vërtetë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në betejën e Uhudit e dërgoi Zejd ibën Thabitin për ta kërkuar Sad ibën Rebiun, radijall-llahu anhuma. E gjeti në frymëmarjet e fundit. Ky i tha: Sad, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pyet: si je? Tha: dërgoi selam Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe thuaji: jam duke nuhatur aromën e xhennetit, kurse popullit tim ensarit thuaju: nuk keni arsye para All-llahut nëse dëmtohen Pejgamberi i juaj, kurse në mesin tuaj ka sy të hapur”.

A ka dashuri më të madhe se kjo?!

Vëllau im i nderuar riktheju edhe një herë tregimeve të betejës së Uhudit që të shohish se si ata e kanë mbrojtur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, deri në vdekje.

2- Bindja

Bindja ata i shoqëronte që nga çasti i parë i hyrjes së tyre në fenë e madhe, ata ishin të bindur se All-llahu do ta ndihmon Pejgamberin e Tij, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Këtë e gjen të qartë në rastin e besatimit të dytë në Akaba, kur kërkoi Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, prej tyre që të ofrojnë çdo gjë për ta ndihmuar fenë e All-llahut, kurse çmimi i kësaj ishte xhenneti. Ata ia dhanë besën edhe pse nuk e kishin parë xhennetin, mirëpo ishin të bindur në vërtetësinë e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishin të bindur se All-llahu do tu jep shpërblime në dy botërat, për shkak të besimit, sinqeritetit dhe ndihmesës që ia bëjnë fesë së All-llahut.

3- Kontributi

Në këtë drejtim mund të flasim sa të duash. Çka mund të themi pas fjalës së All-llahut, azze ve xhel-le:

“Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar”. (El-Hashr: 9).

Sigurisht se e dini rastin që ndodhi mes Abdur-Rahman ibën Aufit, i cili ishte muhaxhir dhe Sad ibën Rebiut, i cili ishte ensarit, radijall-llahu anhum, kur i vëllezëroi Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe kur ia ofroi Sadi gjysmën e pasurisë dhe njërën prej dy grave të tija, Abdur-Rahman ibën aufi, ia ktheu: All-llahu të dhashtë bereqet në pasurinë dhe familjen tënde, unë nuk kam nevojë për këto gjëra..

Ky nuk ka qenë qëndrim individual i Sadit, por ka qenë qëndrim kolektiv i mbarë ensarëve kundrejt vëllezërve të tyre muahxhir.

4- Flijimi

Ne e dimë shumë mirë se sa kanë flijuar ensarët për ta ndihmuar këtë fe.

Mjafton ta përmendim rastin e Sad ibën Muadhit në betejën e Bedrit, kur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: o ju njerëz, më jepni mendimet e juaja. E kuptoi qëllimin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Sadi e tha: si duket kërkon mendimin tonë? Tha: po. Atëherë Sadi, radijall-llahu anhu, tha: “Kemi besuar në ty dhe të kemi pranuar, deri në fund të fjalimit të tij historik.

Si rezultat i drejtë i kësaj ishte se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e bëri dashurinë ndaj Ensarëve shenjë e besimit, duke thënë:

“Shenjë e besimit është dashuria ndaj Ensarëve, kurse shenjë e dyftyrësisë është urrejtja e Ensarëve”. (Buhariu dhe Muslimi).

“Ai që i do ensarët, ate e do All-llahu dhe ai që i urren Ensarët, ate e urren All-llahu”. (“Sahihul-Xhami'”, nr. 5953).

Vallë, a do të gjemi në mesin e juaj ndihmëtar të All-llahut ?!

Mbane mend çdo herë këtë ajet:

” bëhuni ndihmëtarë të All-llahut “.

Shkroi: Mahmud El-Misri

Përshtati: Bekir Halimi

Mahmud El-Misri,
14.1.2005