Industria e trivialitetit dhe prodhimi i kotësisë
Të gjitha falënderimet e plota dhe lavdërimet absolute i takojnë vetëm All-llahut të Madhëruar, Zotit të vetëm të gjithësisë, vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Salavatet dhe selamet më të përzemërta ia dërgojmë zotërisë së bijve të Ademit, Muhammedit ﷺ të cilin e dërgoi All-llahu mëshirë për krejt krijesat e Tij, familjes së tij fisnike, shokëve të tij besnik dhe të gjithë atyre që e pasojnë traditën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Vëllezër të nderuar!
A keni dëgjuar për Ruvejibdah?
Profeti ynë ﷺ tha: Njerëzve do t’u vijnë vite mashtruese, në të cilat gënjeshtarit do t’i besohet, e i sinqerti do të përgënjeshtrohet, tradhtarit do t’i zinet besë ndërsa besnikut do t’i atribuohet tradhëtia dhe në të cilat do të flasin Rruvejbidah.” Kush janë El-Ruvejbidah? E pyetën shokët e tij. Ai tha: “Njeriu mendjelehtë flet për çështjet e interesit publik”. ( Sahih Ibn Maxheh: nr. 3277)
Ruvejbidah është një person që krekoset pa u ngritur në shkëlqësinë e gjërave. Ju e shihni atë bosh, banal, të ulët, batakçi, të pavendosur, nuk ka ndonjë peshë apo vlerë, pasi e vetmja gjë që di të bëjë është trivialiteteti dhe kotësia , por megjithatë ai jep mendimin e tij në çështjet më të rënëdishme, duke e vën veten në radhët e shembulltyrave.
Njerëzit më parë as që mirreshin me të këtillët nuk shqetësoheshin me ta, por ja që kohët kanë ndryshuar, dhe siç paralajmëroj Profeti ﷺ tashmë Ruvejbidah janë model kah i cili të gjithë bëjnë me gisht.
Ne jemi në kohën e industrisë së triavilitetit, kështu që ejani t’ju themi se në cilën fabrikë është duke u prodhuar kotësia.
Ja ku janë dy pamje:
Në të parën: një person i mirë, i dobishëm për fenë dhe kombin e tij, duke u angazhuar për veten dhe familjen e tij, cilido qoftë profesioni i tij, ai jeton me hallall të mirë, ani se mund të ketë një strehë të thjeshtë, një automjet modest, rroba të zakonshme dhe të ardhura mesatare.
Në imazhin tjetër kemi : një person me pasuri ekstreme, e i famshëm mes njerëzve. Jeta e tij është biseda e mediave. Në qendër të vëmendjes është ai dhe udhëtimet e tij dhe familja e tij. Ai udhëton me mjetet më komode, banon në pallatet më të mira dhe ha ushqimin më të çmuar. Të ardhurat e tij janë ekuivalente me të hyrat e qindrave nga ata të parët. Ky është i nderuar kudo që shkon dhe dhuratat vërshojnë mbi të.
Por çfarë ka bërë realisht që ta meritoj tërë këtë dhe cili është profesioni i tij ?
Ky nuk zotëron ndonjë kompetencë tjetër përveç kotësisë dhe triavilitetit.
Një gjë e kotë me të cilën kombet nuk ndërtohen, përkundrazi shpesh është një arsye për shkatërrimin e tyre. Në rastin më të mirë është vetëm zbavitje, anise kryet e këtij personi të famshëm është bosh nga çdo gjë e dobishme dhe e mirë, përveç profesionit të kotësisë.
Ai mund të jetë vetëm një lojtar, një këngëtar, një aktor i shthurur, një klloun satirik, një ngrënës i babëzuar, ose një prezantues me përmbajtje boshe që nuk u sjell kurrnjë dobi njerëzve as për fe e as për dynja.
Ndonjëri prej tyre matet me numrin e ndjekësve, nëpërmjet të cilëve fitimet e tyre janë të shumta, kështuqë kompanitë e reklamave vrapojnë pas tij, që pamjen e tij ta bëjnë imazh t’markave të tyre, prandaj mbushin me të vendet publike në rrugë dhe në autobus e gjetiu.
Sa më banal të jetë, aq më shumë admirues ka, e rrjedhimisht aq më shumë para fiton dhe janë vetëm disa muaj derisa të transformohet nga varfëria e tij në pasuri ekstreme!
Profeti ﷺ ka thënë të vëretetën kur paralajmëroj: “Botën është gati ta mbizotërojë -mposht Lukaa ibn Luka (i poshtri i biri i të poshtrit).” ( Essilsiletu Ssahihah: 1505)
El-Lukaa: Servili i poshtërt që është pa asnjë dobi, por që ditët kthehen, dhe koha prishet, deri në atë masë saqë njerëzit si ata të bëhen njerëzit më të lumtur në botë.
Robër të Perëndisë:
Ummeti ynë i lavdishëm musliman, për epoka me radhë, ka qenë pionieri i kombeve. Krenaria dhe fuqizimi i tij, vinte nga monoteizmi dhe përmbajtja ndaj mësimeve të fesë dhe poashtu nga sakrifica dhe angazhimi i bijëve të tij në të gjitha poret e jetës. Por ja që u dominua nga armiqtë e Lindjes dhe të Perëndimi, dhe vrasësit e profetëve e adhuruesit e kryqit të cilët ranë mbi të, duke derdhur gjakun, e gllabëruar të mirat e tyre. Megjithatë a ndikoj kjo gjendje në autokorrektësi?!
Hipokritët kanë synuar rininë e Ummetit duke e bërë kotësinë industri, dhe i kanë bërë influencerët e kotë udhëheqës model , në mënyrë që trivialiteti e kotësia të bëhet aspirata e brezave, dhe angazhimi i tyre kryesor.
Pyetja tani është: Cili është problemi me industrinë e trivialitetit dhe nxjerrjen në pah të parëndësishmes?
Kur brezat e rinjë shohin se të këtillët kanë përparësi në shoqëri dhe se kanë bërë famë e pasuri, saqë njerëzit garojnë për një fotografi me ta, dhe pastaj shohin përballë tij shembullin e njeriut produktiv, të dobishëm për kombin e tij, i cili e kaloi jetën e tij në shkencë apo punë të dobishme, askush nuk interesohet për të dhe i cili mezi arrin të mbijetojë, atëherë kriteret për sukses ndryshojnë, dhe qëllimi madhor i të riut/resë bëhet të jetë si këta një lojtar, këngëtar, aktor apo kërcimtar i famshëm, sepse ai sheh shoqërinë teksa nderon dhe çmon të kotët dhe po e njëjta shoqëri denigron ata të vlerave.
Për më tepër, këta njerëz dekonstruktiv janë lartësuar duke u vendosur në qendër të vëmendjes duke i bërë model e shembull për t’u ndjekur. Ata ftohen nëpër forume e programe. Opinionet e tyre paraqiten sikur të ishin mendimi i ndonjë mendjendrituri të matur, ani se ata synojnë vetëm atë që kërkojnë njerëzit pa asnjë kriter, sepse kapitali i tyre është admirimi i masave, kështu që ata nuk ua thonë të vërtetën që të mos përplasen me masat, dhe as që këshillojnë të pasurit apo ata që kanë autoritet, por përkundrazi nxitojnë vetëm t’i kënaqin.
Cili është statusi i kotësisë dhe i trivialitetit në fenë e Zotit të botëve?
Pyetni veten: Pse Perëndia na krijoi në këtë botë?
Allahu s.v.t. thotë: “Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Dharijat: 56]. Perëndia na krijoi për një qëllim të madh, i cili është përqëndrimi ynë në robërinë ndaj Lartmadhërisë së Tij në veten tonë dhe në ata që na rrethojnë, duke praktikuar fenë e Tij dhe ligjin e Tij që Ai e zbriti në librat e Tij dhe nëpërmjet Lajmëtarëve të Tij, për ta praktikuar atë në vetveten tonë dhe për ta përhapur në të gjithë botën. Njeriu jeton në këtë botë i sprovuar me atë që Perëndia e ka ngarkuar për të bërë, dhe pastaj vdes për tu marrë në llogari për veprat e tij dhe ta shpërblejë atë me shpërblimin meritor.
E di se çfarë ke përpara? Çfarë të pretë?
Është Parajsa-Xhenneti ose Ferri -Xhehhennemi, dhe Xhenenti është grada grada , sikurse që Xhehhenemi i errët është shkallë shkallë. Allahu thotë: :” Llogaria e njerëzve është afruar, por ata vazhdojnë të shmangen të shkujdesur. Sa herë që u vjen ndonjë shpallje e re nga Zoti i tyre, ata e dëgjojnë, duke luajtur e me zemra të hutuara.” Elenbija: 1-3.
Ju që e kaloni kohën duke ndjekur trivialët, dhe duke përcjellur profilet e tyre! A e dini se kush janë në të vërtetë të vetmashtruarit?
I vetmashtruar është ai që realisht e ka bekuar Allahu s.v.t. me jetë e gjallëri, shëndet e mundësi, porse ai i shiti ato lirë në gjëra të kota dhe atë që ska dobi.
Profeti ﷺ tha: “Nuk ka njeri prej jush, përveçse Zoti i tij do t’i flasë atij, pa asnjë përkthyes mes tyre, kështu që ai do të shikojë në të djathtën e tij dhe do të shohë vetëm atë që ka bërë, do të shikojë në të majtën e tij dhe do të shohë vetëm atë që ka bërë, do të shikojë para vetes dhe nuk do të shohë gjë tjetër veçse zjarr përballë fytyrës së tij, prandaj mbrojuni nga zjarri qoftë edhe me gjysmë hurme. ( Sahihul Buharij: 7512)
Në Ditën e Ringjalljes, robi do të pyetet: « për jetëne tij ku e ka shpenzaur dhe për rininë e tij ku e ka kaluar.» ( Essilseletu Ssahihah: 946)
Pasha All-llahun, sa i madh është dëshpërimi , këtë ditë kur njerëzit do të ngrihen te Zoti i botëve!
I Plotfuqishmi thotë: Paralajmëroji ata për Ditën e Pikëllimit, kur të gjitha çështjet do të vendosen, por ata janë të shkujdesur dhe nuk besojnë.” [Merjem: 39].
Vetëm në Ditën e Ringjalljes, njeriu do të bindet pasi që të sheh Parajsën dhe lumturinë e saj se sa ai ishte i pavetëdijshëm për një gjë kaq madhështore.
Profeti ﷺ tha: “Nëse ndonjeri do të tërhiqej me fytyrë zvarrë që nga dita kur ka lind e deri në ditën kur vdesë si plak në kënaqësinë e Allahut të Plotfuqishëm, ai megjithëatë do ta përbuzë edhe atë në Ditën e Ringjalljes.” ( Essileseltu Ssahihah: 446)
Sa mexhlis që i kalon robit pa përmendur Allahun s.v.t. do të jetë shkak pikëllimi në Ditën e Ringjalljes edhe nëse ai hyn në Parajsë.
Profeti ﷺ tha: “Asnjë popull nuk ulet në një vend ku nuk e kujton All-llahun e Plotfuqishëm e nuk dërgon salevate për Profetin ﷺ përveç do të jetë dëshpërim edhe nëse futen në Xhennet për sevapet tjera.” ( Essileseltu Ssahihah: 76)
Atëherë më thuaj, o musliman: Kush je ti në të vërtetë? Pse jeton në këtë botë, dhe cili është mesazhi yt?
A nuk tha Allahu: “ Thuaj: “Vërtet, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, të gjitha janë për Allahun, Zotin e botëve.” [el-En’am: 162].
A nuk tha Allahu s.v.t.: “Ju jeni bashkësia më e mirë e nxjerrë për njerëzimin: urdhëroni për mirë, ndaloni të keqen dhe e besoni Allahun. [Ali Imran: 110].
A është e përshtatshme për ty të qëndrosh në batakun e kotësisë , pasi Allahu të ka nderuar me këtë mesazh?
O robër të All-llahut!
Kombet serioze që na rrethojnë po garojnë për të bërë lavdinë e tyre, duke luftuar nën logjikën e mbijetesës së më të fortëve në botën e xhunglës, e ne nuk do të kemi vlerë nëse vazhdojmë të ushqehemi me kotësi.
Zoti i Plotfuqishëm s.v.t. na ka urdhëruar të marrim shkaqet e forcës, të mos bëhemi barrë e kombeve të tjera për ushqimin, mjekësinë dhe armët tona. Si mund të dalim nga kjo prapambetje dhe letargji, përderisa kotësia dhe të kotët mes nesh janë shembujt dhe shembulltyrat e gjeneratave?!
Vëllezër të nderuar
Profeti (paqja dhe bekimet e Allaahut qofshin mbi të) tha: “Allahu është Fisnik, e do fisnikërinë dhe sjelljet e larta ndërsa i urren të kotat e tyre.” ( Essileseltu Ssahihah: 1378)
Allahu do për ty që të jesh në nivelin më të lartë në çdo gjë, dhe të arrishë pidestalet e vlerave, ndërsa urren të ultën dhe të poshtrën.
Prindër, dhe ju kujdestarë! Ju që Allahu ua ka ngarkuar përgjegjësinë e rritjes dhe edukimit të brezave:
Ruajuni nga kodimi i kotësisë dhe , ekspozimi i të kotëve e pranimi i influnceërve për model. Ruajuni nga industria e trivialitetit!
Po sikur ta bëjmë mejdanin e konkurrencës mes fëmijëve tanë në çështje madhore ?
Po sikur nderimi dhe vlerësimi të ishin vërtet për të suksesshmit, por me standardin e së vërtetës, jo me kriterin e të kotës dhe banalitetit?
Po sikur të kotët të kthehen në pozicionet e tyre ndërsa njerëzit e vlerave të marrin pozitat meritore dhe të bëhen shembulltyrë…..
Po të ishte kështu, gjendja do të ishte ndryshe nga ajo që shohim dhe ne do të ishim prijatarë e shembulltyrë për të gjitha kombet.
“ Në të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në vetvete.” [ Rra’d: 11].
Përktheu:
Thirrja.org – Nisma për zhvillimin e predikuesve – thirrësve