Elhamdu lilah, ues salatu ues selamu ala rasulilah
Falenderimi i takon Allahut. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Nga Xhabir ibn Semurah es Seuaij përcillet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – nuk e zgjaste këshillën ditën e Xhuma, ato ishin vetëm pak fjalë”
“Sahih sunen ebi Daud” (979).
Nga Ebu Uail përcillet se ka thënë: Na predikoi Ammari dhe e përmblodhi (ligjërimin e tij) duke folur me oratori. Pasi zbriti (nga minberi) i thamë: O Ebul Jakdhan! E përcolle këshillën tënde më së miri dhe e përmblodhe atë, po sikur ta kishe zgjatur edhe pak! – ai tha: Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – të thotë: Me të vërtetë namazi i gjatë i dikujt dhe predikimi i tij i shkurtër, është shenjë e kuptimit të mirë të tij. Prandaj zgjateni namazin dhe shkurtoheni khutben. Dhe me të vërtetë disa ligjërime janë magjepsëse”
Transmeton Muslimi (869)
Thotë Xhabir ibn Semurah: Falesha me Profetin – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – dhe namazi i tij ishte mesatar dhe predikimi i tij ishte mesatar.”
Muslimi (866)
Abdullah ibn ebi Eufa thotë: “I Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – e shtonte dhikrin (përmendjen e Allahut) dhe i pakësonte fjalët e kota (të panevojshme), e zgjaste namazin dhe e shkurtonte khutben (predikimin). Dhe nuk e kishte problem të ecte tek vejusha dhe tek i varfri për tua zgjidhur atyre hallin”
“Sahih Sunen en Nesai” (1341)
Allahumme sal li ue sel lim ue barik ala nebijjina Muhammed.
(O Allah lavdëroje, begatoje dhe shpëtoje nga çdo e keqe dhe lëndim Profetin tonë të dashur, Muhammed)