Kini frikë Allahun o muslimanë, kini drojën nga Ai ashtu siç meriton, kapuni për litarin e Islamit i cili nuk këputet. Devotshmëria ndaj Allahut është furnizimi, përgatitja dhe rruga më e mirë drejt Zotit tuaj.
Çdo popull ka festat e tij në ditë të caktuara, festa që reflektojnë besimin e tyre, moralin e tyre si dhe filozofinë e jetës së tyre. Ka festa që janë bërë si rezultat i ideve njerëzore, larg shpalljes së Allahut të Madh, ato janë festat e besimeve të tjera përveç Islamit. Kurse Kurban Bajrami dhe Fitër Bajrami janë festa që i ka ligjëruar Krijuesi i Gjithësisë për Umetin musliman. Këto dy bajrame vijnë pas ndonjë prej shtyllave të Islamit. Bajrami i Kurbanit vjen pas shtyllës së haxhillëkut kurse Bajrami i Fitrit vjen pas shtyllës së agjërimit.
Enesi, radijallahu anhu, tregon: Erdhi Resulullahu në Medinë ndërsa ata kishin dy festa ku argëtoheshin, atëherë i pyeti: Ç’janë këto dy ditë? Në ato dy ditë ne argëtohemi që nga koha e injorancës – u përgjigjën ata. Atëherë ai tha:
((قد أبدلكم الله خيراً منهما: يوم الأضحى ويوم الفطر))
“Allahu jua ka zëvendësuar ato me diç më të mirë: Ditën e Kurbanit dhe Ditën e Fitrit”. Ditën e Kurban Bajramit Allahu e vendosi në ditën e dhjetë të muajit Dhul Hixhe, një ditë pasi haxhilerët të qëndrojnë në Arafat, i cili është shtylla kryesore e Haxhit. Në këtë ditë, Ai ligjëroi vepra të mira madhështore me të cilat myslimanët afrohen tek Allahu, këtë ditë e quajti Dita e Haxhit të Madh sepse shumica e veprave të Haxhit kryhen në këtë ditë. Allahu na ka thirrur të bëjmë vepra të mira, duke na thënë:
فَاسْتَبِقُوا الخَيْرَاتِ إِلَىٰ الله مَرْجِعُكُمْ جَمِيعاً [المائدة:48]
“Garoni pas veprave të mira, tek Allahu e keni kthimin të gjithë ju”. Nëse ndodhë që myslimani nuk mund ta bëjë ndonjë vepër sepse ajo është e përcaktuar me vend apo kohë të posaçme, Allahu bëri disa vepra të tjera të ngjashme me ato. P.sh. dita e Arafatit është festë për haxhilerët që janë atje, në atë ditë ata bashkërisht tubohen dhe secili prej tyre i drejtohet Allahut me lutje. Kurse ata që nuk janë në Haxh, Allahu për ta ligjëroi namazin e bajramit me qëllim që të tubohen myslimanët, sikurse ligjëroi agjërimin e ditës së Arafatit me të cilin fiton faljen e gjynaheve të vitit të kaluar dhe të atij që po vjen. Haxhilerët therin kurban por edhe ne që nuk jemi sivjet mund të therim kurbane. Pra, dyert e punëve të mira janë shumë dhe lehtë, mënyrat e fitimit të sevapeve janë të qarta dhe të gjera, ashtu që myslimani t’i shtojë të gjitha llojet e veprave të mira për të siguruar shpërblimet e botës tjetër.
الله أكبر، الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر، الله أكبر، ولله الحمد.
Besimtarë të dashur,
Bajrami është prej shenjave të dukshme të Islamit, në të ka kuptime të larta, synime madhështore dhe urtësi të çuditshme. Kuptimi i parë i bajramit është njësimi – teuhidi i Allahut, sepse Ai është i veçuar me adhurim në lutje, frikë, shpresë, kërkim ndihme, tevekul, zotim, therje si dhe shumë ibadete të tjera. Ky njësim është rrënja e Fesë mbi të cilën ndërtohet çdo degë e sheriatit dhe ashtu realizohet kuptimi i shehadetit LA ILAHE IL-LALLAH në të cilin aludon fjala e Allahut:
إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ
“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”, ajet të cilin e lexojmë brenda ditës shumë herë. Teuhidi është puna më e rëndësishme që njeriun e futë në xhenet nëse ai e realizon atë, por nëse e humbë – Allahu na ruajttë – nuk i bën dobi atij asnjë punë dhe do të futet në xhehenem përgjithmonë. Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:
((حق الله على العباد أن يعبدوه ولا يشركوا به شيئاً، وحق العباد على الله أن لا يعذب من لا يشرك به شيئاً))
“Borxhi i njerëzve ndaj Allahut është që Atë ta adhurojnë dhe me asgjë ta barazojnë, kurse borxhi i Allahut ndaj njerëzve është të mos e dënojë atë që nuk i ka bërë shirk Atij”. (Buhariu)
Kuptimi i dytë i Bajramit është realizimi i shehadetit MUHAMEDUN RESULULLAH që d.m.th. t’i bindemi urdhrave të tij, të largohemi nga ndalesat, t’i besojmë lajmet që ai na ka treguar dhe ta adhurojmë Allahun ashtu siç ai na ka mësuar. Allahu thotë:
قُلْ أَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُواْ ٱلرَّسُولَ فَإِن تَوَلَّوْاْ فَإِنَّمَا عَلَيْهِ مَا حُمّلَ وَعَلَيْكُمْ مَّا حُمّلْتُمْ وَإِن تُطِيعُوهُ تَهْتَدُواْ وَمَا عَلَى ٱلرَّسُولِ إِلاَّ ٱلْبَلَـٰغُ ٱلْمُبِينُ
“Thuaj: Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit. Nëse shmangeni (ta dini se) ai është përgjegjës për detyrën e tij ndërsa ju për atë që jeni ngarkuar. E, nëse i bindeni atij, do të jeni në rrugën e drejtë, kurse i Dërguari është i detyruar vetëm që të përcjellë qartë” (Nur 54).
Nga urtësitë dhe dobitë madhështore të Bajramit është prezenca në këtë tubim të myslimanëve, për të marrë pjesë në begatitë e lutjeve dhe të mirësive që zbresin në këtë tubim. Aty shfaqin nevojën dhe fukarallëkun që kanë për Allahun, duke kërkuar ashtu faljet dhe shpërblimet e pakufishme të Allahut. Umu Atije përcjellë: “Na ka urdhëruar Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem që t’i nxjerrim femrat në bajramin e Fitrit dhe të Kurbanit, beqaret, ato me menstruacione dhe vashat e vogla. Ato me menstruacione të rrinë më larg vend-faljes por të shohin mirësinë dhe thirrjen e myslimanëve” (Buhariu dhe Muslimi).
الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر، الله أكبر، ولله الحمد.
Nga dobitë e Bajramit është forcimi i raporteve mes myslimanëve, vizita e njëri-tjetrit, afrimi i zemrave, flakja e ftohjes që ka mund të ndodhë, shuarja e zjarrit të urrejtjes, mërisë dhe zilisë. Fakti se Islami mund t’i tubojë njerëzit në një vend për ta falë bajramin tregon se ai ka mundësi t’i bashkojë ata në hak, t’i afrojë zemrat e tyre me devotshmëri sepse asgjë nuk mund t’i bashkojë myslimanët përveçse haku, sepse ai është vetëm një. Ndërsa zemrat i ndan epshi dhe lakmia sepse ato janë të shumta.
Dashuria mes myslimanëve është synim madhështor, Ebu Hurejre përcjellë se Profeti ka thënë:
((لا تدخلوا الجنة حتى تؤمنوا، ولا تؤمنوا حتى تحابوا، أوَلا أدلكم على شيء إذا فعلتموه تحاببتم؟! أفشوا السلام بينكم))
“Nuk do të hyni në xhenet përderisa nuk besoni dhe nuk do të besoni përderisa nuk duheni mes vete. A doni t’ju udhëzoj në diçka që nëse e bëni, do të duheni mes vete: Përhapeni selamin mes jush” (Muslimi). Prandaj, bëj xhihad o vëlla që gjoksi yt të jetë i pastër ndaj myslimanëve, sepse të kesh zemër të pastër dhe mirësi është kënaqësi e madhe në këtë dynja dhe shpëtim në ahiret.
الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر، الله أكبر، ولله الحمد.
Ne myslimanët, jemi në rrugën e drejtë që e kemi trashëguar pejgamber pas pejgamberi, jemi në miletin e Ibrahimit alejhi selam dhe në fenë e Muhamedit, alejhi salatu ue selam. Kurban bajrami na lidh bukur me këta dy pejgamberë të lartë dhe të mëdhenj, alejhima salatu ue selam. E shohim atë lidhje nëpërmjet adhurimeve të kësaj dite. Kur e pyetën Profetin: Çka janë këto kurbane o Resulullah! “Tradita e babait tuaj Ibrahim” – u përgjigj ai.
Pra, kur Allahu e urdhëroi Ibrahimin alejhi selam që ta therë djalin e tij Ismailin për tu përafruar tek Allahu, ai me shpejtësi u nisë ta realizojë urdhrin, Ismaili alejhi selam u nënshtrua me durim të paparë dhe kur sprova e Allahut ndaj Ibrahimit kaloi me sukses dhe u vërtetua se vërtet do ta therë djalin, Allahu ia zëvendësoi atë me një kafshë të madhe dhe doli në pah se dashuria e Ibrahimit alejhi selam ndaj Allahut është më e madhe se gjithçka.
الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر، الله أكبر، ولله الحمد.
O myslimanë,
Kujdes me namazin, ruajeni namazin, faleni namazin! Ai është shtylla e fesë, ai të ndalon nga gjynahet dhe punët e ndyra. Ai është marrëveshja mes robit dhe Zotit, kush e ruan atë e ka ruajtur fenë ndërsa kush e humbë atë, të tjerat i humbë edhe më kollaj. E para gjë për çka do të pyetemi ditën e Kiametit është namazi, nëse ai pranohet të gjitha pranohen, nëse ai refuzohet të gjitha refuzohen.
Jepeni zeqatin e pasurisë suaj me gjithë shpirt, ashtu i pastroni edhe më shumë shpirtrat, e ruani pasurinë që ju mbetet, u bëni mirë fukarenjve dhe ashtu fitoni shpërblimet e pakufishme. Allahu juve ju dha shumë ndërsa kërkon që të shpenzoni vetëm pak.
Nderojini prindërit tuaj, mbani lidhjet familjare dhe ndihmojini jetimëve sepse janë vepra që shpërblimi për to vjen qysh në dynja ndërsa në ahiret përgatiten shpërblime edhe më të mëdha. Sikundërse keqbërja ndaj prindërve dhe këputja e lidhjeve familjare sjellin me shpejtësi ndëshkimin qysh në dynja, krahas ndëshkimit që përgatitet për ta në ahiret.
Kujdesuni për të drejtat e komshinjve, porositni njerëzit në punë të mira, largojini prej punëve të këqija sepse ashtu e ruani Islamin dhe shoqërinë tuaj. Mos prekni gjakun e huaj sikurse mos prekni gruan e huaj. Mos e hani kamatën e as mos e jepni, sepse ashtu e humbni fitimin dhe e zemëroni Allahun. Rrini larg alkoolit dhe çdo pije dehëse sepse ai e prishë zemrën, e humbë mendjen, e shkatërron trupin, e shëmton moralin, e zemëron Zotin dhe e përçan shoqërinë. Alkooli është nëna e të këqijave, prandaj qëndroni sa më larg. Mos përgojoni njëri-tjetrin dhe mos futni përçarje.
الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر، الله أكبر، ولله الحمد.
قال الله تعالى: وَأَنَّ هَـٰذَا صِرٰطِي مُسْتَقِيمًا فَٱتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ ٱلسُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ ذٰلِكُمْ وَصَّـٰكُمْ بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُون [الأنعام:153].
“Kjo është rruga ime e drejtë, ndiqeni atë! Mos ndiqni rrugicat që t’ju largojnë nga rruga e drejtë. Kështu Allahu ju porosit që të jeni të devotshëm!”
بارك الله لي ولكم في القرآن العظيم، ونفعني وإياكم بما فيه من الآيات والذكر الحكيم، ونفعنا بهدي سيد المرسلين، وبقوله القويم، أقول قولي هذا وأستغفر الله العظيم لي ولكم ولسائر المسلمين من كل ذنب فاستغفروه، إنه هو الغفور الرحيم.
Hutbja e dytë:
الله أكبر، الله أكبر، الله أكبر، الله أكبر، الله أكبر، الله أكبر، الله أكبر.
الحمد لله الواحد الأحد، الذي لم يلد ولم يولد ولم يكن له كفواً أحد، أحمد ربي وأشكره على نعمه وآلائه التي لا تحصى ولا تعد، وأشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له الإله الصمد، وأشهد أن نبينا وسيدنا محمداً عبده ورسوله الداعي إلى سنن الرشد، اللهم صل وسلم وبارك على عبدك ورسولك محمد، وعلى آله وصحبه ذوي الفضل والسؤدد.
أما بعد:
Kjo ditë është ditë madhështore. Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Dita më e mirë tek Allahu është dita e Kurbanit dhe dita pas saj”. Me qenë se dita e Arafatit është me shumë vlerë, ajo paralajmëron ditën e Kurbanit. Haxhilerët në ditën e Arafatit pastrohen nga gjynahet, luten, përgjërohen, frikësohen dhe pendohen. Pasi të lirohen dhe pastrohen prej gjynaheve, mblidhen të gjithë në Muzdelife ku sërish përgjërohen, pendohen dhe bëjnë istigfar dhe pastaj të nesërmen i therin kurbanet dhe hanë nga gostia e Allahut në Mina në ditën e sotme.
Ndërsa ai që nuk është në Haxh, Allahu ka ligjëruar përveç dhikrit dhe veprave të mira të therë edhe kurban. Është sunet që deveja të theret në këmbë duke pasur të lidhur këmbën e majtë, kurse lopët dhe delet të shtrihen në krah të majtë duke qenë të drejtuara nga kibla. Duke e therë e ka farz të thotë: Bismilah, ndërsa e pëlqyeshme është të shtojë edhe: Allahu Ekber, Allahume hadha minke ue leke (Në emër të Allahut, Allahu është më i madhi, o Allahu im kjo është nga Ti dhe për Ty). Është e pëlqyeshme ta ndajë në tri pjesë: një për familjen, një për farefisin dhe një për sadaka. Kurbani duhet therur pas namazit të bajramit e deri në ditën e katërt në kohë të iqindisë, kurse ai që ther një ditë para bajramit, ai është vetëm mish i thjeshtë dhe nuk numërohet kurban.
الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر، الله أكبر، ولله الحمد.
O motra myslimane, kini frikë Allahun për detyrat që keni ndaj Allahut, kujdesuni për fëmijët tuaj duke u dhënë edukatën e mirë islame, mundohuni t’i përgatitni ata që të jenë të suksesshëm në jetën e tyre, sepse nëna ka më shumë ndikim te fëmija sesa babai, i cili gjithashtu duhet të ndihmojë në atë edukim. Silluni mirë me burrat duke ia ruajtur nderin, mallin, shtëpinë, të afërmit e tij, mysafirët e tij dhe komshinjtë e tij. Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë:
((إذا صلَّت المرأة خمسها، وصامت شهرها، وحجَّت بيت ربها، وحفظت فرجها، وأطاعت زوجها، قيل لها: ادخلي الجنة من أي أبوابها شئت)
“Gruaja, nëse i falë pesë të sajat, e agjëron muajin e saj, viziton shtëpinë e Zotit të saj, e ruan nderin e saj dhe respekton burrin e saj, do t’i thuhet: hyn në xhenet nga cila derë të duash”.
O myslimanë,
Jini mirënjohës ndaj Allahut, falënderojeni për dhuntitë e dukshme dhe të padukshme, jini mirënjohës se ju ka bërë myslimanë, falënderojeni për dhuntinë e sigurisë që po e jetoni, për imanin që keni, për lehtësinë e fitimit të riskut, për kënaqjen me mirësitë e panumërta. Mirënjohja shihet varësisht bindjes tonë ndaj Allahut, largimit nga ndalesat dhe bërja e pendimit.
O myslimanë,
Dijeni se i lumturi nuk është ai që u vesh dhe u zbukurua për bajram, dhe as ai që dynjanë e ka para duarsh. Por i lumturi është ai që ka arritur ta njohë Allahun, të ketë frikë nga Ai dhe të jetë i shkruar se ka shpëtuar nga Zjarri që djeg dhe përvëlon, që është i pafund, që për ushqim ka zekumin ndërsa për pije ka valën e nxehtë dhe qelbin. Ka shpëtuar ai që ka fituar xhenetin e përhershëm, mirësitë e të cilit nuk zvogëlohen e as nuk sosen.
Tekbiret e caktuara pas farzeve kanë filluar që nga sabahu i ditë së Arafatit deri në iqindinë e ditës së fundit të bajramit (13 Dhul Hixhe)
O vëllezër dhe motra,
Kujtojeni atë që po ju afrohet, vdekjen dhe mundimet e saja, varrin me errësirat e saja, ringjalljen dhe brengat e asaj dite, librat e veprave të njerëzve, mizanin, siratin dhe trishtimin mbi të. Kujtojini ata që bajramin e kaluar e falën me ju, ndërsa në këtë bajram tashmë janë duke jetuar jetën e varrit, kujtojini ata dashamirë, ata miq dhe ata të afërm. Si i mori vdekja dhe mbetën të burgosur në ato varre, varësisht veprave që kanë bërë derisa ishin gjallë. Dikush nga ata sigurisht kënaqet në ndonjë prej kopshteve të xhenetit ose tjetri fundoset në gropë prej gropave të xhehenemit.
O Allah, bëje hakun të qartë për ne dhe na mundëso ta ndjekim atë si dhe na bëj të pavërtetën të qartë dhe na mundëso të largohemi nga ajo.
اللهم أصلح لنا ديننا الذي هو عصمة أمرنا وأصلح لنا دنيانا التي فيها معاشنا وأصلح لنا آخرتنا التي إليها معادنا ، ولا تجعل الدنيا أكبر همنا ولا مبلغ علمنا ولا تجعل مصيبتنا في ديننا، وأصلح أئمتنا وولاة أمورنا، وآمنا في أوطاننا ، واشف مرضانا ، وارحم موتانا ، وبلغنا مما يرضيك آمالنا ، واختم بالباقيات الصالحات أعمالنا .
اللهم إنا نسألك خير المسألة ، وخير الدعاء ، وخير النجاح ، وخير العمل ، وخير الثواب ، وخير الحياة ، وخير الممات ، وثبتنا ، وثقل موازيننا ، وحقق إيماننا ، وارفع درجاتنا ، وتقبل صلاتنا ، وصيامنا ، واغفر خطيئاتنا ، ونسألك الدرجات العلى من الجنة .
اللهم إنا نسألك فواتح الخير ، وخواتمه ، وجوامعه وأوله وآخره ، وظاهره ، وباطنه .
اللهم إنا نسألك أن ترفع ذكرنا ، وتضع وزرنا ، وتصلح أمرنا ، وتطهر قلوبنا ، وتحصن فروجنا ، وتنور قلوبنا ، وتغفر لنا ذنوبنا ، ونسألك الدرجات العلى من الجنة .
بارك الله لي و لكم و نفعني وإياكم بالقرآن العظيم وبهدي سيد المرسلين، أقول قولي هذا، وأستغفر الله العظيم لي ولكم ولسائر المسلمين من كل ذنب فاستغفروه، إنه هو الغفور الرحيم.
و اذكروا الله العظيم الجليل يذكركم و اشكروه على نعمه يزدكم و لذكر الله أكبر و الله يعلم ما تصنعون
Përshtati: Omer Berisha
Burimi; albislam.com