Në hutben e fundit Omer ibn Abdulazizi iu drejtua të pranishmëve me fjalët:
“Me të vërtetë që ju nuk jeni të krijuar kot, dhe as që jeni të lënë pa dobi, dhe me të vërtetë që ju është premtuar një ditë në të cilën do të zbret Allahu dhe do të bëjë ndarje mes robërve te Tij, ka humbë dhe është shkatërruar ai i cili ka dalë nga mëshira e Allahut e cila ka përfshirë çdo gjë dhe do të ndalohet prej Xhenetit, gjerësia e të cilit përfshinë qiejt dhe tokën. A nuk e shihni se jeni pasardhës të atyre që u shkatërruan, dhe kështu njëjtë do ta trashëgojnë ata pas juve derisa të kthehet te trashëguesit e hajrit. Dhe për çdo ditë bëheni grupe e pastaj drejtoheni drejtë Allahut duke ua caktuar vdekjen e përnjëhershme dhe atij që Allahu ia përfundon exhelin, atë ju e shtini në një gropë në tokë në të cilën nuk ka as jastëk e as shtroje të butë, iu shkëputën rrugët, u nda nga të dashurit, vendbanimi i tij është dheu, i pasur me pasardhës, i varfër në vepra, pra keni frikë Allahun para se t’iu zbret vdekja dhe t’iu ndërpritet jeta. Këtë fjalim ua them duke pas pak njohuri rreth mëkateve të ndonjërit prej jush në krahasim se sa kam njohuri për mëkatet e mija, dhe për këtë i kërkojë falje Allahut dhe pendohem tek Ai”.
Pastaj mbuloi fytyrën me pjesën e skajshme të xhybes së tij dhe filloj të qajë shumë, pasi mbaroi zbriti nga minberi dhe nuk u ktheu në të derisa i erdhi vdekja.
Sejfullah Sejfuli