Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju besimtarë, keni frikë Allahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)

Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, Libri i Tij, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lAllahu ‘alejhi ve sel-lem thënjet e tija suneti i tij. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat në fe, çdo shpikje në fe është risi dhe shtes dhe çdo shtes në fe është lajthitje dhe devijim…

Madhërimi dhe respketi i Allahut dhe fesë së Tij asnjëherë nuk mund të vijë nëse ne nuk e njohim Allahun mjaftueshëm ashtu siç duhet .

Mënyra kryesore për të arritur deri te njohja e Allahut është dija mbi Emrat e Tij të bukur dhe Cilësitë e Tija të plota por gjithashtu edhe përmes mrekullisë së veprave dhe krijimtarisë së tij, duke meditu dhe studju mbi krijesat e bukura të tij.

Andaj Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na ka udhëzuar në kahje të saktë kur na ka porositur, duke thënë:

“Mendoni mbi krijesat e Allahut dhe mos mendoni mbi Qenien e Tij e të shkatërroheni”. (Hasen, Taberaniu. Shiko: “Es-Sahiha”, nr. 1788).

Sepse Allahun mund ta shohim vetëm përmes veprave dhe krijmtaris së tij në këtë dunja kurse besimtarët do ta shohin fëtyrën e Allahut në Xhenet siç thotë në Kuran:

وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَاضِرَةٌ * إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ

“Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara). Që Zotin e tyre e shikojnë”. (El-Kijame: 22- 23). Allahu na bëft prej tyre.

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ

Asnjë send nuk është si Ai nuk i përgjason askush Atij; Ai dëgjon dhe sheh çdo gjë”. (Shura: 11).

Xhabiri, radijAllahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Kërkoni nga Allahu dije të dobishme dhe kërkoni strehim nga dija që ska dobi”. (Hasen, Ibn Maxheja).

Këtë na e mësonte Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, edhe praktikisht duke u lutur vetë:

“Allahu im kërkoj strehim te Ti nga dija që ska dobi, zemra që nuk frikohet, shpirti që nuk ngopet dhe lutja që nuk pranohet”. (Muslimi).

Dija mbi Allahun është dije e cila shkakton frikërespekt nga Ai, dashurinë e Tij, afrimin me Te, mallëngjimin për Te, pastaj vjen dija mbi dispozitat apo ligjet e Allahut, atë që e do dhe atë që e urren, qoftë fjalë, vepër, gjendje ose besim. Ai i cili i siguron këto dy dije, fiton dije të dobishme, zemër përkulëse, shpirt të ngopur dhe lutje të pranuar, kurse atij që i kalon kjo dije e dobishme, bie në katër gjërat nga të cilat ka kërkuar mbrojtje dhe strehim Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kurse dija e tij bëhet dëm për te dhe argument kundër tij, andaj edhe nuk përfiton asgjë prej saj, sepse zemra nuk i frikësohet, shpirti nuk i ngopet me dynja, madje i shtohet kujdesi i tepruar për dynja dhe nuk i dëgjohet lutja, sepse nuk i zbaton urdhëratë e Zotit të vet dhe nuk largohet nga gjërat që e hidhërojnë Krijuesin e tij.

Ibën Kajimi, rahimehull-llah, thotë:

“Gjëja më e madhe dhe më meritore për të cilën duhet të bëjnë gara garuesit është ajo gjë që i garanton lumturi njeriut në jetën e kësaj bote dhe në jetën e ahiretit e ajo është dija mbi Krijuesin, Allahun fuqiplotë, Librat dhe të dërguarit e tij. Vetëm me këtë dije arrihet lumturia dhe vetëm me të vjen shpëtimi, andaj ai që furnizohet me këtë dije, ka fituar, kurse ai që privohet ai është i privuari nga çdo e mirë. Kjo është pika që i ndan njerëzit në të udhëzuar dhe në të devijuar, sipas kësaj dije dallohen njerëzit në i mirë dhe mëkatar, i devotshëm dhe gabimtar, zullumqar dhe i drejtë.

Vallë, ai që nuk e fal namazin e ka njohur Allahun sa duhet dhe ashtu si duhet?

Vallë, ai që bën imoralitet bën zullum e padrejtësi e ha kamatën dhe haramin a e ka njohur Allahun sa duhet dhe ashtu si duhet?

Thotë një dijetarë i hershëm:

“Nëse ndalen dhe mendojnë njerëzit në madhërinë e Allahut, azze ve xhel-le, asnjëher nuk do të bënin mëkate ndaj Tij”.

“Mos shiko vogëlsinë e mëkatit, por shiko ndaj kujt bën mëkat, atëherë e kupton madhësin e mëkatit. Po të dinin njerëzit madhërinë dhe fuqinë e Allahut, asnjëher nuk do të bënin mëkat ndaj Tij”.

A i shihni këto shtatë qiej dhe mbarë gjithësinë, ne që jemi mbi tokë, sistemi diellor, galaktika, të gjitha këto janë asgjë, një pikë në oqean. Shkenctarët gjërësinë e universit e masin me vitë të dritës. Shikoni sa e madhe është kjo gjithësi për të arritur vetëm te qielli i parë, kurse mes njërit qiell dhe tjetrit ka hapësirë sa për të ecur pesëqind vjet.

Gjithësia dhe Uiversi në krahasim me Kursinë e Allahut janë si një unazë e hedhur në shkretëtirë. A mund ta paramendosh këtë gjë?!

Kush jemi ne brenda kësaj unaze? Asgjë!

Pastaj Kursia në krahasim me Arshin e Allahut është sikur një unazë e hedhur në shkretëtirë. Parafytyro këtë gjë!!

الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى

“(E Ai është) Mëshiruesi që mbi Arsh qëndron”. (Taha: 5).

E dëgjon zërin e bubrecit që gjindet nën shkëmbin e madh në erësirën e madhe të natës:

وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ

“Mirëpo Ata (mohuesit) nuk e njohën Allahun sa duhet njohur Atë …”. (El-Enam: 91).

Ajeti më i madh ku përshkruhet Allahu, subhanehu ve teala, është Ajetul-Kurisa, ku Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

اللَّهُ لا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ

“Allahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi”. (El-Bekare: 255).

Aisheja, radijAllahu anha, tregon:

Na erdhi një grua për tu ankuar për burrin e saj te Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,. Aisheja, radijAllahu anha, tregon dhe thotë: mes meje dhe asaj kishte vetëm një pëlhurë apo perde të hollë, mirëpo as unë nuk mundesha të dëgjoj zërin e saj, kurse Allahu, subhanehu ve teala, zbriti ajetet:

قَدْ سَمِعَ اللَّهُ قَوْلَ الَّتِي تُجَادِلُكَ فِي زَوْجِهَا وَتَشْتَكِي إِلَى اللَّهِ وَاللَّهُ يَسْمَعُ تَحَاوُرَكُمَا

“Vërtet, Allahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, që u ankua te Allahu; prandaj Allahu e dëgjon bisedën tuaj, Allahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë”. (El-Muxhadele: 1).

Atëherë kur mendon të vetmohesh në mëkate ose të ikish nga vendi ku të njohin, ose kur ta mbyllish derën, ose kur ti fikish dritat, mos mendo se edhe atëherë Allahu nuk të sheh.

Vehb ibën Munebehi, rahimehull-llah, thotë: “Frikoju Allahut aq sa ka fuqi Ai ndaj teje”.

Zejnul-Abidin, Ali ibën Husjeni, radijAllahu anhu, kur merte abdest zverdhej. Pastaj atij i thonin: pse po zverdhesh kur mer abdest? U përgjigj: a e dini para kujt do të qëndroj në namaz?! Do të qëndroj para Allahut. Do të qëndroj para Allahut.

Kurse sot ka shumë që hynë në namaz me trup, mirëpo mendja e tij e shetit tërë botën.

Ai e dëgjon fjalën e Allahut:

الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ * الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ * مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ

“Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve! Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!”. (El-Fatiha: 2-3).

Mirëpo zemrën e ka në dynja, pse? Sepse:

وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعاً قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ

“Ata nuk e çmuan Allahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!”. (Ez-Zumer: 67).

Sfida me krijimin e mizës

Një djalosh duke ecur rrugës. Në atë moment kaloi një mbret tiran dhe zullumqar, të cilin e adhuronin njerëzit përpos Allahut. Ky djalosh ishte i devotshëm. I shihte se si njerëzit i afrohen këtij mbreti tiran dhe zullumqar dhe dëshironin ti afrohen për çeshtje të kësaj dynjaje. I shikoj njerëzit dhe shikoj këtë mbret, i cili përreth vetes kishte ushtrinë dhe rojën e tij.

Në ato momente pran mbretit kaloi një mizë. I afrohej mbretit dhe i ndalej në fytyrë. Ai e largonte, mirëpo miza sërish kthehej. E njerëzit habiteshin. Çdo herë që e largonte mizën, ajo kthehej prap në fytyrën e mbretit. Një mizë nuk kishte mundësi ta largonte!

Ky djalosh i devotshëm e shfrytëzoi rastin dhe filloi të lexojë ajetin Kur’anor:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ ضُرِبَ مَثَلٌ فَاسْتَمِعُوا لَهُ إِنَّ الَّذِينَ تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ لَنْ يَخْلُقُوا ذُبَاباً وَلَوْ اجْتَمَعُوا لَهُ…

“O ju njerëz, ja një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të Allahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi. Ata nuk madhëruan Allahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e meriton, Allahu është i fuqishëm, ngadhënjyes çdoherë”. (El-Haxh: 73- 74).

Ky mbret me këtë ushtri, teknologjia që kanë zbuluar dhe me të cilën kanë arritur në hënë dhe në thellësirat e tokës dhe detit, e grimcojnë atomin, këta të gjithë nuk kanë mundësi të krijojnë një mizë të vetme. Kjo është sfidë nga Allahu. Sfida e parë qenka krijimi i një mize:

“.. Vërtet ata që po i adhuroni në vend të Allahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të..”.

Kurse sfida e dytë qenka: “…nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj…”.

Në këtë rast të gjithë njerëzit rreth Mbreti thanë: Allahu ekber, la ilahe il-Allah dhe u larguan kur e kuptuan sa i pafuqishëm është.

Vëllezërit e mi ju që keni haruar Allahun! Ti që nuk i zbaton mësimet e Tija! Ti që je dhënë pas epsheve dhe harameve! Ti që je larguar nga Kur’ani! Ti që ke lejuar që në familjen tande të largohet namazi mbulesa dhe nderi! Ti që je zhytur në mëkate dhe gabime! Deri kur më në këtë gjendje!

Disa njerëz nuk kthjellen. A e dini se kur do të kthjellen?! Atëherë kur do tu vijë meleku i vdekjes te koka, atëherë i del dehja e dunjas e thotë:

قَالَ رَبِّ ارْجِعُونِ

“E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe”.

A tani e njohe Allahun?! A tani e njohe fuqinë e Allahut?!

Shikoni këtë tregim kuranor : “E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen. E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesë kush për njëri-tjetrin. E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të shpëtuarit. Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë peshojat (veprat e mira), ata janë që humbën vetveten dhe janë në xhehennem përgjithmonë. Zjarri do t’ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda tij. (atyre u thuhet): A nuk u janë lexuar juve ajetet e Mia; e ju nuk i besuat ato? Ata thonë: “O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqijat (u dhamë pas epsheve të Dunjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur! Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet jemi mizorë!” Ai thotë: “Heshtni aty e mos më folni!” Pse një grup prej robërve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besuam, prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!” E ju i patët tallur ata, saqë ajo tallje bëri që të harronin përkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta. E Unë sot i shpërbleva ata, për atë që ishin të durueshëm ata janë fitimtarët.

Melek të cilët:

لا يَعْصُونَ اللَّهَ مَا أَمَرَهُمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ

“…nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Et-Tahrim: 6).

Ata kur do të ringjallen, a e dini se çka do të thonë?

“I lartësuar qofsh o Allahu, nuk të kemi adhuruar ashtu sikur duhet”! Ata nuk bëjnë mëkate ndaj Allahut, tërë jetën e kalojnë në adhurime, tërë jeta u kalon në sexhde dhe ruku, në zbatim të urdhërave të Allahut, nuk i kundërshtojnë urdhërat e Tij, e lavdërojnë Allahun dhe nuk lodhen, e pastaj thonë: nuk të kemi adhuruar aq sa duhet. A e dini pse?

Sepse ata e njohin Allahun dhe fuqinë e Tij edhe për këtë e madhërojnë Allahun.

Allahu i mbledh në grushtin e djathtë tokën dhe në të tjetrën qiejtë, kurse që të dyja duart Allahu i ka të djathta dhe u thotë krijesave: Unë jam mbreti, ku janë zullumqarët, tiranët? Ku janë ata që ecnin kryenaltë? Ku janë ata që tregohen mendjemëdhenjë ndaj urdhërvae të Allahut? kush i përgjigjet, kush guxon ti jep përgjigje Allahut në këtë ditë?

Ku janë mbretërit e tokës, ku janë sulltanat, ku janë kriminelët, ku janë ata që e anashkalojnë ligjin e Allahut, ku janë ata që tregohen mendjemdhenjë dhe nuk i bëjnë sexhde Allahut?

16لِمَنْ الْمُلْكُ الْيَوْمَ لِلَّهِ الْوَاحِدِ الْقَهَّارِ (غافر)

Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë gjë e tyre. Thuhet I kujt është pushteti sot?. Sigurisht përgjigjja është vetëm I Allahut, i Atij që është Një, fuqiplotit!

Thirrja.org