Harresa
Nëse i referohemi fjalorit të gjuhës shqipe do të vërejmë se harresa i ka këto kuptime:
1. Gjendja kur nuk na kujtohet dikush a diçka, kur nuk mbajmë mend një gjë që e kemi ditur a një punë që duhet të kryejmë, mungesë kujtese; humbje a dobësim i kujtesës. Harresë e plotë. Harresë e përhershme (e përkohshme).
2. fig. Gjendja kur diçka lihet pas dore ose kur asaj nuk i kushtohet vëmendja e duhur. E la në harresë.
Harresa është natyrë e njeriut që nga babai i njerëzimit e deri te njeriu i fundit.
All-llahu, subhanehu ve teala, e ka treguar këët duke thënë:
“Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra te ai nuk gjetëm vendosmëri”. (Taha: 115).
Komentatorët e Kur’anit i kanë dhënë dy kuptime këtij ajetit.
Ibën Abasi, radijall-llahu anhuma, ka treguar se harresë në këtë ajet e ka kuptimin e habisë dhe harresës, për këtë edhe e ka marrë emrin njeriu insan.
Muxhahidi i ka dhënë kuptim tjetër. Ai thotë se kuptimi i harresës në këtë ajet është braktisja e veprimit sipas marëveshjes. (Tefsiri i Ibën Kethirit, 3/ 167 dhe i Kurtubiut, 11/ 267).
Abdurahman Sadiu duke komentuar këtë ajet thotë:
“Ademin e kemi porositur, urdhëruar dhe i kemi marrë marëveshjen për të ta zbatuar, për tiu nënshtruar dhe për të patë vendoshmëri në zbatimin e tij, mirëpo haroi dhe vullneti i tij i çeliktë u shemb e ndodhi me atë ajo që ndodhi. Me këtë vepër u bë shembull për pasardhësit e tij, natyra e tyre u bë sikur e tij, ai harroi edhe ata harruan, ai gaboi edhe ata gabuan, nuk qëndroi në vendoshmërinë e prerë, edhe ata të këtillë u bënë. Mirëpo ai nxitoi në pendim nga gabimi i tij, e konfirmoi atë e pranoi dhe iu falën gjunahet. Ai që i ngjan babait të vet nuk ban zullum”. (Tefsiri i Sadiut, fq. 464).
Pasiqë njeriu është harrestar për nga natyra e tij, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka urdhëruar që ta ruan Kur’anin, sepse i ikë nga kujtesa.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Pronari i Kur’anit është sikur kujdestari i deveve të lidhura, nëse e ruan atë e mban, e nëse e liron ato shkojnë”. (Buhariu dhe Muslimi).
Abdullah ibën Mesudi, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Sa keq është që dikush prej jush të thotë: kam haruar këtë dhe këtë ajet, por le të thotë: më iku nga kujtesa. Përsëritne Kur’anin, sepse ai më shpejt ikë nga gjoksi i burrave se sa deveja (nga grazhdi i vet)”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ky hadith jep porosinë se moskujdesi ndaj Kur’anit dhe neglizhimi i tij shkakton harresën e tij.
Imam Neveviu, rahimehull-llah, duke e komentuar këtë hadith thotë:
“Nga ky hadith përfitojmë disa gjëra:
– Urrehet të themi: kam harruar këtë dhe këtë ajet, mekruh tenzih, sepse kjo jep kuptimin e shkujdesit dhe mosinteresimit për Kur’anin. All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:
“Ai (All-llahu) thotë: “Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”. (Taha: 126).
– Nuk urrehet të themi: më ka ikur nga kujtesa.
Kadi Ijadi, rahimehull-llah, thotë: qëllimi i këtij hadithit është qortimi i gjendjes, që domethënë se sa gjendje e keqe është gjendja e atij që ka mësuar Kur’anin e i ka neglizhuar derisa i ka haruar. (Sherhu Sahihi Muslim, 6/ 76).
Pasiqë Kur’ani është burimi dhe baza e dijes ka edhe përparësinë në domosdoshmërinë e kujdesit dhe ruajtjes së tij, por edhe dijet tjera e kërkojnë të njejtin përkujdes dhe angazhim sikurse edhe ruajtja e Kur’anit.
Ashtu sikurse harohen suret dhe ajetet e Kur’anit që i mësojmë, ashtu harohen edhe meselet, çeshtjet e fesë që kanë të bëjnë me shkencat tjera, andaj interesimi i ynë i vazhdueshëm mbi to është ilaçi i vetëm dhe i sigurtë i kësaj sëmundjeje.
Gjynahet dhe gabimet ndikojnë shumë në kujtesën dhe harresën, njeriu mund të harrojë një dije nga shkaku i një gjynahit që e ban, All-llahu na ruajtë.
Dahak ibën Muzahimi ka thënë: “Secili që ka mësuar ndonjë pjesë të Kur’anit e pastaj e ka haruar, kjo ka ndodhur për shkak të gjynaheve që i ka bërë, pasiqë All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:
“Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë”. (Esh-Shura: 30).
Fatkeqësia më e madhe është harresa e Kur’anit.
Imam Ibën Xhevziu, rahimehull-llah, ka thënë:
“Ebu Abdullah ibën Xhelai ka thënë: shikoja një fëmijë të bukur të krishter, e pranë meje kaloi Ebu Abdullah Belhiu e më tha: çka je duke bërë? I thashë: xhaxha, a i shikon këtë fytyra të bukura, si do të denohen me zjar? Më goditi në shpinë e më tha: do të vëresh denimin e kësaj vepre pas një kohë. Tha: pas katërdhjet viteve kam vërejtur denimin e kësaj vepre, harova disa pjesë nga Kur’ani”. (“Telbisu Iblis”, fq. 310).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na inkurajuar që ta fusim në kujtesë Kur’anin dhe ta përsosim leximin e tij dhe na ka qortuar harresën e Kur’anit dhe shkujdesin e tij duke thënë:
“Njeriu i shkathtë me Kur’an është në nivel me melaqet e ndershme dhe të devotshme, kurse ai që lexon Kur’anin duke u penguar gjat leximit dhe me vshtirësi do të ketë dy shpërblime” (Buhariu dhe Muslimi).
Kadi Ijadi, rahimehull-llah, duke e komentuar këtë hadith thotë:
“Kuptimi i hadithit është se njeriu që kujdeset për Kur’anin do të jetë në grada të larta, në ato grada që janë edhe melaqet, sepse ka marrë cilësi të tyre në përkujdesin ndaj Kur’anit, pra bën punën e tyre dhe ecë rrugës së tyre.
Ai gjithashtu thotë:
“Hadithi nuk jep kuptimin se ai që ka vështirësi gjatë leximit ka shpërblime më shumë se ai që e këndon Kur’anin mirë, sepse ai që e këndon Kur’anin mirë ka shpërblime më të mëdhaja dhe më të mira, ai është në gradë të melaqeve, andaj nuk mund të barazohet me ai që nuk kujdeset për Kur’anin, për hifzin, përsosjen e leximit, preokupimin me te derisa është bërë i shkathët në këtë vepër”. (Sherhu Sahihi Muslim, 11/ 3).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Lexuesit të Kur’anit do t’i thuhet: lexo dhe ngritu dhe këndo Kur’anin ashtu sikurse e ke kënduar në dynja, sepse pozita yte do të jetë te ajeti i fundit që do ta lexosh”. (Ahmedi, sahih).
Dijetarët ua kanë tërhjekur vërejtjen nxënësve dhe dijetarëve shkujdesin ndaj dijes dhe mospërsëritjen e mësimeve derisa t’i harojnë ato mësime që i kanë mësuar dhe na kanë treguar se defekti më i madh në rrugën e dijes është harresa.
Abdullah ibën Mesudi, radijall-llahu anhu, ka thënë:
“Çdo gjë ka defektin e vet, kurse defekti i dijes është harresa”.
Zuhriu, rahimehull-llah, ka thënë:
“Dijen e largon harresa dhe mospërsëritja”.
Abdurahman ibën Ebi Lejla ka thënë:
“Ngjallja e hadithit ndodh me përsëritje, andaj përsëritni mësimet. Abdullah ibën Shedadi i tha: All-llahu të mëshiroftë, sa hadithe mi ke ngjallë në zemrën time, të cilat kishin vdekur më”.
Zuhriu, rahimehull-llah, ka thënë:
“Dija ka disa defekte të fshehta, prej tyre janë:
– dijetari mos të punon me atë që di;
– harresa;
– gënjeshtra, e kjo është defekti më i madh”. (Shiko: “Xhamiu Bejanil-Ilmi”, 1/ 107).
Përsëritja e gjërave të futura në kujtesë i forcon ato dhe e siguron që mos ti ikin. Dijetarët kështu kanë vepruar në të kaluarën dhe nuk janë larguar aspak nga dije, por vazhdimisht e kanë përsëritur dhe i kanë rilexuar çështjet fetare.
Esmaiun e kanë pyetur: si ndodhi që ti të mësosh mësimet e tjerët ti harojnë? Tha: kur unë mësoja tjerët nuk mësonin.
Sufjan Theuriu ka thënë: “Hadithin bëne bisedë të pandarë tënden dhe mendim të zemrës, do ta mësoni hadithin”.
Ali ibën Medini tregon: Një natë Vekiu dhe Abdurahman filluan debatin shkencor në Mesxhidul-Haram, ata vazhduan këtë debat derisa thirri ezani i sabahut”.
Ibën Shihabi kur e mësonte ndonjë hadith shkonte në shtëpi e zgjonte shërbetoren dhe ia tregonte hadithin e i thoshte: unë e di se ti nuk përfiton gjë nga kjo dije, mirëpo tani e kam dëgjuar dhe dëshirova të përsëris.
Imamët ishin njerëz që kishin kujtesë të fuqishme dhe njohje të mëdhaja, ata dalloheshin prej njerëzve tjerë me bindjen, mbështetjen dhe vërtetësinë që kishin me All-llahun, me mençurinë, zgjuarsinë dhe kujtesën e tyre, andaj ai që dëshiron të ecë hapave të tyre duhet të përpiqet që të eliminon harresën duke iu lutur All-llahut, duke ngrënë hallall, duke pakësuar ushqimin dhe brengat, duke ikur nga mëkatet dhe gabimet.
Ja një shembull shumë të rrallë të kujtesës së madhe dhe kuptimit shumë të fuqishëm, e ai është Imam dhe hafizi Muhamed ibën Ismail Buhariu, rahimehull-llah.
Tregon Imam Ibën Haxheri, rahimehull-llah, me sened të tij nga Ahmed ibën Adiju, i cili ka thënë:
“kam dëgjuar disa hoxhallarë të Bagdadit të cilët kanë thënë: Kur dëgjuan dijetarët e hadithit se Muhamed ibën Ismaili kishte ardhur në Bagdad, u grumbulluan përreth tij dhe dëshiruan ta provojnë kujtesën e tij. Ata i zgjodhën një qind hadithe dhe përzienë tekstet me senedet, domethënë tekstin e një hadithi përzinë me senedin e hadithit tjetër, kurse tekstin e atij hadithi me senedin e hadithit të tretë e kështu me rradhë. Këto hadithe të përziera i morën dhjetë njerëz dhe i urdhëruan që kur të vijë në mexhlis Imam Buhariu, tia rexitojnë këto hadithe në këtë formë të përzier. Caktuan një ditë për takim dhe në këtë ndejë përpos dijetarëve morrën pjesë edhe disa njerëz të thjeshtë nga Horasani dhe Bagdadi. Kur u grumbulluan njerëzit dhe u qetësua mexhlisi filluan njerëzit tia rexitojnë nga dhjetë hadithe. Buhariu iu përgjigj: nuk i di këto hadithe. U ngrit i dyti me dhjetë hadithet e tija, imam Buhariu i thotë: këto hadithe nuk i di. Një nga një u ngritën që të dhjetit me nga dhjetë hadithet e tyre, të gjithëve Imam Buhariu u thoshte: këto hadithe nuk i di. Dijetarët që ishin në mexhlis e shikonin njëri tjetrin dhe thonin: e kuptoi njeriu hilen që ja kemi bërë, kurse ata që nuk e dinin këtë hile mendonin se Imam Buhariu nuk dinte dhe se kujtesën e ka të kufizuar.
Pasiqë të gjith i përfunduan hadithet e tyre dhe të gjithve u jepte përgjigjen: keto hadithe nuk i di, u drejtua kah i pari e i tha: Hadithi yt i parë është kështu e kështu e jo ashtu si ma tregove ti, kurse hadithi yt i dytë është kështu e kështu e jo si ma tregove ti, derisa ia rregulloj dhjetë hadithet që i rexitoi. Domethënë çdo tekstit ja solli senedin e vet dhe çdo senedi tekstin e vet. Një nga një të gjith dhjetë personave ua rregulloi hadithet e përziera dhe u tregoi se cili tekst cilin sened ka. Kur i përfundoi të njëqind hadithet njerëzit konfirmuan kujtesën e tij shumë të madhe dhe iu nënshtruan vlerës së tij.
Imam Hafidh Ibën Haxheri, rahimehull-llah, në lidhje me këtë tregim thotë: “Habia nuk qëndron në refuzimin e haditheve të gabuara, sepse ai ishte hafidh i haditheve, mirëpo habia qëndronte në faktin se ai mbajti në kujtesë edhe renditjen e haditheve dhe gabimeve që ishin në to. (Shiko: “Hedjus-Sari”, fq. 501).
Shokët që kanë shoqëruar Imam Buhariun në mësimin e hadithit tregojnë raste shumë të rralla që tregon kujtesën e fuqishme që ka patur. Hashid ibën Ismaili tregon: së bashku me Buhariun, i cili akoma ishte fëmijë, shkonim te hoxhallarët e Basrës, mirëpo nuk shkruante asgjë. Pas gjashtëmbëdhjetë ditëve ne e qortuam shumë pse nuk shkruan. Kurse ai na e ktheu: e tepruat, mi tregoni gjërat që i keni shkruar, ne ia treguam hadithet që i kishim shkruajtur, kurse ai na i shtoi edhe pesëmbëdhjet mijë hadithe dhe të gjitha na i recitoi nga kujtesa, saqë i përmirësonim librat e tona nga kujtesa e tij. (Shiko: “Hedjus-Sari”, fq. 502).
All-llahu, azze ve xhel-le, ka veçuar umetin tonë me hifz të Kur’anit dhe dijes, kurse popujt që kanë qenë para nesh kanë lexuar librat e tyre prej fletëve dhe nuk kanë mundur ti fusin në kujtesë.
Andaj si ka mundësi të falënderojmë All-llahun, i Cili fëmiut gjashtë e shtatë vjeçar ia ka mundësuar ta mësojë përmendsh tërë Kur’anin?!
Pastaj ansjë popull nuk i ka mësuar përmendsh veprat dhe fjalët e pejgamberëve të vet, sikurse kemi mësuar ne, umeti i Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Transmetimi i hadithit ka ndodhur brez pas brezi dhe deri më sot askund nuk është ndërpre ky varg i transmetimit të hadithit, kurse popujt tjerë fjalët dhe veprat e pejgamberëve të tyre i lexojnë prej librave që nuk dinë se kush i ka shkruar ato.
Kjo është një dhuratë e madhe, duhet ta ruajmë, ruajtja e kësaj dhuntie ndodh me vazhdimin e mësimeve, përsëritjen e tyre dhe forcimin e kujtesës. Tek ne më herët kishte shumë hafiza, në çdo qytet kishte hallka ku njerëzit mësonin përmendsh Librin e All-llahut, mirëpo, sot, këto hallka janë kufizuar, madje edhe në shumë vende nuk ekzistojnë më. Kush është përgjegjës për këtë gjë dhe kush do të jep llogari, le ti mendohet mirë kësaj vepre! All-llahu na ruajtë!
Bekir Halimi,
17.11.2006