Hapat praktike për arritjen e lumturisë

Si të bëhesh i lumtur?

Secili njeri mund të prodhon lumturinë e tij, nëse kapet për ligjet e lumturisë dhe i zbaton hapat e tij, kurse fuqia dhe dobësia e lumturisë mvaret nga sasia e zbatimit të këtyre ligjeve.

HAPAT KONKRETE QË PARAQESIN LIGJET E LUMTURISË, I KAPLOJNË KËTO PIKA:

1- Beso në All-llahun.

Nuk ka lumturi në mungesë të besimit në All-llahun, subhanehu ve teala, madje lumturia e njeriut shtohet dhe dobësohet mvarësisht nga ky besim. Aq sa më i madh është besimi në All-llahun, aq më e madhe është lumturia dhe aq sa më shumë i dobëoshet besimi, aq i shtohet pikëllimi, stresi dhe mendimi negativ, kurse kjo rezulton jetë të hidhur dhe fatzi.

2- Beso në Fuqinë dominuese të All-llahut

Ai që e ndien këtë fuqi hyjnore të madhe, e cila nuk njeh kufi, nuk mund të dominohet nga iluzionet dhe nuk mund ta trishtojnë problemet, sepse ka një shtyllë të fuqishme në të cilën mbështetet kur ti ndodhin sprovat dhe gjërat trishtuese.

3- Beso në Caktimet e All-llahut.

Besimi në Caktimet e All-llahut ngjallë kënaqësi shpirtërore, rehati shpirtërore dhe qetësi te njeriu. Për këtë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Është për tu habitur me çështjen e besimtarit, se[se të gjitha çështjet e tija janë mirësi. Nëse e godet ndonjë begati, ai falënderon All-llahun, e kjo është mirësi për te, nëse e godet ndonjë fatkeqësi, ai duron, dhe kjo është mirësi për te”. (Muslimi).

Sa madhështor është ky hadith dhe sa shumë aludon në lumturinë e vërtetë.

Besimi në Caktimet e All-llahut është rruga që na shpienë në lumturi.

* Durimi gjatë sprovave.

* Falënderimi gjatë begative.

* Braktisja e refuzimit dhe mllefosjes me Caktimet e All-llahut.

Tërë kjo shpienë në rehati, qetësi dhe lumturi.

4- Le të jenë të lumturit shembylli yt në jetë.

Të lumturit, ata që i kanë ofruar njerëzimit shërbime të mëdha dhe kanë poseduar besim në All-llahun. I pari nga ky lloj njerëzish është Muhamed Ibën Abdullahu, Resulullahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Lumturia qëndron në pasimin e rrugës së tij, kurse fatzisia qëndron në largimin nga udhëzimi i tij dhe braktisja e sunetit të tij.

5- Çlirimi nga sikleti shpirtëror.

* Sikleti shpie në mërzi dhe depresion.

* Sikleti shpie në dështim në jetë.

* Sikelti shpie në çmenduri.

* Sikelti shpie në sëmundje të rezikshme.

* Mundohu të zbulosh shkaqet e sikletit te ti e pastaj shëroje secilin shkak një nga një.

* Debato me vetveten dhe me ata që i ke përreth qetë dhe mos bisedo me reakcion.

* Shfrytëzo sikletin tënd për të dalur vazhdimisht në epërsi dhe për veprim drejt qëllimeve fisnike.

* Le të jetë sikleti efektiv në shërimin e problemeve tuaja.

* Bëhu i thjeshtë dhe mos i kompliko gjërat.

6- Njihe natyrën e jetës.

Jeta domosdo ka trazira, ngushtica, strese dhe sprova. Këto gjëra ndodhin sipas urtësive të All-llahut, që të Sheh kush prej nesh ma mirë do të punon, andaj e kemi obligim ta njohim natyrën e jetës, ta pranojmë ashtu si është, por kjo nuk na pengon që ta shtyjmë kaderin e All-llahut me kader të All-llahut dhe ti shtyjmë gjërat e urrejtura me elemente që i shtyjnë ato. Njohja e natyrës së jetës nuk domethënë të na dominon demoralizimi, por e kundërta është e saktë.

7- Shndërroi shprehitë e tuaja negative në ato pozitive.

Dr. Ahmed Bera El-Emiri thotë:

“Fitimi i një shprehie të re, qoftë ajo intelektuale apo shpirtërore, nuk është gjë e rëndë, kërkon njëzet e një ditë. Gjatë këtyre njëzet e një ditëve ne duhet ti bëjmë këto veprime:

a- Të mendojmë.

b- Të flasim.

c- Të sillemi sipas asaj që na mëson shprehia e re.

d- Të parafytyrojmë në mënyrë të qartë si dëshirojmë të jemi.

Nëse e parafytyron vetveten sikurse ke arritur në formën e kërkuar, ky parafytyrim në mënyrë graduale shndërrohet në realitet. Në këtë të vërtetë aludon fraza: butësia fitohet duke e shtyrë vetveten të butë dhe dija fitohet duke mësuar”. (shiko: “Mësime psikologjike për suksesin dhe epërsinë”).

8- Lumturia yte qëndron në qëllimet tuaja.

Shkaku i fatzisisë së shumë njerëzve është mungesa e qëllimeve, të cilat dëshirojnë t’i realizojnë. Ata ndoshta edhe kanë qëllime, mirëpo nuk i kanë fisnike, andaj ata nuk ndihen të lumtur edhe kur i realizojnë ato. Ajo që i sjell lumturi njeriut është qëllimi fisnik dhe synimi madhor.

Synimet e mëdha i japin individit mundësi t’i tejkalojnë pengesat që i dalin në rrugë dhe gjatë këtij procesi për një kohë shumë të shkurtë prodhon ato gjëra që dikush nuk mund ti prodhon për gjatë kohë. Njeriu pa qëllim është njeri i humbur. A ka mundësi të parafytyrojmë një pilot i cili ngjitet në qiell dhe nuk ka destinacion të caktuar ku dëshiron të arrijë e as hartë që e çon në atë vend?! Duke menduar se ku do të ateron atij ndoshta edhe i përfundon kerozina e i rëzohet aeroplani?! (shiko: “Mësime psikologjike për suksesin dhe epërsinë”).

9- Zvogloi dhimbjet.

Njeriu vazhdimisht përjeton dështime dhe fatkeqësi, mirëpo asnjëher nuk duhet të mendojë se kjo gjë është fundi i jetës dhe se ky është i vetmi që është sprovuar me këto sprova, por duhet t’i lehtësojë dhe zvoglojë duke i bërë këto hapa:

a- Ta paramendon këtë fatkeqësi më të madhe se sa që është dhe me përfundim më të keq.

b- Mendo mbi gjendjen e atij që ka fatkeqësi më të madhe dhe më të rëndë.

c- Shikoi begatitë që ti ka dhënë All-llahu dhe nga të cilat janë të privuar shumë njerëz.

d- Mos iu dorëzo zhgënjimit, i cili mund ta shoqëron një fatkeqësi. (shiko: “Llojet e mërzisë”, dr. Muhamed Sagir).

10- Mos i prit lajmet e këqija.

Nëse vazhdimisht mendon për mjerimin, atëherë frika do të vepron në mënyrë të barabartë me vullnetin tënd dhe do ti sjell fatkeqësitë, kurse shkaqet e kësaj fatkeqësie do të jenë afër teje për shkak të frikës dhe pesimizmi tënd. Është shumë normal që sikleti i shtuar të sjell edhe fatkeqësi të reja, e kështu të rrotullohesh në rrahtë të zbrazta të mendimeve negative ndaj fatkeqësive dhe pritjen e lajmeve të këqija.

* Ti kur ia kujton vetes se jeta është e shkurtër dhe se gjërat ndryshojnë shumë shpejt, kjo do të jep një sasi të madhe të nurit në jetën tënde.

11- Shikoi ata që i ke përreth teje.

Nëse shikon vetveten dhe rreth vetes do të gjesh shumë gjëra që meritojnë mirënjohje.

Të gjith ne jemi të mësuar të kemi shtëpi ku pushojmë, punë, të cilën e punojmë dhe familje që na rrethekon, andaj zakonisht edhe nuk e hetojmë lumturinë karshi tyre, mirëpo nëse mendojmë rreth ikjes së tyre dhe privimit nga këto, atëherë do të fillojmë të ndiejmë lumturi me praninë e tyre.

12- Mos lejo që gjërat e thjeshta ta prishin jetën tënde.

Disa njerëz trazohen nga ndodhimi i disa gjërave të thejshta, të cilat ndodhin për çdo ditë dhe nuk e meritojnë tërë këtë lodhje, andaj i kaplon tendosja dhe mërzia e madhe, për shkak se është thyer një gotë, është prishur një aparat, është shkyer një rrobë apo për ndonjë ndodhi të këtillë të thjeshtë. Njeriu obligohet që këto gjëra të thjeshta t’i pranojë dhe mos të lejojë që ta godas zhgënjimi ose trazimi.

13- Dije se lumturia është te ti, andaj pse udhëton për ta kërkuar atë.

Secili njeri i posedon forcat dhe ligjet e lumturisë, mirëpo shumica e njerëzve nuk e shohin këtë gjë, sepse nuk e shikojnë vetveten, por i shikojnë tjerët.

Tregimi i fushës me diamant

Tregim i njohur për një bujk të sukseshëm, i cili punonte me zell në fushën e tij derisa u plak. Një ditë dëgjoi se njerëzit udhëtojnë larg duke kërkuar diamante, e ai që i gjen ato bëhet shumë i pasur. Edhe ky u nxeh, e shiti tokën e vet dhe u nis të kërkon diamante.

Trembëdhjet vite i kaloi duke hulumtuar diamante, mirëpo nuk gjeti asgjë derisa u dëshpërua pa e realizuar ëndrën e tij, andaj edhe vendosi të hedh vetveten në deti si ushqim për peshqit.

Mirëpo bujku i ri, i cili e bleu tokën nga ky bujk, një ditë duke punuar në këtë arrë gjeti një gjë që shkëlqente, e kur e morri, vërejti se është një copë diamanti. U nxeh dhe filloi të gërmon edhe më shumë dhe më me zell. E gjeti edhe copën e dytë edhe të tretën. Befasi! Nën këtë arrë kishte një minierë të diamanteve.

Qëllimi i këtij tregimi është të tregohet se lumturia mund të jetë shumë afër teje, mirëpo ti të mos e shohish dhe të shkosh shumë larg për ta hulumtuar atë.

14- Bëhu sikurse bleta në sjelljen e dobive për tjerët.

Njerëzit e lumtur janë më të dobishmit për njerëzit. Njeriu, të cilit i mungon lumturia, kënaqet duke ua bërë me dije njerëzve se janë fatzi, kurse njeriu i lumtur, i cili kënaqet me jeten e vet, kjo kënaqësi i shtohet edhe më tepër, kur edhe tjerët participojnë në këtë lumturi, pa marrë parasysh se shkak i kësaj lumturie është ndonjë lajm i mirë apo ndonjë pamje tërhjekëse. Ky njeri nuk përjeton lumturi të plotë derisa nuk ia tregon këtë lajm edhe tjerëve ose nuk mer me vete edhe tjerët që të kënaqen me atë pamje shumë të bukur.

15- Besoi aftësive tuaja për ti zgjidhur problemet.

Mendimet tona janë ato që i lindin të gjitha gjërat. Ndodhitë nuk kanë ndonjë rëndësi përderisa nuk u pejojmë ne që të mbjellin tek ne mendime negative dhe shkatërruese. Andaj besoi aftësive tuaja.

Njerëzit e sukseshëm edhe në kohërat e krizave dhe vështirësive e ruajnë shpresën të gjallë, e kjo shpresë është shkak i ardhjes së suksesit.

Botën tënde të brendshme parafytyroje sikur një fushë që mbijnë idetë tuaja. Kontrolloi ndjenjat dhe idetë që lindin brenda teje dhe pyet: cilat janë frytet që na i sjellin këto ide? Nëse frytet janë nga lloji që nuk dëshiron t’i vjelish, atëherë nxito dhe shkule farën derisa është e vogël dhe në vend të saj vëndo farë të mirë.

16- Fitoje frikën negative.

Friksimet, dështimet, vuajtjet, sëmundjet zakonisht lindin nga frika, andaj nëse dëshiron shpëtim, sukses, lumturi dhe shëndet, atëherë duhet ta rezistosh frikën dhe të bëhesh sikur ata për të cilët All-llahu, azze ve xhel-le, ka thënë:

“E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: “Populli (idhujtarët) është tubuar t’ju sulmojë, pra kini frikë!” Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: “Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!” Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është dhurues i madh”. (Ali Imran: 173- 174).

17- Mos mendo se sëmundja dhe dhimbjet nuk përfundojnë.

Asgjë në këtë dynja nuk mbetet pa ndryshuar dhe ripërtërirë. Ti me aftësitë e mendimit tënd kreativ mund ta ripërtërish jetën dhe të jetosh jetë të re.

18- Mos u pikëllo.

Nëse krejt njerëzit që janë përreth teje pajtohen si ti bartë mendjetrashësinë e gjyshit tënd e se nuk do të korrish sukses në jetë dhe nuk do të jesh i dashur tek njerëzit, ti refuzoje me ngulm këtë pretendim dhe ruaju nga bara e të kaluarës që nuk ështe e kaluar e jote dhe mbjell tek ti cilësi të kundërta me të metat, me të cilat dëshirojnë të të rraskapitin.

19- Ndale çdo logjikim negativ dhe çdo insistim në mjerimin tënd momental

Refuzo dëshpërimin dhe potenco optimizmin, suksesin, shëndetin, gëzimin dhe se pas kësaj dere, të cilën e mbylli mosbesimi yt në te, aty qëndron suksesi yt.

20- Kujdesu për mendimin dhe fjalën tënde, sepse aji të ruan ose të shkatërron.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Njeriu ndodh që të flet fjalë, e cila e kënaq All-llahun, kurse ky aspak nuk ka menduar se mund të arrijë këtë gradë të lartë, e të bëhet shkak që All-llahu ta regjistrin prej njerëzve më të cilët është i kënaqur deri në Ditën e Kijametit. Ndodh që njeriu të flet fjalë, e cila e zemron All-llahun, aspak nuk mendon se ku mund ta çon kjo fjalë, e ta regjistron All-llahu nga të zemruarit mbi të deri në Ditën e Kijametit”. (sahih, Ahmed dhe të tjerët).

Këto ishin veprimet dhe ligjet e lumturisë, kush i zbaton në jetën e tij bëhet i lumtur, e kush i le pas shpine vuan në dynja dhe ahiret.

All-llahu na bëftë të lumtur në dynja dhe ahiret. Amin.

Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokët e tij.

Përshtati: Bekir Halimi

Sektori shkencor pran shtëpisë botuese: “Medarul-Vatan”,
2.3.2007