Sa i përket kuptimit real të Kaderit në këtë aspekt kanë devjuar dy grupe, e ato janë:
1. Xheberitë, ky grup i devijuar janë të mendimit se njeriu është i detyruar për punët që ai bënë dhe se njeriu nuk ka mundësi dhe nuk është i lirë në zgjedhjen e bërjes së veprave, ai ska në të as mundësi e as dëshirë.
2. Kaderitë, ky grup i devijuar janë të mendimit se njeriu është i lirë për punët që ai bënë qoftë me dëshirë ose mundësi, dhe janë të mendimit se këtu skan lidhje veprat e njeriut me caktimin dhe dëshirën e Allahut,- xhele veala!.
Kundërshtimi i mendimit të Xheberive me argumente të Fesë dhe Realitetit:
1. Argumentet nga Feja:
Ne i themi Xheberive se Allahu,- xhele veala!,- e ka vërtetuar dhe na ka paralajmruar se njeri ka mundësi dhe dëshirë në punët që ai zgjedh ti veprojë në këtë dunja.
Allahu,- xhele veala!,- ka thënë:
مِنكُم مَّن يُرِيدُ الدُّنْيَا وَمِنكُم مَّن يُرِيدُ الْآخِرَةَ ۚ
“disa nga ju e dëshirojnë këtë botë, kur disa nga ju dëshirojnë botën tjetër”. 1
وَقُلِ الْحَقُّ مِن رَّبِّكُمْ ۖ فَمَن شَاءَ فَلْيُؤْمِن وَمَن شَاءَ فَلْيَكْفُرْ ۚ إِنَّا أَعْتَدْنَا لِلظَّالِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمْ سُرَادِقُهَا ۚوَإِن يَسْتَغِيثُوا يُغَاثُوا بِمَاءٍ كَالْمُهْلِ يَشْوِي الْوُجُوهَ ۚ بِئْسَ الشَّرَابُ وَسَاءَتْ مُرْتَفَقًا
“dhe, thuaj: “E vërteta është nga Zoti yt.
Kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë (e për të, ka dënim)”. Na për zullumqarët kemi përgatitur zjarr i cili do t’i rrethojë ata nga të gjitha anët (si çadra).
Nëse kërkojnë ndihmë (për shkak të etjes), do t’ju afrohet një ujë – si xeheja e shkrirë që ua përcëllon fytyrën.
Pije e shëmtuar është (ajo), e sa strehim i keq është (zjarri)!”. 2
مَّنْ عَمِلَ صَالِحًا فَلِنَفْسِهِ ۖ وَمَنْ أَسَاءَ فَعَلَيْهَا ۗ وَمَا رَبُّكَ بِظَلَّامٍ لِّلْعَبِيدِ ﴿٤٦﴾
“Kush bën mirë, bën për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet.
E, Zoti yt, nuk u bën zullum robërve (të Vet)”. 3
Argumente nga Realiteti:
Ne i themi Xheberive se të gjithë njerëzit janë në dijeni për ndryshimet e punëve të tij ai i bën me dëshirën e tij, si:
1. Ngrënia e Ushqimit.
2. Pirja.
3. Blerja e gjërave.
4. Shitja e gjërave.
Si dhe disa punëve të cilat i ndodhin pa dëshirën e tij, si:
1. Dridhjet trupore
2. Ethet.
3.Temperatura
4. Rrëzimi nga ndonjë vend, etj.
Njeriu, në rastet e para të cekura më lartë është vepruesi me zgjedhjen dhe dëshirën e tij pa u detyruar fare nga askush.
Ndërsa në rastin e dytë pa mundësi të zgjedhë dhe pa dëshirë ti ndodhnin ato gjëra që u cekën më lartë.
Por most ë harrojmë , duhet të dime se të dyjat janë me caktimin e Allahut,- xhele veala!.
Kundërshtimi i mendimit të Kaderive me argumente të Fesë dhe Logjikës:
1. Argumentet nga Feja:
Ne u drejtohemi Kaderive duke u thënë se : Allahu,- xhele veala!,- është Ai i Cili ka krijuar çdo gjë, dhe çdo gjë që ndodhë, ajo ndodhë me dëshirën e Allahu,- xhele veala!.
Gjithashtu duhet të dinë se, Allahu,- xhele veala!, e ka qartësuar në Librin e Tij, se punët e njerëzve ndodhin me dëshirën dhe lejen e Allahut,- xhele veala!.
Allahu,- xhele veala!,- në Librin e Tij, Famëlartë ka thënë:
وَلَوْ شَاءَ اللَّـهُ مَا اقْتَتَلَ الَّذِينَ مِن بَعْدِهِم مِّن بَعْدِ مَا جَاءَتْهُمُ الْبَيِّنَاتُ وَلَـٰكِنِ اخْتَلَفُوا فَمِنْهُم مَّنْ آمَنَ وَمِنْهُم مَّن كَفَرَ ۚ وَلَوْ شَاءَ اللَّـهُ مَا اقْتَتَلُوا وَلَـٰكِنَّ اللَّـهَ يَفْعَلُ مَا يُرِيدُ
“Sikur të donte Allahu, nuk do të vriteshin njerëzit që erdhën pas pejgamberëve, meqë (pasi) atyre madje u kishin zbritur argumentet, por ata u shpërndanë; disa nga ata besuan, e disa mohuan.
E, sikur të donte Allahu, ata nuk do të vriteshin mes vet, por Allahu punon ashtu si dëshiron Ai vetë”. 4
وَلَوْ شِئْنَا لَآتَيْنَا كُلَّ نَفْسٍ هُدَاهَا وَلَـٰكِنْ حَقَّ الْقَوْلُ مِنِّي لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ
“E, sikur Ne të donim, do t’ia jepnim çdo personi udhëzimin e tij, por kjo është fjala Ime e vërtetë: “Me të vërtetë, do ta mbush xhehennemin me xhindë dhe njerëz bashkërisht!”.5
2. Argumentet nga Logjika:
Ne u themi atyre se:
I gjithë universi është pronë e Allahut,- xhele veala!,- dhe duke e ditur se njeriu është pjesë e këtij universi, atëherë edhe ai(njeriu) është rob(pronë) i Allahut,- xhele veala!.
Dhe duhet ditur se nuk mundet që robi të bëjë si të dëshirojë në pronën e Zotëriut(Allahut), vetëm se me lejen dhe dëshirën e Tij(Zotëriut- Allahut).
Allahu është më i Dituri!.
Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
1. Kuran: El imran;152.
2. Kuran: El Kehf; 29.
3. Kuran: El Fusilet; 46.
4. Kuran: El Bekare; 253.
5. Kuran: Es Sexhde; 13.