Gjërat që e prishin vëllezërinë (V)

15- Rezervat, spitullimi, rëndimi i mikut dhe kontrollimi i zbatimit të obligimeve që ka ndaj teje

Xhafer ibn Muhamedi thotë:

“Vëllezërit më të rëndë për mua janë ata që spitullojnë para meje dhe më detyron të kam rezerva ndaj tij, kurse më të lehtët për mua janë ata që kur jam me ta më duket sikur kur jam vehtë”. (Muhtesar Minhaxhul-Kasidin, fq. 100).

Nëse dëshiron të jesh i lehtë në zemrën e mikut tënd, të jetë zemërgjërë me ty dhe i natyrshëm, je i çlirët me te dhe mos e ngarko që të kujdeset për gjendjen tënde dhe je modest ndaj tij.

Këtë gjë e plotson ky rregull:

“Mendo se vëllezërit kanë vlerë ndaj teje, e jo ti ndaj tyre, andaj kështu e zbret vehten tënde në pozitë të shërbyesit të tyre”. (Muhtesar inhaxhul-Kasidin, fq. 100).

Shikoni Omer ibn Hattabin [radijall-llahu anhu].

“Ai nuk sillej përzemërsisht vetëm me shokët e tij, por edhe u shërbente në udhëtim, edhe pse ata ishin të obliguar ta shërbejnë ate”. (min ahlakis-Selef, fq. 112).

Tregohet nga Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] se i ka thënë Eslemit, shërbëtorit të Omerit [radijall-llahu anhu]: Ebu Halid, shoh se Emirul-Muminin, të shoqëron ty, si askend tjetër. Çdo herë kur del në rrugë, del me ty, më trego çka është puna?

Tha: Nuk i jepte përparësi vehtes në hije, na i shalonte kafshët, kurse kafshën e vet e shalonte vet. Një natë u trishtuam, kur u ban gati të nisemi, pamë se na i kishte shaluar devet, e e gjetëm duke shaluar deven e tij e duke kënduar:

Mos u brengos gjatë natës

Vesh rrobat dhe bëhu gati

Shoqëro Nafiun dhe Eslemin

Shërbe njerëzit, nëse do të të shërbejnë. (sijer, 4/ 99).

Dashuria yte ndaj vëllaut tënd le të jetë për hirë të All-llahut, për t’ju afruar All-llahut, për tu gëzuar gjatë takimit me te, e jo për të marrë diçka nga autoriteti dhe pasuria e tij, ose për të përfituar diçka në çeshtjet tuaja.

Prej gjërave që shokun dhe mikun tënd e bëjnë të ndihem me ty sikur kur është vet, është edhe lehtësimi dhe shprehja e gatishmërisë për ndihmë në momentet e vështira. Kur të ketë halle e telashe në shtëpi, në veshmbathje ose ushqim, mos e bë njeriun të ndihet keq për këto gjëra, por përkundrazi, bëja me dije, se kjo aspak nuk të brengos dhe ate nuk duhet ta brengos.

Nëse dëshiron të fsheh diçka prej këtyre gjërave mos e le të brengoset dhe të mërzitet, por jepi mundësi të ndihet zemërgjërë dhe i rehatshëm, sikur kur është vetëm.

Kjo e vazhdon dashurinë.

Disa njerëz të urtë kanë thënë:

“Ai që nuk kërkon spitullim para tij, vazhdon dashuria ndaj tij”. (Muhtesar Minhaxhul-Kasidin, fq. 100).

Disa dijetarë të selefit kanë thënë:

“Vëllau më i keq është ai që duhet të spitullohesh ndaj tij”. (Es-Sadakatu ves-Sadiku, fq. 135).

Selmani [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] “ka ndaluar spitullimin për musafirin”.

Shekik ibn Selemeh tregon: unë dhe një shok i imi shkuam te Selman Farisiu [radijall-llahu anhu]. Selmani tha: po mos të më kishte ndaluar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nga spitullim do të spitullohesha, e pastaj solli bukë dhe kripë. Shoku im tha: po të kishte me kripë edhe rigon (barishte). Selmani dërgoi enën me të cilën pastrohej dhe e la peng për të blerë pak rigon. Pasi ngrënëm shoku im tha: e falënderojmë All-llahun i Cili na bëri të na mjaftojë ajo që na furnizoi. Selmani ia ktheu: po të mjaftonte ajo që të furnizon Zoti nuk do ta leja peng enën time për pastrim. (Sahih, Ahmedi, Taberaniu e të tjerët).

Transmeton Buhariu nga Enesi [radijall-llahu anhu], i cili thotë se Omeri [radijall-llahu anhu] ka thënë:

“Na është ndaluar sputillimi”.

Fudajl ibn Ijadi [rahimehull-llah] thoshte:

“Njerëzit janë ndarë nga shkaku i spitullimit. E thërret vëllaun e vet, e pastaj spitullohet para tij, e nuk e len ti kthehet sërish”.

Mirëpo kjo asesi nuk kërkon prej neve që mos të jemi bujar, kur kemi mundësi, sepse kjo është kopraci. Prej sunnetit është që të nderohet mysafiri me atë që kemi, qoftë shumë a pak, pasiqë është në mundësit tona.

Shikoni këtë tregim se si kanë vepruar sahabet e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Abdull-llah ibn Ubejd nga Umejri i cili thotë: hyrën te Xhabiri [radijall-llahu anhu] një grup i shokëve të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse ky u ofroi bukë dhe uthull, e u tha: hani sepse kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë:

“Sa ushqim i mirë është uthulla”. (Sahih, Ahmedi).

Është shkatërrim për një njeri, nëse i vijnë vëllezër e nënçmohet për tu ofruar ate që gjindet në shtëpi, dhe është shkatërrim për njerëzit të nënçmojnë atë që u ofrohet.

Në spitullim hyn edhe shtirrja se je serioz, i kujdeshëm dhe larg çdo shakaje dhe argëtimi, madje larg edhe nga çdo buzëqeshjeje. Kjo është në kundërshtim me sjelljen e sahabeve të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shkakton vrazhdësi të raporteve dhe tharrje të dashurisë.

Transmeton Tirmidhiu me sened të vërtetë nga Xhabir ibn Semure [radijall-llahu anhu], i cilit thotë: “Jam ulur me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] më shumë se një qind herë, kurse shokët e tij recitonin poezi ose përmendnin gjëra nga e kaluara e injorancës, kurse ai heshte, e ndoshta disa herë edhe buzëqeshej me ta”.

Transmeton Buhariu në librin “Edebul-Mufred” me sened të vërtetë se sahabet e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjuheshin me shalqin, e kur vinin ndodhitë e vërteta, ata ishin burra.

Prej gjërave që e prishin vëllezërin dhe e dobësojne ate është edhe kujdesi dhe kontrolli që i bën vëllaut tënd se sa i zbaton obligimet që i ka ndaj teje si vëlla, ose ta ngarkosh me gjëra që i vijnë rëndë, sepse marëdhëniet që ngriten mbi ate se sa kam bërë për ty dhe sa ke bërë për mua, nuk mund të vazhdojnë gjatë kohë. Pastaj kjo sjellje nuk mund të buron nga dashuria e vërtetë dhe zemërbardhësia.

Ndoshta një vepër e vogël që e bën vëllau yt për ty është shumë e madhe për te dhe shumë e rëndë në peshojën e punëve të mira në ditën e Kijametit, kurse një vepër e madhe që e ban kundrejt tij është shumë e vogël për ty dhe me pak peshë në ditën e Kijametit, sepse çdo gjë që e bën njeriu vlerësohet sipas mundësive dhe rrethanave në të cilat e bëjnë.

Duhet të dallojmë çka presim nga i fuqishmi dhe i shëdoshi dhe nga i dobëti e i sëmuri, nga i pasuri me autoritet dhe nga i varfuri i panjohur, nga njeriu me shumë përgjegjësi, probleme dhe peshë dhe njeriu me pak përgjegjësi probleme dhe peshë.

Pastaj disa gjëra janë të fshehura në zemër, siç është dashuria dhe respekti, të cilat nuk i di askush përveç All-llahut.

Andaj kujdes dhe mos llogarit obligimet që i ka vëllau yt ndaj teje, por kujdesu që t’i kryesh obligimet që i ke ndaj tij.

Një letrat porositi një vëlla të vetin duke i thënë:

“Ruaje dashurin edhe pse s’gjen kush e ruan ate, vazhdo raportet më mikun tënd, edhe pse s’gjen kush e vazhdon këtë raport”. (Edebu Dunja ved-Din, fq. 180).

Prej gjërave që ndodhin zakonisht në mesin e njerëzve është edhe kjo. Disa njerëz vazhdimisht janë të rëndë me shokët dhe vëllezërit e tyre, saqë askush nuk duron të jetëojë gjatë me te, mirëpo ky vazhdimsht ankohet se nuk mundem të gjej shok e vëlla, kurse e meta është tek vet ai, e jo te tjerët.

Shikoni mendjeprehtësinë dhe fikhun e thellë të Ibn atasë, i cili kur dëgjoi një njeri duke thënë:

Tredhjet vjet kërkoi shok e mik, akoma nuk e kam gjetur. Këtij iu përgjegj duke i thënë:

Si duket për të kërkuar shokun dhe mikun mer diçka, sepse po kërkove mik e shok duke dhënë do ta gjeje”. (Es-Sadakatu ves-Sadik, fq. 81- 81).

Mer shembull në këtë drejtim sjelljen e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe mosrëndimin e shokëve të vet. Ai e rëndonte vetveten duke ikur që mos të rëndon shokët e tij.

Imam Neveviu [rahimehull-llah] duke komentuar hadithin në sahihuhul-muslim, ku tregohet se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka lënë peng mburojën e tij të çifuti për të marë ushqim, thotë:

“Blerja e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ushqim nga çifuri duke lënë si peng te ai mburojën e tij sepse sahabet nuk e mernin pengun e tij e as që mernin nga ai pare, andaj shkoi të bën shitblerje me çifutin që mos të ngushtojë ndokend prej shokëve të tij”. (Sherhu Nevevei ala sahihil-muslim, 11/ 40).

Prej porosive të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në këtë drejtim është edhe hadithi i shkurtër mirëpo me domethënie të madhe:

“Vizito rrallë që të shtohet dashuria”. (sahih, Bezzari).

Disa njerëz e paraqesin një dilemë. Nuk është e barabartë ai që me shokun dhe vëllaun e vet qëndron vazhdimisht afër dhe ai që rrallë shihet me vëllaun dhe mikun e tij. Andaj cilat janë rregullat që i rregullojnë këto raporte?

Gjatë vizitave dhe kohës së tyre duhet pasur para sysh tre gjëra:

A) Ekonomizmi dhe mosshpeshtimi i vizitave nuk duhet të jetë e shoqëruar me mosnjohje të gjendjes së shokut dhe vëllaut dhe mospërfillja e problemeve të tija. Por të jemi të matur në vizita dhe të kujdesemi për gjendjen dhe nevojat e tija. Dhe sipas nevojës të përsëriten vizitat.

B) Shpeshtimi i vizitave nëse bëhen për nevojën e vëllaut e jo për nevojën tënde, kjo pa dyshim se e shton dashurinë, sepse veprimi për të kryer nevojat e vëllaut tënd, është vepër e pëlqyer, në të cilën ka nxitur sherijati duke thënë:

“All-llahu është në ndihmën e njeriut, përderisa ky është në ndihmën e vëllaut të vet”. (Buhariu).

C) Pakësimi i vizitave nuk duhet të arrijë deri në atë gradë saqë i vjen rëndë vëllaut tënd, ose fillon të mendojë keq për ty. Kjo është gjë relative, dallon nga një person në tjetrin. Njerëzit dhe ndjenjat e tyre nuk janë të barabarta në këtë drejtim, mirëpo ajo që është e rëndësishme mos ta vizitosh ma tepër saqë ka nevojë, sepse kjo mund të bëhet çelës i problemeve dhe gabimeve, ndoshta edhe armiqësive.

Maverdiu [rahimehull-llah] thotë:

“Vizitat dhe takimet duhet të jenë mesatare, as të shpeshta e as të rralla, sepse rrallimi shkakton hidhërimin, kurse shpeshtimi mërzinë”. (Edebud-Dunja ved-Din, fq. 178).

Prej gjërave më të cilat ia rëndon vëllaut tënd është edhe ndjenjat e tija se ti ia imponon mendimin tënd në çdo gjë dhe ndërhyrja e vazhdueshme e yjta në të gjitha veprat e tija.

16- Mungesa e besnikërisë dhe angazhimi me tjerët

Nga sjellja e keqe e shoqërisë është që kur të takohesh me ndonjë shok ose mik të ri, nuk e njeh sa duhet as nuk ia njeh psikologjinë, ta lësh ate me të cilin ke jetuar jetë të gjatë. Kjo lërie arrinë shkallën e mospërfilljes, kurse mospërfillja shkakton ndarjen.

Një gjë duhet ta dijë secili njeri që e le shokun e vjetër, nga i cili nuk ka parë asnjë të keqe, për shkak se është njoftuar me një shok të ri. Kjo është fjala të cilën e kanë thënë disa dijetarë:

“Kush nuk vazhdon në dashurinë e shokut të vjetër, nuk mund të vazhdojë as në dashurinë e shokut të ri”. (Es-Sadakatu ves-Sadiku, fq. 18).

Ajo që e befason shokun dhe vëllaun tënd është fakti se ai për ty është lodhur, është munduar të kujdeset për ty dhe të jetë bamirës ndaj teje, kurse ti nuk je besnik dhe nuk e vlerëson sa duhet.

Pa dyshim se kjo gjendje shum i dhemb njeriut. I dhemb shumë njeriut kur e sheh njeriun të cilin e ka dashur dhe e ka respektuar, nuk e përfill dhe e ndien vehten mendjemadh ndaj tij.

Këtë gjendja të vështirë e ka përshkruar poeti duke thënë:

Kishim një shok, i cili ishte i qartë

U largua prej nesh dhe na tradhtoi

Iku prej nesh dhe nga nesh

Nuk e shohim e as që na sheh

Prej gjërave që hynë në besnikërinë ndaj vëllaut tënd është edhe lutja që duhet bërë kur ai nuk është i pranishëm, edhe pas vdekjes, nderimi i atij që e do, kujdesi për fëmijët e tij pas vdekjes së tij, etj. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i nderonte shoqet e Hadixhes [radijall-llahu anhu] (Buhariu) pas vdekjes së saj, kurse pjesë të bamirësisë ndaj prindërve e ka bërë edhe kujdesin për shokët e tyre pas vdekjes së tyre (Muslimi). Krejt kjo hynë në besnikëri.

Në Muhtesar Minhaxhul-Kasidin qëndron edhe kjo:

“Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka nderuar një plakë dhe ka thënë: “Ajo na vizitonte në kohën e Hadixhes, kurse kujdesi për ata është nga besimi”. Prej besnikërisë është që njeriu mos të ndryshojë raportin ndaj vëllaut të vet, nëse mer pozitë të lartë, i zgjërohet kopmetenca dhe autoriteti”. (fq. 99).

Prej gjërave që e brengosin shokun dhe vëllaun është edhe ndjenja se ti ke njerëz më të rëndësishëm dhe më të dashur se ai, qofshin nga familja, farefisi ose shoqëria, sepse ky veprim nuk ka asnjëfar dobie, vetëmse e egërson zemrën e vëllaut dhe e bën të ndihet i nënçmuar dhe i mposhtur. Ndoshta shoku yt këtë e ka kuptuar pa ia përmendur, mirëpo kjo është shumë më lehtë se sa tia nënçmosh ndjenjat dhe ta befasosh në ndjenjat e tija, sidomos nëse të ka konsideruar prej më të dashurve.

Thirrësi i sukseshëm dhe vëllau i sinqertë duhet ta ketë shembëlltyrë në çdo gjë Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], duke i afruar njerëzit dhe duke ia bërë me dije secilit se është i afërt me te dhe me përparësi, siç ka vepruar me Muadhin [radijall-llahu anhu] duke i hipur pas shpines në deve, ecja me ebu Dherrin gjatë natës, lavdërimi i Eshexh Abdul-Kajsit e shumë shokëve tjerë. Edhe pse ata të gjith e dinin dhe kjo konkludohet nga fjala e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se njeriu më i dashur te ai dhe më i aftërt për te është Ebu Bekri [radijall-llahu anhu]. Mirëpo askujt si ka thënë: ate e dua më shumë se ty, sepse kjo nuk përputhet me moralin e lartë të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Ebu Othmani [radijall-llahu anhu] thotë: më ka treguar Amr ibn Asi [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka dërguar si komandant i ushtrisë në betejën e Dhatu Selasil. Shkova te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e i thashë: cilin njeri e do më shumë? Tha: Aishen. I thashë: prej burrave? Tha: Babain e sajë. I thashë: pastaj? Tha: Omer ibnul-Hattabin, dhe numëroi disa burra”. Buhariu dhe Muslimi).

(Vazhdon…)

Bekir Halimi,
24.10.2003