Gjërat që e prishin vëllezërinë (lll)
9- Qortimi i shumtë, mosfalja, shikimi vetëm i gjërave negative, mosarsyetimi dhe mosfalja e gabimeve.
Fudajli thotë: “Edukatë e mirë është falja e gabimeve të vëllezërve”. (Medarixhus-Salikin, fq. 435 0se 2/ 692).
Kurse Aliu [radijall-llahu anhu] duke e komentuar ajetin Kur’anor:
” lëri mënjëanë me falje e me sjellje butësie”. (El-Hixhr: 85). Ka thënë: “të jesh i kënaqur duke mos qortuar”. (shiko: “Ed-Derur Menthur”, 4/104 dhe “Fet’hul-Kadir”, 3/ 141).
Poeti thotë:
Nëse për çdo gjë mikun qorton
Nuk do të gjesh ate që se qorton
Jeto vet ose shoqërohu me vëllaun
Sepse ai një herë gabon e një her largohet nga gabimi
Nëse ti nuk pin ujë të përllomur
Etja të kaplon, pastaj cili njeri vetëm ujë të kulluar pinë
Kush është ai që me të gjitha cilësit e tija je dakord
Mjafton vlerë që gabimet e tija të numërohen
(shiko: “Reudetul-Ukala”, fq. 182 dhe Edebu-Dunja ved-Din, fq. 179).
Vëllau mund që ta qortojë ndonjë herë vëllaun e tij, mirëpo me butësi dhe dashuri, por urrehet qortimi për çdo gabim të vogël a të madh, le tia fal pa qortim dhe mos të shikon çdo rëshqitje.
Sepse qortimi i shumtë dhe ngushtimi e ndërpret dashurinë dhe i jep të kuptojë këtij vëllau se ti nuk duron shumë, se vazhdimisht ke mendim të keq për te, ose mendon se nuk i kryen detyrat që i ke ndaj tij, e nëse vazhdon në këtë rrugë nuk do të gjesh kënd të qortosh, kënd të shoqërosh.
Njeriu duhet të jetë i matur në kërkimin e cilësive të shokut, sepse nuk mundet të gjejsh shok i cili nuk ka të meta. Së fundja edhe ti nuk je i plotë, prano nga vëllau yt, ate që ai ka pranuar prej teje, përndryshe vazhdon brenga dhe mëriza yte, e asnjëher nuk do të arrishë synimin tënd.
Fudajli [rahimehull-llah] thotë:
“Ai që kërkon vëlla pa të meta, mbetet pa vëlla”. (Reudetul-Ukala, fq. 169).
Disa njerëz të urtë kanë thënë:
“Cili dijetar nuk gabon, cila shpatë pret çdo herë dhe cili at nuk rrëshqet”. (Edebud-Dunja ved-Din, fq. 175).
Abdull-llah ibn Mubareku thotë:
“Nëse një njeri ka ma shumë të mira se të këqija, nuk përmenden të këqijat, kurse nëse të këqijat janë më të shumta se sa të mirat, atëherë nuk përmenden të mirat”. (Sijer, 8/ 398).
Qëllimi është të tregojmë se nëse e mira e fiton të keqen, atëherë mangësia shkrihet në mirësinë e tij, sepse po të kërkoje njeri të pastër nga çdo gabim nuk do të mund ta gjesh, e nëse gjen njeri që ka më shumë të mira se të këqija, ky është synimi ynë.
Këtë rregull të madhe e konfiromon dhe vërteton edhe më shumë hadithi, të cilin e transmeton Imam Muslimi në sahihun e tij nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu], i cili thotë:
“Nuk ndahet besimtari nga besimtareja, nëse ia urren një sjellje ia pëlqen tjetrën”. (Muslimi).
Ky hadith edhe pse flet për burrin dhe gruan, mirëpo është udhëzim i përgjithshëm për të gjith ata që afrohen dhe jetojnë bashkë. Qëllimi është se ne nuk duhet të ndalemi te negativitetet e ti harojmë pozitivitetet, sepse askush nuk është i pagabueshëm. Nuk ka grua pa gabime, nuk ka shok pa gabime, nuk kryetar pa gabime dhe nuk ka popull pa gabime.
Seid ibn Musejebi [rahimehull-llah] thotë:
“Secili njeri, qoftë i ndershëm, ose dijetar, ose me vlerë, ka të metë, mirëpo disa njerëzve nuk duhet tua përkujtojmë gabimet”. (Shiko: “Fenu teamulu mean-nas”, fq. 26, 27).
Kjo na mëson që mos të reagojmë në gabimet eventuale të shokut tonë, ose nëse zbulojmë ndonjë të metë te ai, e kjo të na verbëron nga gjërat pozitive të tija, të na largojë nga peshoja e drejtë dhe gjykimi i paanshëm. Disa njerëz për një moment një njeri e ngrisin në qiell, e në momentin tjetër e ulin në humnerë. Disa herë një njeri e kosniderojmë njeriun më të mirë, e rastin tjetër njeriun më të keq, kyrse ai është po i njejti, aspak nuk ka ndryshuar.
Njeriu duhet të rregullon reagimet e veta dhe ta lufton vehten që të shikon pozitivitetet, sepse ato zakonisht janë shumëfish ma shumë se negativitetet. Në këtë mënyrë as nuk i ban zullum vëllaut të vet e as nuk e urrenë.
Ne nuk duhet të bëhemi sikur gratë, të cilat nëse e shohin ndonjë gjë që s’ju pëlqen nga burri, thonë:
“Asnjëher skam parë të mira prej teje”. Këtë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka emërtuar: “Mohim” dhe kjo është bërë shkak që gratë të jenë banorë me shumicë në zjar të xhehenemit.
Nëse njeriu e do një njeri sinqerisht dhe ka mendim të mirë për te, kjo bëhet shkak që asnjëher mos ti sheh gabimet dhe të metat e vëllaut të vet.
Nga kjo tham, na bëhet e qartë se nga shoqërimi dhe dashuria e pastër është falja dhe mosllogaritja e rrëshqitjeve.
Hasan ibn Vehbi thotë:
“Prej obligimeve të dashurisë është: falja e vëllezërve dhe mosllogaritja e mangësive të tyre”. (Edebud-Dunja ved-Din, fq. 175).
Esmaiu tregon se disa bediun kanë thënë:
“Haroi gabimet e vëllezërve tuaj, nëse dëshiron të zgjas dashuria ndaj tyre”. (Edebud-Dunja ved-Din, fq. 180).
Mos të bëhet shkak gabimi që bën vëllau yt ndaj teje që të ndahesh prej tij, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Nuk është vazhdues i marrëdhënieve farefisnore ai që vizitën me vizitë e kthen, mirëpo vazhdues i marrëdhënieve farefisnore është ai që kur i ndërpresim marrëdhinet farefisi, ai i viziton ata”. (sahih, Ebu Davudi).
Njeriu duhet të jetë i shkujdesur nga gabimet e vëllaut të vet, sepse vetëm kështu mund të vazhdojë dashuria dhe afërsia.
Dijetarët kanë treguar se nuk mund të vazhdosh jetën nëse ndaj disa gjërave nuk sillesh me pakujdesi.
Imam Sahfiu [rahimehull-llah] thotë:
Pasiqë kam falur, askujt s’ja kam inati
Jam rehatu nga brenga e armiqësisë
E përshëndes armikun tim kur ta takoi
Që ta largojë të keqen me përshëndetje
Shrehi buzëqeshjen njeriut që e urrej
Sikurse ta kem mbushur barkun me dashuri ndaj tij
Njerëzit janë sëmundje, kurse sëmundja e njerëzve është afërsi me ta
E në izolimin prej tyre ndërpritet dashuria ndaj tyre.
Falja duhet të jetë cilësi e vëllaut ndaj vëllaut të vet. Njerëzit i urrejnë ata që nuk ua harrojnë gabimet dhe vazhdimisht ua përmendin dhe mburren pse ua kanë falur. Njeriu e urren këtë gjendje, kurse All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
” që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit”. (Ali Imran: 134).
Sidomos kur vëllau vjen dhe kërkon falje prej teje, sepse “secili bir i ademit gabon, e më i miri prej tyre është ai që falje kërkon”. (sahih, Tirmidhiu).
Junus Nahviu thotë:
“Mos armiqëso askend, edhe nëse mendon se nuk mund të bën dëm, mos ik nga shoqërimi i njerëzve edhe pse mendon se ska dobi prej tyre, sepse ti nuk e di kur do të frikohesh nga armiku dhe do të shpresosh mikun. Secili që arsyetohet para teje, arsyetoje, edhe pse e din se ai është gënjeshtar”. (El-Muhtar mines-Sadakti ves-Sadiki, fq. 155).
Ke kujdes dhe ik nga sjellja e poshtër, e nëse gabon vëllau yt ndaj teje, ti asesi mos ia kthe këtë gabim me gabim tjetër, ose të preokupohesh që ta brengosish ashtu sikur të ka brengosur ai. Kjo sjellje është shumë larg nga sjellja vëllezërore.
Nëse një vëlla gabon ndaj teje, ose falja e tregohu i shkujdesur nga gabimi i tij me shpirtmadhësi, ose qortoje më butësi dhe dashuri, siç ka thënë ebu Derdaja [radijall-llahu anhu]:
“Qortimi vëllaut është më i mirë se humbja e tij, asnjëher smund ta kesh krejt vëllaun”. (Ujunul-Ahbar, 3/ 34).
Kjo bisedë na shpien të flasim për fikhun e qortimit.
Disa herë shohim disa dijetar që flasin për mosqortim të vëllaut, e disa të tjerë qortimin e bëjnë pjesë të shoqërimit të mirë. Cilat janë rregullat e kësaj vepre?
Si sqarim i kësaj mund të themi: nëse nuk ke marrë qëndrim dhe nuk ke gjykuar në brendësinë tënde për vëllaun tënd, atëherë është më mirë mos ta qortosh, mirëpo nëse ke marrë qëndrim dhe ke gjykuar për vëllaun tënd, atëherë është më mirë ta qortosh, që ti japish mundësi të shpalos shkakun, e me këtë mbrohesh nga zullumi që mund tia bëjsh.
Pra je mes dy gjërave: ose mos ta qortosh duke e pasur zemrën e pastërt dhe pa marrë qëndrim kundër tij, kjo është një shkallë shumë e lartë, për këtë ka thënë Ibn Semaku, kur një vëlla i tij i ka thënë: nesër do të qortohemi. I është përgjegjur: nesër do të falemi. (El-Avaik, fq. 129).
Nëse kjo gradë nuk arrihet, atëherë kalojmë në gardën e dytë: qortim në mënyrë të mirë. Kjo gradë është më e mirë se sa humbja e shokut ose gjykimi në brendësi pa e qortuar.
Andaj Ebu Derdaja [radijall-llahu anhu] ka thënë: “Qortimi i vëllaut është më i mirë se humbja e tij”.
Kurse disa të tjerë kanë thënë: “Në qortim ka jetë për njerëzit”.
Mirëpo me kusht mos të bëhet e tpërt dhe jo por çdo gabim të vogël a të madh.
Disa njerëz fatkeqësisht hidhërohen me vëllaun e tij dhe ia fsheh shkakun. Mbetet ai në dhimbje, mirëpo nuk e din shakun pse. Këtu shihet qartë rëndësia e qortimit.
Nga kjo që thame kuptohet se gjatë sjelljes më shokun tonë që ka gabuar duhet përdorur disa hapa:
a) Ta kesh të qartë gabimin që e ka bërë ai. Nëse është e vërtetë se ai ka gabuar ndaj teje, duhet t’ia falish dhe mos ta llogaritish për këtë gabim.
b) Nëse ai i përsërit gabimet, para se të vendosish të largohesh nga ai dhe të gjykosh për te, mbaje një qendrim mesatar, as shumë afër e as shumë larg dhe qortoje para se të vendosish për tu nda prej tij.
c) Nëse dështon qortimi kërko dobinë duke ikur prej tij, e nëse kthehet dhe kërkon falje, falja, sepse falja është më e madhe për njeriun që ka mundësi të ndëshkon. Sepse kjo është natyra e njerëzve të gjallë, vetëm të vdekurit nuk gabojnë.
Duhet ikur edhe nga formalitetet e shumta që shpesh herë lindin në raportet mes dy shokëve. Muslimanët e brezave të parë iknin nga formalitetet e ndryshme.
Tregohet se një nga selefi kur një vëlla erdhi te ai duke u arsyetuar për mosvizitë, ia ktheu duke iu përgjigjur: ne nëse jemi të bindur në dashurinë e një vëllaut tonë, nuk na bën dëm nëse nuk na viziton”. (Reudetul-Ukala, fq. 89).
Tregohet se Ebu Ubejde ibn Selami i ka thënë Imam Ahmedit: Ebu Abdull-llah, po të vija aq sa meriton, duheshte për çdo ditë të vijë te ti. Imam Ahmedi ia ktheu: mos thuaj kshtu. Kam vëllezër që vetëm një her në vit i takoj, ata më shumë i dusa se ata që i takoj për çdo ditë. (Menakibu Imam Ahmed, fq. 151, 152).
Nëse një njeri e kalon kohën duke i vizituar vëllezërit nuk do të ketë mundësi që t’i kryej adhurimet tjera, siç është kërkimi i diturisë, thirrja, kujdesi për prindërit dhe familjen, etj.
Shikoni këtë rast shumë interesant mes dijetarëve të brezave të artë në historinë islame.
Imam Shafiu ka qenë hoxha i Imam Ahmedit. Domethënë Imam Ahmedi kosniderohej nxënës i Imam shafiut dhe kishte marrë dije prej tij. Një herë e pyetën: a të vjen Ahmedi në vizitë, ai u përgjegj me këtë poezi:
Thonë: të viziton Ahmedi dhe e viziton
U thash: vlerat nuk ndahen nga pronarët e tyre
Nëse më viziton pse është i vlefshëm, e nëse
E vizitoj pse e meriton, pra vlera në të dyja rastet atij i takon.
Krahaso këtë sjellje me sjelljen tonë, krahaso atë modesti me ashpërsinë tonë, atë butësi me vrazhdësinë tonë.
Disa njerëz u drejtohen vëllezërve të tyre me qortime të rënda: pse nuk të shohim? Pse nuk interesohesh për ne? e nëse arsyetohet vëllau, ai vazhdon ta qortojë. Ky haron se ky qortim mundet t’i drejtohet edhe vet atij.
(Vazhdon…)
Bekir Halimi,
10.10.2003