Gjërat që e prishin vëllezërinë (ll)

5- Biseda e fshehur

All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur’an thotë:

“Bisedën e fshehtë e nxit vetëm djalli për t’i shqetësuar ata që besuan, ndonëse ajo nuk mund t’i dëmtojë ata fare pa dëshirën e All-llahut, andaj vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët!”. (El-Muxhadele: 10).

Edhe në sunnet ka shumë hadithe që e ndalojnë bisedën e fshehtë, prej tyre është edhe hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Nëse jeni tre persona, mos të flasin fshehurazi dy persona, duke përjashtuar njërin, derisa nuk përzihen me njerëz, sepse kjo e mërzitë ate”. (Buhariu).

Ose në transmetimin tjetër qëndron: “pa lejen e tij”.

Urtësia nga ky veprim qëndron në faktin se me kërkimin e lejes e fiton edhe pëlqimin e tij për këtë vepër dhe ky gjest nuk lejon që të lihen hapësir për tu hidhëruar me këtë veprim.

Kërkimi i lejes duhet të ndodh para se të bisedosh me të dytin në mënyrë të fshehur para të tretit, e jo pasi që ta kryejsh bisedën. Përndryshe i mundëson shejtanit ta arrijë qëllimin e vet e ta mërzitë këtë person të tretë ose ti shkojnë ndërmend mendime të këqija.

Mirëpo sidoqoftë e këshillojmë këtë të tretin, edhe pse i bëhet zullum me këtë bisedë të fshehtë, në ndien mërzi ose i vjen ndonjë mendim i keq, që të kërkoj strehim te All-llahu nga shejtani dhe mos ti mundëson shejtanit të forcohet kundër tij, le ti mbështetet All-llahut, se ska kush i ban dëm. (krahaso me “Ibn Kethir”, 4/ 324).

6- Mendjemadhësia, zemërngushtësia dhe refuzimi i këshillave dhe propozimeve

Kjo sjellje shkakton që të krijohet pengesë mes teje dhe vëllaut tënd, nuk flet shlirshëm me ty, sepse mendon se je mendjemadh, e kjo sjell urrejtjen e tij ndaj teje.

Kujdes mos ua nënçmo veprat, mos ua injoro mendimet dhe propozimet, motivoje në këto ide dhe propozime, shpreh zemërgjërësi dhe edukatë ndaj tij.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i dalluar me pejgamberllëk dhe gjenialitet, sërish mer parasysh mendimet e shokëve dhe grave të veta, ose u përgjigjet me zemërgjërësi vërejtjeve, dilemave dhe pyetjeve të tyre.

Sahabet i propozuan të del në Uhud edhe doli, gruaja e tij Ummu Seleme i propozoi që i pari të rruan kokën në Hudejbi, edhe ashtu veproi, Aisheja disa herë i parashtroi dilemat e saja, kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu përgjigj, etj.

Nëse kështu është sjellur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], atëherë çka mbetet për ne të tjerët.

Mendoni mbi këtë rast me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Transmeton Buhariu nga Ibn Omeri [radijall-llahu anhu], i cili thotë:

Kur vdiq Abdullah ibn Ubej, djali i tij Abdullahu erdhi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. U ngrit Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që tia fal namazin e xhenazës, kurse Omeri u ngrit dhe e kapi për rroba, e i tha: O i Dërguar i All-llahut, mos ia fal namazin, sepse All-llahu ta ka ndalur këtë vepër! Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:

All-llahu më la të zgjedh, e tha:

“Kërko falje për ta ose mos kërko (është njëjtë), e edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do t’ua falë, “. (Et-Teube: 80).

Do të lutem edhe ma shumë se shtatëdhjet herë.

Tha: po ai është munafik!

Pasiqë ia fali namazin Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] zbriti ajeti:

“Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazes) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e vizitë), pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën kryeneçë”. (Et-Teube: 84).

Kurse në transmetimin e Imam Ahmedit qëndron:

“Po ta dija se nëse lutem më shumë se shtatdhjet herë do ti falej, do të lutesha më shumë”.

Shiko se si është sjellur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me njerëz që kanë qenë shumë më posht se ai, atëherë si duhet të shillemi ne me mikun dhe vëllaun tonë.

Nuk është edukatë e mirë që njëri prej dy vëllezërve të bëhet ai që vazhdimisht jep urdhëra dhe shërbehet, kurse tjetri vazhdimisht zbaton urdhëra dhe shërben.

Nuk është edukatë e muslimanit ta përbuzish mendimin ose shërbimin e vëllaut tënd.

Së paku të edukohemi me edukatën e Kur’anit, ku All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, “. (El-Huxhurat: 11).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka edukuar duke na thënë:

“Mjafton e keqe për një njeri, nënçmimi i vëllaut të vet musliman”. (Muslimi).

“Nuk hyn në xhennet ai që në zemër ka sa një grimc atomi mendjemadhësi”. (Muslimi).

7- Kundërshtimi i tij i shumtë në fjalë, vepra dhe dëshira

Prej gjërave që e shtojnë dashurinë dhe afërsinë është edhe prania e elementeve të përbashkëta mes tyre, sepse “shpenzët në të ngjajshmet bijnë”, sikurse thotë një proverbë arabe. Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Shpirtërat janë sikur ushtarët e renditur, ato që njihen bashkohen, e ato që nuk njihen largohen”. (Buhariu dhe Muslimi).

E Malik ibn Dinari thotë: “Nëse pajtohen dy njerëz të shoqërohen, kjo domethënë se te njëri ka cilësi me të cilat pajtohet tjetri”.

Andaj sa njerëz ke takuar në udhëtim ose në rrugë, mirëpo janë bërë miq të ngishtë, pasiqë ke vërejtur se pajtohesh me te në shumë gjëra, ose ke njohtuar ndonjë mik nëpërmjet mikut tënd të vjetër, e ky miku i ri bëhet edhe më i afërt se ai i vjetri, për shkak se e ke gjetur më të afërt me ty në shpirt, në mendime, në kuptim, etj.

Nëse ne vazhdimisht i kundërshtohemi mikut dhe shokut, kjo pa dyshim do të shpien deri te largimi dhe prishja e raporteve.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë duke i cilësuar besimtarët:

“Besimtarët janë të lehtë dhe të butë, sikurse deveja e nënshtruar, nëse udhëhiqet, pranon udhëhiqjen, e nese kapet për litari, ecë pas teje, e nëse e ul në ndonjë shkamb, ulet aty”. (hasen, shiko: “es-Sahiha”, 936).

“A t’ju tregoj se cilin e ka të ndaluar ta djeg zjari ose cili e ka të ndaluar të hyjë në zjar? Tha: secili që është i afërt, i butë dhe i lehtë”. (Sahih, Tirmidhiu).

Pa dyshim se kjo vlen për gjërat që nuk janë në kundërshtim me sherijatin.

Prej turpit, altruizmit dhe prej gjërave që ia fiton zemrën shokut dhe mikut është të pajtohesh me te edhe pse nuk përputhet me shijen dhe mendimin tënd, duke ikur nga polemika e panevojshme dhe për t’i afruar zemrat dhe shpirtërat, sepse kundërshtim i shumtë ia ndryshon zemrën shokut dhe mikut.

Je i butë dhe i lehtë më vëllaun, shokun dhe mikun tënd, ik nga ashpërsia dhe vrazhdësia, ndoshta të kaplon ky premtim i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ky përgëzim që ua dha njerëzve të lehtë dhe të butë.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenë shembëlltyrë në butësi dhe lehtësi, saqë një vajzë e vogël e mirte për dore Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ecte me të nëpër Medine, për të kryer nevojat e saja. (Buhariu).

Edhe më e çuditshme se kjo është ajo që ka thënë Enesi [radijall-llahu anhu]:

“E kam shërbyer Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhjet vjet, asnjëher nuk më ka thënë: uf, e as nuk më ka thënë për ndonjë gjë që kam bërë: pse e ke bërë, as për ate që se kam bërë: pse se ke bërë”? (Buhariu).

Kështu është sjellur me shërbetorin, e si vallë është sjellur me mikun?!

Për këtë All-llahu [subhanehu ve teala] rreth tij i tuboi zemrat:

“Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten”. (Ali Imran: 159).

Shiko çfarë analize ban Ibn Kethiri duke e komentuar ajetin Kur’anor:

“Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje .”. (Jusuf: 109).

“Me ajetin: ‘banues të qyteteve’ tregon se pejgamberët janë nga banorët e qyteteve e jo nga banorët e fshatrave dhe nga nomadët, të cilët janë të vrazhdë në natyrën dhe moralin e tyre. Kjo është e njohur dhe e zakonshme, që banorët e qytetit të jenë më të butë dhe më suptil se sa nomadët (beduinët), kurse banorët e fshatrave janë më afër bediunëve, andaj All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Arabët beduinë janë të pajisur me mohim e hipokrizi më të fortë, “. (Et-Teube: 97).

Kurse Katadeja duke e komentuar këtë pjesë të ajetit thotë: “Sepse ata janë më të dijshëm dhe më të butë se sa beduinët”. (Ibn Kethiri, 2/ 478).

Shiko se si i përshkruan All-llahu [subhanehu ve teala] miqtë dhe të dashurit e Tij, se janë të mëshirshëm, modest dhe i nënshtrohen njëri tjetrit, duke thënë:

“Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, “. (El-Fet’h: 29).

Dhe thotë:

“O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, “. (El-Maide: 54).

Andaj, ti vëllau im i nderuar, mere këtë edukatë dhe ji i butë, i lehtë dhe i shoqërueshëm, e ik nga mendjemadhësia dhe ashpërsia, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Besimtari shoqërohet dhe e shoqërojnë, e nuk ka mirësi te ai që nuk shoqërohet dhe nuk shoqëron, kurse njeriu më i mirë është ai që është më i dobishëm për njerëzit”. (Hasen, Darekutniu, Ahmedi dhe të tjerët).

8- Këshillimi publik

Edhe pse nga vërtetësia e dashurisë, nga edukata e shoqërisë dhe rregullat e vëllezërisë është këshillimi nëse e gjen në gabim ose mëkat dhe udhëzimi drejt të saktës dhe të mirës, mirëpo kjo asesi nuk domethënë që ta këshillosh publikisht, duke mos pasur ndonjë nevojë që të shtyn ta bësh këtë vepër.

Ska dyshim se askush prej njerëzve nuk e dëshiron këshllimin në mënyrë publike. Të gjith njerëzit urrejnë tu publikohen gabimet dhe të metat para njerëzve. Madje këshillimi publik dhe përmendja e gabimeve të shokut tënd para njerëzve shumë shpejt e largon dashurinë dhe mbjell armiqësinë, sepse e ndien vehten të nënçmuar dhe të turpëruar, e kjo mund të shkakton inatosje dhe dëshirë për hakmarje.

Në këtë aludon Imam shafiu [rahimehull-llah] në poezinë e tij:

Më këshillo në vetmi

Largohu këshillës në shoqëri

Sepse këshilla në mes të njerëzve është

Një lloj i qortimit që s’dëshiroj ta dëgjoj

Nëse më kundërshtohesh dhe nuk më dëgjon

Mos u trishto nëse nuk dëgjohesh.

Mirëpo ta marish njeriun anash, ta këshillosh në vetmi, kjo shkakton që ta pranojë këshillën, ta kuptojë çeshtjen dhe të të dojë më shumë, sepse ti i ke ndihmuar dhe e ke shërbyer duke e këshilluar dhe duke ia përmirësuar gabimin.

Disa njerëz dëshirojnë që rezultatet të jenë momentale, dëshirojnë të ndryshohen njerëzit me një këshillë të vogël, e nëse nuk i përgjigjet këshillës në atë mexhlis ose në atë moment, mendon se këshilla nuk sjelli rezultate.

Ky njeri gabon me këto analiza të veta, sepse njeriu zakonisht nuk ndryshon gabimin e vet përnjëher, por u mer kohë analiza dhe mendimi ose presin ndonjë mundësi të tërhjekjes.

Nëse e këshillon vëllaun tënd, mos e ofendo me gabimin e tij, sepse ofendimi me mëkat nuk është këshillim, por është edukatë e keqe dhe është sjellje e njeriut që nuk frikohet për vetveten se mund ta përfundon jetën me përfundim të keq. Andaj kjo sjellje mund të ketë fund shumë të keq për këtë njeri. Më herët kanë thënë:

“Kush e ofendon vëllaun e tij për ndonjë mëkat, nuk vdes pa ra ai vet në atë mëkat”. (Ez-Zuhd, Imam Ahmedi, fq. 342).

(Vazhdon…)

Bekir Halimi,
2.10.2003