Gjërat që e prishin vëllezërinë (l)

Pasiqë treguam për vlerën e vëllezërisë dhe dashurisë për hirë të All-llahut, cilësit e kërkuara dhe metodat që e shtojnë vëllezërinë, për ta plotësuar temën duhet të flasim edhe për gjërat që e prsihin ate, që të largohemi prej tyre dhe të mbrojmë vëllezërinë nga këto defekte.

Gjërat që e mbrojnë vëllezërinë janë të shumta, disa prej tyre janë të përgjithshme dhe disa janë të veçanta.

Elementet e përgjithshme që e ruajnë vëllezërinë janë:

Shoqërimi fisnik është shkak i vazhdimit të vëllezërisë.

Shoqërimi fisnik paraqet çdo gjë që zhvillon raportet mes teje dhe vëllaut tënd, e nëse dëshiron mund të thuash:

Shoqërimi fisnik është sjellja e mirë, në të cilën na ka udhëzuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në poosinë e tij të përgjithshme:

“Ke frikë All-llahun, kudo që të jesh, të keqen pasoje me të mirë, e cila e anulon këtë të keqe dhe sillu me njerëzit me sjellje të mirë”. (Hasen, Tirmidhiu dhe të tjerët).

Ka shumë definime për shoqërimin fisnik dhe për detyrat që i ka shoku kundrejt shokut të vet.

Ebul-Atahije thotë:

“Ali ibn Hejthemit i kanë thënë: Çka duhet bërë kundrejt shokut? Është përgjigjur: fshehja e bisedave që janë bërë në vetmi, solidariteti në vështirësi dhe falja e gabimëve”.

Një beduinit i kanë thënë: Cili është njeriu me shoqërim më fisnik? Tha: ai që kur të afrohet dhuron, kur të largohet lavdëron, nëse i bëhet padrejtësi, fal, nëse ngushtohet, e tejkalon, e ai që fiton shok të tillë ka shpëtuar dhe ka korrur sukses.

Një kurejshit ka thënë: Shoqërohuni me njerëz në asi mënyre saqë kur të mungoni të mallëngjohen për ju e nëse vdisni të qajnë për ju”.

Në vijim do t’i përmendim gjërat që prishin vëllezërinë në mënyrë detale:

1- Lakmia për dunja dhe për ate që e posedojnë njerëzit

Disa mund të thonë: si ka mundësi që kjo vepër të ndikojë në dashurinë mes dy personave?

Përgjigja është: pa dyshim se po. Lakmia për dunja dhe për ate që e posedojnë njerëzit është shkaktari kryesor që e largon dashurinë e njerëzve, siç na tregon Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Je asket në dunja që të dojë All-llahu dhe je asket ndaj asaj që e posedojnë njerëzit që të dojnë njerëzit”. (Hasen, Ibn Maxheja).

Kurse All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm”. (Taha: 131).

Sa vëllezër të dashur, me zemër të qetë, të kënaqur me ndarjen e Zotit, zemërpastër ndaj të gjith vëllezërve, i ligështohet zemra pasiqë filloi të shikojë ata që janë mbi te në dunja e nën të në fe, duke zgjatur shikimin e tij në të mirat që ua ka dhënë Zoti. Këtij njeriut i ndryshohet zemra, nuk është zemërpastër ndaj vëllezërve të vet, si më herët dhe nuk preokupohet dhe nuk shikon më ata që janë mbi te në çeshtjet e fesë, siç ka qenë më herët.

Duke u lidhur shumë e ma shumë me të mirat e kësaj bote ikë prej altruizmi dhe e haron hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Nuk beson askush prej jush derisa nuk ia do vëllaut të vet atë që ia do vetvetes”. (Buhariu dhe Muslimi).

Në vend të kësaj vlerë, të ky njeri, zë vend egoizmi i urrejtur, i cili nuk kalon asesi logjikën: unë, unë.

2- Mangësia në adhurime dhe rënia në mëkate

Aq sa ma shumë devotshmëri sheh te vëllau yt, aq ma shumë e do dhe aq sa ma zemërpastër je ndaj tij. Aq sa ma shumë marëdhëniet vëllezërore parfymosen me dhikër, adhurim, përkujtim të ahiretit, kujdes për respektet ndaj Zotit dhe thirrjes për fenë e Tij, aq ma shumë forcohet kjo vëllezëri dhe shoqëri.

Mirëpo nëse orët e shoqërimit janë boshe nga dhikri, adhurimi, përkujtimi, këshillimi, përkujtimi i ahiretit, stimulimi për thirrje, thatësia do ta kaplon këtë shoqëri, bisedat dhe dëfrimi i kotë.

Kjo sjell ngurtësinë e zemrës, mërzinë, happen dyert e të keqes që më vonë të vijnë mëkatet që e zgjidhin lidhjen vëllezërore dhe i ndan dy shok.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Nëse dy persona duhen për hirë të All-llahut, ose në Islam, vetëm mëkati i ndonjërit prej tyre i ndan mes tyre”. (sahih, Ahmedi dhe të tjerët).

Ky mëkat nuk është patjetër të jetë në raport me vëllaun tënd, sepse mëkati, në përgjithësi, të cilin e vepron njeriu shkakton humbjen e vëllezërve dhe të dashurve të vet.

Pra, mëkatet shkaktojnë humbjen e dashurisë dhe vëllezërisë, ose jo drejpërsëdrejti si denim i këtij mëkati, ose në mënyrë të drejpërsëdrejti, duke kuptuar vëllau dhe shoku yt se ndeja me ty e fut edhe ate në mëkate, ose në heshtje ndaj mëkateve, ose ia kujton dunjanë e ja haron ahiretin, etj.

Vëllezëria është me vlerë dhe pozitë të madhe në Islam sepse ta kujton ahiretin.

Hasan basriu [rahimehull-llah] thotë:

“Vëllezërit tonë i dojmë më shumë se familjet tona, sepse vëllezërit na e kujtojnë ahiretin, kurse familja dunjanë”.

“Vëllezëria Islame paraqet marëdhënie normale dhe natyrore, të cilat nuk kalojnë në pasion, madje nuk duhet të arrijë edhe deri te shkrirja e personit në vëllaun e tij, sepse nëse arrinë në këtë gradë, ka humbur rregullat e mirëmbajtjes dhe kufive fetar. Mund të përzihen, me qëllim ose pa qëllim, edhe ndjenja dhe motive njerëzore të fshehta dhe të mbyllura, ambalazha e të cilave bjer me kalimin e kohës dhe ndodh ajo që se ka menduar askush. I mençur është ai që e kupton këtë gjë para se të ndodh, kurse ai që qarkullon përreth humnerës, bjer në te. All-llahu e mëshiroftë njeriun që i di kufinjtë e sherijatit dhe ndalet te ato dhe ia di vehtes kufinjtë e ndalet te to.

Andaj, ata persona që duan njëri tjetrin për hirë të All-llahut, duhet të kenë frikë nga All-llahu në çdo mendim dhe ide, të mbështesin vëllazërin e tyre islame në botëkuptimin islam, të jenë të qartë njëri me tjetrin, të ndalin emocionet me frerët e logjikës, ta ndriçojnë mendjen me udhëzimin islam , të kujdesen e mos të lëshojnë pe në mëkatet e vogla, të cilat shpiejnë në të mëdhatë”. (Shiko: “Edukata preventive në Islam”, fq. 64- 65).

Pra, dashuria në bazë të epshit është mëkat ose kundërshtim fetar, i cili e prish vëllezërinë dhe nga shkaku i këtij mëkati ndahen ata dy.

Kujdes vëlla i dashur që në dashurinë tënde mos të hyjë ndonjë njollë. Kujdes nga gjendja kur njerëzit të duan për hirë të All-llahut, kurse All-llahu është mllefosur ndaj teje, sepse vetëm Ai:

“Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra”. (Gafir: 19).

Muhamed Vasiu [rahimehull-llah] luteshte:

“All-llahu im, strehohem te Ti nga gjendja kur njerëzit më duan për hirë Tënde, kurse Ti më urren dhe je i mllefosur ndaj meje”.

Kurse Sufjani thotë: “Më herët kanë thënë: kur ta njohish vetveten nuk të bën dëm ajo që thuhen për ty”. (shiko: “El-Hilje”, 2/ 349).

Ke turp dhe mos u habit me lavdatat e njerëzve ndaj teje, mashtrimin e tyre me ty, shkujdesin e tyre ndaj mashtrimeve dhe njollave tuaja, ndaj mbulimit të Zotit ndaj teje, nxito në pendim prej të gjitha mëkateve pata se të turpërohesh ose të lëshon All-llahu, mllefosjen e atyreve që të kanë dashur mbi teje.

3- Mosposedimi i edukatës gjatë bisedës

Kjo është një derë shumë e gjërë nga e cila futet shejtani në marëdhëniet mes vëllezërve dhe fut mes tyre urretje, hidhërim dhe ndarje të tyre.

Fillim i këtij defekti është mendimi se afërsia e një njeriut me vëllaun e vet, i lejon që mos të kujdeset për edukatën e bisedës dhe këtë gabim e emërton si ngritje e formalitetit, mirëpo ngritja e formalitetit nuk domethënë edhe ngritje e edukatës dhe turpit.

Prej gjërave që tregojnë mosrespektimin e edukatës së bisedës janë këto:

a) Bërtitja dhe shprehjet e mprehta gjatë bisedës më vellaun tënd.

Kjo domethënë mosrespektim dhe ndryshim i raporteve, pastaj nuk është prej cilësive të përgjithshme të muslimanit.

All-llahu [subhanehu ve teala] na ka treguar për Lukmanin [alejhis-selam], i cili ka porositur djalin e tij, duke i thënë:

“Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit”. (Lukman: 19).

Vëllau gjatë bisedës më vëllaun e tij duhet të flet me gjuhë të butë, të ndershme, të urtë dhe të ikë nga fjalët e vrazhda, dhe të pahijeshme.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Folni fjalë të mira”. (sahih, Taberaniu).

Kurse Alu [radijall-llahu anhu] thotë:

“Ai që flet butë, domosdo duhet prej njerëzve” (El-Akdul-Ferid, 2/ 83).

b) Mosdëgjimi dhe mosshikimi kah ai kur flet.

Në këtë hyn edhe ndërprerja gjatë bisedës ose anagzhimi me gjëra tjera kur ai flet.

Disa nga selefi kanë thënë:

“Disa më tregojnë fjalë që i di para se ta kishte lindur nëna, mirëpo edukata e mirë më shtyn ta dëgjoj derisa ta përfundojë bisedën”. (sijer, 5/ 86).

Thirre me emrat e mirë, mësoja emrat shokëve, kërko prej tyre të të ndihmojnë në ndonjë punë, sepse kjo u jep të kuprojnë kujdesin dhe rëndësin që kanë ata te ti.

c) Mosteprimi në shaka

Shakaja e matur dhe në të vërtetë raporteve vëllazërore u jep ëmbëlsi, dashuri dhe qetësi, kurse shakaja e rëndë, e cila i kalon normat e edukatës, e prish vëllezërinë dhe e dëmton ate.

Disa dijetar kanë thënë: “Kujdes nga shakak e tepruar, sepse mendjelheti të sulmon, kurse i mençuri të urren”.

Njeriu nuk duhet të nxitojë në shakatë me vëllaun e tij, derisa mos ta njeh natyrën dhe mentalitetin e tij, sepse disave nuk u konvenon asnjë lloj shakaje, kurse disave u konvenon ndonjë lloj i shakave që nuk i konvenon tjerëve, etj.

d) Polemika dhe kundërshtimet e shumta ndaj tij

Kjo shoqërohet me këmbëngulje në mendim, akuzat e shumta ndaj tij, përdorja e shprehjeve të rënda, të cilat e lëndojnë në kuptimin, mendimin dhe perceptimin e gjërave, sepse “prej shkaqeve më të mëdha që shkaktojnë urrejtje dhe zili mes dy vëllezërve është polemika”. (Muhtesar Minhaxhul-Kasidin, fq. 98).

“Shkaku që e shtyn njeriun në këtë drejtim është dëshira për tu veçuar me shtesë në vlerë dhe mendje dhe nënçmim të atij që i kundërvihet. Ai që polemizon me vëllaun e tij, kjo domethënë se e konsideron injorant ose budalla, ose i shkujdesur ose mendjelehtë. Krejt kjo është nënçmim dhe shkakton prishjen e zemrës, armiqësinë dhe është kundër vëllezërisë”. (Muhtesar Minhaxhul-Kasidin, fq. 98).

Muslimanit i është ndalaur polemika sterile në fe, andaj duhet lënë edhe në çeshtjet e dunjasë, sidomos në gjërat që nëse heshten nuk bëhet ndonjë dëm më i madh.

Islami i urren llafazanët, për këtë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Njeriu më i urrejtur te All-llahu është hasmi i përbetuar”. (Buhariu)

“Një popull nuk devijon pas udhëzimit, përveç nëse jipet pas polemikës”. (Sahih, Ahmedi).

Andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“I garantoj shtëpi në bosht të xhennetit, atij që e le polemikën edhe në qoftëse është në të vërtetë, shtëpi në mes të xhennetit atij që e le rrenën edhe në qoftë se është në shaka dhe shtëpi në lartësirat e xhennetit për ate që ka moral të mirë”. (sahih, Ebu Davudi).

Abdurahamn ibn Ebi Lejla thotë:

“Nuk kam polemizuar me asnjë vëlla timin, sepse po të polemizoja ose do ta përgënjeshtroja ose do ta hidhëroja”.

e) Akuzat e rënda që ia lëndojnë ndjenjat

Prej gjërave që e prishin atmosferën dhe vëllezërinë është edhe akuzat e rënda dhe epërsia gjatë akuzave, duke i thënë: kjo që thua ti është e pa bazë, ska lidhje me asgjë, ne flasim në një temë e ti në tjetër, etj.

Edukata e mirë kërkon që ti thuash: fjala yte ka nevojë për analizë në disa elemente, ose unë në mendje kam diçka tjetër, unë kam mendim tjetër, të cilin kam dëshirë ta dëgjosh e të shprehish vërejtjet tuaja, etj.

Dr. Abdullah Hatiri thotë: “Njerëzit kanë nevojë për tua përmirësuar gabimin duke mos ua lënduar ndjenjat”. Pastaj bjer shembull të një personit i cili kishte përgaditur një ligjeratë shumë të gjatë dhe me shumë detaje të panevojshme, të cilën do tua mbante një numri të madh njerëzish. Pasi e kreu erdhi te gruaja e tij e i tha: çka mendon për këtë ligjeratë? Tha: kjo ligjeratë meriton të jetë temë në ndonjë revistë e specializuar. Ky njeri nga kjo fjalë kuptoi se kjo temë nuk meriton të jetë ligjeratë.

Kjo është metodë shumë e mirë e qorton duke treguar aspektet tjera pozitive. Nëse një njeri vjen dhe konsultohet me ty për të punuar në tregti, mirëpo ti e di se ai nuk është i aftë për tregti, i thua në mënyrë të butë dhe të urtë: ti je njeri që të shkon lapsi dhe ke ide, andaj mos e le këtë mejdan. Pra, mos ia demanto vendimin duke thënë: “ti nuk vlen për këtë”, por duke i thënë: “ti je më i mirë në këtë drejtim”. (Fenut-Teamuli mean-Nas, fq. 35, 36, 50, 52).

4- Emocionet e ftohta

Vëllezëria pa emocione dhe mallëngjim është e mangut dhe për shpejt kohë e kaplon ftohja. Kurse mallëngjimi dhe emocionet janë energjia e cila i jep afat më të gjatë vëllezërisë, e zhvillon dhe kultivon ate.

Vëllezëria e cila bazohet në emocione dhe zemër, krahas logjikës jetës i jep shije dhe lezet tjetër, të cilin nuk mund ta shijon ai që nuk e ka përjetuar.

Vëllezëria nuk është e përbërë vetëm prej detyrave dhe obligimeve por ka në brendësi edhe dashuri dhe emocione.

Këtë e vërteton edhe kjo ndodhi nga koha e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

Erdhi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] një njeri i mërzitun. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: o ti filan, pse të shoh të mërzitun?

Tha: o i Dërguar i All-llahut, mu kutjua një gjë.

Tha: çka është ajo?

Tha: vimë te ti e shkojmë prej teje, shikojmë fytyrën tënde dhe rrimë me ty, mirëpo nesër do të ngritesh në gradat e pejgamberëve, e nuk do të kemi mundësi të arrijmë te ti. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk iu përgjigj derisa nuk zbriti ajeti Kur’anor:

“E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!”. (En-Nisa: 69).

Dhe e përgëzoi me këtë ajet Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]”. (sahih, Taberaniu dhe të tjerët).

Pra, këtë sahabe, i cili ka merituar hyrjen në xhennet e preokupon mosparja e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kjo shpalos dashurinë e madhe që ka në zemër dhe emocionet e sinqerta, të cilat i bëjnë të mallëngjohen për Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ashtu siç përmallohen për njëri tjetrin.

Këto emocione janë ato që e kanë shtyrë Omerin [radijall-llahu anhu] të përmallohet për vëllezërit e tij.

Tregon Imam Ahmedi në librin “Ez-Zuhd”, se Omerit [radijall-llahu anhu] i kujtohej nja vëlla gjatë natës e thoshte: sa nata e gjatë është sonte, e kur e falte namazin e sabahut, shkonte e takonte dhe e përqafonte”. (Ez-Zuhd, fq. 152).

Shiko sa bukur flet poeti për këto emocione:

Nëse humb takimi nga fytyra ime

Nuk humb dashuria dhe vëllezëria nga zemra ime

Nuk humb lavdata për ty nga goja ime

Atëherë kur ty mungon, nuk mungon lutja ime

Edhe më tej përmallohem për ty

Në çdo gjendje, qëndroj besnik për ty.

Pa dyshim se emocionet e sinqerta shkaktojnë gëzim në rast takimi, ashtu sikurse shprehja e gëzimit i zhvillon emocionet. Në këtë ndihmon edhe buzëqeshja, pritja e mire dhe përshëndetja, të gjitha këto gjëra i afrojnë zemrat dhe e ndërlidhin njërin me tjetrin. Për këtë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Mos nënçmoni asnjë vepër, edhe në qoftë se është takimi i vëllaut tënd me fytyr të buzëqeshur”. (Muslimi).

“Buzëqeshja në fytyrën e vëllaut tënd është sadaka”. (Sahih, Tirmidhiu).

“Pasha Ate në Dorë të të Cilit është shpirti im nuk do të hyni në xhennet derisa nuk besoni, e nuk do të besoni derisa nuk duheni mes vehte. A t’ju tregoj një gjë, të cilën nëse e veproni, do të duheni mes vehte: përhapne selamin mes jush”. (Muslimi).

Omeri [radijall-llahu anhu] thotë:

“Takimi i vëllezërve është largim i mërziave”.

Kurse kur e kanë pyetur Sufjanin: çka është jeta e këndshme? Ka thënë: takimi i vëllezërve “.

Sepse vëllezërit e vërtetë janë zbukurim në rehati, mbrojtje në sprova, kurse shikimi i tyre gëzon zemrën, rehaton shpirtin dhe largon brengën.

Disa dijetar të selefit kanë thënë:

“Nëse një mizë bjer mbi shokun tim, kjo gjë më rëndon shumë”. (El-Muhtar mines-Sadakti ves-Sadik, fq. 134).

Besimtari i vërtetë në dashurinë ndaj vëllaut të vet flijon rehatinë e vete për ta rehatuar ate, flijon pasurinë e tij për tia dhënë atij, madje aq shumë është kultivuar kjo vlerë saqë muslimanët e parë kanë qenë të gatshëm të flijojnë edhe vehten për ta shpëtuar vëllanë e tyre.

Këto shembuj mund ti shohim tek muslimanët e parë, tek muhaxhirët dhe ensarët.

Kshtu kjo fe e madhe arriti ti bashkojë shpirtat e sahabeve në këtë formë madhështore:

“Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë”. (El-Enfal: 63).

Ky takim mes ensarëve dhe muhaxhirëve është takimi më i madh të cilin e ka regjistruar historia, është takim i dashurisë dhe flijimit në bazë të besimit.

“Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar”. (El-Hashr: 9).

Emocionet e sinqerta janë ato që e shtyjnë njeriun e dashuruar të kuptoj rëndësinë e vëllezërve dhe humbjen e tyre ta konsiderojë humbjen më të madhe.

Aliu [radijall-llahu anhu] birit të tij Hasanit i thotë:

“Djali im, i huaj është ai që ska të dashur”. (El-Muhtar mines-Sadakti ves-Sadik, fq. 16).

Halid ibn Sfvani thotë: “Njeriu më i paaftë është ai që ka mangësi në kërkim të vëllezërve, kurse edhe më i paaftë se ky është ai që e humb ate që e ka fituar”.

Kindiu thotë: “Shoku është njeri që është ti, mirëpo është tjetërkush”.

Kurse Ebu Ejub Sihtijaniu thotë: “Kur më vjen ndonjë lajm për vdekjen e ndonjë vëllaut tim, sikurse të më është këputur një gjymtyrë”.

Në këtë rast dëshirojmë të përmendim edhe dallimin që ekziston në dashuri, sepse kjo gjë ndikon në shpirt. Nuk mundet secili ta don tjetrin në mënyrë të barabartë. Nëse vëren se ti e don vëllaun tënd më shumë se ai që të don ty, mos u prek dhe mos haro këtë përgëzim të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Nëse dy njerëz duhen për hirë të All-llahut, në mungesë të njëri tjetrit, më i dashur te All-llahu është ai që më së shumti e do vëllun e vet”. (sahih, Buhariu në Edebul-Mufred).

Prej rasteve shumë interesante që tregohen në këtë drejtim është edhe tregimi të cilin e tregon Kudame ibn Xhafer, se një njeri i ka shkruar letër një vëllaut të vet:

“Nëse ka mundësi të ma caktosh një takim që të gëzohem deri në realizimin e takimit”.

Iu përgjigj duke i thënë:

“Kam frikë të të caktoj takim e të më del ndonjë punë e pa pritur, e që nuk kam mundësi të refuzoj, e të jetë dhimbja nga mos realizimi i takimit më e madhe se sa mostakimi”.

Ia ktehu i pari:

“Unë gëzohem me takimin dhe jam i lumtur duke pritur, e nëse të del ndonjë pengesë që të pengon nga takimi, fitoj gëzimin për takimin e të dashurit dhe fitoj shpërblim për dhimbjen që e ndijë nga mosparja yte”.

Shoku për të cilin mendon se nuk të don aq sa e do ti ate, mundët të jetë njëri prëj dy njerëzve:

– ose nuk do të të shoqëroj aspak,

– ose të do, mirëpo ti ate e do më shumë.

Nëse është e dyta, atëherë duron dhe shpreson shpërblimin që e përmendëm në hadithin paraprak, e nëse është e para, atëherë largohu prej tij, dhe mbaju raporteve të përgjithshme islame.

(vazhdon…)

Bekir Halimi,
19.9.2003