(Hutbe nga rahmetliu Shejhu Muhammed in Salih el-Uthejmin)
Falënderimi i takon Krijuesit, “…që bëri natën, e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.”
Falënderimi i takon Krijuesit, “…që bëri natën, e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.”
Dëshmojmë dhe deklarojmë se nuk ka zot të adhuruar me meritë përveç Allahut; Ai është Një, i vetëm dhe pashoq, Atij i takon pushteti dhe lavdi, prej Tij është fillimi dhe vetëm tek Ai është kthimi!
Po kështu, dëshmojmë se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij, më adhuruesi rpej njerëzve dhe më i penduari. Paqja, mëshira dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij gjer në amshim!
O ju njerëz!
T’ia keni frikën Allahut!
T’ia keni frikën Allahut duke punuar atë që u urdhëruat dhe duke iu shmangur asaj prej së cilës u ndaluat.
Shikoni dhe merrni mësim nga këto ditë dhe net, ngase ato janë faza për të kaluar në botën tjetër, derisa një ditë edhe t’i vjen fundi udhëtimit tuaj. Jo vetëm çdo ditë, por dhe çdo çast që kalon, iu largon nga kjo botë dhe iu afron me botën tjetër. Këto ditë dhe net janë depo të punëve tuaja, ku ruhen për të dëshmuar më pas, në botën tjetër, për të mirën dhe të keqen tuaj, andaj lum për robin që shfrytëzon shanset për tu afruar tek Allahu dhe lum për atë që këto ditë dhe net i mbush me adhurim për Të dhe largim nga mëkatet. Lum edhe për robin që merr mësim nga ndryshimet e gjërave dhe gjendjeve dhe kupton kështu urtësitë dhe fshehtësitë e Allahut, i Cili thotë:
All-llahu bënë rrotullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto ka fakte për ata që kanë të pamurit e shëndoshë.” (Kur’ani: en-Nur, 44.)
Vëllezërit e mi!
A nuk keni parë se si ky diell lind çdo mëngjes në lindje dhe perëndon në perëndim?! Kjo lindje dhe ky perëndim janë dëshmi se edhe kjo botë, që nuk është e përhershme, ka përfundimin e saj.
A nuk keni parë se si lind hëna e vogël në fillim të muajit, mu ashtu siç lind fëmija, pastaj dalëngadalë rritet, ashtu siç rritet trupi, e kur të jetë plotësuar atëherë fillon të zvogëlohet dhe tkurret…?! Kështu qëndron puna edhe me trupin dhe jetën e njeriut, andaj merrni mësim o ju të zotët e mendjes!
Njeriu rritet duke filluar nga dobësia (fëmijëria), pastaj merr hovin në forcë dhe zhvillim derisa kur të mbërrijë pjekurinë dhe zhvillimin, fillon të dobësohet, plaket, të vdes dhe mbarojë.
A nuk keni parë o muslimanë se si këto vite pasojnë njëra tjetrën. Vjen fillimi i vitit ndërsa njeriu shikon fundin e tij si diç që është larg, por ditët kalojnë shpejt dhe kështu vjen fundi. Kësisoj është edhe jeta e njeriut, fundin e së cilës njeriu e sheh larg dhe shpreson se përgjithmonë ka për të mbetur në dynja dhe duke qenë në këtë gjendje kur ja atë e befason vdekja. Allahu i Madhëruar ka thënë:
Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e Ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur. (Kur’ani: Kaf, 19.)
Ndoshta shpreson në jetë të gjatë e ‘dekorohet’ me dëshira e kërkesa kur ja litari i shpresës këputet, godina e dëshirave rrënohet ndërsa ditët marrin fund. Njeriu kalon në botën tjetër.
O ju njerëz!
Këto ditë po ia jepni lamtumirën një viti që kaloi dhe që dëshmon para Allahut për ju ose kundër jush, ndërsa po prisni një vit të ri, dhe ah sikur ta dija se si po e përmbyllim këtë vit dhe me çfarë po e presim vitin e ri! I mençuri le ta llogaritë veten e tij, se nëse ka anashkaluar diç, duhet të pendohet dhe ta plotësojë atë. Nëse i ka bërë vetes padrejtësi me mëakte, atëherë le të heq dorë nga ato, e nëse është prej vepërmirëve, atëherë le ta falënderojë Allahun dh ta lus për përforcim deri në vdekje!
O ju muslimanë!
O ju vëllezërit e mi!
Imani nuk është me dëshira dhe zbukurime, por është me vendosmëri dhe përqendrim në zemër si dhe me dëshmi në praktikë, pra me kryerje të veprave të mira. Pendimi nuk është vetëm fjalë që tuhet por është keqardhje për mëkatin e bërë, braktisjen e tij dhe kthim kah Allahu duke përmirësuar veprat dhe duke patur parasysh Allahun gjithmonë. Andaj, realizojeni besimin dhe pendohuni sinqerisht për aq kohë sa jeni ende në periudhën e mundësive (jeni në këtë jetë). Pejgamberi, alejhis selam e këshilloi një ditë një njeri dhe i tha:
Shfrytëzoji pesë gjëra para pesë tjerave:
1. Rininë para pleqërisë,
2. Shëndetin para sëmundjes,
3. Pasurinë para varfërisë,
4. Kohën e lirë para zënies me punë, dhe
5. Jetën tënde para vdekjes.”
Sa këshillë madhështore që është kjo! Në rini njeriu ka vullnet dhe forcë ndërsa kur të plaket humb vullneti dhe dobësohet trupi. Kur njeriu ka shëndetin, ka edhe elanin dhe mundësinë, ndërsa kur të sëmuret vështirësohen gjërat dhe fare nuk mund të veprojë. Për aq kohë sa ka pasuri, njeriu ka edhe kohë dhe qetësi, ndërsa kur të varfërohet, preokupimi i tij i vetëm mbetet sigurimi i furnizimit për veten dhe familjen e tij. Ndërsa jeta është fushë e madhe për vepra sepse kur njeriu të vdesë, mundësia për të punuar nuk ekziston më.
O ju muslimanë!
Merrni mësim nga këto këshilla ndërsa jetën tuaj të mbetur krahasojeni me atë që ka kaluar sepse ajo që ka mbetur shkon mbase edhe më shpejt se ajo që ka shkuar. Çdo e ardhme është e afërt dhe çdo gjë në këtë botë do të mbarojë. Ka thënë Allahu:
Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.” (Kur’ani: en-Naziat, 46.)
Përkujtoni o ju vëllezër, përkujtoni vëllezërit tuaj që vitin e kaluar ishin me ju e pastaj nga pallatet e bartën në varreza, nga shtëpitë, familjet dhe pasuria u bartën në banesën e llogarisë. Ata janë peng i veprave që kanë bërë, shpresojnë të shtojnë në llogarinë e tyre qoftë edhe një të mirë të vetme por nuk munden. Dëshirojnë edhe të pendohen për mëkatet e bëra, por vonë. Një njeri i mençur pas vdekjes ishte parë në ëndërr duke thënë: ‘Jemi në një gjendje që dimë por nuk mund të punojmë ndërsa ju punoni por nuk dini.’ Ju nuk dini çfarë keqardhje ndiejmë ne, pasha Allahun, një apo dy tesbih, apo një ose dy rekate namaz janë më të dashura për ne sesa tërë dynjaja.
O ju robër të Allahut!
Nxitoni të pendoheni dhe vlerësoni kohën dhe mundësitë që keni. Sot keni mundësi të pendoheni, gjë të cilën pas vdekjes nuk do ta keni. Pejgamberi, alejhis selam ka thënë:
“????? ??? ????? ?? ????? ??? ?? ?????? ??? ????
Hapësira sa njeriu vendos shkopin e vet në Xhennet është më e mirë se sa dynjaja dhe tërë ajo që është në të!” Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
Një vend jo më shumë se një metër në Xhennet është më me vlerë se tërë dynjaja dhe pasuria e saj, dhe jo vetëm kjo e kohës sate, por qysh rpej fillimit të saj e gjer në mbarim…Thotë Allahu:
Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej të tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe.” (Kur’ani: el-Isra, 21.)
Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, 17. E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.” (Kur’ani: el-A’la, 16-17.)
Po më thuaj se edhe nëse Ne u japim të jetojnë vite me radhë, 206. E pastaj t’u vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja, 207. Çka do t’u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan?” (Kur’ani: esh-Shuara, 205-207.)
Merrni mësim o ju muslimanë dhe shpejtoni me vepra të mira dhe lexoni çfarë është përmendur për fillimin dhe mbarimin e krijimit:
Vërtet Zoti juaj është All-llahu, i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditësh e pastaj qëndroi mbi Arshin; Ai rregullon gjendjen. Ndërmjetësues nuk do të ketë vetëm po qe se lejon Ai. Ky, Madhëria e Tij është All-llahu, Zoti juaj, pra adhurojeni Atë! A nuk merrni mësim? 4. Kthimi i të gjithë juve është te Ai, premtimi i All-llahut është i vërtetë. Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t’i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. E për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin. 5. Ai e bëri diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk e krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton. 6. Në ndërrimin e natës e të ditës, dhe në çka krijoi All-llahu në qiej e në tokë, vërtet ka fakte për njerëzit që kanë droje.” (Kur’ani: Junus, 3-6.)
Merrni mësim o ju të zotët e mendjes dhe punoni për ditën kur zemrat dhe shikimet rrotullohen.
O Allahu ynë! Na zgjo nga paraliza e gafletit (neglizhencës)! Na zgjo nga paraliza e gafletit (neglizhencës) dhe na beko për pendim të sinqertë para se të bartemi në botën tjetër!
O Zot! Na begato me mundësi të shfrytëzimit të kohës për sa kohë që jemi në këtë botë!
Na fal neve, prindërit tanë dhe të gjithë besimtarët!
Me mëshirën Tënde na bë pjesë të karvanit të njerëzve me vepra të mira, sikur që të lusim t na bësh edhe prej atyre që kanë vullnet, vendosmëri, pendohen dhe janë të sinqertë!
O Allahu ynë! Fale dhe mëshiroje robin dhe të Dërguarin Tënd Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!
Amin!
Përshtati: Sedat ISLAMI
P.S. Hutbeja e dytë nuk është përkthyer.