Format e plogështisë

Format e plogështisë do t’i përmbylli me këto që vijojnë, duke shpresuar prej lexuesit të meditojë rreth tyre për shkak të rëndësisë që kanë dhe vërtetësisë së domethënies kundrejt të plogështve:

A. Humbja e kohës
Mos-përfitimi prej saj, shtyrja e saj me diçka të padobishme, dhënia përparësi asaj që ka më pak rëndësi ndaj më të rëndësishmes, ndjesia e zbrazëtirës në shpirt dhe kohë dhe mungesa e bereqetit në kohë. Ditët i kalojnë pa kryer diçka që vlen të përmendet.

B. Mungesa e gatishmërisë
Për t’iu përmbajtur diçkaje dhe shmangia nga çdo punë serioze, nga frika se mos kthehet në jetën e tij të parë. Në këtë mënyrë djalli e joshi me fjalë boshe të zbukuruara për mashtrim.

C. Kaotizmi në punë
As që i përcakton synimet, e as që i përsos punën. Veprat i kryen në mënyrë improvizuese: nis këtë punë, pastaj e braktis; i futet kësaj çështjeje dhe nuk e plotëson; ec në këtë rrugë, pastaj largohet prej saj, e kështu me radhë.

D. Mashtrimi i vetes
Duke besuar se është i zënë, ndërsa ai është i lirë; me punë, ndërsa ai është i papunë. Angazhohet me hollësira të pavlera që s’kanë fryte të dukshme. Hollësira që s’kanë bazë në Kuran dhe në Sunet, por janë vetëm vepra për të cilat e ka bindur veten se janë fitimprurëse dhe projekte iluzionare që nuk sjellin dobi.

E. Kritika ndaj çdo vepre pozitive
Për t’u shkëputur nga pjesëmarrja dhe aktiviteti, dhe hiperbolizimi i gabimeve dhe anëve negative për të justifikuar paaftësinë dhe plogështinë e tij. E shikon duke hulumtuar për arsye dhe duke sajuar shkaqe për t’u liruar e për të ikur: “…dhe thanë: “Mos shkoni në luftë, nëpër vapë!”- Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit është edhe më i nxehtë!” Veç sikur të kuptonin!” (Teube; 81).

F. Zvarritja dhe vonimi
Shpresat e shumta dhe ëndrrat me sy çel. Ndërton projekte nga mirazhi dhe ngre vepra nga iluzioni. Punën e sotme e vonon për disa ditë, atë që mund ta kryejë për një javë, e kryen për disa muaj dhe për çdo ditë vetëm se i shtohet dështimi dhe plogështia.

 

 

Dr. Nasir ibn Sulejman el-Omer
“PLOGËSHTIA – FORMAT, SHKAQET DHE RRUGËT E MBROJTJES DHE SHËRIMIT”