FILLOI KONFERENCA NË KAIRO – REISUL ULEMA REALIZOI PARAQITJEN E TIJ NË SEANCËN E PARË
Më 25.08.2024 filloi Konferenca ndërkombëtare në Kairo të Egjiptit e organizuar nga Ministri i vakufit dhe Kryetar i asamblesë më të lartë për çështje fetare të Egjyptit Ekselenca e tij Prof Dr. Usameh El Ez’herij.l
Në këtë konferencë marrin pjesë mbi 60 vende nga e gjithê bota, ku në mes tyre mer pjesë Kryetari i BFI e RMV H. hfz.Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga u.d. myftiu i Tetovës Dr. Selver ef. Xhemaili dhe drejtori për marrëdhënie me Lindjen e Mesme H. Ismet ef. Ademi.
Pas hapjes së Konferencës nga Ministri Prof. dr. Usameh El Ez’herij dhe personaliteteve të njohura, menjëherë filloi seanca e Parë e Konferencës, ku Kryetari i BFI bëri paraqitjen e tijë me temë: ‘Gruaja – Shtyllë e formimit të familjes dhe shoqërisë së shëndoshë”.
Seancën e udhëheqi alimi i mirënjohur botëror, ish myfti i Egjiptit Shkëlqësia e tij Prof dr. Alij Xhum’a.
Sot do të realizohen 3 seanca nga 8 të planifikuara
Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame, organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.