Familja në rrezik shoqëria në rrezik

Nataliteti në rënje si mostër

Të gjitha falënderimet e plota dhe lavdërimet  absolute i takojnë vetëm All-llahut të Madhëruar, Zotit të vetëm të gjithësisë, vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë.  Salavatet dhe selamet më të përzemërta ia dërgojmë zotërisë së bijve të Ademit, Muhammedit të cilin e dërgoi All-llahu mëshirë për krejt krijesat e Tij, familjes së tij fisnike e shokëve të tij besnik dhe të gjithë atyre që e pasojnë traditën e tij deri në ditën e gjykimit.

Familja, si celuala e parë e shoqërisë është një nga institucionet më të rëndësishme saj. Rëndësia e familjes është e paçmuar në çdo aspekt të jetës. Ajo ofron mbështetje emocionale, edukon individët, ndihmon në stabilitetin ekonomik, ruan trashëgiminë kulturore këmbëtare  e fetare  dhe kontribuon në të mirën e përgjithshme të kombit në tërësi. Në këtë botën tonë  gjithnjë e më të ndërlikuar e në këtë epokën tonë me të gjitha specifikat e saj , roli i familjes bëhet edhe më  thelbësor për krijimin e një shoqërie të shëndoshë dhe të qëndrueshme. Prandaj, të gjitha shoqëritë me vetdije të lartë duhet të investojnë shumë  në forcimin e strukturave familjare dhe të promovojnë vlerat e dashurisë, respektit dhe mbështetjes brenda saj. Aq më tepër në këtë kohë, në epokën e postmodernizmit dhe kulturës individualiste  kur Ajo po përballet me sfida të shumta. Ndryshimet socio-ekonomike, kulturore dhe teknologjike kanë ndikuar thellësisht në strukturën dhe funksionin e saj. Fushatat e egra defitretizuese  me të cilat po ballafqohemi për çdo ditë anë e kënd globit kanë atakuar dhe po e rrezikojnë familjen në temelet e saj.

Në anën tjetër natyrshmëria e pastërt njerëzore e cila ka përcjellur njeriun që nga krijimi fillestar ka kultivuar dashurinë për të pasur fëmijë sa më shumë e familje sa më të qëndrueshme. Dashuria e prindërve për fëmijët e tyre është dashuri biologjike e ngulitur thellë në zemër, mendje e shpirt. Ajo nuk mund të kalojë në harresë përveçse në raste tepër të rralla e ekstreme. Këtë fakt na e ka bërë të ditur edhe Allahu fuqiplotë kur thotë:  Allahu i ka krijuar për ju gratë nga lloji juaj e nga gratë tuaja ju jep djemtë e nipat dhe ju furnizon me ushqime të mira. A mos vallë, ata besojnë në gënjeshtra dhe mohojnë dhuntitë e Allahut” ( Enahl:72). Nga ky rregull i natyrshmërisë njerëzore bazike nuk ju bëri përjashtim as të dërguarëve të tij edhe pse  ishin  eilta më e dlirë njerëzore. Allahu fuqiplotë i drejtohet kështu të dashurit të tij të fundit: Në të vërtetë, Ne kemi çuar edhe të dërguar para teje dhe u kemi dhënë gra e pasardhës.” (Rad: 38) Le të kujtojmë lutjet e Ibrahimit ﷺ për pasardhës të cilëne  ka shënuar Kur’ani: “Lavdërimi i takon Allahut, i Cili në pleqëri më dha Ismailin dhe Is’hakun. Vërtet, Zoti im është Dëgjuesi i lutjeve. O Zoti im! Më bëj mua dhe pasardhësit e mi prej atyre që e falin namazin. Zoti ynë! Ma prano lutjen!” ( Ibrahim: 39-40)

Po Zekerija ﷺ të cilin e kishte kapluar pleqëria e  ende nuk rreshte së kërkuari pasardhës trashëgimtar: “Ky është rrëfimi i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të Tij, Zekerijait. Kur ai iu drejtua Zotit të vet me lutje të fshehtë, duke thënë: “Zoti im, kockat më janë dobësuar dhe koka më është mbushur me thinja, megjithatë nuk jam zhgënjyer kurrë në lutjen time ndaj Teje, o Zoti im! Unë u druhem të afërmve të mi pas meje, ndërkohë gruaja ime është beronjë prandaj më jep nga ana Jote një pasardhës, që të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit (në çështjen e pejgamberisë). Bëje atë, o Zot, të pëlqyeshëm për Ty!” (Allahu tha:) “O Zekerija, Ne po të japim lajmin e mirë për një djalë, emri i të cilit do të jetë Jahja, emër që nuk ia kemi vënë askujt më parë.”  ( Merjem: 2-7).

Pasiqë familja është në shënjestër të axhendave defitretizuese sulmet ndaj saj janë të llojllojshme e nga të gjitha anët. Por ne sot do të flasim vetëm për njërin prej tyre e i cili ka të bëjë me rënjen e natalitetit në shoqërinë tonë. Kjo pasiqë statistikat përgjatë  viteve të fundit dokumentojnë atë për të cilën të gjithë ne  jemi dëshmitarë. Lindja, rritja dhe edukimi i fëmijëve është në rënje të vazhdueshme vit pas viti e gjenratë pas gjenerate.

Sipas të dhënave zyrtare  të Agjencisë së Statistikave, që nga viti 2014, Kosova ka regjistruar rënie të natalitetit pothuajse për çdo vit[1].

Në vitin 2014, numri i lindjeve të gjalla ka qenë 25,929. Në vitin 2019 janë regjistruar 21,798 lindje të gjalla, ndërsa në vitin 2020 – 18,188. Ndërsa nëse i referohemi viteve të pas luftës numri i lindjeve ishte 35 264 në vitin 2005 f.v. porse në vitin 2022 numri i lindjeve ishte vetëm 22 632. Pra kemi në rënje afër 40% plus minus.[2]

Kësisoj Projeksioni i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitet 2011-2061 tregon se 2034-ta pritet të jetë viti kur Kosova do të fillojë të ballafaqohet me depopullimin si problem demografik, i cili nga dekada në dekadë do të thellohet vazhdimisht.[3]

Sipas një hulumtimi, që bazohet në projeksionet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për periudhën 2011-2061, e vetmja kategori e popullsisë që do të ketë rritje të vazhdueshme në Kosovë, do të jetë grup-mosha mbi 60 vjeç.[4]

Pra kombi ynë po shkon drejt plakjes dhe shoqëria jonë po rrezikon krizat e popujve të tjerë  evropian. Këto statistika do të duhej të alarmanonin të gjithë faktorët relevantë me ndikim në shoqëri. Në krye të tyre bartësit e përgjegjsive institucionale  Qeveria e cila së fundmi ka filluar disa politika sociale për shtesa të fëmijëve dhe mbështetje të nënave lehonë. Në raport me qeveritë e kaluara të cilat nuk kishin ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, këta janë hapa të mirë por megjithë ata janë larg të dëshirueshmes për të qenë vërtetë ndihmues për familjen dhe stimulus për shtimin e natalitetit. Duhet tepër më shumë dhe mundësia është, madje mundësitë i bëjnë njerëzit por çështja është çështje prioritetesh.

Poashtu parlamenti duhet të miratojë ligje inkurajuese për familjen e lindjen e fëmijëve dhe stimulimin  e  natalitetit,  në të kundërtën me tendencat të cilat i shohim për të miratuar ligje të cilat e rëndojnë edhe më tepër  gjendjen e rënduar të familjes dhe të ardhmen e saj.

Mediat, grupet e interesit, shoqëria civile e të gjithë faktorët relevantë do të duhej të vepronin në drejtimin e  duhur përkundër asaj që një pjesë e tyre janë duke  e promovuar. Por të gjithë jemi dëshmitarë se në cilin mulli  këto grupe po e çojnë ujin.

Sido që të jetë ne jemi këtu për të dhënë kontributin tonë në aspektin fetar prandaj  po ritheksojmë faktn se Islami nxit besimtarët që të martohen të shtohen e të shumohen, ngase kjo është më e dobishme për ta dhe për tërë komunitetit. Fëmijët janë  njëra prej hijeshive të kësaj jete. Allahu s.v.t thotë: Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote. Por veprat e mira që mbeten përherë, janë më të mira te Zoti yt sa i përket shpërblimit dhe, janë më të mira sa i përket shpresës (për shpëtim). ( Elkehf: 46)

I Dërguari i Allahut inkurajonte pasuesit e tij duke thënë: “ Martonu me gra të dashura e që ju lindin shumë fëmijë, ngase unë do të krenohem me juve ditën e gjykimit.“[5]  Gruaja që nga dita në të cilën lind fëmiun e parë merrë tjetër pozitë duke u ngritur në gradën e nënës, mbi të cilën nuk mund të ngritet askush nga lloji njerëzor. Roli i saj jetik dhe tepër i shenjtë i jep asaj këtë epitet të lartë i cili e përcjellë atë përgjithëmonë.

Por megjithatë nuk duhet keqkuptuar se Islami inkurajon vetëm  në shtimin sasior e jo edhe atë  cilësor, përkundrazi ai kërkon prej prindërve  shumë fëmijë dhe të edukuar mirë. Frazat sikurse më mirë një e t’ia plotësojmë kushtet sesa 3 e 4 e shkel e shko, sot nuk është lehtë të edukosh fëmijë, sot kërkesat janë të papërballueshme etj.  sado që duken të sinqerta e  të pafajshme   janë nga ato frazat me të cilat përhapen idetë shkatërruese për familjen dhe shoqërinë.  Kosova e pasluftës së dytë botërore kishte vetëm rreth  500 mijë banorë, përderisa ishte ajo gjeneratë dhe gjenerata vijuese e cila bëri ndryshimin e papritur demografik në këtë vend, të cilën armiqët tanë as që e kishin paramenduar. Prandaj arritëm që në  të 90 tat të jemi përafërsisht 2 milion banorë[6] dhe ky popull pati bijë e bija edhe për diasporë edhe për burgjet e armikut  po edhe për ta luftuar kur erdhi nevoja. Allahu i shpërbleftë gjithë ata prindër të cilët rritën dhe edukuan në mënyrën më të  mirë të mundshme bijtë e  bijat e tyre.

Prandaj  më mirë është  shumë fëmijë  dhe të edukuar dhe kjo është përgjegjsi dhe privilegj i prindërve. Fëmijët janë amanet tek ta dhe do të pyetën për ta, i Dërguari I Allahut ﷺ thotë. “ Çdo njëri prej jush është bari dhe përgjegjës për tufën e tij, Udhëheqësi është përgjegës dhe do të pyetet për të udhëhequrit e tij, kryefamiljari është përgjegjës dhe do të pytet për familjarlt e tij, gruaja është përgjegjëse  në shtëpinë e burrit të saj dhe do të pyetet për të.”[7] Por përveç përgjegjësisë është edhe shpërblimi i kryerjes së këtij amaneti me përgjgjësi. Kësioj çdo investim të madh apo  të vogël që e bëjnë prindërit për fëmijët e tyre e kanë shpërblim dhe sadakë. I Dërguari i Allahut  ﷺ thotë: “Një dinar ke shpenzuar në rrugën e Zotit, e një dinar ke shpenzuar për  lirimin e ndonjë robi,  e një tjetër e ke dhënë bamirësi ndaj një të varfëri dhe një dinar tjetër e ke shpenzuar për familjen tënde,  shpërblimi më i madh është  për këtë  që  ke shpenzuar për familjen tënde.”[8]  Edhe pse në këtë hadith është përmendur aspekti material, nëpërmjet analogjisë mund të konkludojmë se angazhimi më i shpërblyer te Zoti është ai që e bën njeriu për familjen e tij, sikurse që edhe koha e ndarë për familjen është koha më produktive në sevape etj etj.  Nga këtu synimi i Islamit është që nëpërmjet familjeve të shëndosha të formojë individ të dhëndosh të dobishëm, të qëndrueshëm, stabil, e produktiv për veten e tyre fillimish, e për familjen dhe për shoqërinë  në përgjithësi. Për këtë arsye e gjejmë Kuranin se si i inkuaroj  besmitarët të luten me këtë lutje kuranore sa ma shpesh:  “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!” ( Elfurkan: 74)

Madje për më tepër se kaq aspirata të cilën e kultivon Besimi Islam është që kjo lidhje familjare të vazhdojë edhe në ahiret ku ribashkohen të dashurit për mos tu ndarë më kurrë. Kësisoj inkurajon besimtarët të edukojnë pasardhësit e tyre që t’i ndjekin ata në hapat e besimit e të veprave të mira në mënyrë që vndbashkimi i tyre i përhershëm të jetë Xhenneti. Allahu fuqiplotë kaq bukur na e ka theksuar këtë: “ Ne do t’i bashkojmë besimtarët e vërtetë me ata pasardhës të tyre që i ndjekin në besim dhe nuk do t’u pakësojmë asgjë nga shpërblimi për veprat e tyre. Çdo njeri është peng i veprave të veta” ( Tur: 21)

Familja është kapitali kryesor e pasuria më e madhe. Krejt kapitali dhe tërë pasuria flijohet për të mirën e  familjes. Të gjitha paratë,  të gjitha pasuritë, të gjitha thesaret dhe tërë të arriturat,  e të gjitha kënaqësitë dhe të gjitha dëshirat janë vetëm  iluzion  nëse për shkak të tyre familja humbet dhe lidhjet e saj dobësohen.  Shtëpia pa anëtarët e familjes është e ftoftë, villa pa familjarë është e thatë, banesa pa banorët e vet shëndërrohet në qeli, edhe pallati më i zbukuruar shëmtohet nëse njeriun në të e kaplon vetmia.

Familja e shëndoshë të cilën  synon të ndërtojë  Islami nënkupton një  burrë të përgjegjshëm  ndaj gruas duke u sjellur mirë me të, me një grua besnike dhe të bindur  ndaj burrit të saj, e që të dy këta të jenë  prindër të përgjegjshëm  ndaj fëmijëve të tyre duke u kujdesur për  edukim të mirë  i cili rezulton me   fëmijë të ndërgjegjshëm  e bëmirës ndaj prindërve  për tërë jetën, si dhe vëllezër dhe motra besnikë që e trajtojnë njëri-tjetrin me trajtim të mirë  përplotë me dashuri të sinqertë. I lumi ai i cili arrin ta realizojë.

Për fund, të nderuar vëllezër,  kujtojeni se sa më e vështirë që të bëhet një vepër shpërblimi për të është më i madh, e nëse rrjtja dhe edukimi i fëmijëve në ditë të sotme është sfidë e madhe edhe shpërblimi  i Allahut të Gjithëmëshirshëm do të jetë gjigant.

Thirrja.org

Nisma për zhvillimin e imamëve – thirrësve

 

[1] https://ask.rks-gov.net/PopulationStats/Pyramid

[2] https://www.youtube.com/watch?v=EdtW7ntWz6w  raport i ATV=së.

[3] https://www.evropaelire.org/a/nataliteti-ne-kosove/31906406.html

[4] https://ask.rks-gov.net/PopulationStats/Pyramid

https://www.evropaelire.org/a/nataliteti-ne-kosove/31906406.html

[5] Transmeton Imam Ahmedi në Musned, nr.13594. Shejh Albani i ka klasifikuar si hadith hasen në Adabu Zefaf: 16.

[6]https://askdata.rksgov.net/pxweb/sq/ASKdata/ASKdata__Population__Estimate,%20projection%20and%20structure%20of%20population__Population%20Structure/Number%20of%20population%20and%20household%20by%20censuses%201948-2011.px/

[7] Sahihul Buahrij, nr. 2554.

[8] Sahih Muslim, nr. 995.