Nezim Haliloviq, Muderris

Falënderimet, Adhurimet, Madhërimet janë vetëm për Allahun xh.sh.Sunduesin e gjithë botrave. Paqa, shpëtimi dhe bekimi qofshin mbi zotriun tonë Muhmmedin s.a.v.s. mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij gjer në ditën e Gjykimit.
Hutbeja e sodit është vazhdim i hytbes së kaluar: “Familja muslimane – themel i shoqërisë së shëndoshë”.

Allahu xh.sh. në suren En-nahl, ajeti 71 thotë: “All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja – fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë”?
Një nga vetit e besimtarit është të drejtuarit All-llahut xh.sh. me lutje që tu dhuroi pasardhës të mirë, për të cilën gjë na fletë më së miri ajeti 74 i sures El-Furkan: “Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit”.
Obligimi i bashkëshortes është që ta respektoi bashkëshortin në kuptimin e kujdestarit për sigurimin e mjeteve për jetë normale të familjes, por në anën tjetër bashkëshorti është i obliguar që ta ketë të qartë se gruaja është sentimentale (e ndjeshme) dhe është më e dobët për nga konstruksioni i saj. Muhamedi s.a.v.s. kërkon prej nesh që të sillemi mirë dhe me korrektësi ndaj bashkëshorteve tona, këtë më së miri e konfirmon hadithi të cilin e transmeton Buhariu: Ebu Hurejre r.a.transmeton nga Muhammedi s.a.v.s. të ketë thënë: “Silluni mirë me bashkëshortet tuaja, sepse gruaja është e krijuar nga brija. Pjesa më shtrembëruar e brijës është maja, dhe nëse tenton ta drejtosh, do ta thyesh, e nëse e len do të mbetet e shtrembër, për këtë arsye silluni mirë më bashkëshortet e juaja”. (Buhariu)
Shumë prej nesh nuk janë të vetëdijshëm për rolin e familjes në shoqëri dhe mendojnë se roli i saj është i parëndësishëm. Për këtë arsye shumë prej nesh rolin tonë të prindit i cili ka rëndësi shumëdimensionale, nuk e përmbush si duhet, duke pritur nga të tjerët që t’i zgjidhin problemet tona.
Shumica prej nesh rritjen dhe edukimin e fëmijëve tanë ua besojmë individëve të pa moralshëm ose institucioneve, si dhe medieve elektronike dhe të shkruara, të cilat i infektojnë ato krijesa të reja të pa prishura, kurse ne si kujdestar të tyre do të japim llogari për moralin e tyre. Lufta jonë për fëmijët tanë ështëkryesisht e natyrës materiale sepse ne përpiqemi me mish e me shpirt që t’ua sigurojmë dhe t’i pajisim ata me çdo gjë që iu duhet dhe çdo gjë ata dëshirojnë nga kjo botë, përveç fesë. Natyrisht që në këtë mbi garë të madhe i harrojmë shpirtrat e fëmijëve dhe bashkëshorteve tona, të cilët mbeten si fuçi ose kaca të zbrazëta prej të cilave rrjedh ajo që nuk ka vlerë dhe ajo që mungon.
Çifti bashkëshortor, është i obliguar që tërë jetën e tyre në përgjithësi ta vendosin mbi themelet e Islamit, nuk guxojnë ti tejkalojnë të drejtat e tyre dhe t’i neglizhojnë detyrimet e reciproke.
Obligimi i bashkëshortes është të kujdeset për bashkëshortin e saj, ta mbështes në të gjitha ato çështje të cilat janë në përputhje me sheriatin, t’ia ruaj autoritetin dhe nuk guxon ta provokoi e as ta hidhëroi. Ajo duhet të jetë e bindur ndaj burrit të saj dhe duhet ta ketë në kujtesë se bashkëshorti është ai i cili e ruan familjen dhe ka obligim mbështetjen e saj për çdo gjë që është enevojshme. Ajo në atë formë është bashkëshorte e mirë dhe nënë e sjellshme, ndërsa gruaja e cila ruan shtëpinë dhe është përgjegjëse për fëmijët, e pranon me sinqeritetin më të madh tërë kontributin e burrit të saj dhe nuk e mohon, siç qëndron edhe në hadithin të cilin e transmeton imam Muslimi: Transmeton Abdullah iben Omeri r.a. se Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “ O ju gra, jepni sa më shumë sadaka dhe kërkoni sa më shumë falje – istigfarë Allahut, sepse më së shumti kamë parë gra në mesin e banorëve të xehennemit. Në mesin e grave të tubuara, një grua me autoritet tha: “Pse ka në mesin e banorëve të xhehennemit më së shumti gra, o i deguari i All-llahut?” Muhamedi s.a.v.s. tha: “Sepse ju shumë betoheni dhe i mohoni të mirat të cilat ua bëjnë bashkëshortët tuaj. Ndër krijesat që u është dhuruar mendja dhe feja, ju jeni ato të cilat keni më së shumti mangësi në fe dhe në mendje”. Gruaja e pyeti Muhammedin s.a.v.s.: “Ç’është ajo më së shumti mangësi ne fe dhe në mendje?” Muhammedi s.a.v.s. tha: “Mangësia e mendjes është për shkak se dëshmia e dy grave është e barabartë me një burrë, kurse mangësia në fe është për arsye se gruaja nuk fal namaz të natës dhe ka raste kur nuk e agjëron komplet muajin e Ramazanit”. (Muslimi)
Hadithi i cituar shënohet ta ketë thënë Muhammedi s.a.v.s. grave besimtare me rastin e faljes së namazit të Bajramit.
“Imani forcohet me përpjekjen e vazhdueshme në përulje ndaj All-llahut xh.sh.dhe me sjelljet e mira reciproke në mes burrit dhe gruas.” Ndaj, të nderuar vëllezër besimtar të meditojmë lidhur me fjalët e Muhammedit s.a.v.s.: Nga Ebu Hurejre transmetohet të ketë thënë Muhmammedi s.a.v.s.: “All-llahu xh.sh. e mëshiron njeriun i cili në një pjesë të natës vonë zgjohet nga gjumi dhe falë namaz nafile, e më pas e zgjon edhe gruan e tij, edhe falet, por nëse ndodhë ta refuzoi, atëherë e spërkat me ujë fytyrës. All-llahu xh.sh. e mëshiron gruan e cila zgjohet në një pjesë të vonë të natës dhe fal namaz, dhe më pas e zgjon edhe bashkëshortin e saj, dhe edhe ai falet, e nëse ndodhë të refuzoi, e spërkat me ujë fytyrës!” (Nesaiu)
Tani, të nderuar xhemat t’ia bëjmë vetvetes pyetjen: Athua ne a veprojmë në këtë formë? Të zgjohemi …??? Kush prej nesh e zgjon bashkëshortën e tij natën vonë për të falur namaz? Kush prej nesh ka guxim dhe forcë që ta stërpik gruan e tij me ujë fytyrës për tu zgjuar për të falur namaz të natës? Kush ose cila prej bashkëshorteve tona ka guxim dhe forcë që t’i hedhë ujë fytyrës bashkëshortit të saj për tu zgjuar për të falur namaz të natës? A thua nuk jemi larguar shumica prej nesh nga rahmeti i All-llahut xh.sh. dhe a thua a nuk na kanë preokupuar gjërat e kësaj bote të cilat janë shumë më pak të vlefshme se sa përulja ndaj All-llahut xh.sh.?
Nuk i lejohet gruas që të jap asgjë prej shtëpisë së burrit të saj, pa lejen e burrit ose për atë me të cilën burri i saj nuk është i kënaqur, sikur që shënohet në hadithin në vijim: Trasnmetohet nga Ebu Umame EL-Bahiki r.a. i cili thotë: “E kamë dëgjuar Mumahmmedin s.a.v.s. në haxhi lamtumirës të kishte thënë: “Gruaja mos të jep asgjë nga shtëpia e burrit të saj pa lejen e tij!” I thanë: “O i dërguari i All-llahut! As ushqim a?” Tha Muhammedi s.a.v.s.: “ Kjo është pasuria e jonë më e vlefshme…..” (Tirmidhiu)
Pejgamberi ynë s.a.v.s. në haxhin lamtumirës po ashtu ka thënë: ”O ju njerëz, ju keni të drejta dhe obligime ndaj bashkëshorteve tuaja, kurse ato kanë obligime dhe detyrime ndaj jush. Ato nuk guxojnë të lejojnë askënd për veç jush ta kenë në shtrat, nuk guxojnë të lejojnë askënd të hyjë në shtëpinë tuaj pa prezencën e juaj, ata të cilët ju nuk i doni dhe ato nuk guxojnë të bëjnë vepra të ndyra. Kërkoj nga ju që të silleni mirë me gratë e juaja sepse ato janë emanet për juve nga All-llahu xh.sh. Ju lejohet të keni marrëdhënie intime dhe të kënaqeni me to, sipas fjalëve të All-llahut xh.sh. Keni frikë All-llahun xh.sh. për obligimet që keni ndaj bashkëshorteve tuaja, dhe unë ju urdhëroi që të silleni mirë ndaj tyre. Keni kujdes! A dëgjuat? O All-llah bëhu dëshmitar!” (Ahmedi)
Vëllezer besimtar! Ta ruajmë veten dhe familjen tonë nga zjarri, t’i mësojmë të bëhen besimtarë të mirë, krahas kësaj edhe njerëz të mirë, t’i ndihmojmë që të vetëdijesohen dhe të jenë krenar se janë mysliman!.
O Allahu ynë i madh, ndihmona që të fitojmë kundër armiqëve Tu dhe armiqve tanë dhe këtë ndihmë jepja të gjithë atyre njerëzve të pambrojtur dhe të shtypur kudo që janë dhe që jetojnë. O Zoti Madhrishëm poshtëroji ata të cilët e poshtëruan fenë Tënde, ndihmona ta ruajmë dritën e fesë Islame, mos lejo që të nëpërkëmbemi dhe të shkelemi nga kafirat dhe munafiket, falna mëkatet tona dhe qona në xhennet në shoqëri me pejgamberët, shehidet dhe me njerëzit e mirë! Amin, Amin, Amin.

Përktheu dhe përshtati Esat Rexha

Burimi