Vëllezër dhe motra në Islam!
Hutben e sodit e kam titulluar: “Familja muslimane – themel i shoqërisë së shëndoshë”

Familja është lidhja më e rëndësishme në komunitet dhe subjekt i ndikimit të familjes në individin, ai anëtar do të ketë një rol pozitiv ose negativ në shoqëri. All-llahu xh.sh.ka vendosur rend në të gjitha gjërat, dhe urdhëroi që përmes martesës të vendoset dashuria e ndërsjellë dhe të mbahet lloji njerëzor, dhe se çdo marrëdhënie tjetër është e panatyrshme dhe e paligjshme. Prandaj, të panatyrshme dhe të paligjshme janë marrëdhëniet martesore ose lidhjet tjera ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë, siç është rasti në kohën tonë, në të cilën popujt dhe kombet konkurrojnë se cili do të përtërij mëkatin e ri ose për ta rritur të tanishmin, sa që shumë shtete e legalizuan homoseksualizmin elezbicizmin, dhe ndodhë që individët lidhin martesë me personat e gjinisë së njëjtë dhe e gjithë kjo në përputhje me ligjet në fuqi të shtetit përkatës

All-llahu xh.sh.në Suren – kaptinën Err-rrum thotë: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë” (Kapt.Err-rrum:21).

Secili bashkëshort në bashkëshortin tjetër duhet t’i gjejë vetës prehje, ndërsa bashkëshortët normal jetën e tyre të përbashkët e themelojnë në dashurinë e ndërsjellë në emër të All-llahut xh.sh., në harmoni dhe ndihmë reciproke. Kjo është ajo lidhja stabile dhe marrëdhënie e qëndrueshme, e cila do të rezultojë me dashurinë më të afërt ndaj vetvetes, për të cilin Kur’ani thotë: “ ….ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato……” (Suretu El-Bekare:187).

Sa i qartësuar është ky ajet Kur’anor, i cili për bashkëshortët thotë se janë veshmbathje – ose rroba për njëri tjetrin! Dashurinë e ndërsjellë ose reciproke e rrit lindja e fëmijëve, dashuria ndaj tyre dhe obligimi për edukimin dhe arsimimin e tyre. Krejt kjo mund të realizohet plotësisht me ndihmën e All-llahut xh.sh., me dashurinë përkëdhelëse të nënës dhe me kujdesin permanent të babait që të siguroi kushtet normale për jetesë. Kjo është atmosfera më e mirë për një familje të shëndoshë.
Në lidhje me këtë është edha paraqitja e mëposhtme:
Transmetohet se Esma bint Jezid El-Ensari, erdhi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O i dërguari i All-llahut! Allahu të ka dërguar për gra dhe për burra dhe e kemi dëshmuar profetësinë tënde dhe të pasojmë. Ne gratë jemi të lidhura për ruajtjen e shtëpisë, banojmë në to dhe lindim fëmijë, kurse meshkujt kanë përparësi në xhemat, në përcjelljen e xhenazes dhe në xhihad. Kur shkojnë në xhihad ne ua ruajmë pasurinë dhe ua edukojmë fëmijët. A do të jemi të shpërblyera si ata, o i dërguari i All-llahut ?” Pejgamberi a.s. u kthye më fytyrë kah sahabet dhe tha: “A keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë grua tjetër të vetme, që të parashtroi pyetje më të bukur për fenë se kjo? Shko, Esma dhe transmetoju grave tjera se më të vërtetë angazhimet e juaja: në dëgjueshmërinë dhe bindjen ndaj burrit, përpjekja për ta bërë atë të jetë i lumtur me juve, dhe veprimet me të cilat ai është i kënaqur, është e barabartë me atë që e përmende për meshkujt!” Ajo u kthye duke rënë shehadet dhe duke bërë tekbirë.
Me të vërtetë këto fjalë të Muhammedit s.a.v.s. janë mësim i mirë për meshkujt dhe për femrat, dhe se pa dyshim gratë e kanë vendin e merituar në Islam. Paramendoni që gruaja për shkak të sjelljes së bukur ndaj bashkëshortit të saj dhe për përmbushjen ose plotësimin e dëshirave të tij, të cilat janë në përputhje me Sheriatin – legjislacionin Islam, e ka shpërblimin e njëjtë me: xhematin, xhihadin dhe me përcjelljen e xhenazes, paralel me bashkëshortin e saj. Për këtë le të përpjekën bashkëshortet tona, nënat, motrat dhe bijat që të arrijnë këso grada të mëdha! Le t’i kenë gjithmonë në kujtesë koto fjalë të Pejgamberit s.a.v.s. dhe le t’ua përcjellin të tjerave.
Muhmammedi s.a.v.s. na ka mësuar që më seriozitetin ose ndërgjegjen më të madhe ta ruajmë dhe të kujdesemi ndaj asaj e cila na është besuar, në transmetimin e mposhtëm thuhet:
Transmeton Ibni Omeri r.a.: ”E kamë dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “Të gjithë ju jeni bari, të gjithë do të merreni në pyetje për atë që iu është besuar. Njeriu është kujdestar i familjes së tij dhe do të jetë përgjegjës për të. Gruaja e është kujdestare në shtëpinë e burrit të saj dhe është përgjegjëse për atë që i është besuar. Shërbëtori është rojtar i pasurisë së zotërisë të tij dhe është përgjegjës për ruajtjen e saj”. (Buharija)
A thua ne a i kemi përmbushur detyrimet tona ndaj emaneteve që na janë besuar dhe a jemi duke e ruajtur atë për të cilën do të merremi në pyetje? A thua qeveritarët dhe imamët tanë a janë duke i përmbushur obligimet e tyre, apo kujdesen vetëm për të drejtat dhe privilegjet e tyre. A jemi duke i ruajtur familjen tona, apo brengën për ruajtjen e tyre ia kemi besuar dhe dorëzuar rrugëve dhe mediave? A thua a janë gratë tona baresha në shtëpitë tona, apo ato dinë më shumë se ç’ka ndodhë në Spanjë apo në Brazil, se sa në shtëpitë e tyre? A thua eprorët kujdesen që mos t’i ngarkojnë për tej mase të nënshtruarit e tyre dhe a thua të nënshtruarit i përmbushin detyrimet e tyre?
Vëllezër dhe motra sa ka kujdestar që nuk kujdesen për atë që duhet të kujdesen, ndërsa merren me të gjithë dhe me gjithçka në llogari “të çështjes madhore”, ose duke folur në mikroplan të interesave “shoqërore”!!!
Ka shumë individ të cilët fshehen prapa disa interesave të përgjithshme, të cilët në prapëseprapë e shikojnë interesin personal, mjerë për ata të cilët e keqpërdorin detyrën e cila u është besuar, të cilët përpos vetvetes askend tjetër nuk e shohin . Mjerë për ata të cilët nuk kanë respekt ndaj: shehidëve, jetimëve, prindërve dhe bashkëshorteve të shehidëve, invalidëve të luftës, të shpërngulurve – mahaxhirëve.
Muhammedi s.a.v.s. ka thënë për ata të cilët e trajtojnë mirë familjen e tyre, se janë më të mirët, ndërsa Termidhiu e shenon këtë hadith:
Transmeton Ajsheja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “ Më i mirë prej jush është ai i cili është i mirë për familjen e tij, e unë jam më i miri ndaj familjes s’ime .” (Termidhiu).

Vëllezër dhe motra!
Të bëhemi kujdestar të sinqertë të familjeve tona, të lindim më shumë fëmijë, t’i emërtojmë me emra të bukur, t’i ushqejmë dhe veshim me pasuri të hallallit, t’ua mësojmë Islamin, t’i edukojmë dhe t’i përgatisim që të jenë të dinjitetshëm dhe ta ruajnë fenë e All-llahut xh.sh., të kujdesemi për bashkëshortet tona dhe t’ju jemi mirënjohës që e ruajnë nderin tonë dhe nderin e tyre, të jemi krenar dhe musliman të respektuar!
O Allah, ndihmoju të gjithë njerëzve të pambrojtur dhe të shtypur, e në mesin e tyre gjithmonë janë muslimanët, në Palestinë , Irak, Avganistan dhe ne Kashmir, poshtëroji ata të cilët e poshtëruan fenë Tënde, ndihmona ta ruajmë dritën e Islamit, falna mëkatet dhe qona në xhenet në shoqëri me pejgamberët, shehidet dhe me njerëzit e mirë!

Nezim Haliloviq, Muderris

Përktheu dhe përshtati Esat Rexha

Burimi