Komunitetet muslimane kanë disa probleme të dallueshme etike. Merrni parasysh këto hipoteza.

Një imam profesionist i trajnuar në Studime Islame bëhet i njohur në komunitetin e tij lokal. Policia lokale e arreston atë për sjellje të pahijshme që përfshin raportin me një grua në xhami. Çështja penale zgjidhet në heshtje, por Xhamia e shkarkon imamin, i cili është në gjendje të punësohet shpejt në një xhami aty pranë, ku bordi nuk din asgjë për sjelljen e mëparshme të imamit. Imami më vonë kryen sjellje të pahijshme që përfshin gratë dhe ikën nga juridiksioni.

Një studiues i Islamit në Shtetet e Bashkuara merr pagesa nga puna me organizata që financohen nga kontraktorë ushtarakë dhe qeveri që abuzojnë në mënyrë të vazhdueshme të drejtat e njeriut.

Një organizatë jofitimprurëse organizon një event ku folësi nuk arrin t’i njoftoj publikun se 25% e të ardhurave nga të gjitha donacionet do të shkojnë për vetë folësin kryesorë.

Diskutimi publik duhet të hedhë në qendër të vëmendjes çështjen se si udhëheqësit muslimanë i trajtojnë sjelljet e këqija të personaliteteve me besim publik.

Ekziston një shqetësim i vazhdueshëm për etikën midis imamëve, shujukëve, krerëve të organizatave bamirëse dhe figurave të tjera publike brenda komunitetit mysliman, pavarësisht nëse profili i tyre është lokal, kombëtar apo ndërkombëtar.

Si jurist jam pjesë e një profesioni të rregulluar. Mendoni për pak për një fis të organizuar me një grup pleqsh të cilët mund të përcaktojnë rregulla se kush është brenda dhe kush është jashtë fisit. Ka rregulla të sjelljes profesionale. Për këdo që ka një profesion aktual, në stomatologji, në arkitekturë, në sigurime, në industrinë ujore dhe madje edhe tek prodhuesit dhe shitësit e kanabisit, ka standarde të përcaktuara, një grup që i vendos këto standarde dhe një grup që i zbaton.

Ndërsa  nuk ka standarde të kuptueshme në komunitetin musliman amerikan për shujukët, për figurat publike dhe për ata që ofrojnë një formë të udhëzimit shpirtëror. Ne kemi nevojë për to. Ajo që dua të shtroj në këtë artikull është të jap një rrugë për ne si komunitet për ta bërë pikërisht këtë gjë.

Etikë për të gjithë?
Termi “joetik” nuk do të thotë të njëjtën gjë për të gjithë njerëzit. Nëse jeni një biznes privat dhe qëllimi juaj kryesor është rritja e vlerës për aksionarët, etika juaj do të jetë e ndryshme nëse jeni një organizatë jofitimprurëse që synon të sigurojë një përfitim publik.

Shujukhët dhe hoxhallarët, për fat të keq, ende nuk kanë qenë në gjendje të krijojnë sistem rregullues për veten e tyre ose të mbajnë përgjegjës aktorët e këqij në të njëjtën mënyrë që bëjnë zakonisht profesionet e tjera. Pra, situata e përshkruar në hipotezën fillestare ende mund të ndodhë. Ajo që ne gjithashtu e dimë shumë mirë është se akuzat për abuzim shpirtëror dhe sjellje joetike nuk kufizohen në asnjë mënyrë në shujukh dhe imamë profesionistë. Ne kemi nevojë për një kuadër më të gjerë.

Figura publike ose figura gjysmë publike që ofrojnë udhëzime shpirtërore për myslimanët mund të jenë lehtësisht edhe aktivistë socialë dhe politikë. Ata mund të jenë gjithashtu njerëz të biznesit, edukatorë, profesorë dhe anëtarë të komunitetit në profesione të tjera, të cilët janë të zotë për të folur në publik dhe për të udhëhequr hallka të ndryshme. Po, ata mund të jenë edhe Shujukhë ose imamë profesionistë. Është e mundur që disa personalitete të operojnë ekskluzivisht në internet, si YouTube ose të jenë yje të rrjeteve sociale, ose të atillë që janë “të famshëm” vetëm në Twitter. Megjithatë, pjesa më e madhe e legjitimitetit të një lideri dhe në të vërtetë, kapaciteti për të ndikuar personalisht te njerëzit për të mirë ose për keq, vjen nga të folurit në hapësira fizike për audiencat e drejtpërdrejta të organizuara nga grupe muslimane jofitimprurëse, veçanërisht qendrat e mëdha islamike dhe konferencat islamike, si në ISNA dhe ICNA, si dhe ngjarje të tjera për organizatat myslimane.

 

Pika ngulfatëse tek organizatat jofitimprurëse

Një organizatë si Shoqëria Islame e Amerikës së Veriut (që unë nuk e përfaqësoj këtu edhe pse kam një votë në Këshillin Ekzekutiv të saj) mund të ftojë deri në 200 folës në një konferencë të vetme, zakonisht në fundjavën e Ditës së Punës në një qytet të madh amerikan. Shumë folës nuk janë të njëjtit nëpër vite të ndryshme. Pothuajse të gjithë folësit më të njohur muslimanë kanë folur në ISNA, si dhe në konferenca të tjera si ICNA dhe MAS. Trusti Islam i Amerikës së Veriut zotëron plotësisht ose përmes kontratave të mirëbesimit qindra mesxhide në të gjithë vendin, shumë prej të cilave (pavarësisht lidhjes së tyre me NAIT) janë të lidhura përmes këshillave rajonale. Nëse ka një mundësi për të menaxhuar etikën në hapësirat muslimane amerikane, ajo mundësi vjen nga këto organizata.

Këto organizata mund të zhvillojnë rregulla formale të etikës që rregullojnë një sërë temash. Një shura, siç është një komision i pavarur i etikës, duhet t’i përcaktojë këto rregulla, kështu që unë nuk do të përpiqem t’i shpall të gjitha këtu. Megjithatë, është jetike që ata që janë të përfshirë në formulimin e këtyre rregullave, të mos kenë lidhje biznesi apo grantesh me qeveritë e huaja apo me qeveritë lokale, me organizata jofitimprurëse të interesuara për reformimin e Islamit, me kontraktorë të sektorit të mbrojtjes apo me institucionet financiare (më shumë për këtë më vonë).

Të gjithë folësit myslimanë do të duhet të nënshkruajnë një marrëveshje etike të zhvilluar nga kjo shura, pavarësisht nëse ata janë të famshëm në komunitetin mysliman apo jo. Nuk duhet të ketë rëndësi nëse folësi është një drejtues i një organizatë jofitimprurëse, një autor i librit të fundit islam për fëmijë apo një këngëtar i ilahive. Një marrëveshje e tillë mund të jetë universale në të gjithë komunitetin musliman të Shteteve të Bashkuara dhe mund të zbatohet për anëtarët e bordit, hatibët, udhëheqësit e hallkave-ve, udhëheqësit e të rinjve dhe këdo tjetër që është një zë i besuar në komunitet. Të vetmit folës pa kërkesë nënshkrimi do të ishin personalitetet e huaja dhe folësit jomuslimanë (të tillë si udhëheqësit ndërfetarë dhe zyrtarët qeveritarë). Nëse një grup, si shujukhët, dëshiron që përfundimisht të rregullojë veten për gjëra që janë specifike për profesionet e tyre, një sistem i tillë do të inkurajonte miratimin më të gjerë të rregullave që ata zhvillojnë. Rregullat fillestare të etikës që sugjeroj këtu do të ishin të gjera dhe të përgjithshme dhe domosdoshmërisht të zbatueshme për një profesion specifik.

 

Po sikur të ndodhë diçka e keqe?

Një pjesë e asaj që këta folës dhe të tjerë do të regjistroheshin do të ishte pëlqimi për një sistem në rast se dikush bën pretendime për shkelje të këtyre rregullave. Kjo nuk do të ishte për të mbuluar keqbërjet kriminale. Sjellja kriminale raportohet në polici. Megjithatë, do të ishte një mënyrë e drejtë dhe dinjitoze për të zgjidhur akuzat kur ka shkelje të etikës islame, pavarësisht nëse shkel apo jo një kod penal apo civil.
Ndoshta pjesa më e vështirë e zbatimit të një plani të tillë nuk është formulimi i rregullave, por zhvillimi i një zgjidhjeje dinjitoze për trajtim të pretendimeve, zgjidhje që është e drejtë për të akuzuarit dhe viktimat e supozuara. Ajo zgjidhje gjithashtu duhet të mbrojë organizatat – si ato që lidhen me dikë që vepron me gjykim të dobët, apo edhe ato grupe që kërkojnë të punësojnë një udhëheqës ose folës karizmatik për të përmbushur nevojat e tyre të ardhshme. Ato organizata që janë abonuar në sistem mund të mbrohen nga aktorët e këqij duke pasur akses në emrat e individëve që kanë shkelur rregullat e etikës, në mënyrë që ata të dinë se kë të shmangin.

Çfarë qeveriset?

Etika është një fushë e gjerë dhe qëllimi duhet të jetë që rregullat të bëhen sa më gjithëpërfshirëse me kalimin e kohës. Rregullat duhet të jenë sa më mirë të përcaktuara dhe duhet të jenë të qarta për të zgjidhur edhe sfida që paraqiten në të ardhmen. Termat e paqarta nuk e ndihmojnë drejtësinë.
Kjo marrëveshje duhet të rregullojë gjithashtu praktikat e biznesit brenda komunitetit mysliman, si në organizata jofitimprurëse ashtu edhe në masën që individët privatë bëjnë biznes me organizata që kanë besime publike brenda komunitetit mysliman. Shumë nga praktikat më të këqija në biznes, nga shfrytëzimi i punonjësve tek përfitimi, ndonjëherë mund të gjenden në organizatat islame. Praktika të tjera mund të jenë më specifike për organizatat jofitimprurëse, siç është abuzimi me zekatin.
Së fundi, një fushë e gjerë shqetësimi do të duhej të ishte konflikti i interesit. Si të sillemi me ata që mund të flasin për interesat e një institucioni financiar, të një qeverie të huaj apo vendase, të kontraktorëve të mbrojtjes apo të sigurisë lokale, të grupeve të interesit që përfaqësojnë kauzat kundër-çështjes palestineze apo grupeve jofitimprurëse që kërkojnë reformimin e Islamit në një identitet laik. Rregullat e etikës shkojnë kryesisht për veprimet dhe burimet e të ardhurave, jo domosdoshmërisht për pikëpamjet e tyre, të cilat mund të jenë të ndryshme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se një sistem formal ose joformal i “listës së zezë” nuk ekziston tashmë ose se kjo është gjithmonë një gjë e keqe në një hapësirë ​​fetare. Megjithatë, ndalimi i dikujt nga dhënia e hutbeve ose të folurit me të rinjtë thjesht për shkak të këndvështrimit të tij/saj të shprehur shpesh nuk përbën një shqetësim etik. Mund të ndodhë që individi të mos i përshtatet mirë rolit.
Në disa raste të etikës, do të ishte e përshtatshme që organizatat muslimane të mos shoqërohen me personalitete, sepse dihet se ato janë të dëmshme për individët. Në situata të tjera, etika duhet të shikohet, jo për të gjykuar një person se sa i mirë apo i keq është si një individ, por në vend të kësaj me synimin e drejt të mbrojtjes së pavarësisë së zhvillimit intelektual dhe shpirtëror të komunitetit tonë nga interesat që janë kundër drejtësisë, të drejtave të njeriut ose kundër vetë fesë islame.

Etika në komunitetin musliman ka nevojë urgjente për udhëheqje. Shpresoj që të kemi njerëz të gatshëm ta ofrojnë atë.