El Gafleh
(Shkujdesja)
Falënderimet dhe lavdatat i takojnë Allahut! Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë!
I kërkojmë mbrojtje Allahut prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona!
Kë e udhëzon Allahu, s’ka kush e humb dhe kë e lë në humbje, s’ka kush që e udhëzon në udhën e drejtë.
Dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut, Një të Vetmit! Dhe dëshmoj se Muhammedi ishte rob i Allahut dhe i dërguari i Tij.
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُون
“O ju që keni besuar! Frikësojuni Allahut me një frikë të denjë dhe vdekja të mos ju gjej ndryshe, por veçse duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)
يَاأَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَتَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا
“O ju njerëz! Frikësojuni Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një njeriu të vetëm dhe prej tij krijoi palën (bashkëshorten) e tij, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe frikësojuni Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, dhe ruajini lidhjet farefisnore! Padyshim që Allahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا
“O ju që keni besuar! Frikësojuni Allahut dhe thuani fjalë të drejta. Ai ju mundëson të bëni vepra të mira dhe jua shlyen mëkatet. Cilido që e respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
S’ka dyshim se fjala më e mirë dhe më e bukur është fjala e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë, është udhëzimi që e solli Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga Zoti i tij.
Veprat më të këqia janë sajesat në Fe.
Çdo sajesë në Fe është bidat, çdo bid’at është humbje dhe devijim nga e vërteta, ndërsa devijimi nga e vërteta e çon njeriun në zjarr…
Allahun e lus që të më ruaj mua dhe juvë nga zjarri i xhehenemit!
Vëllezër besimtarë! Allahu i Madhëruar thotë:
اقْتَرَبَ لِلنَّاسِ حِسَابُهُمْ وَهُمْ فِي غَفْلَةٍ مُّعْرِضُونَ مَا يَأْتِيهِم مِّن ذِكْرٍ مِّن رَّبِّهِم مُّحْدَثٍ
إِلَّا اسْتَمَعُوهُ وَهُمْ يَلْعَبُونَ لَاهِيَةً قُلُوبُهُمْ ۗ
“Njerëzve u është afruar koha për të dhënë llogari, por ata vazhdojnë të jenë të shkujdesur e të shmangur nga e vërteta. Sa herë që atyre u vjen nga Zoti ndonjë paralajmërim i ri, ata e dëgjojnë dhe e pasojnë me tallje. Zemrat e tyre janë të hutuara.” (Enbija: 1-3)
Jeta e njeriut në këtë botë, sado që të zgjasë përsëri do të mbarojë një ditë.
Kënaqësia dhe të mirat e kësaj bote janë të përkohshme dhe nuk janë aspak të qëndrueshme.
Sa e sa njerëz jetuan mbi këtë tokë; hëngrën pinë dhe u kënaqën me të mirat e dynjasë, pastaj u transferuan për në botën tjetër, e nuk morën asgjë me vete, përveç veprave të mira apo të këqija që kishin punuar?!
Nëse hedhim vështrimin në gjendjen e njerëzve, do të na bëhet e qartë se njerëzit janë shumë të shkujdesur sa i takon përgatitjes për jetën pas vdekjes.
S’ka dyshim që premtimi i Allahut është i vërtetë, vdekja është e vërtetë, ringjalla është e vërtetë.
Do të qëndrojmë para Zotit të gjithësisë i Cili ka përfshirë me dijen e Tij gjithçka, e i Cili do të na marrë në llogari për çfarë kemi punuar në dynja.
Është për të ardhur keq kur shikon se shumica e njerëzve janë tërësisht të shkujdesur ndaj jetës së amshueshme.
Sëmundja e shkujdesjes është sëmundje e rëndë. Pasojat e saj janë të kobshme. Shkujdesja është ndër shkaqet që e çojnë njeriun në zjarrin e xhehenemit (Zoti na ruajt!).
Allahu i Madhëruar na ka treguar rreth fundit të atij njeriu, që ambicjet e tij jepen vetëm pas dunjasë, dhe kënaqen me të duke ia kthyer shpinën ahiretit (botës tjetër). Allahu i Madhëruar thotë:
إِنَّ الَّذِينَ لَا يَرْجُونَ لِقَاءَنَا وَرَضُوا بِالْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَاطْمَأَنُّوا بِهَا
وَالَّذِينَ هُمْ عَنْ آيَاتِنَا غَافِلُونَ أُولَٰئِكَ مَأْوَاهُمُ النَّارُ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ
“Sigurisht, ata që nuk shpresojnë se do të takohen me Ne, që janë të kënaqur (vetëm) me jetën e dynjasë, duke gjetur prehje në të dhe që janë të shkujdesur ndaj argumenteve Tona, do të kenë si vendstrehim zjarrin e xhehenemit, për shkak të asaj që kanë vepruar.” (Sure Junus, 7-8.)
O ju që keni besuar!
Kush tregohet i shkujdesur me kohën e tij, do të dëshpërohet pa masë, pasi koha është kapitali më i çmuar.
Betohem në Allahun! Do të vdesim ashtu siç biem në gjumë dhe do të ringjallemi ashtu siç zgjohemi në mëngjes, pastaj do të dalim para Zotit të gjithësisë dhe do të shpërblehemi sipas asaj që keni punuar.
Allahu i Madhëruar thotë:
وَجَاءَتْ كُلُّ نَفْسٍ مَّعَهَا سَائِقٌ وَشَهِيدٌ لَّقَدْ كُنتَ فِي غَفْلَةٍ مِّنْ هَٰذَا
فَكَشَفْنَا عَنكَ غِطَاءَكَ فَبَصَرُكَ الْيَوْمَ حَدِيدٌ
“(Ditën e gjykimit) Çdo shpirt do të vijë i shoqëruar me një (engjëll) shoqërues dhe një (engjëll) dëshmitar.
(Të shkujdesurit do t’i thuhet) T’i ke qenë i shkujdesur ndaj kësaj dite!
Tani ta kemi hequr perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i mprehtë.”(Kaf: 22)
Hasan el Basriu i shkroi një letër Omer bin Abdul Azizit, kur ky u zgjodh halife i muslimanëve. Ai e këshillonte duke i thënë:
“O prijësi i besimtarëve! Dynjaja është vend-kalimi dhe jo vend-qëndrimi. Babai ynë, Ademi, u soll këtu si ndëshkim (për mëkatin e bërë), prandaj ki kujdes o prijës i besimtarëve, që të mos mashtrohesh prej dynjasë dhe bukurive të saj!
Do të poshtërohet ai njeri që e vë veten në shërbim të saj, e do të varfërohet ai që e mbledh atë (dhe nuk i intereson jeta pas vdekjes). Ki kujdes nga kjo botë mashtruese!
Sikur Krijuesi ynë të mos tregonte për të, as edhe një lajm e të mos jepte asnjë shembull, ajo çfarë na shohin sytë do të mjaftonte për të zgjuar të përgjumurit dhe për të kthjelluar të shkujdesurit.
Por e vërteta është se Allahu na ka tërhequr vërejtje. Pra, mos u mashtro nga të mirat e kësaj bote!”
O ju që keni besuar!
Jeta në këtë dynja, nuk është gjë tjetër veçse një grumbull ditësh, dhe çdo ditë që ikën të afron më pranë vdekjes.
وَمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا مَتَاعُ الْغُرُورِ
“Jeta në këtë botë nuk është gjë tjetër, por veçse një përjetim mashtrues.” (Hadid: 20)
Ditët e jetës tonë ecin pa u ndalur, ashtu bëjnë edhe muajt, edhe vitet…
Të vegjëlit, me kalimin e kohës rriten, dhe të rriturit me kalimin e kohës vdesin, ky është proçes që nuk ndalet.
Të shpejtojmë të punojmë vepra që e përmirësojnë zemrën, pasi zemra kur bëhet e mirë, e do Zotin e saj, dhe i bindet Atij.
Lumturia e vërtetë, është jeta e kaluar në bindje ndaj Zotit ndërsa pasuria e vërtetë është lumturia e zemrës dhe qetësia e shpirtit.
O ju që keni besuar! Sëmundja e shkujdesjes është sëmundje e rëndë.
Shkujdesja e mban njeriun larg nga Zoti i tij, dhe e pengon nga veprat e mira të cilat do t’i nevojiten në Ditën e Gjykimit.
Njeriu që jeton i shkujdesur në lidhje me qëllimin për të cilin është krijuar…, i cili nuk e njeh Zotin e Tij dhe nuk e adhuron Atë, do të jetojë jetë të vështirë në dynja, ndërsa dënimi në botën tjetër është edhe më i hidhur.
Ky njeri e kalon jetën i hutuar, i dehur, larg udhëzimit të drejtë, derisa e befason vdekja.
Pastaj atij i largohet perdja dhe i bëhet e qartë se ka mbetur peng i neglizhencës dhe shkujdesjes së tij… Allahu i Madhëruar thotë:
وَلَقَدْ ذَرَأْنَا لِجَهَنَّمَ كَثِيرًا مِّنَ الْجِنِّ وَالْإِنسِ ۖ لَهُمْ قُلُوبٌ لَّا يَفْقَهُونَ بِهَا وَلَهُمْ أَعْيُنٌ لَّا يُبْصِرُونَ بِهَا
وَلَهُمْ آذَانٌ لَّا يَسْمَعُونَ بِهَا ۚ أُولَٰئِكَ كَالْأَنْعَامِ بَلْ هُمْ أَضَلُّ ۚ أُولَٰئِكَ هُمُ الْغَافِلُونَ
“Ne kemi caktuar për në xhehenem shumë nga xhinët e njerëzit, sepse ata kanë zemra por nuk kuptojnë, ata kanë sy por nuk shohin dhe kanë veshë por nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtitë, madje edhe më keq, të tillët janë të shkujdesurit.” (Araf: 179)
Shkujdesje është kur zemra nuk ia njeh Zotit madhështinë që i takon.
Njeri i shkujdesur është ai i cili është larg nga Zoti i tij, nuk i bindet urdhëresave të Tij dhe nuk i’u përmbahet dispozitave të Tij.
Ky njeri i jep përparësi plotësimit të qejfeve të veta më tepë sesa realizimit të atyre veprave që kënaqin Allahun.
Qëllimi i tij kryesor është të mbledhë sa më shumë nga të mirat e dynjasë, a thuaj se do të jetojë në të përgjithmonë.
Allahu i Madhëruar na tërheq vërejtje në Kuran, neve dhe mbarë njerëzimit, kur thotë:
يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ ۖ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا ۖ وَلَا يَغُرَّنَّكُم بِاللَّهِ الْغَرُورُ
“O ju njerëz, s’ka dyshim se premtimi i Allahut është i vërtetë (premtimi se Zoti do t’i ringjallë njerëzit dhe xhinët), pra të mos u mashtrojë jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj Allahut ai i mashtruari (shejtani).” (Sure Fatir, 5.)
بَلْ تُؤْثِرُونَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا وَالْآخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ
“Po ju i jepni përparësi jetës së dunjasë, Ndërsa ahireti (jeta e amshueshme) është më i mirë dhe e përjetshëm.” (Eala: 16-17)
Për të shkujdesurit, Allahu i Madhëruar thotë:
ذَرْهُمْ يَأْكُلُوا وَيَتَمَتَّعُوا وَيُلْهِهِمُ الْأَمَلُ ۖ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ
“Lëri ata, të hanë, të dëfrehen dhe t’i preokupojë shpresa (se do të jetojnë gjatë), e më vonë do ta kuptojnë”. (Hixhr:3),
Lusim Allahun e Madhëruar të mos na bëj nga të shkujdesurit!
Lusim Allahun e Madhëruar, të mos na privojë nga mirësita e Tij të shumta!
Allahun e lusim të na japi të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, e të na ruaj nga dënimi i zjarrit!
//////////////////////////////////////////////////////////////////////////
Elhamdulilahi Rabbil Alemin! Ues saletu ues selem ale sejidil enbija’i uel murselin, Nebijine Muhamedin ue ale elihi ue sahbihi exhmein!
O ju që keni besuar!
Janë disa shkaqe që e bëjnë njeriun të shkujdesur ndaj besimit dhe veprave të mira. Ndër ato shkaqe është edhe:
- Mendimi se do të jetosh gjatë dhe mbajtja e shpresave se vdekja nuk ka për të ndodhur, por edhe nese do te ndodhë, ajo ka per te ndodhur shuumë vonë!!
Mbajtja e shpresave se do te jetosh gjatë eshte mashtrim prej mashtrimeve të shejtanit…
Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na ka tërhequr vërejtje që të mos mashtrohemi nga shpresat e kota. “Kujtojeni vazhdimisht atë që ua prish kënaqësitë, ajo është vdekja!” – thotë.
“Sikur ta dinit ju atë që di unë, – thotë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), – Do të qeshnit pak e do të qanit shumë.”
Aliu ka thënë: “Dy gjërave ua kam frikën për ju: Të mashtruarit me mendimin se do të jetoni gjatë dhe shkuarjen pas qejfeve.”
Ndërsa Hasani thoshte: “Kush ushqen shpresë se do të jetojë gjatë, ka për të qenë i shkujdesur dhe i pavëmendshëm ndaj veprave të mira.”
- Nder shkaqet qe e bëjne njeriun të jetë i shkujdesur ndaj besimit dhe veprave të mira, është injoranca (mosnjohja e qëllimit për të cilin kemi ardhur në këtë dynja).
Allahu i Madhëruar thotë: “Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë.”
Njohja e qëllimit për të cilin jemi krijuar dhe të pajisurit me dituri fetare është nder shkaqet me kryesore që e largojnë shkujdesjen nga zemra.
- Ndër shkaqet e shkujdesjes është braktisja e adhurimeve, lënia pas dore e leximit të Kuranit…
– Shkujdesja është sëmundje e zemrës, ndërsa Kurani është shërim për zemrat.
قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آمَنُوا هُدًى وَشِفَاءٌ ۖ وَالَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ فِي آذَانِهِمْ وَقْرٌ
وَهُوَ عَلَيْهِمْ عَمًى ۚ أُولَٰئِكَ يُنَادَوْنَ مِن مَّكَانٍ بَعِيدٍ
“Thuaj: ‘Ai (Kurani) është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët’. Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta.” [Fussilet, 44]
Në një ajet tjetër thotë:
وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ ۙ وَلَا يَزِيدُ الظَّالِمِينَ إِلَّا خَسَارًا
“Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë përbesimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” [El Isra, 82].
- Nder shkaqet qe e bëjne njeriun të jetë i shkujdesur janë gjynahet të cilat ia nxijnë dhe ia ngurtësojnë zemrën…
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë[1]:
“Me të vërtetë, besimtari kur bën mëkat do t’i bëhet atij një pikë e zezë në zemrën e tij. Nëse pendohet, largohet nga mëkati dhe kërkon falje, atëherë i largohet pika e zezë (i pastrohet zemra).
Nëse njeriu i shton mëkatet, i zmadhohet pika e zezë në zemër, (vazhdon kështu) derisa t’i nxihet zemra e t’i bëhet katran i zi, ashtu siç thotë për të Allahu i Madhëruar:
“Nuk është siç thonë ata, por veprat e tyre (të këqia) ua kanë nxirë zemrat (si të ishin të lyera me katran).” (Mutafifin: 14).
- Nder shkaqet qe e bëjne njeriun të jetë i shkujdesur është shoqëria e keqe…
Nga Ebu Hurejra transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Njeriu është në fenë e shokut të vetë, prandaj le të ketë kujdes me kë shoqërohet.”[2]
Poeti musliman ka thënë:
Mos pyet për të, pyet për shokun e tij
se njeriu në gjurmët e shokut shkon
shoqërohu me të mirët e largohu nga i ligu
se i ligu në të liga të çon
Të parët tanë të mirë, nga dijetarët e hershëm kanë thënë:
“Shoqërohu me të mirët që t’i ruhesh ligësisë së të këqijve.
Të qëndrojë njeriu i vetëm është më mirë për të se të jetë në shoqërinë e njerëzve të shthurur.
Shokët që zgjedh njeriu janë tregues i pagabueshëm për vlerën e mendjes së tij.
Nuk ka krijuar Allahu asnjë krijesë më të dëmshme për njeriun se sa shokun e keq…”
- Nder shkaqet qe e bëjne njeriun të jetë i shkujdesur është braktisja e namazit, e veçanërisht e namazit të xhumasë. Profeti (savs) ka thënë:
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ose do jeni të kujdesshëm me namazin e xhumasë, ose do t’ua vulosë Allahu zemrat e do bëheni nga të shkujdesurit.”
Vëllezër besimtarë! Deri kur do jetojmë të shkujdesur e të pavëmendshëm?!
Mjerim i madh është për atë njeri, të cilit sa me shumë i shtohet ymri (vitet) aq më shume i shtohen gjynahet, dhe sa më shumë i zbardhet koka nga thinjat aq më shumë i nxihet zemra nga mëkatet…
A nuk ka ardhur koha që t’i kthehemi Allahut, Krijuesit, Mëshiruesit, Pranuesit të Pendimit, dhe të hapim faqe të re me Allahun?!
أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ آمَنُوا أَن تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ اللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنَ الْحَقِّ
“A nuk ka ardhur koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an)…”(Hadid:16)
Lus Allahun e Madhëruar të na bëj prej fatlumëv të shpëtuar, në dynja dhe ahiret!
Lus Allahun që jetën ta kalojmë si musliman dhe vdekja të na gjej me iman!
Lutja jonë e fundit është: Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij!
Shumica e materialit është shkëputur nga “Xhamiu shejhil Islam Ibën Tejmije”.
Përshtati nga gjuha arabe: E. Ajdini
[1] (Shënon: Tirmidhiu: 3334, Nesaiu, Ibn Maxhe: 3244, dhe Ibn Hibani në sahihun e tij: 930. Tirmidhiu thotë se hadithi është sahih).
[2] E transmeton Ebu Daudi në “Sunenin” e tij me nr. 4833, Et Tirmidhi 2378, Ahmedi 8010 dhe El Hakim, Vëll. IV, f. 171. Shejh El Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Es Sahiha” 927 e ka vlerësuar këtë hadith si të mirë (hasen), po ashtu edhe në “Sahihu suneni Et Tirmidhi”.